McGuffie: Raportimi i mediave i pasaktë
McGuffie: Raportimi i mediave i pasaktë
McGuffie: Raportimi i mediave i pasaktë
Zyra e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar nëpërmjet një deklarate për media ka mohuar të ketë bërë presion në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës lidhur me rastin e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se KMDLNJ është keqinformuar nga raportimi i pasaktë i mediave.
Në deklaratën e lëshuar në emër të zëdhënësit të ICO-së, Andy McGuffie thuhet se me interes është lexuar deklarata e KMDLNJ-së për shtyp të ditës së djeshme në lidhje me komentet e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar sa i përket kërkesës që do të bëhet që Gjykata Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e votimit të presidentit dhe të Qeverisë së Kosovës.
Ai pretendon se fjalët që KMDLNJ, përkatësisht mediat vendore e rajonale ia atribuojnë ICO-së nuk janë të sakta, ndërsa jep prononcimin e plotë dhe të vetëm në një konferencë shtypi të dhënë nga Piter Feith më 28 shkurt.
“Pyetja ka qenë; Z. Feith a konsideroni se ka pasur parregullsi në zgjedhjen e Presidentit të Kosovës? ICR: Jo. Mirëpo nëse do të ketë ndonjë ankesë pranë Gjykatës Kushtetuese, atëherë varet nga Gjykata Kushtetuese që të marrë një qëndrim në lidhje me këtë”, sqaron Andy McGuffie.
Madje, ai shton se i vjen keq që KMDLNJ është keqinformuar nga raportimi i pasaktë i mediave.
Megjithatë, McGuffie duke iu adresuar KMDLNJ-së shprehet i sigurt se edhe ky institucion pajtohet që me këtë koment ICR-ja, derisa shpreh një pikëpamje aty për aty, ka po ashtu kujdes të nënvizojë rëndësinë e respektimit të plotë të vendimit eventual të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
“Sa i përket kësaj të fundit, duket se organizatat tona përkatëse ndajnë të njëjtin qëndrim”, thotë në deklaratën e tij Andy McGuffie.
Ndryshe dje, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka shprehur shqetësimin mbi tendencën për të bërë presion mbi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, në kohën kur kërkohet pavarësia e gjyqësorit.
Një tendencë e tillë, sipas këtij këshilli, posaçërisht vërehet në prononcimet publike të zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë në Kosovë, përkatësisht të z. Piter Feith, i cili në një deklarim për media thotë se: ‘Konsideroj se nuk ka pasur shkelje të Kushtetutës së Kosovës gjatë zgjedhjes së Presidentit...’apo ‘jo absolutisht nuk është shkelur Kushtetuta”.
“Një deklaratë tillë bie ndesh me pozicionin e z. Feith si shef i zyrës së ICO dhe përfaqësues i BE për Kosovën”, është thënë në reagimin e KMDLNJ-së.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Analiza e gjakut e pasaktë në diagnostikimin e tuberkulozit
» Partia komuniste e mediave
» Lajme nga Kuvendi i Kosovës
» Enver Bytyçi:Çoroditja e mediave
» Përkrahësit e ISIS mesazh kërcënues në redaksitë e mediave shqiptare
» Partia komuniste e mediave
» Lajme nga Kuvendi i Kosovës
» Enver Bytyçi:Çoroditja e mediave
» Përkrahësit e ISIS mesazh kërcënues në redaksitë e mediave shqiptare
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi