Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lis Bukuroca: Saliada

Shko poshtë

Lis Bukuroca: Saliada Empty Lis Bukuroca: Saliada

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 07, 2011 2:34 am


Lis Bukuroca: Saliada U1_LisBukuroca
Saliada
Nga Lis Bukuroca
Saliadë domethënë olimpiadë tragjikomike, politike, që zgjatë me dekada, në të cilën populli është spektator i hutuar, i molisur dhe i plogësht. Kur Kaligulës i kishin munguar kafshët e buta për t’u hedhur bishave të egra në arenë, kishte urdhëruar t’ u hidhen kriminelët e dënuar. Dhe i kishin hedhur. Sali Berisha pikë së pari i vret njerëzit e pafajshëm dhe pastaj i dënon duke i gjykuar si banditë pa shqyrtim dhe vendim gjyqësor. Pra ai i shpall kriminel pas vdekjes. Kaligula i shpallte kriminel në bazë të ligjeve romake dhe vendimit gjyqësor. I joni i shpall vet. Pa vepër penale. Jo nga karrigia e gjyqtarit, por e kryeministrit.
Para 2055 vjetëve, saktësisht më 15 mars 44 para Krishtit, ushtrohet atentati kundër Julius Gaius Caesar. Pas luftës qytetare e pasoi atë Augustus. “Imperatori”, nga vjen edhe fjala shqipe perandor, përveç sundimit, pushtimit të tokave të reja, kishte për detyrë emërimin e guvernatorëve të provincave, organizmin e lojërave (në saliadë quhen koncerte dhe menjë herë pas vrasjeve organizohet argëtimi) dhe të shpallë ligje. Garda pretoriane ishte aty për të mbrojtur perandorin nga zemërimi dhe protestat e popullit. Dhe, çdo perandor romak e shpërblente apo paguante rregullisht, pa vonesë. Pas Augustit vjen Tiberius. Këtë e pason Kaligula: Gaius Caesar Augsutus Germanicus. Emrin Kaligula e mori nga një çizme, që bartnin ushtarët romak thotë Taciti.
Muajt e parë Kaligula ishte i mirë dhe shpërndau dhurata në popull dhe shpërbleu gardën pretoriane për kalimin e pushtetit në mënyrë të favorshme për të.
Si i ri kishte vuajtur nga epilepsia, gjashtë muaj pas ardhjes në fron, sëmuret nga një stërlodhje nervoze. Sipas Suetonit, ai nuk flinte më shumë se tri orë në ditë. Ishte adhurues i madh i vrapimeve me qerre kuajsh. (Në saliadë noti është sport i preferueshëm dhe ka për qëllim dërgimin e mesazheve për shëndetin e despotit dhe pezmatimin e tribunëve). Gjatë lojërave që organizonte perandori, populli kishte duartrokitur skuadrën që nuk e donte Kaligula dhe ai i dëshpëruar kishte bërtitur: “ Ah, sikur ta kishte populli i Romës vetëm një qafë!” Edhe Saliu do t’ ishte gëzuar sikur protestuesit të kishin pasur vetëm një trup!
Me sundimin e keq, gradualisht humbi të gjithë miqtë. Ishte shumë pervers dhe vuante nga çrregullime mendore dhe kjo për shkak të sëmundjeve të mëparshme. Kalin e trajtonte më mirë se senatorët, ushqimin ia shërbenin në enë të praruara dhe kishte dashur t’ i jap edhe titull senator. Si Saliu Çiljetën e bukur. Më 24 janar 41 pas Krishti vritet Kaligula. Të njëjtën ditë vritet edhe shoqja e tij Caesonia dhe vajza Drusilla. Më vonë, në vitin 193 pas Krishtit bëhet perandor Septimus Severus. Ky i jep bijve të vet këtë këshillë për të sunduar mirë: “ Jini të bashkuar me njëri tjetrin, jepni ushtarëve lekë dhe të gjithë të tjerët dënoni me përbuzje!” Saliu respekton dhe njeh pikërisht këtë udhëzim. Shpërbleu gardën dhe përbuzë të tjerët, edhe gratë e tyre. Madje i shau, si nuk ka sharë as Kaligula. Severus pati dy djem: njëri ishte Mark Aureli (Caracalla), tjetri Publius Septimius Geta. Ashu si i mësoi i ati të sillen me të tjerët, ashtu u sollën ata edhe në mes vete dhe në fund, Aureli urdhëroi apo vrau vëllanë e vet. Edhe i joni është në gjendje të vrasë vëllanë politik. Mbani mend: Nëse në Gjermani një kancelar do të kishte treguar urrejtje patologjike ndaj grave si Sali Berisha dhe t’ i kishte sharë si ai, do ta kishin rrëzuar gratë me protesta. Jo pse ato kanë më shumë forcë se burrat, por sepse kancelari nuk kishte pasur fytyrë të pretendojë mbetjen në pushtet.
Prapavështrim
Pas gjakderdhjes së vitit 1977, Saliu, në një vend normal, me një shtet ligjor, nuk do të kishte pasur shanse më në politikë: ai do të ishte akuzuar për vrasjen e më së paku të 2000 vetave, shkatërrimin e ekonomisë kombëtare, tradhti të lart ndaj atdheut dhe për rrënimin e shtetit. Kjo nuk ndodhi dhe ai pas gjakut dhe varrimit të 2000 vetave, doli i përforcuar si konti i Transilvanisë: Drakula. Tani edhe pas vrasjeve të fundit, ai del përsëri i përforcuar dhe organizon koncerte. Pra, sikur të kishim pasur gjyqësi të pavarur dhe demokraci të vërtetë, sot Saliu do ta shihte dritën nga grillat dhe askush nuk do të merrej me të. Mirëpo, ja ku e kemi, po sundon dhe ka nevojë për gjak dhe noton mirë. Pasi shantazhi ndaj prokurores ishte i pasuksesshëm, shantazhi ndaj gjykatës pati sukses dhe u liruan vrasësit. Ata janë liruar nga shteti, por nuk mund të lirohen kurrë nga ndërgjegjja e vet dhe nuk do t’ ia falin kurrë vetes se kanë vrarë katër shqiptarë të pafajshëm dhe se kanë lënë fëmijë bonjak në gjendje të mjerë ekonomike. Për atë me të cilën Saliu mburret sot, ata do të vuajnë tërë jetën, sepse njeriu është një qenie sociale.
Partitë private
Njeriu thërret disa njerëz të besueshëm dhe formon një grup. Ky grup mund të mbetet i vogël dhe të merret me kriminalitet të organizuar, si drogë për shembull apo grupi rritet dhe themeluesit afron rreth vetes njerëzit që i nënshtrohen, jo të dijshmit, por ata që dëshmojnë se nuk kanë kurriz. Shkaku i rënies së komunizmit ishte pikërisht ky model. Saliu ndërtoi parti për vete dhe këtë do ta mbajë deri sa të jetë gjallë. Ai partinë e tij e trajton si kope private, e cila është aty për ta lumturuar dhe kënaqur atë. Aq sa më shumë mplaket, aq më shumë e injoron partinë e vet dhe sundon sipas tekeve të veta. Kështu vepron edhe Thaçi, edhe Ali Ahmeti. Këta deri në vdekje do t’ i kenë partitë e veta private dhe nuk do të zëvendësohen kurrë. Madje, Haradinaj, edhe në burg rezulton si kryetar i partisë së tij .
Ligjet e gravitacionit do ta tërheqin edhe Saliun, sepse i ka plotësuar të gjitha kushtet e rënies së lirë, por rënia do të jetë shumë e dhimbshme dhe e befasishme. Ligjet e gravitacioni do t’ i tërheqë edhe të tjerët, në pyetje është vetëm vetëdijesimi i popullit me demokraci.
Gadafi dhe Saliu
Njohësit në një debat të televizionit gjerman “ARD” e quajtën Gadafin shizoid. Shizoid dmth, shpirtërisht i ndarë, personalitet me çrregullime shpirtërore me preferencë të madhe për fantastifikime. Këta persona kanë një aftësi shumë të reduktuar për të treguar emocione dhe gëzim. Duken shumë serioz. Sëmundja shoqërohet me një braktisje të kontakteve sociale, afektive dhe miqësore. Megjithëkëtë, a mund të thuhet se Gadafi dhe Saliu janë të ngjashëm? Jo! Gadafi bëri një “revolucion” pa gjak dhe zaptoi pushtetin pa vrarë njerëz. Libia është shteti më i pasur dhe më i zhvilluar në Afrikë. Gadafi është despot dhe mbron karrigen si Berisha, por vetëm ky episod nuk i bën përsëri të ngjashëm, sepse Gadafi nuk ka vrarë 2000 libian, nuk ka tentuar ta shesë një pjesë të territorit. Ngjashmëri ka se që të dy kanë përkrahur terrorizmin ndërkombëtar. Saliu terrorizmin serb. Ai, atë arab. Apo që të dy kanë shitur armë për përfitime personale, por përsëri nuk janë të ngjashëm, sepse është padrejtësi Saliu të quhet si Gadafi, por tani, Gadafi, duke bombarduar popullin, do t’ i vrasë ndoshta 2000 libian, siç bëri Saliu në vitin 1997 dhe vetëm atëherë Gadafi, duke prodhuar Gërdece, bëhet si Saliu. Nëse i jepet mundësia do t’ ia kalojë Saliut dhe vetëm pasi ta ketë bërë këtë, mund të thuhet se Saliu është si Gadafi. Tani për tani konstatimi i drejtë do t’ ishte ky: Gadafi prej ditës në ditë po bëhet si Saliu. Tani mund të parashikohet edhe ardhmëria e tij. Ai do të vdesë në mars 2011 ose do të transferohet në Hagë. Edhe ardhmëria e Partisë Demokratike mund të parashikohet: ajo do të shpartallohet nga implozioni, nga shpërthimi i brendshëm. Edhe një fakt nga debati në televizionin gjerman: një orientalist tha se në Perandorinë Osmane çdo i treti banorë ishte spiun...
Behgjet Pacolli
Pacolli do të jetë kryetari i suksesshëm. Arsyeja është e thjeshtë; ai nuk ka nevojë për të vjedhur, por ka shumë ambicie për t’ u dëshmuar. Dhe kjo është fondamentale për një politikan. Në Ballkan shumica e njerëzve futen në politikë për t’ i afruar qypit, arkës së shtetit, për t’ u pasuruar. Pacolli nuk hynë nga ky motiv i ulët, por për ta çuar para procesin. Janë përfolur shumë rrëshqitje të tija politike, por përsëri ai do të jetë në gjendje të bëjë më shumë për Kosovën se sa Thaçi dhe krejt skuadra e tij. Pacolli mund të evitojë izolimin e Kosovës dhe ka fuqi të sjellë ndonjë investues. Këtë dije dhe fuqi nuk e posedon askush në skenën politike të Kosovës. Pacolli thjesht e meriton t’ i jepet një shans për ta treguar veten dhe nëse ai ka sukses, atëherë skena politike në Kosovë do të ndryshojë një herë e përgjithmonë dhe nuk do të votohen politikanë për suksese në të kaluarën, por për të tashmen, siç veprohet edhe në demokracitë e vërteta. Dhe, nëse vërtetë ai ka sukses, në zgjedhjet e ardhshme mund t’ i fitojë zgjedhjet dhe si kryeministër ta rindërtojë administratën kosovare ashtu si e njeh ai nga Zvicra: ta pastrojë universitetin nga doktorët sharlatan dhe ta zhvendosë krimin nga sallonet, nëpër burgje. Pra Pacollit duhet t’ i jepet ky shans. Në Kosovë janë edhe disa të tjerë që do ta bënin punën më mirë se Thaçi, por ata nuk kanë partinë private pas vete. Europa dhe Amerika mund të bëjnë një punë të madhe për kombin shqiptar: t’ u imponohet një ligj i cili ndalon kandidimin më shumë se dy herë, që nga kryeministri, kryetari, ministrat, kryetarët e gjykatave, prokurorit gjeneral, kryetarëve të komunave dhe ambasadave. Shkurt e shqip çdo vend drejtues në administratë. Tetë vite dhe jashtë nga skena politike. Kjo do të pengonte krijimin e rrjetit dhe krijimin e kulteve të reja, sepse me rendin që kemi, jemi duke prodhuar Enver Hoxhë të rinj, Ali Shukrija e Fadil Hoxha. Deri në vdekje do t’ i kemi protagonistët e njëjtë. Puna e qeverive vlerësohet me krijimin e vendeve të punës, me përmirësimin e jetës së qytetarëve, jo me anulimin e vizave dhe lehtësimin e ekzodit. Me mbajtjen e popullit brenda, siç bëjnë vendet tjera në Ballkan.
Karl Theodor zu Guttenberg
Ministri i Mbrojtjes në Gjermani dhe dorëheqje për plagjiaturë. Kjo tregon se skena politike gjermane duron vetëm njerëz të padamkosur. Ai duhet të mishërojë shembullin e njeriut të mirë, jo maskarain që jeton nga populli. Edhe pse në popull shumë i dashur, atë e rrëzoi elita gjermane, intelektualët, doktorët me peticione dhe kërkesa të përditshme. Ata ishin të prekur në sedër dhe nuk mund të krenoheshin me disertacionet e tyre, kur një tjetër e ka fituar titullin me vjedhje. Me tolerimin e atij titulli, që iu anulua, dëmtohej shkenca në Gjermani. Janë bërë 80 kallëzime në polici dhe shumica janë për të drejtën e autorit. Copyright. Megjithëkëtë, populli e donë përsëri në politikë, sepse e bënte punën mirë. Në Kosovë Haradinaj është në burg, por kryetar i partisë. Ndaj Thaçit do të bëhen hetime, por është kryeministër. Saliu vret njerëz, mbetet kryeministër. Gjuha e Ali Ahmetit nuk është zyrtare nëse jetojnë më pak se 20% shqiptarë dhe ai është guvernator! Njerëz që kemi në Qeveri dhe jetën që jetojmë. Jetë më e mirë nga këta nuk mund të pretendohet. Ata i kanë hallet e veta, jo të popullit. Ata kanë probleme me ligjin dhe ne kërkojmë shtet ligjor prej tyre!
Gjersa Çerçili po rruhej gruaja i tregoi se ai i kishte humbur zgjedhjet, edhe pse kishte shpëtuar vendin nga fashizmi dhe kishte dhënë një kontribut të madh për çlirimin e Europës: Çerçili i tha këtë gruas: “ asgjë e keqe, unë kam luftuar për ta pasur të drejtën edhe për të humbur.” Te ne është luftuar për ta shndërruar shtetin në pronë private. Në tërë hapësirën shqiptare. Mendimin e Çerçilit e citoi Roberto Benigni në festivalin e San Remos për 150 vjetorin e bashkimit të Italisë dhe shtoi edhe këtë: “Idealistët për bashkimin vendit hyrën në politikë të pasur dhe e braktisën atë të varfër.” Tek ne hyrën duke mos pasur as xhirollogari në bankë, sot kanë miliona! Faji nuk është vetëm i tyre, por edhe i elitës intelektuale shqiptare, që privatizimin e shtetit e sheh si gjë normale dhe kështu ndihmon në uzurpimin e tij. Ata që kanë luftuar për demokraci, ata që kanë rrezikuar jetën për çlirimin e vendit meritojnë respekt dhe pensione të mira, por jo shtetin si dhuratë...
Botuar në gazetën Java, Prishtinë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi