Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidenti Pacolli kompleton kabinetin e këshilltarëve të tij

Shko poshtë

Presidenti Pacolli kompleton kabinetin e këshilltarëve të tij Empty Presidenti Pacolli kompleton kabinetin e këshilltarëve të tij

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 27, 2011 9:26 pm


Presidenti Pacolli kompleton kabinetin e këshilltarëve të tij



Presidenti Pacolli kompleton kabinetin e këshilltarëve të tij 28bp--


Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka kompletuar ekipin e njerëzve që do ta këshillojnë atë si president i Kosovës. Presidenti Pacolli do t’i ketë gjithsej trembëdhjetë këshilltarë, prej të cilëve dhjetë të brendshëm që do të paguhen nga buxheti i Kosovës dhe tre të tjerë të jashtëm, të cilët nuk do të marrin para nga taksapaguesit kosovarë, raportojnë mediet.

Ibrahim Gashi, këshilltari i parë i presidentit Pacolli, njëherësh edhe shef i stafit politik, i ka treguar të premten gazetës emrat e njerëzve që do ta “furnizojnë” me këshilla presidentin Pacolli.

“Ibrahim Gashi, këshilltar i parë dhe shef i stafit politik, Naim Maloku, këshilltar për siguri, Fatos Makolli, këshilltar për siguri publike, Ilir Shala, këshilltar për çështje ligjore, Shpend Kallaba, këshilltar për marrëdhënie me jashtë dhe protokoll, Kushtrim Bajrami, këshilltar për misione diplomatike, Nebojsha Toshevski, këshilltar për komunitete, Arbër Geci, këshilltar për rini dhe sport, Ardian Kastrati, këshilltar për marrëdhënie me publikun, dhe Shefki Abdullahu, këshilltar për pushtet lokal dhe politika sociale”. Pos tyre, Gashi ka numëruar edhe këshilltarët e jashtëm.“Ata janë: Blerim Reka, këshilltar për integrime evropiane, Mentor Nazarko, për media, dhe Jetlir Zyberaj për media”, ka treguar Gashi.

Këshilltari kryesor i presidentit Pacolli ka thënë se numri i kolegëve të tij mund të shtohet vetëm po qe se del në pah nevoja e përfaqësimit të Presidencës në dialogun e Kosovës me Serbinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi