Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Duhani pihet në Qeveri të Kosovës! (video)

Shko poshtë

Duhani pihet në Qeveri të Kosovës! (video) Empty Duhani pihet në Qeveri të Kosovës! (video)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 03, 2013 1:59 pm

Duhani pihet në Qeveri të Kosovës! (video) 403x302127220IMG_7021
Duhani pihet në Qeveri të Kosovës! (video)

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës nuk e respektojnë ligjin për kontrollin e duhanit, duke pirë duhan nëpër zyrat e këtij institucioni.

Ligji për kontrollin e duhanit, i cili ka 5 muaj që ha hyrë në fuqi, po zbatohet pjesërisht në Kosovë.

Neni 11 i këtij ligji, ndalon pirjen e duhanit në hapësira publike, hapësira të punës etj. Mirëpo si duket me këtë ligj nuk janë të njoftuar të gjithë zyrtarët e institucioneve publike, apo edhe nisen nga parimi “rregullat janë për t’u thyer”.
Standardi.info ka arritur të xhirojë një nga zyrtarët që supozohet të jetë nga Ministria e Drejtësisë. Ky zyrtarë që ndodhet në ndërtesën e ish-Rilindjes, nuk ka marrë mundin që të kaloj disa kate për të tymosur një cigare në hapësirat e hapura.
Mjaftueshëm për të respektuar parimin e ligjit  “Mjediset pa tym duhani”, ka qenë hapja e dritares!
Faji për mos respektim të këtij ligji nuk mund të i shkoj i gjithi inspektorëve, meqë më së paku mund të ju shkoj në mendje që institucionet qeveritare nuk e respektojnë ligjin.
Sipas Ligjit në fuqi, institucioni të cilit i takon ky zyrtar duhet të gjobitet me 3000 euro, personi përgjegjës për hapësirat 500 euro, kurse zyrtari në fjalë me 50 euro. Se a do të gjobiten sipas ligjit në fuqi, kjo pritet të shihet./standardi.info

 


http://www.standardi.info/index.aspx?SID=13&LID=2&AID=123327&Ctype=1&ACatID=11
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi