Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja Himni i Kosovës me tekst (VIDEO)

Shko poshtë

Ja Himni i Kosovës me tekst (VIDEO) Empty Ja Himni i Kosovës me tekst (VIDEO)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 01, 2011 2:32 pm



Ja Himni i Kosovës me tekst (VIDEO)
Ja Himni i Kosovës me tekst (VIDEO) Flamuri_kosoves
Himni i Kosovës tashmë e ka edhe tekstin dhe po shpërndahet nëpër internet, saktësisht përmes faqes youtube, hap ky i ndërmarrë nga vetë kompozitori, pavarësisht refuzimit nga ana e komunitetit ndërkombëtar për tu pajtuar me tekstin e himnit shtetëror, shkruan Zëri.

Teksti është i shkruar nga vetë kompozitori, Mendi Mengjiqi, tri vjet më parë, një javë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, 2008.
Himni pa tekst është miratuar nga parlamenti i Kosovës më 11 qershor, 2008 dhe është përqafuar nga SHBA-të dhe 22 vendet e BE-së që kanë njohur pavarësinë e shtetit të ri.

Ky himn është përzgjedhur për shkak se nuk i referohet ndonjë grupi specifik etnik. Në Kuvendin e Kosovës, himni u votua nga 72 parlamentarë, pesëmbëdhjetë ishin kundër, ndërkaq pesë preh tyre abstenuan.

Mirëpo, kompozitori Mengjiqi ka vendosur ta sfidojë komunitetin ndërkombëtar duke e shkruar vetë tekstin dhe duke e kompletuar himnin në mënyrë që të përdoret nga kosovarët në versionin normal.

Në një bisedë për portalin ‘Dtt-net.com, ai ka thënë se ka vendosur ta shuajë heshtjen tre-vjeçare dhe ta publikojë versionin komplet të himnit.

Versioni komplet i himnit të nënshkruar nga një këngëtar australian, është vendosur në youtube javën e kaluar dhe tashmë ka nisur të përdoret nëpër ceremoni private nga shqiptarët e Kosovës.

Në vijim, video e himnit të Kosovës me tekst të shkruar nga Mendi Mengjiqi


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi