Me rastin e ditlindjes se poetit:POEZI NGA BUJAR SALIHU
Faqja 1 e 1

Me rastin e ditlindjes se poetit
POEZI NGA BUJAR SALIHU
TRILOGJIA E NJË ANKTHI
1. NAISUS
Aty nisi diçka e keqe dhe pastaj e keqja u rrokullisë tatëpjetë
Naisus thanë dhe ikën, mbeti Nishi
U shkund rënd e keq deri në Jugun e vet kobzi
Tre lumenjë ndërruan kahjet dhe historia u shkrua keq
Naisus mbeti nisje e përdhunshme, rënje e Mollës së Kuqe
Ëndërr e atyre që s’u kthyen më…
2. SHKUPI
Ti ke mundur edhe të pushkatoheshe nga llahtaria
Qytet i bardhë mbështjellur në të zez morgu, sfingë vetëtima
Po emri yt s’ka mundur të prehet me të rëna shpate
Mbi Urën e shenjtë dënesje trëndafilash dhe Vardari përlotshëm ngrinë
Shemben gurët, kupola bie, unazë e kobshme kurora jote
Sa larg të kam sonte, dridhur lexoj pagëzimin e huaj
Mos lë o Zot që Shkupi të na bëhet Naisus
3. MITROVICA
Të ruajnë ushtri të huaja dhe ushtri të huaja të ndajnë
Edhe këtu një urë që e shenjtë nuk është
Një lum që përpinë fëmijët, dhe si gjarpër në qafë na shtëngon
Një gjarpër që përqartur varret dhe nëntokën hanë
Diell i përmbysur, liria varg i përhirt
Gdhendur trishtimit, me njërin sy s’po të shohë më…Mitrovicë !!!
SHI BIE MBI EMRIN TIM
Të enjtën rrokulliset vdekja, pastaj pushkatohet edhe një poet
Qafës së klithjes ceng lëkurash marimangë e shtatë fytyrës
Varrit të enciklopedisë hedhim krip dhe guraleca, ecim pa rrëshqit
Magjia e kafshimit prap mallkim për portretin e verdhë
Dhelpra dhe dhëmb të palarë, zi si koha dje më kafshojnë
Vegime të fjetura, mashtrim apo ëndërr e huaj
Imazh nga po ai burg, arkivol rudhash, thinjash dhe mërzi
Stoliset nisja jote e vonë, hija e zezë dhe prap je ti
Pezull, çast litari, sy të përshpirtshëm tehë vetëtime
Kur e keni parë të thyer qiellin pse jeni ndier mirë
Nuk e di si keni mundur të putheni gojë me gojë
Në darken e të shtatve vishnit lëkura të huaja pa faj
Thatë është në këtë moqalishte harrimi të pistë
Ju shaheni sa herë ju është kujtuar emri juaj
Sipër mbrëmjesh terri nuk dijë kush rronë
Shi bie mbi emrin tim, pastaj shqiptohet një denim…
TË KESH ATDHEUN TËND
(Babës Plak në ditën e 17-të të muajit Shkurt)
Të shihja vrimës së vogël si nga fundi i një oqeani të trazuar
Të shihja ëndërr dhe në mëngjes nuk dija t’a tregoja
Ëndrrën që kisha parë
Fotomorganë, përftyrimi im për Atdheun
Prisja të binte shi të më shkrinte kurorën e akullt si qefin
Të vinin flutura Atlantiku, për t’i dhënë shpirt qytetit tonë tufan
Të shfaqeshin engjujt, litarin nga qafa të n’a e zgjidhnin
Ëndrra ime e bardhë mbështjellur me të zezën robëri...
Pëshpërima e luleve të hekurta, valle e ngrirë mbi pullaz
Prap etja, neser mund t’ua gjejmë domethënjet betejave
Mbrojtja e Atdheut shenjë e mirë për kalimin në kohë tjetër
Natës së madhe të triumfit, s’mundnim pa përshpëritur emrin tënd
Baba Plak qante si fëmijë pa mundur të pyes
Në ja kemi zdeshur magjinë e përplumbtë Atdheut
Urdhëroi edhe një herë ti numërojmë varret, të shfletojmë Historinë
Nesër vie e diela, drita e Zotit në anën tonë...
KËNGA E SHTATË PËR QIELLIN
Nesër mund të më gjeshë në vetminë e ngulfatur nga hija
Aty si gjithmonë jam ulur pranë njerëzve të huaj, në përpjekje për të përbi fluide vreri
Si zakonisht në stinën time mund të fluturoj pa pyetur askend
Po ti eja sepse edhe nesër nuk do të fluturoj,
Se vetëm edhe nesër pa atdhe jam...
Nesër mund të bëhet vonë, prandaj po nisem sot, sot ti mos eja
Ne vetëm një pikë të huaj, si kërthizë të lidhur ëndrre kemi
Në qoftë udha ime natë, unë vijë me kalin e bardhë,
Hirësi, nesër fillon ringjallja
E nesërmja fillon fiks në ora pesë e dy minuta, kur edhe lind dielli
Sa mirë është të kesh Atdheun tënd, dhe një diell që lind ekzakt
Sa shumë n‘a ka dashur robëria dhe prap të lirë jemi, shpirti yt ndjesë pastë
O Faik Konica...
DHUNTIA
Nisja nga këtu nuk e di çfarë është
Kuptim tjetër ka atje ardhja
Ne të pafajshëm jemi
Me magjinë e madhe të flijimit
Veç urti, sall urti të jeshë i bukur është...
VETËTIMAT E NJË QYTETI
Këtu, qyteti përvajet nga vetëtimat e ndezura të rrethimi
Kur nga vetja ka hequr zingjirë të mërzitshëm të imazhit mort
Për të devotshmën, ka klithur si fëmij i braktisur hakmarrjesh
Me flokë gjarpri ka lidhur vdekjen fizike
Vrimave të zërit e diela kryq arrestesh e bardhë s'është këtu
Thonjë fantazmash gërvishin fytyrën e guximit të Ikonës
Sy të plumbt vjedhin Thesarin nacional të kristaleve
Tymi kollitet, muzika e shurdhër dhe një ujë i turbullt me maskë
Në këtë qytet ashti i hekurt i një perandori turpshëm kalbet
Lëkundjet e përpurta të lumturisë, fatamorganë buzëqeshjesh janë
Këmbë muzgjesh shkelin si shtëngatë mbi tempullin e hynive
E flatra qyqesh puthin sarkofagun e mbyllur të Apolonit
Askush nuk ngopet me shijen e bukur të lavdisë
Duar meskine shtëngojnë gjinjtë e shtrydhura të stinës
Këtu, çdo ditë gurgullojnë fjalime lidhvdekur gjelash
E askujt nuk i i shkon në mendje se e shtata biblike është...
NATA
Nata është tempulli magjik ku ne s’bën ti fshehemi njëri-tjetrit
Shtrat i gjërë ku shpind për shpinde s’bën të flejmë
Kuadrat terri, armëpushim shikimesh, në kërkim fije ëndrrash
Nata është kohë që të tregojmë se sa e kemi dashur njëri tjetin
Kohë të puthurash pa hamendje, shtëngimesh të forta
Arenë dashurie, kozmos dashuriçkash
Nata është çerçaf solemn mbi të cilin vën kokë yjet
Grindje e heshtur me vetveten, pritje horizontale
Perde për t’a ruajtur konspiracionin nga pasantët
Kohë kur lehin qentë, kërrhatje, kllapi dhe zgjime jerm
Magji e flijimit, pritje e qetë e dielli që nesër lind
Nata është det i fjetur arenë pulëbardhash, është pulëbardha vet.
ËNDRRA PËR ITAKEN
Po të shkruaj për natën e përmbysur nga yjet
Peisazhin e këputur si degëz ulliri
Edhe ca shenja të harruara që po më rishfaqen
Si në një ëndërr të operuar
Vetëtima e vetmisë po bie si terr i kalbur
Ca trandofile në një udhë të huaj
Nesër e dua Itaken time, varrin mbi Itak e dua
PENDIMI
Kur flisnim
Aq shumë flisnim
Dikur nuk dinim ç'flisnim
Mjerë ne që flisnim
Mjerë ata që na dëgjonin
REVOLTË
Nuk e di pse nuk munda kurr
të shohë fëtyrën time të plotë
ç'mëkat kisha bër zot mos e di
Veç unë e di për ty
sa herë flisja vetmevete
e prapë më duhej të harroja ç'kisha folur
RROTULLIM
Në fundin e parë të rrotullimit tim
Rreth boshtit tënd
isha zog i plagosur lehtë
Në fillimin e rrotullimit të fundit
Me lëvizje somnabule
U bëra autor i vetëplagosjës së rëndë
Në fundin e rrotullimit të fundit
Jashtë gjendjës somnabule
U bëra autor i vetëvrasjës së parë
Tani pas çdo rrotullimi
Fillon një rrotullim i ri
Më shumë se somnabul, më pak se jetë
Më pak se jetë
Mund të (mos) jetë jetë
_______
Per "Sofra poetike" Haxhi Muhaxheri

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Me rastin e ditlindjes se poetit-POEZI NGA FRAN TANUSHI
» Me rastin e ditlindjes se poetit:POEZI NGA ABDULLAH KONUSHEVCI
» Me rastin e ditlindjes se poetit-POEZI NGA VAXHID XHELILI
» Me rastin e ditlindjes se poetit POEZI NGA IZET ABDYLI
» Me rastin e ditlindjes se poetit-POEZI NGA QERIM RAQI

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi