Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kremtja e punëtorëve të papunë

Shko poshtë

Kremtja e punëtorëve të papunë Empty Kremtja e punëtorëve të papunë

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 01, 2009 12:02 am

Kremtja e punëtorëve të papunë



Në Kosovë zyrtarisht thonë se papunësia kap shifrën mbi 65%, kurse e vërteta është shumë më drastike. A mund të merret me mend kjo shifër në vendet, jo ato në zhvillim, ose ato të zhvilluara, por edhe në vendet më të varfra të botës? Kur analizojmë medialisht, rrallë shumë rrallë, papunësinë në Kosovë, rëndom nuk bëjmë (ose nuk e njohim) tipin e punës në sektorin privat, dhe atë në administratë (arsim, kulturë, pushtet, shtet, ndërmarrje “publike” që nuk dihet a është private a shtetërore) dhe kështu me radhë. Pse është e rëndësishme kjo të dihet? Për arsye se kështu do të mund të bëhej statistikë në bazë të së cilës do të dihej shifra e të ardhurave për kokë banori. Entet statistikore në Kosovë, nëse ekzistojnë të pavarura, do të japin jo vetëm shifra globale, por do të saktësonin përqindjen e “punës” në sektorin e prodhimtarisë, që të shihej sa (95%) e punëtorëve të tjerë (nga ata të punësuarit) administrojnë Kosovën, e cila nuk prodhon asgjë. Asgjë nëse prodhimtarinë e matim përsëri me përqindje që mungojnë të enteve statistikore dhe që dihet se aq sa ka këso lloj pune, atë e sheh në sektorin e bujqësisë jorentabile dhe të papërkrahur nga shteti. Përveç fatkeqësisë së papunësisë në Kosovë, është edhe me e madhe amullia që krijojnë entet e statistikave, Ministria përkatëse e Punës, si dhe mediat e disiplinuara. Pse ndodh kjo? Derisa sot kjo ka ndodhur sepse (politikisht) UNMIK-ut nuk i ka konvenuar të dihet se Kosova eksporton valutë konvertibile në Serbi, që do të thotë, nuk i ka konvenuar të dihet shkencërisht se Kosova vazhdon të jetë koloni klasike e shtetit terrorist të Serbisë. Pra problemi i papunësisë në Kosovë është krijuar nga strategjia politike e OKB-së dhe e të gjithë atyre që përkrahin politikën që zbaton ajo në Kosovë. Kosova jeton në asistencë sociale që vjen nga ndihmat farefisnore familjare të diasporës shqiptare. Pa ndihmën e diasporës situata e papunësisë në sektorin e prodhimtarive do t’i tejkalonte modelet e krizës ekonomike të tipit të viteve 20 në Evropë dhe të viteve 30 në SHBA. Kosova është i vetmi vend në botë ku 80% e popullsisë nuk punon, kurse 20% punon në sektorët joprodhues. Pra në Kosovë asgjë nuk prodhohet, prandaj çdo gjë blihet me para të freskat. Që është më e keqja e gjithë kësaj situate të paparë në lëvizjet sociale politike botërore gjatë historisë, papunësia degradon infrastrukturën, ekologjinë, kulturën dhe krijon kështu mentalitetin e të ekzistuarit me këste, në të cilin mentalitet imputohet ideali perspektivës së ardhmërisë (planifikimi shtetëror, etj). Analistët do të duhej (me ndihmën e enteve statistikore) të shpallnin grafikonin e rënies graduale të ekonomisë dhe kulturës në Kosovë, që shihet në fillim të çdo shtatori në çdo vjet. Vetë kjo rënie grafikore dëshmon se shkatërrimi i Kosovës është planifikuar politikisht. Shembull mund të bëjmë duke shtruar një pyetje të thjeshtë: a është e mundur që gjithë ato miliarda të investuara në KEK dhjetë vjet të mos mund ta eliminojnë krizën elektroenergjetike në Kosovë? Në shekullin XXI, si mund të merret me mend zhvillimi i një vendit pa elektroenergji? Kosova është i vetmi vend në botë pa klasë punëtore! Pa prodhimtari. Të gjithë janë nëpunës
administrativë, studentë, policë dhe pensionistë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi