Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Ramadan Xhinovci

Shko poshtë

Poezi nga Ramadan Xhinovci Empty Poezi nga Ramadan Xhinovci

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 25, 2011 2:59 am

Poezi nga Ramadan Xhinovci
Poezi nga Ramadan Xhinovci 161442_100001203092112_7231195_n
NJE DITE PUNE

Ne mengjez

Ne mengjez heret u zgjova,
ishte heret pa u zbardh dita,
un nga shtrati shpejt u qova,
ne plan kam pake te shetitnja.

Dite e bukur dukej n'agim,
dite Pranvere e muajit Maj,
ne horizont rrezet e Diellit,
me te shpejt filluan me dal.

Kambet m'qojne rruges qe njihja,
une qdo mengjesi andej kaloi,
n'ajr te fresket ne breg te fshatit,
per qdo dite une aty frymzim gjej.

Sa shume shpejt koha kalonte,
Dielli n'qiell ai filloi me u ngrite,
lulet Pranvere qe kishin dale,
hieshi natyres ato i kishin qite.

Tani qdo gja vlonte ne fshat,
ish mrekulli te shihej me sy,
i madh e i vogel n'kambe jane que,
secili kryente punen e tije.

Ne mesedite

Ne dhome te punes tani un jam,
pase nje mengjezi plot me gjallni,
qetesija e plote mua me ndihmon,
gjanat me kujtohen per mrekulli.

Ne fillim une leht se kisha,
t'gjitha ngjarjet me i sistemu,
sa filloja un ne leter ti qitja,
punen e kryeja si e kam mendu.

Sot shkrova per kohen rinore,
shume kujtime ajo me ka lane,
shkrova per fshatin ku u linda,
nje pjese te jetes atje e kam.

Poashtu edhe per kohen e sotme,
per qdo dite une shkruaj ngapak,
per vendin tim qe atje ne Jug,
lengon n'roberi, i shtypun n'gjak.

Pase nje pune prej disa oresh,
me shpirt t'lenduar i lodhur shume,
tane t'pase diten deri ne mbramje,
s'di as vet, shumeqka me mundon.

Ne mbremje

Kur freskija vjen ne mbremje,
disi shpirtin mua ma qeteson,
ne shetitje bashk me familje,
per qdo mbremje kohen kaloi.

Me kujtohen shetite ne mbremje,
qe i bajshim kur ne ishim te rinje,
bashk me shoke sa vinte koha,
ne korzo kishim na per me shku.

Deri vone na ne korzo rrinim,
duke andrruar si qdo te rinje,
asnjiher une s'kam menduar,
sa kohe te randa do te vijne.

Koha e mire n'mbramje Pranvere,
eshte mehlem per shpirtin tim,
edhe tani si ne kohe te shkuara,
deshire te madhe kam te shetis.

Nga shetitja une kur po kthehem,
dhoma e punes me pret gjithenji,
pase pushimit prej pake minutash,
vazhdoi te shkruaj sikur te jam i ri.

Ne mesnate

Te gjithe tani flejn te qete,
vetem un gjum fare nuk kam,
edhe pake e punen mbarova,
qe ne plan kete nate e kisha.

Koha mua shume shpejt m'kalon,
tani mesenata veq ka kalue,
grumbulli i letrave mbi tavoline,
tregon sa shume une kam punue.

Tani keshtu une gjithe veproi,
te tana keto m'jane ba shprehi,
q'prej se n'gyrbet tash une jam,
kam ndryshue, as vet se dij.

Koheve te fundit une po frigohem,
mos do't ndodhe si s'kam deshire,
pjesen e jetes qe me ka mbetur,
nuk deshiroi qe ne gyrbet t'a qoi.

Mars, 1995, Heigenbrücken
Ramadan Xhinovci
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi