Flaka Surroi: Ku ambicia personale vlen më shumë se Kosova
Faqja 1 e 1
Flaka Surroi: Ku ambicia personale vlen më shumë se Kosova
...ku ambicia personale vlen më shumë se Kosova...
Kombinimet për shkak të ambicies së dy njerëzve që duan të jenë, njëri kryeministër e tjetri kryetar, bëhen pa ua ndier fort se çfarë do të jenë pasojat
Nga Flaka Surroi
Nuk ka javë që kur e shkruaj një tekst, një numër i njëjtë njerëzish (me emra dhe IP adresa të njëjta) nuk e lënë pa më çuar porosi, të cilat fillimisht merren me fizionominë time, më pas me gazetën, televizionin e portalin dhe përfundimisht më thonë diçka të ngjashme si kjo: “Ju lutem, të ma kujtojë ndokush se s’më kujtohet mua, por, a ka ndonjë blog afirmativ për Kosovën ndonjëherë të shkruar nga Flaka Surroi? Moj e bekuar, nuk shkruhet vetëm negativ çdoherë. Keni Ju probleme private? Keni bërë përpjekje të qeshni ndonjëherë, të shikoni e shkruani pozitivisht? Provoni njëherë, ndoshta ju pëlqen”. Dhe të mos harroj: vazhdojnë të më quajnë pro-serbe që shkruaj me urdhra të Beogradit, sepse e shpreh mendimin tim lirshëm dhe jo sipas diktatit dhe qejfit të shefave të tyre. Të cilët, përndryshe, do të lidhin koalicion edhe me parti serbe, vetëm për të mbetur në pushtet.
Pra, duke u mbështetur në komentin e të brengosurit për “problemet e mia private”, u përpoqa të zbuloja gjatë kësaj jave se çfarë ishte ajo që do të më bënte të qeshja dhe që do të ishte aq e këndshme sa do të më bënte të shkruaja pozitivisht për të. U përpoqa ta ktheja euforinë e para tre vjetëve dhe gëzimin kur u shpall pavarësia, por nuk më bëri punë për shkak se buzëqeshja m’u ngri. Qyteti mori formën e super-panagjyrit; u mbush përplot me lëvozhga farash nga të gjitha llojet, përcjellë nga muzika tejet e zhurmshme, ku dominonte kënga “Xhamadani vija, vija, është Kosova, është Shqipëria”... e cila në kontekstin e zhvillimeve të fundit politike tingëllonte “... është Kosova, është Rusia”.
Si do që të jetë, festimi i trevjetorit pardje ma ngjalli një ndjenjë mjerimi dhe pikëllimi. Sepse tre vjet pas pavarësisë, me të gjitha sukseset që ia përshkruan vetes institucionet e dorëhequra të Kosovës, megjithatë shteti ynë dominohet nga shifrat që nuk na i lakmon kush. Në një përmbledhje faktesh rrëqethëse që e bëri miku im Lumiri, zbulojmë një pse të mungesës aktuale të buzëqeshjes dhe të refuzimit të imponimit me zor të pozitivitetit aty ku nuk ka vend për të.
Pra, pas tri vjetësh qëkur jemi të pavarur, e pranojmë zyrtarisht se papunësinë e kemi 43%. Sipas dokumenteve të Bankës Botërore, niveli i varfërisë së përgjithshme është 32%, kurse varfëria e skajshme ka mbërritur në 18% (më 2000 ka qenë 12%). Sipas shënimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ky na rangon në vendin e 158-të (prej 186 shteteve në listë) për nga lartësia e bruto-produktit vendor (apo GDP-së); kurse na vendos në vendin e 133-të prej 191 shtetesh, kur përpjesëtohet GDP-ja për banorë, e që e ka vlerën 1800€.
Doganat na tregojnë se vjet kemi eksportuar mall me vlerë 300 milionë euro, kurse kemi importuar mall në vlerë prej 2,3 miliardë eurosh (që na thonë se deficitin tregtar e kemi dy miliardë euro); Banka Botërore nga rangon në vendin e 174-të për mbrojtjen e investitorëve të huaj, kurse Banka jonë qendrore tregon se interesi (apo kamata) është 14% (pra, kreditë më të shtrenjta të mundshme në treg) e, kësaj i shtohet edhe ajo që e thotë Enti i Statistikave -- se më 2010, inflacionin e kemi pasur 7%. Pas paralajmërimit të rritjes së rrogave, nga fillimi i vitit çmimet janë rritur edhe më shumë, me ç’gjë inflacioni do ta ketë kaluar dhjetëshin.
Për kapak, vetë Ministria e Ekonomisë tregon se sipas buxhetit të vitit 2010 Qeveria jonë ka realizuar tenderë njëburimorë me vlerë 186 milionë; se Riinvesti ka vlerësuar se ekonomia joformale i qarkullon 1 miliard euro në vit (pastro para e kontrabando sa ta dojë qejfi) e që evazioni fiskal është aty rreth 400 milionë. Për pasojë, Transparency International na rangon në mesin e dhjetë shteteve më të korruptuara, BE-ja na thotë se nuk kemi shënuar gati asnjë grimë progresi krahasuar me një vit më parë dhe për këtë na dënon dhe nuk na jep preferenca tregtare e as liberalizim, n’daç tregtar, n’daç të vizave...
Kushdo që t’i lexojë këto shënime e që ende gjen arsye për buzëqeshje dhe optimizëm, me gjasë do të jetë dikush lëkurëtrashë ose dikush që të gjitha punët i ka në dyzen dhe se nuk mërzitet të kuptojë se nga jemi nisur si shtet e popull. E duket se të dyja kualifikimet do t’u përshtateshin zyrtarëve politikë që edhe gjatë kësaj jave kanë vazhduar së luftuari për ta zënë pushtetin, të cilin “e kanë ëndërruar dhe dëshiruar”. Dhe dallimi midis këtyre dhe atyre lëkurëtrashëve të tjerë është se këta nuk mërziten as që ta përmirësojnë situatën, përkundrazi, janë shkaktarët e drejtpërdrejtë të përkeqësimit të saj. Posaçërisht të rritjes së korrupsionit, për të cilin gjithnjë përgjigjen me një “ky është perceptim, nuk ka fakte”.
Mbase do të jetë perceptim edhe lufta insistuese dhe jo fort etike për të mbetur në pushtet. Dorëzimi para një partneri të vogël eventual koalicioni, dorëzimi i postit të kryetarit, i cili supozohej se nuk do të duhej të shërbente për kusurim dhe dorëzimi i goxha disa ministrive dhe posteve të tjera qeveritare për hir të ruajtjes së karriges së kryeministrit, flet për situatën e pashpresë të dikujt që me gjithë arrogancën e shfaqur prej muajsh, megjithatë nuk ia doli ta fitonte përkrahjen e shumicës së popullit, me gjithë votat e vjedhura nga partia e tij. Por kurrsesi nuk është perceptim mosbesimi i ndërsjellë që kanë partnerët e mundshëm të koalicionit.
Ngutja që ushtruesi i detyrës së kryetarit ta mandatojë Thaçin për ta formuar kabinetin qeveritar, përderisa ende nuk është konstituuar Kuvendi, e ku ende nuk janë votuar kryeparlamentari i ri dhe kryetari i Kosovës, nuk flet për veprim etik të asnjërit aktor të këtij episodi. Kryetari në detyrë, për shkak se do të ishte rendi që t’ia linte këtë vendim kryetarit përnjëmend. Kryeministri në detyrë, për shkak se e ka detyruar sekretarin e partisë, të cilën e kryeson ai, që t’ia japë mandatin, nga frika se kryetari i ardhshëm i mundshëm do të mund të vendoste që partia e tij të mos ia votonte kabinetin e ta caktonte një mandatar të ri.
Me këtë lëvizje do të mund të thuhej se Thaçi po tenton t’ia sigurojë vetes avantazhin – ta qesë në rend të ditës zgjedhjen e Qeverisë para zgjedhjes së kryetarit të Kosovës e mundësisht edhe para zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri. Që teknikisht nuk do të duhej të ishte e mundur, por në Kosovë gjithçka është mundur. E për këtë mandatar posaçërisht, ngase ushtruesi i detyrës i kryetarit të Kryesisë së Kuvendit është i njëjti sekretar i partisë të cilën e kryeson ky i pari.
Por kjo assesi nuk e shmang rrezikun e mosvotimit të kandidatit të AKR-së për kryetar të Kosovës, që do të kishte për pasojë zgjedhjet e parakohshme brenda 45 ditësh. Pos nëse PDK-ja ka planin “B” ose nëse opozita del me një kandidat për të cilin do të votonin edhe kundërshtarët e zgjedhjes së Pacollit nga radhët e PDK-së. Pra, Pacollit do t’i duhej ta gjente çelësin për t’u siguruar se nuk do të tradhtohet dhe se do votohet. Për shkak se mund të ndodhë lehtë që partia më e madhe e koalicionit do ta zgjidhte madje edhe opsionin e zgjedhjeve të parakohshme – ngase edhe do të mbetej qeveri në dorëheqje, kurse zgjedhjet me ligjin aktual që solli aq shumë vjedhje herën e kaluar, do të mundësonin që vjedhja të sofistikohej edhe më dhe që të përsëritej në përmasa edhe më të mëdha sesa herën e shkuar. Kurse buxhetin e Kosovës do të mund ta miratonte Feithi, i cili do të fajësohej për mosrritjen e rrogave.
Dhe derisa analizohen këto matematika të mundshme, nxirret përfundimi shumë logjik – i gjithë ky mish-mash; të gjitha këto kombinime për shkak të ambicies së dy njerëzve që duan të jenë, njëri kryeministër e tjetri kryetar, pa ua ndier fort se çfarë pasojash do të ketë për Kosovën zgjedhja e tyre në këto poste. Thuajse nuk mësuam boll nga rastet kur ambicia (e me të edhe interesi) personale ishte parësore. Do ta kujtojmë kryetarin Rugova kur me ngulm insistonte që vetëm ai ta mbante atë post, duke ia dorëzuar kryesimin e Qeverisë e madje pesë ministri AAK-së me 8 a 9 për qind të votave. Do ta kujtojmë kryetarin Sejdiu, i cili me ngulm insistonte se nuk e kishte shkelur Kushtetutën dhe nuk e lëshonte njërin post, duke e sjellë veten në situatë që Gjykata Kushtetuese t’i thoshte se e kishte shkelur atë. Dhe në shenjë hidhërimi, “për tradhtinë që ia bëri ish-partneri i koalicionit”, meqë po fundosej vetë, vendosi ta fundoste të gjithë Kosovën. Një të shtunë i tërhoqi ministrat e vet dhe na solli në krizën më të thellë politike që kemi përjetuar deri tash. Kosova gati u fundos, kurse ai ruajti të gjitha beneficionet e një ish-kryetari, për shkak se ligji ka një vrimë të madhe ligjore, e që nuk parasheh sanksionimin e shkelësit që jep dorëheqjen.
Tash ambicia e Thaçit dhe e Pacollit do të mund të rezultonte me një koalicion ekstra të brishtë, ku një gjë është e sigurt – se mandati i kryetarit do të jetë pesëvjeçar, me kusht që edhe këtë zyrtar nuk na e stërpikë ndonjë skandal me ndonjë hetim, për ndonjë dyshim të bazuar, për të cilin do të dalin shumë raporte nga shumë burime e që do të përfundojnë në kryetitujt e ballinave të gazetave perëndimore, që do të na qesin edhe më ulët sesa jemi në rangimin e shteteve që kanë nevojë për përkrahjen e atyre që mund të na nxjerrin prej lloçit.
Dhe përderisa këta do t’i kënaqin ambiciet e veta, ushtruesi i detyrës i popullit, apo populli në detyrë (meqë duket se as popull nuk na ka mbetur, deri në zgjedhjet e ardhshme), do të përpiqet të gjejë ndonjë arsye për të qeshur e për të gjetur optimizëm, edhe nëse kjo quhet iluzion. Se këta nga rreshti i parë nuk kanë as kohë, as vullnet, e as dije, të merren me statistikat nga pjesa e parë e këtij shkrimi.
flaka@koha.net - Koha Ditore
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Flaka Surroi: KOHA nuk do të ndalet
» Shkruan: Flaka Surroi:Mos u tallni me Kosovën
» Flaka Surroi: KOHA nuk është në shitje
» Flaka Surroi:Për pantallonat, gënjeshtrën dhe marifetin
» Braçe:Inaugurimi i rrugës nuk vlen më shumë se liria e Limajt
» Shkruan: Flaka Surroi:Mos u tallni me Kosovën
» Flaka Surroi: KOHA nuk është në shitje
» Flaka Surroi:Për pantallonat, gënjeshtrën dhe marifetin
» Braçe:Inaugurimi i rrugës nuk vlen më shumë se liria e Limajt
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi