Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptari i parë në Berlin

Shko poshtë

Shqiptari i parë në Berlin Empty Shqiptari i parë në Berlin

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 20, 2011 2:46 pm


Shqiptari i parë në Berlin



Shqiptari i parë në Berlin %20Nik%20Xhelilaj

Shumë i pëlqyer në vendin e tij për interpretimin e komedisë legjendare të Stanley Koëalsit në “Tramvaji me emrin dëshirë”, Nik Xhelilaj i lindur në Tiranë në vitin 1983, debutimin në ekranin e kinemasë e ka në vitin 2008 me filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder”, një bashkëprodhim shqiptaro-çek me regjisor Pirro dhe Eno Milkani, e më pas me filmin “Gjallë” të Artan Minarollit. Por filmi dramatik mbi plagët e emigracionit, me titullin “Shqiptari”, të regjisorit Johanes Naber, ku Xhelilaj është dhe protagonist, e solli atë në “Shooting Star”, duke qenë dhe aktori i parë shqiptar që arrin këtë sukses. U zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve “Shooting Star” për 10 aktorët e rinj më të mirë europianë të momentit. Tashmë me këtë çmim këtyre aktorëve do t’u hapen dyer të reja drejt kinemasë botërore. Ky është dhe qëllimi i prezantimit të tyre në Festivalin e 61-të në Filmit në Berlin. Në një intervistë për “Shooting Star” aktori shqiptar Nik Xhelilaj rrëfen rrugën drejt suksesit dhe mundësitë e reja në rrugën e vështirë të kinemasë.

[url=http://agim.poeticforum.com/javascript:fotografia('http://www.botasot.info/reklama/ Nik Xhelilaj2.jpg')]Shqiptari i parë në Berlin %20Nik%20Xhelilaj2[/url]



Kush është…

Emri im është Nik, por emri im i gjatë është Kreshnik Xhelilaj, në fakt mbiemrin tim shumë vetë nuk e prononcojnë dot mirë, mbiemri im është Xhelilaj, thjesht për t’ua fiksuar. Vij nga Shqipëria dhe për herë të parë prezantoj Shqipërinë këtu. U selektova me filmin “Shqiptari” për interpretimin e personazhit të Arben Shehut. Është një karakter që më solli fat dhe më solli këtu në Shooting Star. Historia tregon për një djalë i cili ka një të dashur në fshat, por kushtet e familjes së tij nuk janë të mira, nuk janë të pasur, dhe familja e vajzës kërkojnë para për prikën që kjo dasmë të bëhet.

Shqiptari i parë në Berlin 18bbbbbb610x-13



Gjithçka nisi…

Që të tregohem i sinqertë shkova tek Akademia e Arteve sepse nuk më duhej të mësoja matematikë apo fizikë, por atje do bëja vetëm monologë dhe poema. Në fillim shkova se më dukej e lezetshme për të takuar njerëz të rinj, por me kalimin e kohës nisi të më pëlqente e të bëhej diçka më serioze dhe të isha më i përgjegjshëm për zgjedhjen që kisha bërë. Isha me fat sepse që në vitin e parë të shkollës u zgjodha nga një producent shumë i njohur në vendin tim, Pirro Milkani, për një film autobiografik dhe pas atij filmi mendoj se gjithçka m’u bë e qartë për të ardhmen time. U prezantova me magjinë e botës së kinemasë. Që aty vendosa që unë duhet të vazhdoja me këtë profesion.

Çfarë do të thotë gjithë kjo për ju?

Kur mundohem të futem në rol, kam një farë ankthi dhe bëhem nervoz. Nuk mendoj premierën apo tapetin e kuq, por thjesht mundohem të futem në rol. Kur jam në shesh xhirimi çdo gjë më emocionon. Është një lodhje që ka të bëjë me ndërtimin e diçkaje të re, të japësh diçka nga vetja dhe të marrësh e kjo është diçka e rrallë që nuk u ndodh shumë njerëzve.

[url=http://agim.poeticforum.com/javascript:fotografia('http://www.botasot.info/reklama/ Nik Xhelilaj1.jpg')]Shqiptari i parë në Berlin %20Nik%20Xhelilaj1[/url]



Të jesh në Shootin Star është…

Ti takon njerëz të rinj, kultura të reja dhe mendësi të reja, por gjëja më e bukur është se çdo herë nuk ke një ide fikse si ta bësh këtë punë, por çdo herë ia fillon nga zeroja. Kjo më emocionon.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi