Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Nesër festë kundër komunizmit

Shko poshtë

Berisha: Nesër festë kundër komunizmit Empty Berisha: Nesër festë kundër komunizmit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 19, 2011 11:18 pm



Berisha: Nesër festë kundër komunizmit

Berisha: Nesër festë kundër komunizmit 10BERISHA-KON
Jam sot këtu për tju ftuar, ju të bashkoheni nesër në koncertin festiv dhe nderoj kurajon mbinjerëzore të atyre qindra mijerave te reja, burrave dhe grave, qindrave studentëve të ngujuar në greven e urisë që shembën bllokun bunker të diktatorit më të egër që shqiptarët kanë njohur në histori” tha Berisha.

Kryeministri fton qytetarët të festojnë rrëzimin e komunizmit: Ftoj ata që besojnë në votë dhe jo në dhunë


Kryeministri Sali Berisha në një konferencë të posaçme për shtyp, ka ftuar gjithë shqiptarët të bëhen pjesë e festimit që organizon nesër PD, në një koncert të fitores së demokracisë. Kryeministri Berisha tha se nesër është 20 vjetori i një prej ditëve më të mëdha në historisë e Shqiptarëve, dita e përmbysjeve të rregjimit totalitar.

“Nesër është dita e kujtesës kombëtare, e genocitit, torturave dhe persekutimeve të regjimit të Enver Hoxhës. Ju ftoj qytetarë të bashkohemi nesër në një koncert festiv.”, ka deklaruar Berisha.

Duke ftuar edhe gazetarët të jenë pjesë e kësaj feste, Berisha nënvizoi duken nënkuptuar opozitën që bën dhunë tha: “Ne bëjmë feste, ndryshe nga të tjetër ne festojmë”

Ai bëri ftesë kujtdo që e ndjen të festojë, për të nderuar kështu guximin mbinjerëzor të studentëve dhe të rinjve të viteve 90.

“Të festojmë sakrificën e studentëve që rrezuan diktaturën dhe shtatoren e diktatorit më të egër në Ballkan. Përmbysja e bllokut dhe shtatores përbën një gjë të veçantë .Ftoj të bashkohen nesër të bashkohen me ne gjithë Shqiptarët, për arritjet e Shqipërisë që sot është anëtare e NATO-s.”, tha Berisha

Ai ftoi po ashtu në këtë festë, të gjithë qytetarët e këtij vendi që lëvizin sot të lirë në gjithë Europën të festojmë ditën e lirisë.

“Ftoj studentët, burrat, gratë që besojnë tev vota e lirë dhe që besojnë se pushteti merret me votë dhe jo me dhunë”, tha Berisha.

“Nesër duhet të bashkohemi për të festuar në mënyrën më të qytetëruar. 20 shkurti është data ku u çelën liritë tona”, tha kryeministri Sali Berisha.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi