Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

54 vota pro votuan, 11 kundër e 2 abstenime

Shko poshtë

54 vota pro votuan, 11 kundër e 2 abstenime Empty 54 vota pro votuan, 11 kundër e 2 abstenime

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 22, 2011 6:58 pm

54 vota pro votuan, 11 kundër e 2 abstenime


54 vota pro votuan, 11 kundër e 2 abstenime Opozitaaaa

(I plotësuar)-Votimi i parë në për president të Kosovës sa po ka përfunduar dhe rezultati përfundimtar është, 54 vota janë për 11 kundër, e 2 abstenime. Sipas Kushtetutës duhet të përsëritet edhe 2 herë votimi për president të Kosovës.
* * * * * *
Pa praninë e tri partive politike opozitare LDK, Vetëvendosja dhe AAK-ja filloi procedura e votimit të parë për president të Kosovës. Siç dihet kandidat i vetëm është Behgjet Pacolli. Sipas Kushtetutës, kandidati në dy raundet e para duhet të marrë më shumë se 81 vota për t'u bërë presidnet i Kosovës ndërkaq në votimin e tretë ai mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë prej 61 votash.
* * * * * *
Në Kuvendin e Kosovës kanë nisur procedurat e votimit për presidentin e Republikës së Kosovës, kandidat për të cilin post është Behxhet Pacolli nga AKR-ja.
Në sallën e votimiit nuk janë të pranishëm deputetët nga LDK-ja, Vetëvendosja dhe AAK-ja, të cilët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj kandidaturës së zotit Pacolli.
Kjo kandidaturë është rezultat i marrëveshjes midis partisë fituese të zgjedhjeve të 12 dhjetorit - PDK-së dhe AKR-së.
* * * * * * *
LDK, Vetëvendosja dhe AAK-ja lëshuan Kuvendin e Kosovës
Lidhja Demokratike e Kosovës, Vetëvendosja dhe AAK-ja lëshuan punimet e Kuvendit të Kosovës dhe nuk po marrin pjesë në procesin e votimit të kryetarit të Kosovës Behgjet Pacollit. Ismet Beqiri nga LDK-ja, Visar Ymeri nga Vetëvendosja dhe Ardian Gjini nga AAK-ja pasi bënë një deklaratë para deputetëve duke kundërshtuar propozimin që Behgjet Pacolli të kandidohet për president të Kosovës.
* * * * * *
Disa minuta pas orës 15h filloi punën seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës i cili ka në rend të ditës dy pika, zgjedhjen e Presidentit dhe të Qeverisë së re të Kosovës.
Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi fillimisht ftoi Ibrahim Makollin nga AKR-ja që të japë propozimin për president të Kosovës i cili lexoi arësyetimin dhe përmendi faktin se janë 67 deputetë të koaliconit PDK-AKR që kanë nënshkruar propozimin që z.Behgjet Pacolli të propozohet për president të Kosovës.
Më pas u dha një pauzë 10 minutëshe për t'u mbledhur komisioni verifikues për përgaditjet për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
* * * * * *
Kuvendi i Republikës së Kosovës mblidhet në orën 15.00 në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar Presidentin dhe kabinetin qeveritar. Ky vendim është marrë në mbledhjen e kreysisë të mbajtur në orët e paraditës, pasi kanë shqyrtuar kështu kërkesën e koalicionit për mbajtjen e një séance të jashtëzakonshme.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, nuk ka dashur të paragjykoj nëse ka rrezik mos votimi i Presidentit, duke lënë të kuptohet se ky vendim do të merret në senacën e sotme.
* * * * * *
Kuvendi i Republikës së Kosovës sot pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të votuar përbërjen e re të qeverisë dhe për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.
Dje, pas seancës konstituive, kryetar i Kuvendit u rizgjodh Jakup Krasniqi.
Nënkryetarë u zgjodhën Xhavit Haliti nga PDK-ja, Sabri Hamiti nga LDK-ja, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, si dhe Petar Miletiq nga pakica serbe dhe Enis Kervan nga komunitetet jo serbe.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi