Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pejë: Pse vrau veten polici Luan Ademaj?

Shko poshtë

Pejë: Pse vrau veten polici Luan Ademaj? Empty Pejë: Pse vrau veten polici Luan Ademaj?

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 19, 2011 11:14 pm


Pejë: Pse vrau veten polici Luan Ademaj?



Pejë: Pse vrau veten polici Luan Ademaj? Vetevrasja-e-policitx

Policia rajonale e Pejës ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar madje as me një komunikatë lidhur me motivet që e shtyn oficerin policor nga Loxha, Luan Ademaj të bënte vetëvrasje më 13 shkurt në shtëpinë e tij.

Zëdhënësi Xhevat Ibra thotë arsyeja e mos lëshimit të një njoftimi është sepse rastin e ka marrë përsipër policia në Prishtinë dhe se aktualisht nuk mund të jepen shumë detaje.

“Ne e dimë vetëm që ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e tij në mbrëmjen e 13 shkurtit, dhe ka qenë vetëm në shtëpi, kurse familja e tij kishin shkuar mysafir tek disa të afërm ku pritej që të shkonte edhe ai”, pohoi Ibra.

Ndërkaq këtyre ditëve flitet se vrasja apo vetëvrasje e oficerit Ademaj është e lidhur me konfiskimin e një sasie mishi para rreth një jave në pikën kufitare të Kullës, mes Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës.

Më saktësisht më 10 shkurt, Njësiti për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit nga Peja në bashkëpunim me zyrtarët doganor dhe ata të AVUK-ut kanë konfiskuar 28.000 kg mish që dyshohet të ketë prejardhjen nga India që gjendet në listën e vendeve që nuk kanë të drejtë eksporti të mishit në vendin tonë.

Thuhet se oficeri Ademaj para se të vetëvritej ka lenë edhe një letër ku ka bërë të ditur arsyen e vetëvrasjes dhe ka shënuar emrat e atyre që e kanë kërcënuar.

Mirëpo zëdhënësi Xhevat Ibraj thotë se nuk e din përmbajtjen e letrës dhe se gjithçka lidhur me rastin do të sqarohen me kohë.

“Policia e ka gjetur një letër afër trupit të tij, të cilën është duke e hetuar njësiti për krime serioze. Unë nuk e di përmbajtjen e saj, por për çdo gjë që del nga hetimi i saj do të bëhet publike me kohë”, ka thënë ai.

>> Nuk jepen detaje për vetëvrasjen e policit Luan Ademaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi