Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse Qeveria e Shqipërisë po e injoron 100-vjetorin e kryengritjes së Malësisë së Madhe?

Shko poshtë

Pse Qeveria e Shqipërisë po e injoron 100-vjetorin e kryengritjes së Malësisë së Madhe? Empty Pse Qeveria e Shqipërisë po e injoron 100-vjetorin e kryengritjes së Malësisë së Madhe?

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 05, 2011 10:17 pm


Pse Qeveria e Shqipërisë po e injoron 100-vjetorin e kryengritjes së Malësisë së Madhe?

Nga Gjekё Gjonlekaj / Nju Jork
Opinion nga diaspora
Pse Qeveria e Shqipërisë po e injoron 100-vjetorin e kryengritjes së Malësisë së Madhe? +Ded_Gjo_Luli_5


Tё gjitha kombet e qytetëruara i nderojnё pёrvjetorёt e kryengritjeve pёr liri dhe pavarёsi. Bile pёrvjetorёt jubilarё i nderojnё edhe mё shumё. Kёtё muaj pikёrisht me 24 Mars ёshtё 100-vjetori i fillimit tё Kryengritjes sё Malёsisё sё Madhe. Kjo ёshtё njё datё e shёnuar nё historinё e popullit shqiptar. Shqipёria ishte bastioni i fundit otoman nё Ballkan. S’ka dyshim se pёr rёnien e kёsaj Perandorie kontribuan shumё shtetet e mёdha evropiane. Nё atё kohё tё gjitha vendet ballkanike pёrveç Shqipёrisё kishin fituar pavarёsinё. Fuqitё perёndimore kёrkonin mundёsinё e fillimit tё njё lufte pёr pavarёsinё e Shqipёrisё. Diplomatёt dhe politikanёt e huaj kёrkonin krahinёn rajonet shqiptare mё anti-osmane. Natyrisht se Malёsia e Madhe i plotёsonte kushtet mё mirё se asnjё krahinё tjetёr e Shqipёrisё. Malёsia e Madhe ishte e lidhur ngushtё me Shkodrёn dhe intelektualёt e saj. Ky qytet iliro-shqiptar kishte traditё tё madhe kulturore dhe revolucionare. Nё Shkodёr dhe nё malёsitё e saj ishin pjekur kushtet pёr kryengritje. Prijёsit malёsorё tё Kryengritjes kishin lidhje me intelektualёt e Shkodrёs dhe qyteteve tё tjera shqiptare deri nё Vlorё, Korçё e Gjirokastёr. Ata kishin bashkёpunuar ngushtё edhe me prijёsit e kryengritjeve tё Kosovёs. Kryengritja e Malёsisё sё Madhe pёr pavarёsi kishte karakter gjithkombёtar. Nuk ishte luftё krahinore. Bile Memorandumi i Grecёs ёshtё dokumenti mё i fuqishёm pёr karakterin gjithkombёtar tё kёsaj Kryengritjeje.

Prijësi i Malësisë së Madhe Dedë Gjo Luli

Pёr prijёsin e Kryengritjes sё Malёsisё sё Madhe Dedё Gjo’Lulin kisha dёgjuar shumё nё vendlindjen time. Atje flitej mё shumё pёr Dedё Gjo’Lulin se pёr asnjё prijёs tjetёr shqiptar. Rapsodёt, gjamtarёt dhe trimat e shquar tё Mbishkodrёs kёndonin,gjёmonin dhe flisnin me zё tё lartё pёr kryetrimin e Shqipёrisё Dedё Gjo’Lulin. Nё Jugosllavi ishte i ndaluar emri i Dedё Gjo’Lulit,por populli nuk çante kokёn pёr cenzurёn. Edhe nё Kosovё kёndonin me dashuri e respekt pёr trimin tonё legjendar. Dy bijat e Dedё Gjo’Lulit-Meria dhe Narja—kanё qenё tё martuara nё vendlindjen time. Ato kanё qenё tё martuara nё dy prej familjeve mё fisnike tё vendlindjes sime. Meria ishte e martuar nё shtёpinё bujare tё Mirash Gjokёs,ndёrsa Narja ishte e martuar pёr Gala Smajlin shumё i pёrmendur pёr trimёri dhe urti.Meri Dedёn e kisha afёr me shtёpi. Ajo fliste gjithmonё pёr babain e saj Dedё Gjo’Lulin dhe vёllazёrit Gjergjin e Kolёn. Meri Dedja ishte njё plakё shumё e qetё. E kam dёgjuar shumё herё duke vajtuar babain e saj Dedё Gjo’Lulin dhe vёllazёrit e saj. Ndёrsa motra e saj Nare Dedja ishte gojtare dhe vajtore e pёrmendur. Mirash Gjoka dhe Gala Smajli kanё qenё miqtё mё besnikё tё Dedё Gjo’Lulit dhe atje nё shtёpinё e tyre u strehua me bashkёluftёtarёt e tij. Nё Triesh gjeti mbёshtetje tё madhe. Nё shkollat tona shqipe nё Mal tё Zi, emri i Dedё Gjo’Lulit ishte i ndaluar. Pёr jetёn dhe veprimtarinё e tij dёgjonim vetёm Radio-Tiranёn. Ky radiostacion i fuqishёm shqiptar transmetonte kёngё shumё tё bukura dhe melodike pёr heroin tonё kombёtar. Disa tё moshuar recitonin kёngёn “Dedё Gjo’Luli” tё Gjergj Fishtёs botuar nё “Lahutёn e Malёsisё”.

Nё janar tё vitit 1970 u vendosa nё Itali nё rrugё e sipёr pёr Shtetet e Bashkuara. Nё Romё gjeta njё plejadё intelektualёsh shqiptarё qё ishin larguar nga Shqipёria pas Luftёs sё Dytё Botёrore. Nё takimet shqiptare nё Romё, Lin Delia kёndonte pёr Dedё Gjo’Lulin. Ernest Koliqi shkruante e fliste me respekt tё madh,bile shkrimet e tij pёr Dedё Gjo’Lulin janё botuar nё revistёn “Shejzat”. Kёshtu vepronin Karl Gurakuqi e Martin Camaj. Pas disa muajsh imigruam nё Shtetet e Bashkuara. Kёtu gjetёm Koloninё Shqiptare tё Amerikёs tё Nolit dhe Konicёs.Shumica e mёrgimtarёve shqiptarё tё pas Luftёs sё Dytё Botёrore ishin vendosur nё Amerikё. Midis tyre kishte intelektualё,profesionistё dhe patriotё tё shquar qё kishin bёrё shumё pёr Shqipёrinё. Nё takimet e ndryshme kombёtare ata flisnin me respekt pёr trimat shqiptarё tё Shqipёrisё dhe tё Kosovёs. Para Luftёs sё Dytё Botёrore kishin mёsuar historinё e vёrtetё tё Shqipёrisё. Ishin objektiv. Nuk e di pse por shqiptarёt e Jugut i nderonin mё shumё Dedё Gjo’Lulin dhe Isa Boletinin. Ata ishin mё objektiv se shqiptarёt e Veriut. Flisnin e kёndonin me pasion pёr Dedё Gjo’Lulin. Kam takuar dhjetra tё tillё. Ata zgjuan edhe mё shumё kurajon time pёr Dedё Gjo’Lulin dhe Kryengritjen e Malёsisё.Ata nuk ishin fisnor. Shumica nga ata kishin mbaruar studimet universitare nё Evropё dhe nё Amerikё. Kishin lexuar shkrimet e intelektualёve tё Bostonit pёr Kryengritjen e Malёsisё sё Madhe. Kolonia Shqiptare e Amerikёs kishte dhёnё mbёshtetje tё madhe morale dhe materiale pёr Kryengritjen e Malёsisё. Fan Noli dhe shumё patriotё e publiçistё tё tjerё tё Bostonit u angazhuan fuqishёm nё mbёshtje tё kёsaj lufte pёr liri. Ata e bёnё tё njohur kёtё luftё nё Amerikё. Fan Noli nё shkrimet dhe fjalimet e tij e krahasonte Kryengritjen e Malёsisё pёr pavarёsinё e Shqipёrisё me Luftёn e George Washington-it pёr pavarёsinё e Amerikёs. Nё malёsorёt shqiptarё tё Malёsisё sё Madhe gjetёm terrenin e pёrgatitur pёr tё nderuar Kryetrimin tonё shqiptar Dedё Gjo’Lulin. Malёsorёt shqiptarё tё Amerikёs pёr 40 vjet me radhё e pёrkutojnё 24 Marsin e vitit 1911. Qysh atёherё e sot janё ftuar personalitete tё shquara nga tokat shqiptare pёr fjalime e ligjёrata. Nё Amerikё janё themeluar fondacione e shoqata me emrin e kryetrimit tё Malёsisё dhe gjithё Shqipёrisё. Kёtu nё Shtetet E Bashkuara kёndojnё pёr kёtё periudhё historike njёsoj siç kёndonin arbёreshёt e Italisё pёr Skёnderbeun dhe Morenё e tyre tё dashur. Kryengritja e Malёsisё sё Madhe filloi me 24 Mars tё vitit 1911. Njё ditё mё vonё domethёnё 25 Mars tё vitit 1911 nё Qepurr tё Hotit u vranё 9 hoten nga ushtria turke.U plagosёn rёndё disa tё tjerё. Nё atё betejё u vra prijёsi legjendar Kolё Marash Vata. Atё ditё u vranё djemtё dhe burrat mё nё zё tё Hotit. Rёnia e tyre e tmerroi Malёsinё e Madhe dhe gjithё Shqipёrinё. Pёr Dedё Gjo’Lulin dhe trimat e Malёsisё sё Madhe ka shkruar shtypi mё serioz i botёs. Kjo luftё i vuri nё lёvizje kancelaritё evropiane. U aktivizuan tё gjitha kolonitё shqiptare nё botё. Nё kёtё Luftё u hartua dhe nёnshkrua Memorandumi i Grecёs,qё padyshim ёshtё dokumenti mё i rёndёsishёm pёr çёshtjen shqiptare para Deklaratёs pёr Shpalljen sё Pavarёsisё sё Shqipёrisё nё Vlorё. Kryengritja e Malёsisё sё Madhe ishte gjithёshqiptare, ishte evropiane dhe amerikane, ashtu siç ishte Kryengritja e Kosovёs e vitit 1998. Kёto dy kryengritje sollёn pavarёsinё e Shqipёrisё dhe pavarёsinё e Kosovёs.

Nuk e kuptojmё politikёn shqiptare pse nuk e nderon kёtё datё historike. Pas rёnies sё diktaturёs ёshtё bёrё edhe mё pak pёr nderin dhe lavdinё e Kryengritjes sё Malёsisё sё Madhe. Pёr mё shumё se 20 vjet nuk kam dёgjuar njё udhёheqёs tё lartё shqiptar qё tё pёrmend emrin e Dedё Gjo’Lulit nё asnjё ceremoni tё pavarёsisё kombёtare. Asnjё president,asnjё kryeministёr dhe asnjё politikan tjetёr nuk i ka thёnё dy fjalё pёr trimin tonё legjendar. Nuk ekziston asnjё portret i Dedё Gjo’Lulit nё zyrat me rёndёsi tё Shqipёrisё. Asnjё monument dhe asnjё shesh ose bulevard.

Këtë datë historike e harroi edhe Josefina Topalli?

Vitin e kaluar Kryeministri i Shqipёrisё Sali Berisha paralajmёroi zyrtarisht parapёrgatitjet pёr 100-vjetorin e Pavarёsisё sё Shqipёrisё, por nuk e tha asnjё fjalё pёr 100-vjetorin e Kryengritjes sё Malёsisё sё Madhe. Bile edhe kryetarja shkodrane e Parlamentit tё Shqipёrisё Josefina Topalli po e injoron kёtё periudhё tё lavdishme historike. Si bijё e kёtij qyteti historik tё njё familjeje tё pёrmendur Ajo duhej tё bёnte diçka pёr kёtё çёshtje. Intelektualёt patriotё tё Shkodrёs qё janё nderi i Shqipёrisё bashkёpunuan sinqerisht me Dedё Gjo’Lulin dhe trimat e tjerё shqiptarё. Pёr Kryetrimin e Malёsisё sё Madhe kanё shkruar poetёt dhe shkrimtarёt mё tё njohur shqiptarё duke filluar nga Gjergj Fishta, Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja. Pasardhёsit e Dedё Gjo’Lulit nё Amerikё kanё bёrё shumё pёr demokratizimin e Shqipёrisё dhe pavarёsinё e Kosovёs.Njё dyzinё malsorёsh shqiptarё tё Amerikёs shkuan nё luftё pёr lirinё e Kosovёs. Tё gjithё politikanёt, intelektualёt dhe klerikёt e Shqipёrisё dhe tё Kosovёs e mё gjerё u pritёn me nderime nё mjediset e malёsorёve nё Amerikё. Bёhet pyetje, pse politika nё pushtet e qiti nё harresё kёtё periudhё historike? Nё ceremoninё e rivarrimit tё eshtrave tё Dom Nikollё Kaçorrit Sali Berisha tha se Shqipёrinё e çliruan luftёtarёt e Kosovёs nё krye me Isa Boletinin dhe Hasan Prishtinёn. Kontributi i tyre pёr çlirimin e Shqipёrisё nuk diskutohet, por bёhet pyejte pse injorohet Kryengritja e Malёsisё sё Madhe nё krye me Dedё Gjo’Lulin?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi