Vullnet mato:BURRI I PESË GRAVE
Faqja 1 e 1
Vullnet mato:BURRI I PESË GRAVE
Vullnet Mato
BURRI I PESË GRAVE
Tregim
Epiteti Don Jovani, që i kam përngjitur emrit të këtij njeriu, përputhet tërësisht, jo vetëm me karakterin e tij tejet feminist, por edhe me tingëllimin fonetik të Don Zhuanit, aq të njohur në veprimtaritë e veta mashtruese me gratë.
Don Jovani ishte një shofer shtatshkurtër nga Palasa e Himarës. Ai nuk kishte as ndonjë pamje tërheqëse për të joshur aq shumë femrat, si Don Zhuani i famshëm. Por kishte një natyrë prej zamke, që u ngjitej atyre me ngulmin e pashkëputur, me gazin e paperënduar në buzët e tij dhe me një zë nanuritës, aq të ëmbël, sa mund të prekte telat e zemrës delikate të disa grave të ndjeshme.
Me Jovanin, tepër larg profesionit dhe pasionit tim letrar, më lidhëm dy fije të padukshme të dobësisë sime të hershme: Himara e bukur pranë vendlindjes dhe gjuha greke, që pata mësuar në Sarandë qysh në vegjëli. Duke vënë re se në parcelën gjuhësore të trurit, po më thaheshin disa fjalë të paprashitura prej kohësh, Jovani ishte një rastësi e mirë ushtrimore, jo vetëm për të stërvitur gjuhën, por edhe për të mësuar disa pasurime të reja në fjalorin bashkëkohor të greqishtes.
Nejse, ajo që dua të tregoj nuk është ky informacion i thjeshtë, por fakti se prototipi i pushtit shqiptar, që më befasoi duke me treguar jetën e tij, kishte pesë gra dhe një tufë fëmijë me secilën prej tyre. Punonte shofer autoambulance në spitalin qendror të Tiranës dhe kjo i jepte mundësi të shkonte në çdo lagje e shtëpi, ku thirrej urgjenca shëndetësore. Ne u takuam rastësisht, teksa e dëgjova të fliste greqisht me një person në afërsi të pallatit tim, ngjitur me spitalin, ku për disa net me radhë parkonte makinën. Jo se spitali nuk kishte parkim për mjetin e tij, por sepse në këtë pallat atij i kishin mbetur sytë edhe te një vajzë katërmbëdhjetëvjeçare, me të cilën ishte njohur gjatë thirrjes së urgjencës për njërin nga prindërit e saj.
Pra, ai kishte lënë gruan e parë të ligjshme me pesë fëmijë, në shtëpinë e vet dykatëshe në Palasë. Tek e cila shkonte rrallë, sa për të mos e lënë djerrë, sikur barku i saj të ishte një parcelë, ku ai mund të mbillte çdo dy vjet nga një kokëlakër të re. Sepse për fëmijët e harruar që linte pas, nuk e merrte malli. Donte vetëm sa ta shihte fshati, se ajo familje kishte burrë dhe gruaja të vazhdonte të mbante lidhur gurët e vjetër të mureve të shtëpisë së tij. Ashtu siç kishte qenë zakoni me gratë e kurbetllinjve të atij bregdeti, që ktheheshin vetëm kur fillonte t’u harrohej emri. Ndërkohë bashkëjetonte me një kuzhiniere të shëndetshme në Tiranë, me të cilën kishte bërë tre fëmijë, pasi ajo e kishte pranuar të banonte në shtëpinë e saj. Kishte dy fëmijë me një infermiere, tek e cila shkonte për të fjetur disa net në javë, me pretekstin se netët e tjera gjendej në gatishmëri urgjence. Kishte shtuar pjellën e tij edhe me dy fëmijë të tjerë te një grua në Sauk. Kishte dy vjet që ishte bërë baba i paligjshëm me një punëtore të kombinatit ushqimor. Dhe tani së fundi te pallati im, bënte dashuri fshehtas me një adoleshente, e cila dilte nga kati i parë, kur prindërit e saj bënin gjumin e mesnatës dhe i shkonte te shtrati portativ që mbante Jovani në autoambulancë.
Dy pyetjeve të mia konfindenciale, në mënyrën habitore, ai u ishte përgjigjur kësisoj:
- More Vani, çfarë i shijon ti asaj fëmije?
- E para, ajo ka qejf vetë, - qeshi ai me kërcëllimë. - Pastaj puna ime kuptohet, maçokut të vjetër i shijojnë më shumë minjtë e njomë!...
U preka shpirtërisht nga këto fjalë mizore, sepse nuk mund te qeshja me poshtërsinë e tij.
-Po kështu si e ke zënë ti, more varvat i himarjot, mund të bëhesh me dyzet gra dhe të formosh një batalion me kopilë të paligjshëm!...
- Kurani mysliman, nuk thotë kot, se burri mund të ketë deri në shtatë gra...
- Por ama Bibla jote nuk ta lejon kurrsesi, - ia ktheva me të njëjtën monedhë.
Ai nuk u mendua fare për të më dhënë përgjigjen që meritoja:
- Unë nuk shkruaj libra, - tha krejt i qetë e buzagaz. - Në këtë botë njeriu ka dy qëllime, o të shpjerë botën përpara me shkencë, o t’i shtojë botës popullsinë. Unë mund të bëj vetëm të dytën, përderisa karburatori ma shpie currilin e naftën të digjet mirë në çdo motor...
Mirëpo adoleshentja pa përvojë femërore i hapi telashe të papritura dhe Jovani, si rrallëherë m’u duk tejet i mërzitur kur ma zunë sytë sërish.
- E mbusha aksidentalisht!- tha kur e pyeta për shkakun atij trishtimi që shprehte fytyra e tij.
- Ti je i çmendur! - i thashë i tronditur me ton të ashpër.
- Jam i mençur dhe i specializuar për këto punë aty ku punoj, - tha ultas. - Lepurin nga barku ia nxjerr asaj edhe sikur të shkojë tre muajshe, por kam problem një shuk me para për maminë, që të pranojë ndërhyrjen e abortit në shtëpinë e saj. Tani pres mos na japin ndonjë shpërblim për Vitin e Ri, se rroga nuk më mjafton...
Atë çast m’u kujtua se për tipa të tillë njerëzish sharlatanë, ka një shprehje që përdorin zakonisht gratë: “Të qafsha me lot e me qurre! “
Tri javë rresht, Jovani ishte tym dhe nuk u duk për të kaluar mesnatën pranë pallatit tim. Javën e katërt, në prag të Vitit të Ri, ai i ra borisë teksa po nxitoja hapat përgjatë rrugës “Bardhyl”
- Jasu, patridha! - lëshoi dy fjalë të vetme, duke nxjerrë kryet nga dritarja e makinës, me atë gazin e tij kërkëllitës, kur ishte me qejf.
- Hë, - i thashë gjithë merak, - ç’bëre për atë hallin e madh!
- To petakse ! (e hodhi!) - tha greqisht.
Mora frymë thellë dhe sikur u lehtësova nga keqardhja që kisha ndjerë kur ma tregoi fillimisht.
- Po më dëgjove mua, mos bëj budallallëqe të tjera me të dhe as me ndonjë tjetër, se do gjesh belanë më keq!- e këshillova për të bërë sadopak detyrën që më takonte.
- Po s’bëra, vdes! - tha duke qeshur dhe i dha gaz makinës drejt spitalit.
Një copë herë me bëri sërish të mendoj thellë ky njeri i çakorduar në ndjenjat e tij noprane.
Por, duke u marrë me telashet e punëve të mia familjare gati e kisha harruar, kur pas ca kohësh më doli parasysh papritmas, si fanti spathi i ngjyrës së zezë. Ai ndali makinën ndanë rruge, me një pamje krejt të zbehtë, të tretur nga vuajtja e thellë shpirtërore.
- Më ka ndodhur hataja e të gjitha hateve! - lëshoi fjalinë e parë duke marrë frymë thellë, sikur i mjaftonte ajri.
- Ç’dreqin ke katranosur përsëri, mor jahu? - i thashë duke mos pasur aspak dëshirë të zgjatem në bisedë me të.
- Unë të dëgjova ty, patridha, dhe kam bërë ca frena kohët e fundit, - tha me zë të mekur. - Po gruaja në fshat, pas kaq kohësh i mori vesh të gjitha qyfyret e mia. Ajo nga inati u bë e marrosur, spërkati shtëpinë me benzinë, i vuri flakën dhe i dogji të tëra me kuç e me maç, pastaj shkoi me gjithë fëmijët te prindërit e saj. Mua më la vetëm një gërmadhën me gurë të zinj, që edhe miliona po të kisha, nuk bëhet më kurrë siç ishte. Tani kam mbetur si ai huri i shkulur në mes të udhës dhe zoti e di se ku do ngulem kur të dal në pension. Se edhe ajo kuzhinierja që më mbante në shtëpinë e saj, i kishte shkuar infermieres, dhe duke bërtitur “kurve!”njëra e “kurvë!”tjetra, i kishin shkulur flokët njëra-tjetrës...
Nuk m’u durua më tej, prisha edhe unë gojën me të:
- Do vijë dita që edhe ti, si kurvar i tyre, të mos kesh më asnjë fije floku. Se do mblidhen të tëra bashkë me gjithë fëmijët dhe do të t’i shkulin qimet e kokës një nga një. Atëherë ç’farë do bësh, more qyqar?!...
- Do ia heq vetes, ose do pi bar miu, se minj të njomë nuk do ha dot më! - tha dhe tërhoqi këmbët zvarrë drejt autoambulancës.
Dukej tamam, sikur ishte nën efektin e barit të miut, ende pa pirë helmin shfarosës.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vullnet Mato:HAKA E GRAVE
» Vullnet Mato - BALADA E GRAVE QË U BËNË ZOGJ
» Vullnet Mato: I VERBËRI QË SHEH ME SYTË E GRAVE
» Vullnet Mato:
» Vullnet Mato:SOT
» Vullnet Mato - BALADA E GRAVE QË U BËNË ZOGJ
» Vullnet Mato: I VERBËRI QË SHEH ME SYTË E GRAVE
» Vullnet Mato:
» Vullnet Mato:SOT
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi