Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Nju York u përkujtua 98-vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe

Shko poshtë

Në Nju York u përkujtua 98-vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe Empty Në Nju York u përkujtua 98-vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 11, 2009 11:00 pm

Në Nju York u përkujtua 98-vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe

Beqir Sina, BOTA SOT
Kryengritje që pati ndikim mobilizues në pjesët e tjera të Shqipërisë
Në Nju York u përkujtua 98-vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe Sh_b

Në Nju York u përkujtua 98-vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe 00%20Foto%204%20Shba
Grupi folklorik i Shoqërisë Kulturo-Artistike "Kelmendi", me këngë, valle e rapsodi me argëtoi të pranishmit


Në Nju Jork, shoqata “Dedë Gjo' Luli” një organizatë jopërfitues, që përkrah dhe promovon kulturën e lashtë shqiptare nga gadishulli ballkanik e që fuqimisht përkrah dhe promovon gjuhën dhe traditën e të parëve tanë, të cilët, kanë jetuar në trojet etnike shqiptare si dhe të gjithë shqiptarëve që sot jetojnë në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni dhe mbarë botën, organizoi mbrëmjen kushtuar 98-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe.
Kjo shoqatë, e cila po përpiqet të punojë në zhvillimin dhe promovimin e diturisë kulturore për shqiptarët e emigruar në SHBA, poashtu synon të frymëzojë gjeneratat e reja që të kujtojnë dhe të kultivojnë traditat dhe kulturën natyrore shqiptare. Ne, thonë ata, duam të bëjmë trashëgim burrërinë, besnikërinë, dhe të gjitha virtytet njerëzore në komunitetin shqiptar, ashtuqë të jemi shembull për të gjithë ata që nuk besojnë se ne mund të jemi udhëheqës apo arritës të shekullit XXI..."
MT/ Kosovës i urohet ditëlindja e parë dhe Shqipërisë anëtarësimi në NATO
Në aktivitetin e mbrëmshëm, të gjithë të pranishmit nënvizuan rëndësinë e kësaj ngjarjeje, pasi sipas tyre ajo ishte një lëvizje patriotike me synime të qarta për shpalljen e pavarësisë. E njohur si Kryengritja e Malësisë së Madhe me në krye prijësin e tyre, Dedë Gjo Lulin, udhëheqësin e shquar të Malësisë së Mbishkodrës në luftën për çlirimin kombëtar, dhe për ruajtjen e tërësisë territoriale të atdheut, kjo kryengritje, mblodhi rreth vetës të gjithë ata trima luftëtarë nga Malësia e Madhe, Mirdita dhe gjithë trevat e Veriut, duke u bë së toku me shqiptarët nga veriu në jug ta shpallin pavarësinë e vërtetë me 28 nëntor 1912 në Vlorë.
Shoqata “Dedë Gjo' Luli” udhëhoqi këtë aktivitet, së bashku me qindra malësorët e emigruar nga këto anë në SHBA-ve, të cilët, e kanë bërë përkujtimin e Kryengritjes së Malësisë së Madhe të viti 1911, një aktivitet i përvitshëm. Mbrëmja festive kushtuar kushtuar shëminit të 98-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, u mbajt më 4 prill 2009, në lokalin e njohur Maestros në Bronx - Nju Jork. Duke marrë pjesë në mbrëmjen kushtuar shëminit të 98-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, një rëndësi e madhe iu dha edhe dy ngjarjeve me një rëndësi të veçantë historike, ngjarje këto ditë që i përjetuan kudo shqiptarët: 1- vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe 4 prillin 2009, ditën kur Republika e Shqipërisë, zyrtarisht u pranua në NATO - Aleancën Verio-Atlantike.
Mbrëmjen festive kushtuar shëminit të 98-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, e udhëhoqën Elizabeta Junçaj dhe Sander Sinishtaj. Udhëheqësit e këtij tubimi ftuan në fillim të saj qindra të pranishimit, që të ngriheshin në këmbë, të nderonin ekzekutimin e himnit kombëtar amerikan dhe atë shqiptar. Ndërsa, në shenjë kujtimi, përshëndetje dhe respekti, u kalua me heshtje për të kujtuar të gjithë ata që u flijuan për kombin shqiptar.
Duke hapur këtë aktivitet, S. Sinishtaj, kryetari i shoqatës “Dedë Gjo' Luli”, tha në shënimin e 98-vjetorit të Kryengritjes së Malesisë së Madhe, fati deshi që të kremtojmë edhe një ditëlindje kombëtare, pikërisht sot, me 4 prill 2009, Republika e Shqipërisë zyrtarisht u pranua në NATO - Aleancën Verio-Atlantike.
Sinishta, ka kujtuar me këtë rast, se Kosova dhe populli ynë atje i përballuan më se 100 vjet robëri e sundimi barbar, derisa sa shpallën pavarësimin e Kosovës. Republika e Shqipërisë, priti më se 60 vjet që të anëtarësohet në NATO. Kështuqë, duke përfituar nga ky rast dëshirojmë t'i urojmë Kosovës ditëlindjen e saj të parë dhe Shqipërisë anëtarësimin në NATO. Me këtë, shpresojmë se kombi ynë do të vazhdojë me kremtime të datëlindjeve tjera, duke filluar nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe më pas edhe BE, e deri tek përurimi i komunës së plotë të Tuzit, dhe lirimit të vëllezërve tanë malësorë, të cilët edhepse të pafajshëm, vazhdojnë të vuajnë në burgun e Podgoricës.
Në vazhdim don Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodres", sipas traditës e bekoi darkën, duke thënë se jemi mbledhur të kremtojmë këtë datë e cila na tregon se cilat janë liria dhe përparimi i njerëzve. Veprat e mira dhe sjelljet e tona të shkëlqyeshme, dhe qëndresa jonë ndaj armiqëve tanë, në shekuj tregon besimin tonë të thellë në Zot dhe vlerësimin e unisimit me njëri-tjetrin. Si shpërblim të kësaj qëndrese Zoti i ka dërguar këta njerëz të mëdhenjë për të na zgjuar prej "gjumit" që të fitojmë, lirinë, pavarësinë dhe përparimin tonë, se të bashkuar të një mendje e një qëllimi sikurse është edhe himni ynë kombëtar, kemi fituar lirinë e pavarësinë e Kosovës, dhe hyrjen e Shqipërisë në NATO.
Në vijim tubimi vazhdoi me folësin e rastit dhe mysafirin special të mbrëmjes, Gjon Lulgjuraj, kryetar i Levizjes "Atdheu na bashkon" nga Florida. Ai tha se kryengritja e Malcisë, vazhdoi të ushtrojë influencën mobilizuese në pjesët e tjera të Shqipërisë. Kjo ishte një Kryengritje që çuditi edhe Fuqitë e Mëdha. Historianët, ditë më shumë, e vlersojnë këtë kryengritje si ndër grushtet kryesore kundër perenadorisë osmane dhe si hapi kyç në zemërimin e gjithëshqiptar, për liri dhe pavarësi që përfundimisht u realizua më 28 nëntor të viti 1912, në Vlorë kur Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi duke deklaruar pavarësinë e shtetit shqiptar.
MT/ Kryengritja e Malësisë së Madhe shënoi fillimin e krijimit të shtetit shqiptar
Ndonëse, ëndërra e Dedë Gjon Lulit dhe e trimave të Malcisë nuk u realizua plotësisht, sepse e drejta do të ishte që këto troje, që dhanë një kontribut qa të madh për shekuj, plot djersë e gjak, për atdhe, të ngeleshin pjesë e pandarë e tokave dhe popullit shqiptar. Fatkeqësisht, një pjesë e tyre, me padrejtësi u shkëputen nga shpirti i tyre.
Përfaqësuesi i shtetit shqiptar, diplomati në Misionin e Republikës së Shqipërisë në OKB, Andi Xhoi, tha se Kryengritja e Malësisë së Madhe, shënoi fillimin e krijimit të shtetit shqiptar. Kjo, kryengritje, e cila u pasua me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912, çeli rrugë të reja për brezat e ardhshëm. Si e tillë, ajo ka rëndësi, jo vetëm për kohën kur ndodhi e për kthesën historike që shënoi, por edhe për vlerat pozitive që la pas.
Dr. Albert Jerasi, konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në New York që mori fjalën në këtë përkujtimore, tha se aa nderin dhe kenaqësinë që ndodhet këtu për të përkujtuar së bashku përvjetorin e Kryengritjes së Malësisë së Madhe të viti 1911, njërës prej lëvizjeve më të spikatuara çlirimtare të popullit tonë, veçanërisht, të popullsisë së Malësisë së Madhe, për të kundërshtuar pushtimin osman dhe për t'u çliruar prej tij.
Mbrëmja festive kushtuar shënimit të 98-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, mbajtur në lokalin e njohur Mastros në Bronx - Nju Jork vijoi me një program të bukur artistik, të përgatitur nga këngëtarët e instrumentistë folklorikë të Shoqërisë Kulturo-Artistike "Kelmendi", me këngë, valle e rapsodi me çifteli nga zona e Malësisë së Madhe. Atmosfera festive vazhdoi më këngë dhe argëtim nga këngëtarët e njohur Fran Vulaj, Liria dhe Liza Nikeprelaj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi