Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidenti Pacolli: Jam i përgatitur ta çoj përpara idenë e Ibrahim Rugovës

Shko poshtë

Presidenti Pacolli: Jam i përgatitur ta çoj përpara idenë e Ibrahim Rugovës Empty Presidenti Pacolli: Jam i përgatitur ta çoj përpara idenë e Ibrahim Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 24, 2011 1:29 am

Presidenti Pacolli: Jam i përgatitur ta çoj përpara idenë e Ibrahim Rugovës
Presidenti Pacolli: Jam i përgatitur ta çoj përpara idenë e Ibrahim Rugovës 8p-para_varrit_

Presidenti Pacolli: Jam i përgatitur ta çoj përpara idenë e Ibrahim Rugovës Familjet-e-deshmorve
PACOLLI: DO TA ÇOJMË PARA IDENË E DËSHMORËVE PËR SHTETIN E KOSOVËS

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ditën e parë të punës e ka nisur me homazhe para varrit dhe vizitën në familjen e Presidentit Historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, me homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe vizitën në familjen Jashari, me homazhet në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan dhe vizitën në familjen Haradinaj dhe me homazhet para varrit të Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti dhe vizitën në familjen Pajaziti në Orllan.

Presidenti Pacolli: Jam i përgatitur ta çoj përpara idenë e Ibrahim Rugovës 9p-ne_familjen_Ru
Gjatë bisedës me familjen Rugova, Presidenti Pacolli foli për kontributin e madh që ka dhënë Presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova për popullin dhe shtetin e Kosovës.
“Isha në rezidencën e presidentit historik të Kosovës edhe njëherë të dëshmoj se jam më se i përgatitur ta çojë përpara idenë e tij (Ibrahim Rugovës) për forcimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Ka shumë punë për t’u bërë dhe jam i gatshëm tani më shumë se asnjëherë për të vepruar”, theksoi Presidenti Pacolli, pas vizitës në familjen Rugova.
Presidenti Pacolli: Jam i përgatitur ta çoj përpara idenë e Ibrahim Rugovës Pr-23bs01ePacolli: Jam i përgatitur ta çoj përpara idenë e Ibrahim Rugovës

Presidenti Pacolli: Jam i përgatitur ta çoj përpara idenë e Ibrahim Rugovës 7p-ne_familjen_J

Presidenti Pacolli: Jam i përgatitur ta çoj përpara idenë e Ibrahim Rugovës 6p-ne_familjen_J

Presidenti Pacolli: Jam i përgatitur ta çoj përpara idenë e Ibrahim Rugovës 5p-ne_Kompleksi

Presidenti Pacolli: Jam i përgatitur ta çoj përpara idenë e Ibrahim Rugovës 4p-ne_varrezat_

Presidenti Pacolli: Jam i përgatitur ta çoj përpara idenë e Ibrahim Rugovës 3pfamiljen_H
Presidenti Pacolli: Jam i përgatitur ta çoj përpara idenë e Ibrahim Rugovës 1p-Vizita_ne_familjen_P

Presidenti Pacolli: Jam i përgatitur ta çoj përpara idenë e Ibrahim Rugovës 2p-para_varrit_

Në vazhdim, Presidenti Pacolli shkoi në Prekaz. Fillimisht ai bëri homazhe para varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të tjerë në Kompleksin Memorial në Prekaz, ndërsa më pas vizitoi familjen Jasharaj, ku u prit nga Rifat Jashari.
Në takimin e përzemërt dhe vëllazëror në odën e Jasharajve, Presidenti Behgjet Pacolli duke përshëndetur të zotin e shtëpisë, bacën Rifat, tha se “sakrifica e heronjve të kësaj shtëpie vuri themelet e shtetit”.
“Familja juaj është një institucion i shtetësisë së Kosovës. Unë betohem se do ta çoj përpara me gjithë fuqinë, me gjithë mundësitë e mia idenë e dëshmorëve për shtetin e Kosovës”, tha Presidenti Behgjet Pacolli.
Baca Rifat, duke falënderuar për vizitën e Presidentit Pacolli, tha se “tash duhet me u përpjekë të jeni njëshi i shtetit dhe t’i shihni të gjithë në mënyrë të barabartë”. Ai gjithashtu i ofroi Presidentit Pacolli gjithë mbështetjen politike dhe morale të familjes Jashari.
Ndërkaq, Presidenti Pacolli, pas takimit, u shpreh: “Isha në familjen Jashari dhe premtova se do të punoj me çdo gjë që idenë e komandantit legjendar Adem Jashari ta çojmë deri në fund. Ideja e tij ka qenë ndërtimi i shtetit demokratik ku qytetarët e Kosovës do të jetojnë me një mirëqenie të mirë, të qetë dhe të pavarur”.
“Jam shumë krenar që isha këtu. Nuk është hera e parë. Kam ardhur gjithmonë dhe do të vij edhe në të ardhmen për të konfirmuar edhe një herë vullnetin tim shumë të madh për të punuar për Kosovën. Kjo familje është e shenjtë dhe do të mundohem që në mandatin tim të krijohen kushtet që kjo familje të ketë në Prishtinë një përfaqësi institucionale”, tha Presidenti Pacolli.
Nga ana e tij, Rifat Jashari i ka uruar z.Pacolli zgjedhjen në detyrën e Presidentit, duke i thënë se do ta ketë përkrahjen e familjes Jashari dhe duke i dëshiruar shëndet dhe sukses në kryerjen e detyrës së tij.
Nga Prekazi, Presidenti Pacolli vazhdoi rrugën për në Gllogjan, ku fillimisht vendosi kurora lulesh dhe bëri homazhe para varrezave të dëshmorëve në këtë fshat, ndërsa më pas vizitoi edhe familjen Haradinaj, ku u prit nga Hilmi Haradinaj, kryetari i komunës së Deçanit Rasim Selmanaj, si dhe banorë të shumtë të fshatit.
Presidenti Pacolli vlerësoi mikpritjen e rrallë të kësaj familjeje që kishte pasur rastin ta vizitonte shumë herë. Ai tha se e konsideronte shtëpinë e tyre si pikë referimi për gjithë Kosovën.
Nga ana e tij, Hilmi Haradinaj e uroi Presidentin Pacolli për detyrën e re dhe shprehu besimin se Presidenti Pacolli do të jetë president i të gjithë kosovarëve.
Duke folur pas vizitës në familjen Haradinaj, Presidenti Pacolli tha se familja Haradinaj ka vlerë shumë të madhe për Kosovën. “Këta dëshmorë që kanë rënë këtu, djemtë e tij (Hilmi Haradinajt), e kanë vulosur pavarësinë e Kosovës. Është obligim i yni që ne këtë pavarësi ta dekorojmë me një ndërtim të një shteti të sinqertë, ku të gjithë qytetarët e Kosovës do ta gjejnë veten, do të jetojnë në qetësi dhe në mirëqenie.
Në vijim, Presidenti Pacolli bëri homazhe para varrit të Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, në Orllan, ku u prit nga një numër i madh qytetarësh, si dhe zhvilloi një bisedë të përzemërt me familjen Pajaziti.
“Ishim edhe në familjen e dëshmorit tonë Zahir Pajaziti. Vëllanë e dëshmorit e inkurajova dhe i premtova se do të punoj për ta çuar idenë dhe dëshirën e dëshmorit Zahir Pajaziti deri në fund, të krijoj dhe të forcoj një shtet të pavarur të Kosovës, një shtet që garanton të drejtat e barabarta për çdo qytetar dhe një shtet që krijon mirëqenie për çdo qytetar”, theksoi Presidenti Pacolli pas vizitës në familjen Pajaziti.
>>Behgjet Pacolli president i Kosovës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi