Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:NJË FJALIM I PËRGJAKSHËM - (Dr. Z. Canës, nderim postmortum) - Vargje nderimi.

Shko poshtë

Mentor Thaqi:NJË FJALIM I PËRGJAKSHËM - (Dr. Z. Canës, nderim postmortum) - Vargje nderimi. Empty Mentor Thaqi:NJË FJALIM I PËRGJAKSHËM - (Dr. Z. Canës, nderim postmortum) - Vargje nderimi.

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 24, 2011 2:39 am

Mentor Thaqi:NJË FJALIM I PËRGJAKSHËM - (Dr. Z. Canës, nderim postmortum) - Vargje nderimi. 174356_100000582437455_6602030_n
Mentor Thaqi:NJË FJALIM I PËRGJAKSHËM - (Dr. Z. Canës, nderim postmortum) - Vargje nderimi.

Mentor Thaqi:NJË FJALIM I PËRGJAKSHËM - (Dr. Z. Canës, nderim postmortum) - Vargje nderimi. Attachment

Kanunin Historisë,
bujë e lavdi vertikales njerëzore,
Besë e drejtësi Popullit, e brezave, paqëtim,
se sherret na i mbollën
me farë të egër,
nga shartim i thartë!

Lum ai,
që dashuron Kombin,
në mënyrën më fëmijërore,
pa rrotlla, sherr e perde,
se një fjalë zemre,
sa një Plis me Flori,
e atë të hidhur,
s´ka zeher as pelim që e matë!

- Ndal, iu tha rojeve të muzgut,
si shpend me krahë përballë tytave, Profesor Cana,
tytat poshtë e jo kah Populli im!
- Ndali ti tuajët, në trishtim ia kthyen!
- Jo jo, Populli im sot ka ardhë,
gjaqe të falë e gjakun të ndalë,
në emër të brezave, Historisë e Dardanisë!
Pesëqindmijë, gjashtëqindmijë,
një milion, nuk e di,
por e shoh se erdhi, e tëra Dardani,
në Verra të Llukës, për Kombin n´Mbledhi!
Ç´jeni tmerruar sot,
nga një Popull duarthatë,
pa tanke e ushtri,
por, zemrat plot barot e dashuri!

Aty unë kam Engjëllin tim, Bacë Antonin,
kam dhe nënën Ajshe, Nënën e mbarë Kombit,
kam Rininë Studentore, që nisën pajtimin,
me kohë Kombi im, ua dha Bekimin!
Kam dhe Klerin tim, në shërbim të Zotit,
që e duan Kombin më shumë se vetveten,
gjithmonë për pajtim, kundër plagës, lotit,
se e kanë Bekimin dhe të Nënë Terezës!

Po po, kam Imzot Mark Sopin,
Rexhep Bojë e Dom Lush Gjergj,
kam Idriz Kosovë e Imzot Nikë Prelë,
i kam tri Besimet, për Fjalë-Veprim t´Shënjtë!

- Ti do vishë me ne, i thanë, në polici,
duhet t´na rrëfesh këtë qëllim tubimi.
- Do vi dhe në ferr, iu tha, veç për Shqiptari,
vetëm që ky Popull, të gëzoi pajtimin!

Me Plis brënda hyri dhe me Plis jashtë doli,
një plagë-gjaku mbante, nga ai sulm langonjësh,
Populli n´rrugë e priti, e ai qetë iu foli,
ia uruan Plagën, në Nderim të Kombit!

Eh, tha,
ju mos u mërzitni, se do na vie dita,
që dhe ne ta thëmi, fjalën tonë, të lirë,
veç mos u habitni, se sot zbardhi drita,
t´hasmuar mos t´jemi, të rroj Pajtimi i mirë!!!


Mentor Thaqi VS., 21.02.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi