Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpresa Besa:BOTE E EGER....

Shko poshtë

Shpresa Besa:BOTE E EGER.... Empty Shpresa Besa:BOTE E EGER....

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 03, 2011 10:26 pm



Shpresa Besa:BOTE E EGER.... 174506_100000745564260_4966093_n

Shpresa Besa:BOTE E EGER....

Me trastën e vjetër, mbushur me helm
rrugëton udhët e humneres pa fund
jetë e trazuar, pelin e vrerë
mosfrenim dëshire, prehje s'gjen askund.

Egërsisht i marrosur nga gjendje e trishtë
lodhur nga dhembjet...pa shpresë
i keputur në shpirt, nga kjo botë e pistë
mbushur nga pezmi, me deshirë do vdesë.

Përcellim ndjenash, zjarri buron nga zemra
djegëje e përvëlim...thellë mbrendësisë, trazim
nuk ndjen te ftoftit, shkrumuar nga lojëra te egra
edhe pse dimër,n'të ftohtë acarim.

Dëshprim, pikllim lotët e rrjedhura, valë
kjo është realja për të mjerët...sotë,
si do bëhet, si kalohet mënxyra Valle?
si të jetohet? aspak s'ka vlerë.... e egër kjo botë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi