Vullnet Mato: I VERBËRI QË SHEH ME SYTË E GRAVE
Faqja 1 e 1
Vullnet Mato: I VERBËRI QË SHEH ME SYTË E GRAVE
Vullnet Mato
I VERBËRI QË SHEH ME SYTË E GRAVE
Tregim
Xha Sotiri është një plak i verbër që i ka kaluar të tetëdhjetat. Verbëria e plotë i ka ardhur para njëzet vjetësh, për shkaqe thjesht patologjike. Por plaku qyfyrexhi thotë, se sytë i kishin ikur për shkak, se kur ishte i ri e mjaft i pashëm, i mbante aq shumë mbi gratë e botës, sa me vështrimin e vet i këpuste që nga larg. Ato e kishin tepër të vështirë t’u rezistonin syve të tij të magjishëm, që i përdorte si lak për t’i fiksuar në vend. Dhe kësisoj, ai kishte çuar në shtrat e nëpër shkurre shumë prej tyre. Aq sa kishte hyrë në gjynah edhe me vetë thënien klasike të Biblës. Atëherë, zoti për ta ndëshkuar, i kishte hequr përgjithmonë gjënë më të shtrenjtë që kishte pasur xha Sotirit në jetën e tij prej dëfrimtari të pasionuar. Megjithatë ai prapë shprehet entuziast: “Me tërë ato zullume që kam bërë, gjene jam i kënaqur, përderisa perëndia më ka dhënë leje të qëndroj mbi tokë! ”
Në kushtet e reja të kapitalizmit, plaku i verbër nuk pranoi të jetonte parazit, në kurriz të bijve dhe bijave, ndonëse ata ishin bërë të kamur. Ai kishte përpara shtëpisë një oborr mjaft të madh. E rrethoi nga të gjitha anët me blloqe betoni dhe e bëri shesh parkimi, për të vjelë nga çdo mjet njëmijë lekë të vjetra. Parkimi i tij nxë tani mbi pesëdhjetë makina të sistemuara lirisht.
Ndonëse pa sy, xha Sotiri ka fare pak probleme me punën e tij për ruajtjen e makinave. Natën vonë ai mbyll portën e madhe prej hekuri me një lloz të gjatë dhe i bën veshët pipëz deri në agim. Problemi i tij kryesor ka qenë vetëm dita, kur atij i duhej të plotësonte orët e gjumit. Ndodhte që shoferët e pandërgjegjshëm, të cilëve u ngjiten veglat nëpër duar, shkonin si në mallin e të verbrit për të bërë ndonjë pisllëk. Po xha Sotiri edhe kësaj ia kishte gjetur dermanin. Për të vëzhguar çdo lëvizje brenda parkimit, gjeti dy plaka komshie, që i kishin shtëpitë ngjitur. Madje njërën e kishte pasur dashnore, kur ajo ishte pak më e re dhe ai pak më i fuqishëm. U caktoi atyre nga njëqindmijë lekë rrogë në muaj dhe i vuri të ruajnë tinëz te dritarja me perde, që ndodhej prapa krahëve të tij. “Vërtetë humba dy sytë, po ju moj dërdënget e mia me keni bërë me katër llambatina!” u thoshte ai duke qeshur sa herë merrte njoftime prej tyre. Kur dikush nga keqbërësit shkonte të hiqte diçka te makinat e parkuara, plaka që kishte turnin i pëshpëriste afër veshit. Dhe atëherë Xha Sotiri thërriste nga larg me zërin bombastik:
-Ej, Peçi, mos u bëj kusar, lere pasqyrën e tjetrit te vëndi ! Nuk jam qorr unë, kam dy sy përpara e dy prapa kokës dhe të mbërthej si gaforrja...
Kusari tërhiqej mbrapsht dhe dilte nga parkimi vjedhurazi duke pëshpëritur me vete: “Ky plak horr, hiqet kot si qorr !”.
-Ej, Mondi, mos e trazo stopin, se lajmërova policinë, të ta zbuti pak kurrizin që të është ashpëruar ca si tepër!...
-Alqi, i biri i Alekos, eja more zullap, të t’i jap unë paratë, të blesh kapaqe për goma benci dhe mos u bëj hajdut rrugësh të trazosh ato të tjetrit !...
- Nuk trazova gjë, more duduk, të bëjnë veshët...Po deshe të më japësh para, i pranoj, se ti s’ke ku i prish gjithato llapushka që merr!...
- Lëri pordhët me mua, se rrëmbej shkopin e të bëj të të duket gomari dhespot, dëgjove?!...
Plakat qeshnin nga brenda me syçeltërsinë e tyre të maskuar. Dhe kur i dëgjonte xha Sotiri, thoshte me vete: “Ah, të isha pak më i ri, si u bëja unë të gajaseshit, pa le të isha pa sy... Qeshni, ju qeshni, se kukurisjet e zërave të hollë më kujtojnë ato dalldisjet e mia të harruara! Po ç‘e do, tani më është lagur baruti dhe s’ka as diell që e than e as shkrepje që e ndez...”
- E mban mend, ti Frosinë, si kërceja unë si mëz i azdisur ? – ia kujton ai me zë të ulët ish të dashurës aty pranë.
- Po, more Tiri, po perëndoi ajo kohë, tani ti je bërë si kalë gërdallë, më keq se ne plakat... - i gjegjet ajo
- Eh,... - psherëtin xha Sotiri. - Vdekje të kishte po pleqëri që t’i merr të tëra njëherësh, të mos kishte... Mbaj mend një herë, kisha lënë kamionin në cep të xhadesë e po lahesha te lumi poshtë urës së Kranesë. Një bukuroshe e njomë me faqet flakë të kuqe kish qëndruar sipër urës e po më shikonte si e trullosur. Isha i bukur ç’i do llafet. Flokët i kisha si një shkurre të zezë, pa po edhe mustaqet, si dy kanxha nga ato të vinxhit, që të ngrinin në hava. Unë vështrova përpjetë, ia ngula sytë tek ata dy ullinjtë e saj të zinj dhe qesha. Ajo u këput nga maja e urës me gjithë rroba e ra përposh në lumë te duart e mia. Lere, ç’e pyet ç’ishte ajo moshë e llahtarisur...
Plakat qeshën një copë herë me qyfyret e përsëritura të xha Sotirit dhe vazhduan të shpejtonin shtizat që kishin në duar.
Në një mesnatë pa hënë, dy djem të fuqishëm me autovinç shkuan pranë murit të lartë të parkimit. Ata i hodhën qenit një copë mëlçi me helm nga jashtë dhe pritën derisa vigjilenti i natës futi bishtin mes shalëve për të mos u ndier më. Atëherë njëri prej tyre kapërceu murin dhe po mundohej të fuste poshtë bencit të ri dy rripa të trashë, me të cilët vinçi do ta ngrinte përpjetë për ta nxjerrë jashtë.
Xha Sotiri ndjeu lëvizje ndanë murit dhe kuptoi, se hajdutët diçka po sajonin. I thirri qenit lehtas për ta ndërsyer, por nuk mori asnjë përgjigje. E kërkoi me duar te vendi ku qëndronte pranë tij dhe pasi nuk e gjeti, u mendua një grimë në errësirë. Po të shkonte te hajdutët, do ta vrisnin... Në çastin, kur ndjeu se ai që kishte kapërcyer murin doli sërish matanë, plaku i verbër dëgjoi elektromotorin e vinçit që u ndez për të ngritur makinën. Shkoi shpejt aty dhe gjeti me duar rripat e tendosur. Nxori thikën e xhepit, i preu me tehun e mprehtë dhe rrëshqiti tinëz te kabina e tij pranë derës. Ngriti receptorin e telefonit dhe me rrëshqitjen e mollëzave të gishtave gjeti numrin e tretë dhe të nëntin.
-Alo, rajoni i policisë ?... Jam Xha Sotiri i parkimit te Rrapi i madh... Ejani shpejt, se kanë ardhur hajdutë me vinç për të ngritur vetura nga jashtë !
Makaraja e vinçit kusar lëvizi lehtas dhe ganxha po ngrihej bosh. Duke kujtuar, se rripat kishin rrëshqitur nga vendi, hajduti kapërceu sërish murin për të parë mundësinë e rivendosjes së sigurt. Por sakaq makina e policisë rajonale kishte arritur te vendi dhe tre policët e specializuar kishin rrethuar vinçin. Ata u drejtuan armët hajdutëve dhe i arrestuan pa gjetur rezistencë nga ana e tyre.
Xha Sotiri u shkoi pranë, pikërisht në çastin kur policët u kishin mbërthyer prangat në duar.
-Po ç’deshët, more djema, në strofkullën e luanit të verbuar ? Nuk e dinit ju, që luani sheh edhe me bisht?...
Policët qeshën dhe i fërkuan krahët. Plaku i falënderoi dhe u tha:
-I zbutni pak, po mos u bëni gjë të keqe, se qyteti ynë është i vogël, njihemi me njëri-tjetrin!...
Policët qeshën sërish dhe pasi bllokuan autovinçin, si provë të fajësisë së hajdutëve, u nisën me nxitim.
Në gjendje krejt të shtendosur, xha Sotiri i menduar tha me vete: “Deshën të më vjedhin dhe e pësuan. Po edhe keq më vjen, se ku dihet cilat janë nënat e tyre, mbase janë fëmijë të mi të paregjistruar !...”
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vullnet Mato:HAKA E GRAVE
» Vullnet mato:BURRI I PESË GRAVE
» Vullnet Mato - BALADA E GRAVE QË U BËNË ZOGJ
» Vullnet Mato
» Vullnet Mato:DUKE FSHIRË SYTË E PLUHUROSUR…
» Vullnet mato:BURRI I PESË GRAVE
» Vullnet Mato - BALADA E GRAVE QË U BËNË ZOGJ
» Vullnet Mato
» Vullnet Mato:DUKE FSHIRË SYTË E PLUHUROSUR…
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi