Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ismet Uka: Trepça nëse dikujt i ka borgj u ka borgj punëtorëve të saj

Shko poshtë

Ismet Uka: Trepça nëse dikujt i ka borgj u ka borgj punëtorëve të saj Empty Ismet Uka: Trepça nëse dikujt i ka borgj u ka borgj punëtorëve të saj

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 10, 2011 1:11 am


Ismet Uka: Trepça nëse dikujt i ka borgj u ka borgj punëtorëve të saj U1_IsmetUka
Trepça nëse dikujt i ka borgj u ka borgj punëtorëve te saj qe nga regjimi serb u përzunë me dhunë nga vendet e tyre te punës ne vitin 1990
Nga Ismet Uka- Vushtrri
Ish Minator i Kombinatit Trepça
Lojërat e AKM-ës me pasurit e klasës punëtore kosovare dhe qitja ne treg e këtyre pasurive dhe përfitimi nga këto shitje i elementeve te dyshimta qe për popullin e Kosovës nuk janë te njohura, Por lirisht mund te konstatojmë qe me punëtorin dhe punëtorin kosovare me shitjen e pasurisë se tij ne ketë menyr u bë krim i madh sepse sot punëtori kosovar ka metë pa bukë ne pik te rrugës. Rrymat pro serbe te inkuadruar nen mandatin e Kombeve te Bashkuara Kosovën dhe kosovaret i shkatërruan ekonomikisht. Pra, aty ku e la Serbia dhe nuk pati sukses me shkatërrua ekonomin e shkatërroj AKM-ja, qe populli i Kosovës se din kush e autorizoj qe kjo ti shet pasurit e punëtorisë kosovare e Kosovës ti shkaktoj dëm te pa riparueshëm kurse me mia punëtor ti le ne rrugë pa kurfar përkujdesje.
Tani po sillen lojëra te rrezikshme rreth gjigantit ekonomik te kombinatit Trepça nen pretekstin qe ky gjigant u paska borq shumë shteteve ne regjionin ballkanik por edhe si borgj kërkues ndaj Trepçës po paraqiten edhe disa ndërmarrje te shtetit serb te gjithë këta borgjli te Trepçës paraqiten si kreditor te saj pas vitit 1990 për ta avancuar ne pikëpamje teknologjike prodhimin ne Trepçë. Pra, atëherë kur ne Trepçë nuk metë asnjë punëtor shqiptar te perzan me dhunë dhe ne menyr te kundërligjshme nga ana e regjimit serb. Pushteti paralel i cili udhëhiqej nga shqiptaret e Kosovës shumë shteteve ju ka terhjek vërejtja qe as mos te blejnë e as mos te investojnë ne pasurit e Kosovës se dot vjen dita e çlirimit për këto kredi qe i dhanë dhe investime qe i bëjnë ato i bëjnë ne rrezik te tyre se Kosova nuk do ti kthej këto kredi qe merr Serbia, ne emër te Trepçës.
Tani kur Kosova e ka kushtetutën dhe kanë filluar te nxirren shumë ligje te bazuara mu ne ketë kushtetutë qe dihet qe Kosovës i mungojnë shumë ligje se ndonëse ende është shtet i ri dhe brenda nate s’mund te aprovohen shumë ligje qe na mungojnë. Është absurd i madh qe dhoma e vqant e gjykatës supreme e Kosovës te sjell vendim qe ne krye te ndërmarrjes Trepça te vendoset menagjer ndërkombëtar duke u bazua ne rregulloret e UNMIK-ut e duke e hedh poshtë kushtetutën e Kosovës. Ky veprim nga ky institucion i drejtësisë kosovare e atakon rënd sistemin kushtetuar te vendit sepse rregulloret e UNMI-kut ma veç janë te tejkaluara qe sot është absurd i madh qe dikush mendon qe vendimet e sjellura duke u bazuar ne këto rregullore i sjellin far dobie Kosovës. Këto far lloj vendimesh duke u bazua ne rregulloret e tilla te tejkaluara ata qe i sjellin këto vendime duhet ta din qe Kosovës i sjellin dame shumë te mëdha si juridike po edhe politike si dhe ekonomik sepse janë anti kushtetuare dhe e dëmtojnë Kosovën.
Dhoma e veçante e gjykatës supreme te Kosovës duhet ta ketë te çart se Trepça me borqet qe javë ka punëtorve shqiptar te përjashtuar ne menyr te kundërligjshme nga mardhanja e punës është pronë e punëtorëve si tersi sepse Trepça këtyre punëtorëve ua ka borgj mbi 2 miliard e 300 e 50milion, pa kthimin e kësaj shume te te hollave punëtorëve te Trepçës kurrë nuk do ti lejojmë qe Trepça te shitet sepse sindikata e punëtorëve te Trepçës qe sot gjenden ne asistencë sociale konsiderojnë qe Trepça është pronë e tyre. Pastaj tendenca e kalimit te menaxhimit te Trepçës me ni vendim te dhomës se gjykatës supreme prej menagjimit te vendorit ne menagjim te ndërkombëtarit është e pa pranueshme sepse menagjimet e tilla Kosovën e shkatërruan dhe ja dhanë punëtorisë kosovare shtagën dhe strajcën ne dorë. Pastaj prona dhe pasurit tona tani e tutje do ti menagjojn vendoret e nëse dikujt i kemi borgj le te tregon shumen sa e kur sesi te paraqitet si zot mi pasurit tona e kur ti konvenon ati ti shkatërroj dhe mos te mundet kush me thirr ne përgjegjësi. Ne si sindikatë e punëtorëve pensionist te parakohshëm te Trepçës kërkojmë nga ekspertar juridik te Trepçës qe ka pas kësi lloj ekspertësh me bollëk ta paraqesin padinë para dhomës se gjykatës supreme dhe te kërkojnë dëmin e shkaktuar qe ju bë punëtorëve te përjashtuar ne vitet 1990e deri ne vitin 1999 sepse mos paraqitja e këti dëmi para kësaj gjykate me fakte dhe argumente vetëm deklarimet tona veç me fjalë se jemi te dëmtuar si punëtor te Trepçës nuk janë te mjaftueshme, dhe veprimet e tilla mbesin vetëm ne domenin e bisedave private qe s’kanë kurfar peshe.
Ne si punëtor te Trepçës menagjmenti ndërkombëtar konsiderojmë se ne Trepçë nuk është i nevojshëm sepse konsiderojmë se jemi ne gjendje vet ta udhëheqim Trepçën sepse kemi potencial te mjaftueshëm kuadrovik te te gjitha profileve qe i nevojiten gjigantit Trepça për ta udhëheq ne drejtim te prodhimit normal. Rreth menagjmentit ndërkombëtar kemi kujtime shumë te hidhura sepse nen menagjimin e tij bënte segregacion mbi baza nacionale te punëtoret ,punëtoret serb i trajtojke dhe favorizojke materialisht kurse punëtoret shqiptar i lejke te vuajnë edhe për bukë,pa i interesua fare për fatin e tyre.
Askund nuk ka ne bot qe dikujt ti grabitet pasuria dhe ti shitet e ti vehet ne pyetje ekzistenca siç u veprua me punëtorin kosovare. Unë mendoj thellësisht qe se pari ka qen dashur te sillen ligjet për mbrojtjen e te drejtave te punëtorit dhe kurimi i tyre sipas ligjeve ndërkombëtare siç trajtohen punëtoret e pa punë për shumë shtete demokratike ,pastaj te shiten ndërmarrjet sepse pjesë e madhe e punëtorëve kur u shit fabrika e tyre kanë qen mbi moshën 50 vjeçare dhe tani ata ne punë nuk i merr askush, kështu qe përjetësisht ligjet UNMIK-ut se bashku me byrokracin kosovare e me sindikata te vet shpallura e te komercializura pasuria punëtore u shit, punëtoret mbeten ne rrugë kurse Kosova dhe ekonomia e saj veç hupen e nuk fituan asgjë, pastaj me Trepçën nuk dot lejojmë qe te veprohet ne ketë menyr sepse prona e Trepçës nuk është e askujt tjetër përpos e Kosovës dhe punëtorëve te saj.
Ismet Uka- ish punëtor i metalurgjisë se plumbit ne Zveçan
Me datën 06. 03. 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi