Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thanas L. Gjika: Mësimi që duhej t’u jepte Edi Rama demostruesve të 21 janarit

Shko poshtë

Thanas L. Gjika: Mësimi që duhej t’u jepte Edi Rama demostruesve të 21 janarit Empty Thanas L. Gjika: Mësimi që duhej t’u jepte Edi Rama demostruesve të 21 janarit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 10, 2011 3:09 am


Thanas L. Gjika: Mësimi që duhej t’u jepte Edi Rama demostruesve të 21 janarit U1_ThanasGjika
Mësimi që duhej t’u jepte Edi Rama demostruesve të 21 janarit
Nga Dr. Thanas L. Gjika
Në rast se udhëheqësi i Partisë Socialiste shqiptare, z. Edi Rama, ditën e 21 janarit do të kishte dënuar dhunën që kryen disa demostrues kundër mbrojtësve të Kryeministrisë do t’i kishte sjellë popullit shqiptar (të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e të diasporës) një shërbim të madh edukativ me vlera historike. Ai do të na kishte mësuar se shkeljet e regullave të demostratave janë të dënueshme nga ligji, dhe se ligjit duhet t’i bindemi të gjithë. Kurse z. Edi Rama përkrahu dhunën e demostruesve dhe u hodh në sulm me sharje kundër ushtarëve të Gardës të cilët për të mbrojtur veten ndaj sulmeve të dhunshme me gurë e shkopinj të demostruesve, përdorën armët duke shkaktuar dy, tre ose katër viktima.
Ai organizoi demostrata të reja pas 21 janarit me pretekst për të respektuar viktimat, por duke mos e dënuar asnjëherë dhunën e demostruesve, shkaktaren e vërtetë të viktimave. Duke mos e dënuar dhunën e demostruesve të 21 janarit dhe duke organizuar demostrata të tjera, udhëheqja e PS-së po e përcan popullin shqiptar në dy grupe armiqësore.
Mësimi që duhet të nxjerrim nga ngjarjet e demonstrates së dhunshme të 21 janarit është një dhe vetëm një: Kush transformon demostratën paqësore në demonstratë të dhunshme dënohet deri në humbjen e jetës, sepse dhuna ndaj institucioneve dhe ruajtësve të tyre mbroohen nga LIGJI, të cilit duhet t’i bindemi të gjithë.
Popolli shqiptar duhet të mësohet e të bindet se ka ikur koha e rëmujave dhe trazirave alla komuniste, se nuk mund të sulmohen me gurë e drurë, madje as me fjalë fyese, ruajtësit e institucioneve.
Për ta bërë më të qartë këtë ide po sjell këtu një fragment nga historia e popullit të Amerikës, kur Amerika e Veriut ishte ende koloni e Anglisë:
Masakra e Bostonit e 5 Marsit 1770

Ngjarja zuri fill në mbrëmjen e 5 Marsit 1770, në një të ftohtë të madh kur dëbora kishte mbuluar qytetin e Bostonit.
Ishte koha kur kolonitë amerikane ishin të revoltuara me parlamentin anglez i cili vazhdonte të aprovonte ligje pas ligjesh duke rënduar kolonitë me taksa. Tregëtarët e Masaçusetit kishin rënë dakort që të mos importonin mallra nga Anglia dhe u kishin bërë thirrje edhe kolonive të tjera të ndiqnin shëmbullin e tyre. Turma njerëzish deri atë kohë kishin kryer akte dhune duke sulmuar nëpunësit anglezë të doganave. Në mbrojtje të nëpunësve të saj qeveria e Londrës dërgoi në Boston
dy regjimente ushtarësh. Prezenca e ushtarëve anglezë në qytet i egërsoi banorët edhe më shumë. Ata iu vunë këtyre ushtarëve nofkën "kapotkuqtë" për shkak të ngjyrës së kapotave ushtarake që mbanin veshur. Disa të rinj i tallnin ushtarët duke u vajtur prapa e duke u thirrur: Karakaleca të kuq!
Në mbrëmjen e 5 Marsit, disa të rinj të qytetit filluan të shkëmbejnë fjalë me ushtarët anglezë. Një nga djemtë madje qëlloi me topa bore një nga ushtarët. Të tjerët lëshuan britma provokuese. Ushtari i ri i trembur nga turma që po afrohej thirri për ndihmë. Shtatë a tetë ushtarë vrapuan në ndihmë të tij. Grumbulli i të rinjve vazhdonte të gjuante me topa bore, gurë, e plehra në drejtim të ushtarëve anglezë duke thirrur "Vritini! Vritini!."
Udhëheqësi i turmës qe një skllav afrikano-amerikan, trupmadh, i quajtur Crispus Attucks që ishte arratisur nga i zoti. Një nga ushtarët shtiu në drejtim të turmës. I pari që ra ishte Crispus Attucks. Në fund mbi dëborë mbetën të shtrirë katër trupa qytetarësh të vdekur. Kjo ngjarje ka hyrë në historinë e Amerikës me emrin "Masakra e Bostonit."
Pas asaj që ndodhi, reth 3000 vetë u mblodhën në një miting duke kërkuar largimin e trupave angleze nga qyteti. Nën presionin e qytetarëve të Bostonit qeveria angleze i tërhoqi trupat e saj në port, kurse çështja e ushtarëve i kaloi gjykatës.
Xhon Adams , patriot, avokat me reputacion të madh, mendonte se ushtarët ishin sulmuar në detyrë dhe kishin të drejtën e vetëmbrojtjes. Xhon Adamsi pranoi të merrte përsipër çështjen si avokat i kapotkuqve duke marrë gjithashtu mbi kurriz zëmërimin e tërë qytetit. Njerëzit nuk mund ta besonin që Xhon Adamsi, patrioti revolucionar, kushëriri i Samuel Adamsit, udhëheqësit të "Djemve të Lirisë" mund të bëhej avokat mbrojtës i ushtarëve anglezë. Brënda një dite avokati
Adams u kthye në njeri të urryer. Dritaret e shtëpisë së tij u thyen nga gurët. Megjithatë avokatiAdams
e mbrojti bindjen e vet se ushtarët kishin vepruar në vetëmbrojtje pasi ishin sulmuar nga një grup njerëzish që kërkonin sherr. Xhon Adamsi fitoi gjyqin, fitoi simpati në Londër por ajo që ishte më e rëndësishmja, me atë gjyq ai ndihmoi imazhin e kolonive në Britaninë e Madhe dhe në mbarë Evropën, duke treguar se edhe në kolonitë, të cilat ata i konsideronin inferiore, vepronte ligji. Nga ana tjetër "Djemtë e lirisë”, mësuan se duhet të ishin më të kontrolluar në veprimet e tyre.
Edhe kur u bë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Adamsi e kujtonte këtë gjyq si "shërbimin më të mirë" që i
kish
bërë vëndit të vet, Amerikës.
(Përktheu Albana Mëlyshi Lifschin)
* * *
Na duhet të mësojmë nga historia e popullit amerikan, për t’u bërë qytetarë të denjë të vendit tonë, të Europës dhe të mbarë botës…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi