Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ardi Omeri:Mes Dallgës dhe Vetes...

Shko poshtë

Ardi Omeri:Mes Dallgës dhe Vetes... Empty Ardi Omeri:Mes Dallgës dhe Vetes...

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 04, 2011 4:38 am

Ardi Omeri:Mes Dallgës dhe Vetes... 184984_192274417471714_100000674724378_523344_5536843_n

Ardi Omeri:Mes Dallgës dhe Vetes... 186646_100000674724378_2764784_n
Ardi Omeri:Mes Dallgës dhe Vetes...

Unë...!
Mbeta aty, mbi trupin tënd, shtangur...
Si një dallgë deti e mrekulluar nga bregu i hijshëm...!
Mbeta aty, copëtuar në mijëra grimca tundimi...
Si ajo dallgë e detit ndaluar...
Në më të bukurin çast zbarkimi...!

Dallga...!
Shkumëzuar rri lart,
Të vështron me ëndje
Preferon tëndin
Bregun e bukur, të hijshëm...
Nuk zbret në shtratin e saj
Në detin magji plotë...
Kërkon të rri me ty
Të kthehet në ujë të pijshëm...!

Unë dhe ajo, Dallga...!
Si në një ëndërr të rinisë së harruar...
Rifutem aty, mes dallgës dhe vetes...
Bota para syve merr të tatëpjetën...
Unë, ajo, dallga, në një det të paqetë...
Asgjësojmë vetëm vetëvehten...!

Çmenden erërat e fryjnë me tërbim
Ngrenë kohërat në katrahura matëse
Koha, kjo e pamasë njësi mizore
S’rreh në sinkroni me zemrën njerëzore...!

©Ardi OMERI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi