Ramiz Lushaj:ENVERI “KUISLING I TITOS”
Faqja 1 e 1
Ramiz Lushaj:ENVERI “KUISLING I TITOS”
ENVERI “KUISLING I TITOS”
Nga Ramiz Lushaj
1.
Vejusha Nexhmije, përndryshe “Zonja e Zezë e Kombit”, nëperkon, edhe sot (13.03.2009) në një media kundër projekt-ligjit për ish të përndjekurit politik, duke vjellur me frymën e Enveriadës lidhur me keqinterpretimin e kuqotrajtimin e etikimin e tyre si “Kolabrocionistë”, pamvarësisht faktit se ligji i pritshëm këtë cështje e vështron objektivisht e zbaton praktikisht rast pas rasti, etj.
Mirëpo, kjo si kjo, bën mirë të flasin për vet Enverin si “Kuisling i Titos”.
Enveri, me spaleta gjeneral-leitnant i luftës partizane, një ushtar leckë i Titos, i bylmyer e kaplyer nga sindroma sulltanore, kreu zgjedhjen e zgjidhjen tradhtare duke ia hipotekuar Jugosllavisë në mënyrë diplomatike e gjeo-politike Kosovën Dardane e treva të tjera etnike shqiptare,në Konferencën e Jaltës, (4-11 shkurt 1945), për të marrë e mbajtur privilegjet e dhjamura e të përgjakshme si “Sulltan i kuq i RPSH e RPSSH”.
2.
Jo vetëm themelimin e PKSH, por edhe Luftën në vitet 1941-1945, e sinkronizoj, motivoj e montoj sipas direktivave të Titos për “…ngritjen e lëvizjes partizane në Kosovë e Metohi (KOSMET) për të zbutur ndjenjën antiserbe mes kosovarëve” Në këto 5 vite, i përdredhur ideologjikisht e vjelur politikisht nën ombrellën e oreksin e Titos, në cilësinë formale si Komandant i Përgjithshëm i UNCLSH, nuk ka asnjë vendim zyrtar publik e botërisht që i shpallë luftë “diktaturës së zezë” fashiste, përkundrazi ka me dhjetra vendime, akte e marrëveshje të aliazhuara me Titon e PKJ për instalimin e institucionalizimin në Shqipëri të “diktaturës së kuqe” të komunizmit jugosllav në vitet 1941-1948, që vazhduan me infiltrime e inspirime në mes tyre deri edhe në botën e përtejme.
3.
Me udhër të Titos i coi mbi 20 mijë forca partizane të inkuadruara në Divizionin V-S, VI-S e formacione të tjera në Kosovën Dardane, etj. duke nisur nga fundtetori 1944 duke e legalizuar ripushtimin jugosllav të kësaj treve etnike shqiptare.
Ndërkohë që: a) Kosova ishte e cliruar para Shqipërisë e Jugosllavisë, si Gjakova më 15 tetor 1944 e deri edhe Mitrovica më 21 nëntor 1944). b) Nga Kosova, sipas një burimi në MPJ Britanike, “trupat gjermane u tërhoqën nga 19 nëntori 1944”. c) “Përpjekjet e Ushtrisë NacionalClirimtare Jugosllave për të dërguar trupa në Kosovë ishin të dështuara” dhe, sipas dokumentave, “për shkak të dështimit të tyre të plotë në Kosovë dhe të ashpërsisë së shqiptarëve kundër serbëve shumica e partizanëve (jugosllavë) e shihnin me pesimizëm mundësinë e marrjes së Kosovës pa luftë”. d) Kosova i kishte formacionet e veta luftarake në luftë kundër forcave pushtuese serbo-malazeze-maqedonase për të mbrojtur tokën e identitetin e vet etnik, për të sanksionuar e ndërtuar ardhmërinë e vet sipas Kartës së Atlantikut të vitit 1941 e vendimeve të Konferencës së Bujanit të 2 janarit 1944…
4.
Këtë luftë enveriano-titiste në Kosovë, propoganda helmuese komuniste, e keqcilësoi, jo vetëm si “nacional-clirimtare”, por edhe “internacionaliste” në “ndihmë të popujve vëllezër të Jugosllavisë” (!)
Ndërkohë që: a) Nuk ishte “nacionale”, por u kthye në një “luftë civile” në përmasa tragjike, për nga rastet e aktet, në të gjitha rajonet e Kosovës, si, p.sh. në zonën epike të Drenicës martire, në fshatrat rreth Cicavicës si në Dervar, Mihaliq, Shallc, Reznik, i pushkatuan 21 shqiptarë, mes tyre dy djemë 13 e 15 vjecarë e dy pleqë 80 vjecarë, etj., etj. b) Nuk ishte “clirimtare”, sepse e la Kosovën të okupuar ushtarakisht e në gjakderdhje dhe të aneksuar padrejtësisht e forcërisht Serbisë e RSFJ. c) Nuk ishte as “internacionaliste”, sepse luftohej në toka etnike shqiptare, në një trevë që pas luftës ishte shprehur me vendim legjislativ për bashkim me Shqipërinë, etj. d) Faktikisht nuk ishte as në ndihmë të “popujve vëllezër të Jugosllavisë”, sepse formacione ushtarake serbe, malazeze e maqedonase, i pushtuan përgjakshëm trevat shqiptare, si Kosovën legjendare (8 shkurt 1945-12 qershor 1999), sepse emisari besnik i Titos e bashkëpunëtori i ngushtë i Enverit, antishqiptari Vukmanovic Tempo, jo vetëm i quajti shqiptarët “gjarpërinj”, por u ngrit edhe kundër Marrëveshjes së Mukjes, e vrau dhe vllaun e vet për një takim me “cetnikët shqiptarë…”,etj. e) Kjo “dërgatë luftarake e Enverit” ishte nën kontrollin e plotë të Titos, në bashkëpunim efektiv me forcat shoviniste sllave, në bashkërendim operativ me OZN-an (UDB) Jugosllave dhe OZN-an në Kosovë të krijuar nga Rankovici (01.09.1944), cka e dëshmojnë vërtetësisht misionarët e huaj, emisarët jugosllavë e historianët shqiptarë. f) Në trevat shqiptare si në Kosovë, etj. u kryen rekrutime me forcë të shqiptarëve në këto formacione, si dhe u kryen nga forcat partizane shqiptare vrasje, pushkatime, plagosje e deri djegje shtëpish të shqiptarëve, etj. Përkundrazi, shqiptarët vendali i mirëpritën e ruajtën si vëllëzër të gjakut e tokës së vet, cka e tregon dhe fakti se patën vetëm rreth 700 të vrarë nga plumbat e sllavëve okupatorë, ku, shumica e tyre, nga sëmundjet e vështirësitë e motit, ndërsa, shqiptarët e Ish-Jugosllavisë, gjatë kësaj lufte (1941-1948 e vecanërisht 1944-1945) numërojnë rreth 50 mijë të vrarë nga sllavët, ku një pjesë e tyre edhe nga “lufta vëllavrasëse”… si në Drenicë, Tragjedinë e Tivarit, etj. etj.
5.
Enveri kishte dhënë prova e kishte dëshmi se nuk ishte nacionalist, por as internacionalist, por vetëm një “kuisling i Titos”.
a) Tutorët e tij jugosllavë, emisarët e Titos, si Popovic, Mugosha, Tempo, etj. kishin relatuar se Enveri nuk kishte as vizione e as iluzione për Kosovën, as për bashkimin me Shqipërinë të trevave shqiptare në Ish-Jugosllavi, prandaj e përzgjodhën me piketim e sforco në krye të PKSH. b) Enveri dha prova besnikërie ndaj Titos edhe me sulmin ndaj Marrëveshjes së Mukjes të 1 gushtit 1943, edhe me ekzekutimet e porositura e “luftën civile” të nisur në Shqipëri me e ndaj të gjithë atyre nacionalistëve që ishin për bashkimin kombëtar shqiptar. c) Enveri nuk ka asnjë dokument zyrtar, në emër të PKSH apo si Komandant i Përgjithshëm, (1941-1945) dërguar Titos apo PKJ ose Stalinit apo Kominternit, që t’iu kërkohet liria, pavarësia apo të drejta kushtetuese e demokratike për shqiptarët në Kosovë, Malin e Zi e Maqedoni, sic i kishin popujt e republikat e tjera në Jugosllavinë Federale të para apo pas LDB. d) Enveri jo vetëm e imitoi formën e praktikat e qeverisjes jugosllave sipas modelit të Konferencës së AVNOJ-it, në Jajcë në Bosnje-Hercegovinë, më 29 nëntor 1943, por edhe në frymëzim e zbatim të tyre, e organizoi në maj 1944 Kongresin e Përmetit, në ditëlindjen e Titos ( 25 maj 1892). e) Enveri, më tepër se vasal i Titos, ishte “kuisling” i tij, sepse me dërgimin e forcave partizane në trevat shqiptare si në Kosovë, etj. kontriboi efektivisht për ripushtimin jugosllav të Kosovës më 8 shkurt 1945 dhe nuk u largua prej andej gjersa u garantua plotësisht e terësisht se ato kishin mbetur në e nën Jugosllavinë Federale të Marshallit Tito.
vijon

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Ramiz Lushaj:ENVERI “KUISLING I TITOS”
6.
Nisur nga të gjitha këto e të tjera theksojmë se Tito e keqpërdori Luftën Antifashiste Shqiptare e Enver Hoxhën për interesat e tij politike, diplomatike e shoviniste.
Kjo duket në disa aspekte: a) Duke e ngritur figurën e vet në sytë e tryezat e Koalicionit Antifashist Botëror si lider i Lëvizjes Antifashiste në Ballkan, duke e përvetësuar, privuar e privatizuar si kontribut të vetin luftën në Shqipëri, etj. b) Nëpërmjet Enverit e emisarëve të tij në Shqipëri, u përpoqë të spostonte e sfumonte ndikimin e kontributet anglo-amerikane në Shqipëri. c) Tito, nëpërmjet kanaleve (in)formale dhe me të deleguarit e Curcillit e Stalinit në Shtabin e tij, iu kishte relatuar me kohë e hap pas hapi “Të Mëdhenjëve të Kohës” e këshilltarët diplomatikë të tyre, lidhur me qëndrimet garantuese e veprimet projugosllave të Enverit e PKSH për Cështjen Shqiptare në terësi e në vecanti në Jugosllavi, lidhur me Kosovën, etj.
Prandaj, Tito, me vizionin e tij diplomatik dhe duke mirëshfrytëzuar shërbesat e shërbimet antishqiptare të vasalit-kuisling të tij, Enver Hoxhës, ndërmori disa hapa kundër Cështjes Kombëtare Shqiptare. a) Kur “Katër të Mëdhenjtë” SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Sovjetik e Kina, mbajtën Konferencën e Moskës, më 19-30 nëntor 1943, thirri menjëherë në Jajcë Konferencën e AVNOJ-it (29 nëntor 1943) dhe shpalli “fshurazi” Jugosllavinë Federale, duke e lënë Kosovën si pjesë të Serbisë dhe pa ftuar asnjë shqiptar në punimet e vendimet e saj. b) Kur mori vesh se do të mblidhej një Konferencë Ndërkombëtare nga fundi i vitit 1943 (Konferenca e Teheranit) nga “Tre të Mëdhenjtë”, SHBA, Mbretëria e Bashkuar e BRSS, Tito lëshoi direktivën për të cfuqizuar me cdo kusht e me cdo cmim Marrëveshjen e Mukjes e për të nisur terror ndaj nacionalizmit shqiptar, etj. c) Kur nisën takimet Curcill-Stalin, në tetor 1944, Tito urdhëroi që formacione partizane të Shqipërisë të hyjnë në Kosovë, Maqedoni e Malin e Zi. d) Kur Konferenca e Jaltës po vazhdonte punimet në ditën e pestë të saj, Tito, në bashkëndihmë me Enverin, kreu ripushtimin jugosllav të Kosovës.
7.
Ndërkohë, Enver Hoxha, i ardhur në pushtet, në Shqipërinë e cliruar më 28 nëntor 1944, me ndihmen e sipas metodave të Titos, filloi të veprojë si një “Republikë e Shtatë e Jugosllavisë”, duke mos u marrë me interesat e kërkesat e shqiptarëve të Kosovës, etj. nën Jugosllavi.
a) Enveri i mbajti forcat partizane në Kosovë e rrethina të tjera shqiptare deri në maj 1945, edhe pas ripushtimit ushtarak të Kosovës nga Tito më 8 shkurt 1945, duke iu krijuar premisa, kushte e dhënë kontribute për tragjedinë e pashembulltë në histori ndaj trevave shqiptare, ku, deri më 1948, sipas të dhënave, rreth 50 shqiptarë janë vrarë në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, etj. si mijëra të masakruar në zonën e Drenicës, në Mitrovicë, Gjilan, etj. etj. b) Nga viti 1944 deri më 1945, nisur nga vendimet e Konferencës së Bujanit (31 dhjetor 1943-2 janar 1944) për bashkim të Kosovës me Shqipërinë, nisur nga Ripushtimi Jugosllav i Kosovës më 8.02.1945 apo vendimeve të Kuvendit të Prizrenit, (8-10 korrik 1945) për aneksimin e Kosovës Serbisë Federale në RF të Jugosllavisë, nuk e ngriti zërin e nuk ndërmori veprime diplomatike, të paktën, që Kosova të gëzonte statusin si republikë e Jugosllavisë si republikat e tjera të Jugosllavisë artificiale dhe në kuadër të zbatimit të vendimeve të AVNOJ-it, e të mos mbetej e ankesuar ushtarakisht e administravisht nga Republika e Serbisë?! Edhe kur shkoi për vizitë në Beograd, tek Tito, më 1946, nuk e shkeli me këmbë e as nuk e pa me sy Kosovën Dardane, as Plavën e Gucinë, as Tetovën e Strugën, por as nuk foli ndonjë fjalë të pritshme për to, për të ardhmen shqiptare të tyre? c) Edhe një fakt tjetër historik: Tirana, kryeqytet i Shqipërisë dhe Prizreni, kryqendra e Qarkut të Kosovës (1944-1947) u cliruan në të njëjten ditë: më 17 nëntor 1944. Atëherë, pse nuk e shpalli këtë ditë si datë të Clirimit të Shqipërisë, pasi shumë shtete të botës ditën e clirimit të kryeqytetit të tyre e kanë edhe “Ditë të Clirimit” si Polonia, Rumania, Bullgaria, Cekosllovakia?! Pse e zgjodhi 29 nëntorin 1944, njëlloj dhe në një ditë me Jugosllavinë, kur më 1944 e shpalli e festoi si Ditë të Clirimit 28 Nëntorin?! d) Në mars-prill të vitit 1945, ishte bashkorganizator në Tragjedinë e Tivarit, ku u masakruan 3.760 shqiptarë, të cilët kaluan besëprerë nëpër territorin e Republikës Popullore të Shqipërisë(!). e) Nisi një luftë të fshehtë dhe të hapur kundër Amerikës e Mbretërisë së Bashkuar, duke krijuar në bashkëpunim me Titon “Precedentin e Kanalit të Korfuzit”, fabrikimin e grupit armiqësor të Kënetës së Maliqit, të grupit të deputëtëve, etj.. deri në largimin e misioneve diplomatike të këtyre dy vendeve mike e aleate nga Shqipëria, keqtrajtimin në koordinim me Beogradin e Moskën të cështjes shqiptare si me minat ne Korfuz, etj. në OKB, etj. f) Tregtinë shkëmbyese të Tiranës me Beogradin lidhur me marrjen si “pengje” të nacionalistave shqiptarë që iknin nga përndjekjet inkuizicioniste të rregjimit komunist bolshevik të Enverit.
Pra, e thënë shkurt e saktësisisht, teksa vejusha Nexhmije nis e flet e përflet për rishkrimin e historisë, i duhet kujtuar nga politika e vepruar nga historia, për të dhënë të plotë portretin e Enverit si “Kuisling i Titos”, si tradhtarë i Cështjes Kombëtare Shqiptare, që e la Shqipërinë pa Kosovën e Kosovën pa Shqipërinë, që e la Kombin Shqiptarë të coptuar brenda Jugosllavisë Federale, Bashkimit Sovjetik të vogël, në tre republika të saj, të Serbisë, Malit të Zi e Maqedonisë. Në këtë cështje përgjegjësia historike e Enver Hoxhës është e mbetet që nuk deshti të ndërmerrte hapa për parandalimin e kësaj tragjedie kombëtare, që u hodh në veprime politiko-ushtarake kundër interesave kombëtare shqiptare, që nuk e ngriti zërin as për të drejtat e Kosovës, etj. sic i kishin republikat e tjera të kësaj federate të shpikur, që bëri ato cka donte Tito e Titizmi me të vetmin qëllim për të mbetur vet si një “Sulltan i kuq bolshevik” në RPSH e RPSSH, që e përdori si “Sulltanat” të tij e të Nexhmijes së tij.
Ramiz Lushaj
ramizlushaj@yahoo.com
Tiranë, më 13.03.2009

Similar topics
» Halil Matoshi: As Enveri as Omeri
» Ramiz Lushaj:IKJA E SALI BERISHËS
» AGIM GASHI - O RAMIZ KELMENDI, RAMIZ MATRAPAZI (Parodi)
» Cikël poetik nga Ramiz Bojaj:Ramiz BOJAJ
» Letër e hapur Joshka Brozit, nip i Titos

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi