Jorgo Telo: Frymëmarrja e shqipes së shkruar në botimet e Kozeta Zylos
Faqja 1 e 1
Jorgo Telo: Frymëmarrja e shqipes së shkruar në botimet e Kozeta Zylos
FRYMËMARRJA E SHQIPES SË SHKRUAR NË BOTIMET E KOZETA ZYLOS
(Përsiatje gjuhësore- letrare)
“Gjuha është pasqyra më e qartë
e një kombi dhe e kulturës së tij.”
E.Çabej
Nga Jorgo Telo
Kur je duke u intervistuar apo teksa je duke parë ndonjë video me intervista të drejtpërdrejta të shkrimtares e gazetares televizive, zonjës Kozeta Zylo, sakaqherë mendja të vete te ky përfundim logjik: “Përderisa po dëgjoj një folëse zëëmbël, zëkthjellët e me rrjedhshmëri e pastërti gjuhe tejet të dukshme, doemos edhe më i ndjeshëm do jetë komunikimi i saj me lexuesit nëpërmjet fjalës së shkruar në poezi e prozë, në letërsi e publicistikë. Dhe s’ka se si të gabohem nga ky konkluzion individual.
Fjala e përzgjedhur shqipe ndihet rehat në rreshtat dhe sikur lodron në vargjet poetikë të Kozetës, ashtu sikurse dhe në ligjërimin e saj të përditshëm, dikur para dijenxënësve e sot sërish përkundrejt kolegësh, nxënësish e dashmirësish të shumtë…
Edhe pse kemi të bëjmë me një intelektuale të kompletuar, autorja e pese vëllimeve, të cilët po marr si objekt studimi, nuk tenton të mbiduket, duke përdorur fjalë të pa përtypshme prej lexuesit. Përkundër, rreket të shpalosë artin e vet sa më natyrshëm, me gjuhë sa më tingëllimtare si këngërima e bilbilave e thëllëzave të grykës së Mezhgoranit e të atyre pyjeve të Trebeshinës… pse jo edhe si gurgullima e burimeve kthjellorë, që dalin shpatesh e gremisen drejt e në Vjosë…
Gjithkush që është duke shfletuar dhe lexuar në këto libra, sakaqherë ndërmendon që autorja i mirëpërdor me ngulm e bindshmëri dijet e përftuara gjuhësore në bangat e shkollës nga ciklet e ulta e gjer në universitet e përgjat studimeve pasuniversitare…
Më së pari Kozeta di të qëndrojë siç i ka hije një dijedhënëseje të gjuhës e letërsisë shqipe për përdorimin e mbrojtjen e gjuhës letrare të mirëqenë deri në çastet që po shkruajmë.
Domosdoshmërisht baza e gjuhës së saj do jetë gjuha e përditshme e kryesisht e folmja toske, së cilës edhe i përket treva , ku është lindur dhe ka kaluar një pjesë të mirë të jetës e veprimtarisë si ish mësuese e veprimtare… Sigurisht që autorja, si një studiuese e përhershme e zhvillimeve dhe tendencave në përsosmëri e drejt një njesimi më të qenësishëm të gjuhës, ku do arrihet gradualisht e pa ngut drejt përfaqësimit dinjitoz të të dy dialekteve kryesore, nuk nxiton të hedhë në shkrimet e veta artificialisht fjalë që nuk i përdor në komunikimin përditësor.
Megjithithatë do verejmë aty-këtu edhe ndonjë sprovë të kendshme ku i ngjiz mire fjala e përzgjedhur e gegërishtes me tëresoren, si; “anipse në këtë piskamë torturonjëse… etj.
Është meritë e autores pasuria e fjalorit e mirëpërdorja e çdo fjale në kohën e vendin e duhur. Ky fakt dëften në dritë të diellit inteligjiencën, njohjen e thellë të gjuhës së nënës e gjithë ndryshimet që kjo gjuhë pëson kur i nënshtrohet ligjësive gramatikore, fonetike e të sintaksës përmes lakimeve, zgjedhimeve, ligjërimit të drejtë e të zhdrejtë e gjer te ndërtimi i numrit (njëjës – shumës).
Nuk kam ndeshur në ndonjë manierizëm, që vihet re dukshëm aty-këtu në mjaft autorë të tjerë ose politikanë, të cilët, të nisur nga dëshira për t’u bërë të famshëm, ç’nuk sajojnë me mundësitë e shumta që jepen nga vetë gjuha jonë për përdorimin e parashtesave e prapashtesave apo mbaresave të shumta që i ka aktive kjo gjuhë në fjalëformime të reja ose nelogjizma mbi bazën e rrënjës e temës bazë…
Kur mirëpërdoret kjo mundësi, i heqim kapelen gjithkujt, porse kur abuzohet masakrisht, atëherë çfarë të themi e si ta shprehim indinjatën?!
Te librat e Kozetës gjejmë me karar fjalë të krijuara me kuptimësi e bukuri si: folezë,krahëdridhur,re të qullosura, mbiboshësinë, rizgjim, dritëza, flakëza, shenjëza,degëza, tufaloremjegullash, vatranëMezhgoranas,botë eyjtë, shamizë, gjumëtrazuar, dritëz, borëruar, përndez, tëpashpirtatfjalë,krrauvirakorbi,flutërzabore,copëz, fijëzate shpirtit,vetmipërpirëse, të butëzënfjalë, fjalë të njomëza,lutja ime flatërtare, ninëzëne gjirit, nuditetin trupor, në agsholepranverore,anipse në këtë piskamë torturonjëse, qielli dritëndezur, yllin aromëdehur, o diellzë eperëndive, ne gojëkyçurit e atij sistemi, etj.
Siç mund të dallohet lehtë, ia ka gjetur lezetin miklues qe ka fonema zërore “-z” e vetme dhe me ose pa zanore para apo mbrapa, me sa duket ngaqë e ka më per zemër këte germe e tingull te shqipes. Ndoshta ngaqë e ka të shpeshtë e zbukurues ne vetë emërtimet që percaktojne identitetin: Kozeta Zylo, pse jo dhe Mezhgoran dhe Arrëz.Triumfatore kjo fonemë në këto fjalë dhe shërbestare atje ku e dëshiron autorja…
Fatmirësisht nga dukuria e fjaleformimit si qellim ne vetvete, duke shkarë nga ligjësite bazë të gjuhësise shqiptare, vërej se autorja në fjalë nuk është kapluar ende, lëre pastaj të bëhet fjalë për mani ose manierë, siç flitet sot rëndom.
E vetëdijshme në të shkruar e në të botuar, autorja bën përpjekje të forta, të mos bjerë as në grackën e krahinizmave e kryesisht në hedhjen në letër të fjalëve sipas artikulimit, siç ndodh kryesisht gjithandej…
Përzgjedh nga fondi aktiv fjalën e bukur shqipe si një linguiste e sprovuar dhe vendos fjalën e përzgjedhur aty ku lypset, si një arkitekte e zonja e me përvojë.
Duke përdorur një figuracion tërheqës e të këndshëm sa sugjestiv aq dhe befasues apo spontan, Kozeta e josh lexuesin dhe krahas edukimit dhe pasurimit mendor e shpirtëror e argëton gjithkënd që shfleton botimet prestigjioze të saj. Librat që m’i la në tryezë gjatë vizitës që mundëesoi tok me bashkëshortin Qemal Zylo, janë të botuara në entin botues “ALBIN” në Tiranë, ku punon me kujdes, dashamirësi e përkushtim, shoku im i klasës në pedagogjike, miku im i hershëm e bashkëkrahinasi,Spiro Dede.
Spiroja shpreh fjalët më të mira për këtë krijuese impulsive në lirikat e shumta, për motivet e shumta që përcjell edhe përmes ligjërimit poetik edhe përmes refleksioneve dhe esseve, ku spikat më së miri profesionalizmi i Kozetës në rrafshin letrar dhe veçanërisht si një arritje e re e kritikës bashkëkohore në letërsi.
Pjesëmarrja e hovshme e Kozetës në forumet e faqet e internetit, rrëfejnë më së dukshmi angazhimin e ndërgjegjshëm e dinjitoz të saj, për të folur me zë të plotë e të lartë shumçka ia përmban shpirti shumëdimensional…Kozeta di ta përmbushë mirë një ndër porositë e urtisë poullore: “Gjuha ruhet atje ku shkruhet.”apo thënien e të madhit GJ. Fishta:
“Gjuha shqipe ka aq pasuri fjalësh e është e ardhshme e plot gjallëri e jetë, sa mund të përkthehen në të klasikët e çdo kombi, e të çdo kohe.”
Na u desh të përdornim nëpërmes këtij shkrimi edhe ndonjë aforizëm prej figurash të shquara botërore e kombëtare, me synimin e mirë, për ta përfocuar edhë më, siç e meriton, përkushtimin e vendosmërinë e autores dhe gazetares Kozeta Zylo në dobi të rrënjosjes nëpër brezat shqipfolës, kudo që gjenden, i gjuhës letrare, shqipe; kësaj gjuhe që ka në rrjedhën e përlindjes e të mosasimilimit një numër jo të vogël martirësh…
Është pikërisht dhe respekti ndaj këtij martirizimi për gjuhën së toku me kombin, që e nxisin autoren shqiptare të diasporës t’i mbajë kaq të grasatuara “kavot” lidhësore midis rrënjëve dhe degëve të shqiptarizmit përmes të folurës e të shkruarës besnikërisht mbi arritjet e deritanishme të gjuhës letrare me tendencën e pritshme që rreket të materializohet në sferën e njësimit gradual të dialekteve.
Siç është e ëmbël dhe vetë në ligjërim e në shprehjen e syve e të fytyrës, Kozeta vizionare kërkon të ëmbëlsojë dhe vetë mjaft nga fjalët e fondit të fjalorit, qoftë dhe me një prapashtesë të vetme si: folezë, hënëza,
Dhe nuk janë vetëm fjalët e përdorura mëvetësisht që së toku, të lidhura e ngjizura mjeshtërisht me njëra- tjetrën u japin nur e lezet poezive, sidomos lirikave të shumta, por edhe strukturimi i vargjeve brenda strofës ta japin përnjëherë ndjesinë e së bukurës në art, domethënë limimit e lëmimit të të shkruarit bukurisht:
Po prapë e kundërshtoj vargun,
Se sipas të madhit Sheksipr,
Të falësh është diçka hyjnore,
Por të harrosh, është e vështirë.
Me këtë strofë kuptimplotë përfundon poezinë e vet “Mburraveci”,me doza të dukshme satire; porse unë e mora si shembull nga një tjetër këndvështrim: i është dashur poetes që, për t’u rrënjosur sa me çimentueshëm një urtësi biblike në kujtesën e çdo lexuesi, ndërton një strofë të tillë me një harmoni të përsosur ligjërimi gjuhësisht…
Në vazhdë të fjalëformive të shumta të sojit: hua - huazoj; dritë – dritëzoj, Kozeta na sjell metaforën e këndshme shpirt – shpirtëzoj e të tjera të tilla që nuk të krijojnë pandehmën e sajesave të sforcuara e si qëllim më vete, siç ngjet rëndom. Përkundër këto i shërbejnë më së miri fondit aktiv të ligjërimit shqip.
Më duhet të shtoj:
Zonja K. Zylo ka rreth një duzinë vitesh që është larguar nga mjedisi shqipfolës i vendlindjes, doemos edhe nga përditësimi i të së shkruarës e së folmes në atdhe. Nuk bëhet fjalë për shkëputje absolute, mbasi dihet që interneti e të tjera mundësi i zvogëlojnë goxha mangësitë që mund të shfaqen për shkak të largesës gjeografike e me kohëgjatësi…
Kësisoj nuk ndodh dukshëm te kjo intelektuale ajo dukuri qe pikaset shpesh te shumë e shumë poetë e shkrimtarë të ndryshëm e sidomos asish me arsim të cunguar, që shfaqen ne faqe interneti e sidomos në facebook me shumicë shkarjesh nga gjuha letrare e nga drejtshkrimi…
Këtë dukuri nuk e vërejmë te Kozeta, teksa po themi që kjo autore zonjë duket sa ka marrë përsipër avokatin e gjuhës shqipe aty ku banon e kryen veprimtarinë e vet fisnike.
Megjithatë edhe te Kozeta ndihet deri diku në trajtë lapsusi apo harrese ndikimi i distancimit të përkohshëm apo mos shfletimit të fjalorit drejtshkrimor, sa herë i lypset një shkrimtari, një dijedhënësi, një gazetari.
Prej kësi shkëputjesh qoftë dhe të përkohëshme, dashur pa dashur bie në grackën e ndonjë gabimi edhe një shqipfolëse si autrorja në fjalë.
Duke shfletuar, lexuar e studiuar në librat Kozetës, ndërmendoja nëse do mundja të gjeja apo jo ndonjë lapsus a gabim të çfarëdoshëm.
Te botimi i vitit 2006 “Pranverë pa mimoza”më ra shpejt në sy madje qysh ne faqet e para një ruajtje e së folmes mezhgoranase,tepelenase dhe tiranase në keqpërdorimin e pronorëve. Kështu, krahas fjalëve të formësuara bukur te poezia “MËRMËRITJE” apo “plogështon” dhe “të përbaltura” te poezia “Në acarin e shkurtit”, do të hasim tepër rrallë ndonjë fjalë të bartur e të ndërfutur në vargun poetik, mundet qysh në vitin 1997, si te poezia “Dhimbje burri”, në vargun e fundit të së cilës poetesha në vend të fjalës “madje”, që po zë vend ngadalshëm e gradualisht në përdorimin e përditshëm intelektual, ka lënë fjalën “biles”, tashmë e mbetur si një fjalë në venitje.
Ky fakt disi i veçuar dhe pothuajse i vetmuar përbrenda mijera vargjeve e rreshtave të autores do të jetë hequr tashmë nga fondi aktiv i fjalëpërdorimit të përditshëm, me gojë ose me shkrim, por merakun e kam se mjaft shkrimtarë dhe në përgjithësi intelektualë të çfarëdo rrafshi veprimtarie po mbushin ekranet televizive, faqe gazetash e revistash me dhjetra keqpërdorime fonemash, shprehjesh, të kryerën e thjeshtë të disa foljeve e sidomos pronorin e duhur sipas lakimit…
Vetëm në një varg në të gjitha volumet që kam shfletuar prej botimeve të Kozetës e kam hasur një pronor të tillë jo sipas përkatësisë së rasës e pikërisht te poezia “Feim bej Mezhgoranit” te strofa e parë, vargu i dytë:
“Në valëvitjen e tij ndrin firma tënde.”
E kupton shumëkush nga lexuesit që për natyrën e të shprehurit të zonjës Kozeta bëhet fjalë për një rast mjaft të izoluar, mbasi po këtë pronor autorja në raste të tjera e vendos ashtu siç e kërkojnë rregullat e morfologjisë:
Ndodh që autorë sqimëtarë në drejtshkrim të bien edhe viktimë e atyre teknicienëve që hedhin në kompjuter dorëshkrimin.
E theksoj këtë dukuri jo të këndshme për botën shkrimore nga pervoja ime e botimeve: Njërin nga librat, edhe pse e korrektova imtësisht, pasi e nisa te kompjuterizuesi, (para se këtë proces ta kryeja vetë), e hodhi materialen, edhe pse e shihte me sy te korrektuar, ashtu siç e kish ai ne koke, pra me mori gabimesh. Ishte një pësim që m’u bë mësim: në moshë pragpleqërie iu sula mësimit të kompjuterit me ngulm, për ta pasur nën përkujdesjen time çdo dorëshkrim.
E megjithatë ndodh që syri të mësohet me defektet e ndryshme në ekran e nuk arrin të kapë ndonjë shkronjë apo shenjë pikësimi. Them se duhet konsideruar gabim e mungesë kujdesi ose dijeje për autorët kur i njëjti defekt përsëritet disa herë brenda të njëjtit vëllim; përkundër duhet të merret si “shkarje gishtash” në tastierë, kur shfaqet fare rrallë…
Edhe mund të mos e kisha përmendur fare këtë rast të izoluar përmidis qindra faqeve me pastërti e pasuri shëmbullore të përdorimit të gjuhës shqipe prej Kozeta Zylos, e cila meriton jo vetëm falënderimet e mia si lexues i zellshëm i krijimeve të saj, por meriton dhe urimet mbarëshqiptare për energjitë e pashtershme të hedhura në dobi të gjithë objektivave që i ka parashtruar intelektit produktiv në vijimësi…
Është vendi të perifrazoj Volterin:
“Duke lexuar autorët që shkruajnë mirë,
mësohesh të flasësh mirë.”
Gjirokastër, janar-shkurt 2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Poezia e Kozeta Zylos nderim për shpirtrat njerëzorë
» Albert Zholi:Promovohen ne Tirane dy libra te Kozeta Zylos
» Jorgo Telo:TRAZIM
» Jorgo Telo:STËRKËMBTHE
» Jorgo Telo:PSE, O GUSHT?
» Albert Zholi:Promovohen ne Tirane dy libra te Kozeta Zylos
» Jorgo Telo:TRAZIM
» Jorgo Telo:STËRKËMBTHE
» Jorgo Telo:PSE, O GUSHT?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi