Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova sfidon Serbinë edhe në konfederatën ndërkombëtare të policisë

Shko poshtë

Kosova sfidon Serbinë edhe në konfederatën ndërkombëtare të policisë Empty Kosova sfidon Serbinë edhe në konfederatën ndërkombëtare të policisë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 20, 2009 11:26 pm

Kosova sfidon Serbinë edhe në konfederatën ndërkombëtare të policisë

Ramiz Bojaj, BOTA SOT
Në maj, Sindikata e Policisë së Kosovës, anëtare e CESP-as
Kosova sfidon Serbinë edhe në konfederatën ndërkombëtare të policisë Sh_b



Kosova sfidon Serbinë edhe në konfederatën ndërkombëtare të policisë Policiaaa%20(Small)
Policia e Kosovës ditë më parë ka paraqitur aplikacionin për anëtarësim në Konfederatën Ndërkombëtare Sindikale të Policive (CESP), duke marrë përkrahjen e plotë nga të gjitha shtetet anëtare, përpos Serbisë, e cila edhe njëherë kundërshtoi pranimin e PK-së në këtë konfederatë. Pavarësisht kësaj, zyrtarë të Sindikatës të Policisë së Kosovës, vlerësuan në konferencën e rregullt të ditës së premte, se Kosova do të jetë anëtare e kësaj konfederate me të drejta të plota që nga maji i këtij viti.
Dështimi i Serbisë në CESP-a
Pas paraqitjes së aplikacionit të Sindikatës së Policisë së Kosovës (SPK), për anëtarësim në Konfederatën Ndërkombëtare Sindikale të Policive (CESP), autoritetet e Kosovës, janë shprehur se që nga dita e aplikimit e gjer më sot, asnjë shtet nuk ka kundërshtuar anëtarësimin e PK-së në këtë konfederatë, përpos Serbisë, duke përfshirë edhe ato shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën e pavarur. Kështu vlerësoi kryetarja e SPK-së, Valbona Kamberi, duke shtuar se në këtë kontekst ekziston një vullnet i mirë nga 17 shtetet anëtare për të ndihmuar Kosovën që të bëhet pjesë e këtij institucioni. “Serbia një ditë më parë ka paraqitur nota proteste në konfederatën e policisë ndërkombëtare, rreth pranimit të Sindikatës së Policisë së Kosovës në këtë autoritet. Mirëpo, për faktin se të gjitha shtetet tjera e kanë konfirmuar përkrahjen e pranimit tonë, hedh poshtë të gjitha pengesat serbe të dala edhe në këtë segment”, theksoi kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi, duke shtuar se nota pozitive për anëtarësim, ka marrë edhe nga Bosnja e Hercegovina, si dhe disa shtete të tjera, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ajo shtoi se vlerësimi më i saktë vjen në kohën kur edhe do të ndodh votimi, me ç’rast nuk është ndikues përdorimi i vetos. “Pas votimit për anëtarësimin e Sindikatës së pavarur të PK-së, nëse dalin më shumë vota pozitive SPK-ja do të bëhet pjesë e CESP-as. Gjer më tash ne nuk kemi vërejtur ndonjë pengesë nga ana e aplikimit që kemi pasur ne, por pengesat e vetme janë që këshilli i komitetit, i cili duhet të konsolidohet me vota në kontekst të të cilit edhe mund të ndodhin befasi të ndryshme, gjë që ka pak gjasa të ndodhë”, vlerësoi Kamberi, duke shtuar se nga 17 shtete që janë anëtare të kësaj konfederate vetëm Serbia dje ka protestuar kundër Policisë së Kosovës. Ajo thotë se Gjermania është treguar krah i fortë për fuqizimin e autoritetit të sigurisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
CESP-a i jep sinjale Serbisë që të largohet nga Konfederata

Përkrahja e shteteve të fuqishme për anëtarësimin e SPK-së në konfederatën ndërkombëtare, është fuqizuar edhe më qëndrimin e CESP-as, e cila duke mbrojtur të drejtën e Kosovës, i jep sinjale Serbisë se është e lirë që të largohet nga ky segment.
“Lidhur me reagimin e Serbisë, CESP-ja ka dhënë edhe një përgjigje këtij vendi se nëse dëshirojnë të qëndrojnë janë të lirë, ose edhe mund të lëshojnë konfederatën. Ky është një shembull shumë i mirë dhe ndoshta në muajin maj edhe Kosova do të jetë anëtare e plotë e kësaj konfederate, duke siguruar se Serbia nuk mund të ketë asnjë ndikim në këtë proces”, vlerësoi Kamberi, duke shtuar se Kosova vazhdon të fuqizohet në arenën ndërkombëtare, përderisa Serbia po e humb ndikimin e vet në të gjithë mekanizmat e jashtëm, sa herë që vjen në pyetje vendi ynë.“Nëse procesi i votimit shkon me votat e lira ashtu siç e kanë delegatët e kësaj konfederate, atëherë nuk mund të dalë ndonjë problem edhe nëse ka një votë kundër. Mirëpo nëse kjo çështje shkon me vota të mbyllura, atëherë mund të dalin në skenë edhe rryma tjera të politikave që mund të prolongojnë procesin tonë”, thotë Kamberi, duke shtuar se takimi për të definuar nëse sindikate e Policisë së Kosovës do të jetë pjesë e kësaj Konfederate, do të merret nga 14 deri me 17 të muajit maj në Sarajevë, ku edhe mbahet takimi i 17 shteteve evropiane që përbëjnë këtë Konfederatë. Në konferencën e rregullt të policisë është folur edhe për marrjen e përgjegjësive të reja të PK-së, në ruajtjen e objekteve kulturore në Kosovë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi