Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Empty Aktivitetet dhe aksionet e partive politike

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 20, 2009 11:27 pm

LDD-ja për ditën e pranverës organizon aktivitete të ndryshme



Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Dardanisë-LDD, dega në Gjilan, thanë se në kuadër të angazhimeve që po i ndërmerr ky subjekt, dy strukturat e saj Forumi i Gruas dhe Forumi i Rinisë, kanë paraparë që 21 marsin-Ditën e pranverës, ta shënojnë me aktivitete të shumta.
Zëdhënësi i LDD-së së Gjilanit, Samir Ramadani, tha se të shtunën më 21 mars, me iniciativën e Forumit të Gruas dhe Forumit të Rinisë të LDD-së, për Ditën e Pranverës do të organizohet manifestimi me moton “Pranvera nis me LDD-në”.
“Kjo ditë do të jetë e ngjeshur me një mori aktivitetesh duke filluar me mbjelljen e 21 fidanëve në oborrin e Qendrës për Transfuzion të Gjakut, pastaj do të vazhdohet tutje me mbjellja e 21 pishave në hapësirën e Varrezave të Dëshmorëve”, ka thënë Ramadani.
Sipas tij, në kuadër të manifestimit për ditë e pranverës, LDD do të organizojë edhe performanca me artistët figurativ si dhe performanca e artistëve muzikor, që të dyja këto ngjarje, do të mbahen në qendër të qytetit.
Ndërsa, kryetari i Forumit të Rinisë të LDD-së, Xhemajl Nuredini tha për Kosovapress se me këtë manifestim synohet sensibilizimi i institucioneve përkatëse për të ndërmarrë aktivitete simbolike për këtë ditë.
Ndërkohë që sipas tij, kjo tregon edhe shpirtin human të të riut dardanas për tu përkujdes për ambientin, me rastin e mbjelljeve të fidanëve dhe pishave, për të treguar kështu edhe nevojën që Gjilani ka për më tepër hapësira gjelbëruese dhe të rregulluara mirë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Empty “Faleminderit president, për atë që bëre për Kosovën dhe shqiptarët!”

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 21, 2009 11:47 pm

“Faleminderit president, për atë që bëre për Kosovën dhe shqiptarët!”

Hamdi Tovërlani, BOTA SOT
Dega e Tretë “Presidenti Rugova” shënoi nëntëmbëdhjetë vjetorin e themelimit
Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Sh_b

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Rugova%20(Small)
Nga ceremonia e shënimit të nëntëmbëdhjetëvjetorit të formimit të Degës së Tretë të LDK-së, “Presidenti Rugova”


Ishte impozante atmosfera në Villa “Venera”, në mbrëmjen e organizuar,
Me rastin e shënimit të nëntëmbëdhjetë vjetorit të Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, që mban emrin e ish-presidentit historik dr.Ibrahim Rugovës, nënkryetarja e LDK-së, njëherësh ministrja e Drejtësisë, znj.Nekibe Kelemndi, me plot entuziazëm iu drejtua të pranishmëve që përlot mbushën sallën, se kjo atmosferë dëshmon për rrugën të drejtë që është ndërmarrë, për rikthimit e imazhit të LDK-së, gjë që me siguri do të ndodhë. ”Duhet të punojmë edhe më shumë, ta forcojmë partinë dhe ta ndërtojmë shtetin, me të cilin duhet të qeverisim”, tha znj. Kelmendi.
Ndërkaq kryetari i Degës së Tretë, z..Agim Krasniqi, fjalën e rastit të formimit të kësaj dege, e ndërlidhi me personalitetin e dr.Ibrahim Rugovës, punën e tij, sakrificën, dhe idealit për çlirimin e popullit shqiptar, dëshirë kjo që u realizuar falë ideologjisë së shëndoshë, që ai diti ta përdorë, dhe që me vizionin e vet, e bëri drejtimin e partisë më të madhe të LDK-së, pikërisht në realizmin e kësaj ëndrre, por edhe të formimit të Kosovës, shtet sovran dhe të pavarur. “Jo rastësisht kjo degë, në mënyrë simbolike, e mban emrin e dr.Ibrahim Rugovës, themeluesit, drejtuesit politik të LDK-së, dhe udhëheqësit të madh të popullit shqiptar, si dhe krijuesit të Kosovës, shtet sovran dhe i pavarur. Dr.Rugova ishte personaliteti më emblematik, ngase diti t`i ofrojë miqtë ndërkombëtarë, që dukshëm ndikuan që Kosova të formohet shtet i pavarur dhe sovran, por edhe të pranohet ndërkombtarisht”, tha z,Krasniqi. Ai përkujtoi flijimin e shumë anëtarëve të LDK-së dhe të kësaj dege për të sotmen, si dhe sakrificat nëpër të cilat ka kaluar kjo parti, që nga formimi në vitin 1989. “Fill pas kësaj, është themelua Dega e Tretë, si përgjigje e kërkesave të shumta të popullatës shqiptare në Prishtinë, në rrethanat e reja historike të udhëhequra nga dr.Rugova. Ishte ky një moment tejet i rëndësishëm për fatin e popullit. Kjo degë është më e madhja, dhe ndër më të organizuara në Kosovë, nga e cila kanë rrjedhë, dhe janë jetësuar shumë procese politike, edhe nga fakti se anëtar i Kuvendit të kësaj dege, ishte dr.Ibrahim Rugova. Nga kjo degë kanë dal kuadro, që kanë dhanë kontribut të çmueshëm, në të gjitha fazat e aktivitetit të LDK-së, edhe sot. LDK-ja ka potencial të mjaftueshëm që të përballojë humbjen nga zgjedhjet e kaluara, dhe me reformat e propozuara, dhe me strukturim autoritativ dhe pragmatik, ta rikthej imazhin e së kaluarës. Konsiderojmë se kryetari i tanishëm dr.Fatmir Sejdiu, është pasardhës i denjë i dr.Rugovës, dhe se së bashku me anëtarët dhe simpatizantët, si dhe bashkëpunëtorët e afërm, do të këtë forcë dhe potencial energjik, që ta rikthej LDK-në në binare të duhura, për ta vazhduar edhe në të ardhme t`i prij popullit shqiptar. Më lejoni, që për të gjitha ecuritë e mbara të kësaj partie, t`i dërgoi edhe një mirënjohje ish-presidentit Rugova, dhe betim që do të ecim rrugës së tij, dhe do ta respektojmë tashmë moton e jetësuar: “Faleminderit President”, tha në fund z.Agim Krasniqi.
Në këtë përvjetor të rëndësishëm të kësaj dege ishin të pranishëm ministri Skënder Hyseni, kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa, Ismet Beqiri, Melihate Tërmkolli, si dhe shumë mysafirë të tjerë. Por kaptinë e veçantë ishte edhe prezenca e dy djemve të ish-presidentit dr.Ibrahim Rugovës, Mendimit dhe Ukës, të presidentit aktual, dr.Fatmir Sejdiut, Bardhylit dhe Yllit, të familjeve të respektuara, Agani dhe Maloku. Në fund u dha një program artistik nga shoqëria “Minatori”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Empty Pasuria e pambrojtur e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 22, 2009 10:52 pm

Pasuria e pambrojtur e Kosovës





Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Ora_11-490x320
Nga Express më 21.03.2009 në ora 20:36

Partia më e madhe joparlamentare, Partia Reformiste ORA, kërkoi të shtunën nga Qeveria e Kosovës dhe nga Agjencia e Kosovare e Privatizimit (AKP), që të mbrojë shitjen pasurisë së Kosovës që gjendet jashtë kufijve të vendit.

Kryetari i Komisionit për ekonomi në këtë parti, Gazmend Hoxha, përmendi kryesisht “Trepçën”, KEK-un dhe “Eximkosin”, të cilat kanë pasur asete të veta në të gjitha vendet e ish-Jugosllavinë.

“Kemi informata se në Serbi po ndodh një dukuri, ku pasuria e Kosovës regjistrohet si e individëve dhe ajo pastaj po nxirret në shitje nga ana e Agjencisë për Privatizim e Serbisë”, tha Hoxha.

Ai përmendi rastin e lokaleve të ndërmarrjes “Jatex” nga Gjakovë, për të cilat më 27 mars përfundon tenderimin për shitjen e tyre. Këto lokale së pari janë regjistruar si “Jatex-Leskovac”, pastaj nga ana e Agjencisë serbe të Privatizimit, janë hedhur në tenderim.

ORA ngriti në pah edhe problemin që është krijuar me privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë dhe mospërfilljen e kontratave nga blerësit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Empty Demokristianët e Kosovës u pritën nga Ambasadori Italian Michael Giffoni

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 25, 2009 2:48 pm

Demokristianët e Kosovës u pritën nga Ambasadori Italian Michael Giffoni

Demokristianët e Kosovës u pritën nga Ambasadori Italian Michael Giffoni

Një delegacion i Partisë Demokristiane për Integrim, i kryesuar nga Zef Morina, Kryetar, Nazmi Halimi nënkryetar dhe Ndue Ukaj anëtar i Kryesisë, u pritën nga ambasadori italian Michael Giffoni. Demokristianët e Kosovës e njoftuan ambasadorin italian me aktivitetin e PDKI në Kosovë, si dhe për vizionet e kësaj partie për të ardhmen e Kosovës.
Dy delegacionet e Kosovës biseduan për shumë çështje aktuale me rëndësi për Kosovën, me një theks të veçantë, në nevojën që gjitha potencialet tona të fokusohen për të ndërtuar një shoqëri të hapur, të lirë, demokratike dhe të prosperuar.
Demokristianët falënderuan shtetin Italian për angazhimin e jashtëzakonshëm që kanë bërë dhe po bëjnë për Kosovën në gjitha drejtimet.
Dy delegacionet u pajtuan që të thellojnë bashkëpunimin në të ardhmen në të mirë të avancimit e shkëmbimit të përvojave për të përshpejtuar proceset e ardhme në Kosovë.

Zyra për informim e PDKI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Empty Haziri ia “tërheq vërejtjen” Haradinajt!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 29, 2009 12:06 am

Haziri ia “tërheq vërejtjen” Haradinajt!

Fatbardha Zeka, BOTA SOT


Aktivitetet dhe aksionet e partive politike LDKK
Çdo kush le ta “pastrojë” oborrin e vet!

Zhvillimet politike në LDK
Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Sh_b
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, duke e vlerësuar të suksesshëm misionin e UNMIK-ut, beson se ky mision duhet të përmbyllet, gjë që u dëshmua në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit, nga ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni. Haziri shtoi se forcat e NATO-së, të aleatëve dhe si një strukturë e madhe tashmë prezente në Kosovë me mandat të njohur kushtetues, duhet të vazhdojnë misionin e tyre.
Duke folur për rrjedhat e fundit politike në LDK, Lutfi Haziri, tha se është e patolerueshme që të tjerët të thirren në emër të trashëgimisë së LDK-së, dhe të kujdesen për vlerat e saj më tepër sesa vetë njerëzit e LDK-së. Këtë mesazh Haziri ia drejtoi edhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinajn.
“Askush jashtë LDK-së nuk mund të thirret në emër të LDK-së, edhe pse jemi të angazhuar që të bashkëpunojmë me të gjithë”, u shpreh Haziri.
Sipas tij LDK-ja është në fazën e vlerësimeve dhe kanë realizuar 97 për qind të takimeve,
“Pakoja reformuese e LDK-së kërkon që të ndërtohen sekretariate dhe tri zyre themelore dhe të emërojë grupin politik strategjik, këto forma janë mundësi e vetme që ta ndihmojë lidershipin lokal”, tha ai
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Empty LDK po frikësohet

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 13, 2009 12:22 am

LDK po frikësohet

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Fisnik_dobreci_aak-haradinaj-kuqi103-490x320


Zyrtarë të AAK-së thonë se ishte ideja e vetë Blerim Kuqit që të kandidojë për kryetar të Suharekës. Ndërsa deklaratat e Lutfi Hazirit, sipas tyre, vijnë nga frika për humbjen e sigurt të bastionit të dikurshëm, Suharekës.

Nga Artan Behrami më 11.04.2009 në ora 22:04

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës beson se largimi i Blerim Kuqit nga LDK-ja ishte një humbje e madhe për atë parti. Dhe kjo, sipas tyre, do të shihet në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen vjeshtën e sivjetme.

Në këto zgjedhje, Blerim Kuqi është nominuar nga AAK-ja për kryetar të Komunës së Suharekës. Për Kuqin ky ishte një nder i madh, ndërsa në sytë e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirin ishte një ofendim.

Por, Burim Ramadani, sekretar i përgjithshëm i AAK-së, është thellë i bindur se në këtë komunë fituesi tashmë dihet. Sipas tij, ai do të jetë Blerim Kuqi, aktualisht sekretar organizativ në AAK.

Ramadani thotë se Kuqi pas zgjedhjeve lokale do të jetë kryetar i një komune që tradicionalisht i ka takuar LDK-së. Ai thotë se kjo është edhe arsyeja e vërtetë e reagimit të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit, i cili të premten për herë të parë shprehu mllefin për largimin e Kuqit nga LDK-ja.

“Kandidati i AAK-së do të jetë kryetar komune pas këtyre zgjedhjeve. Suhareka ka qenë ndër komunat më të forta të LDK-së, prandaj Lutfi Haziri dhe kandidati i LDK-së në Therandë e kanë parë se e kanë të pamundur fitoren ndaj zotit Kuqi”, ka thënë Ramadani për Express, të shtunën.

Ai po ashtu sqaron se kandidimi i Blerim Kuqit për kryetar të Komunës së Suharekës nuk ishte ide e AAK-së, por e vetë Kuqit. Më pas edhe partia ka miratuar dëshirën e Kuqit për t’u kandiduar.

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së beson se mllefi nuk vjen nga Lutfi Haziri, por nga elemente të LDK-së, e që u frikësohen kapaciteteve të Kuqit, të cilat tash e tutje do t’i përdorë për një parti tjetër.

“Shihet shumë qartë që Haziri ka qenë i shtyrë prej elementeve të ndryshme, brenda LDK-së të japë komente të tilla, për shkak se Haziri i njeh shumë më mirë sesa shumë të tjerë kapacitetet e Kuqit, si në aspektin organizativ, ashtu edhe në atë profesional”, thekson Ramadani.

Kuqi, sipas tij, edhe në të kaluarën ka treguar aftësi udhëheqëse për projekte të mëdha dhe këtë aftësi dëshiron ta shfrytëzojë në komunën e Therandës.
“Kuqi mendon se projekti i madh është zhvillimi ekonomik, kulturor dhe arsimor i një komune, këtë rast Suharekës. Z. Haziri e di qartë kontributin që ka dhënë Kuqi në LDK”, shton ai.

Ramadani thotë se LDK-ja ka shumë probleme të brendshme dhe përmes akuzave të tilla po mundohet të zhvendosë vëmendjen diku tjetër. Me këtë rast, ai i sugjeron LDK-së që të vazhdojë reformat aty ku i ka lënë Kuqi, e mos të merren me parti të tjera.

“Shumë më mirë është që LDK-ja të vazhdojë me projektet që i ka lënë Kuqi në gjysmë, ose projektin që e ka bërë për reformimin e LDK-së”, shton ai.

Megjithëkëtë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë të premten në një konferencë për media se Blerim Kuqi nuk do të rrezikojë kandidatin e LDK-së për kryetar të Therandës, pavarësisht përkrahjes së madhe që gëzon ai në këtë qytet.

Po në atë ditë, për herë të parë u pa frustrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas largimit të Blerim Kuqit nga kjo parti. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ishte shprehur i brengosur për trajtimin që Kuqit po i bëhet në AAK. Sipas tij, AAK-ja po i ofron atij poste me rëndësi lokale, ndërsa në LDK ishte pjesë e qeverisjes qendrore.

“Realisht AAK-ja ia ka treguar vendin se është kapaciteti lokal dhe mbetet në kuadër të Therandës. Për LDK-në, Blerim Kuçi ka nënkuptuar autoritet për kabinet qeveritar. Tash shkoi në një parti tjetër, e cila ia ofron një komunë dhe ai fillon edhe një herë nga zeroja”, ka thënë Haziri të premten në një konferencë për media.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Empty Daci: Asnjë element shtetësie

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 20, 2009 9:30 pm

Daci: Asnjë element shtetësie



Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Flaka_kuqi-490x320

Lideri i LDD’së, Nexhat Daci, ka kritikuar koalicionin qeverisës për mosrespektim të Kushtetutës së Kosovës. Sipas tij, përpos fjalëve, fotografive dhe parullave, me asgjë tjetër nuk mund të krenohemi që jemi shtet.

Nga Express më 19.04.2009 në ora 19:57

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), Nexhat Daci, ka thënë të dielën në Mitrovicë se institucionet e Kosovës nuk janë duke bërë gjë për të respektuar në plotëni Kushtetutën e vendit.

“Që 15 muaj koalicioni qeverisës nuk demonstruan asnjë elementë të vetëm të shtetësisë. Dhe pos fjalëve, pos fotografive dhe parullave, me çka mundë të krenohemi që jemi shtet”, ka thënë Daci, në një takim me Degën e LDD’së në Mitrovicë.

“Koalicioni qeverisës tërë kohën thotë se kemi një Kushtetutë ndër më modernen dhe më të mirën në Evropë, atëherë unë iu bëjë pyetje se, meqë qenka më e mira pse nuk po e ruajmë si të tillë”, ka theksuar ai.

Ai ka thënë se një e treta e territorit të Kosovës mbetet e pakontrolluar dhe aty nuk respektohet Kushtetuta.

Në bashkëbisedim me anëtarë, simpatizantë dhe qytetarë të Mitrovicës, ai ka thënë se ka pasur guxim që “ta mbështes dhe ta nxjerr kryeministrin e parë të Kosovës që tani është kryetar i Komunës së Mitrovicës, dr. Bajram Rexhepi”.

Daci me bashkëpartiakët ka vizituar dhe ka vënë kurora lulesh në shtëpinë muze, në Lagjen e Muhaxhirëve në veri të Mitrovicës, ku gjatë luftës janë masakruar shumë banorë të kësaj ane.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Empty Manaj: Nuk na shqetësojnë largimet!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 24, 2009 10:29 pm

Manaj: Nuk na shqetësojnë largimet!

Blendi Gashi
Largimi i Haki Shatrit nga partia, njohja nga Arabia Saudite, fillimi i punës së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të rregullta të forumit rinor të LDK-së, që parashihet të përfundojë rreth datës 27 Qershor të këtij viti, ishin temat e konferencës së rregullt për media të mbajtur në Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Sh_b
Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Manaj%20(Small)
Sekretari i Përgjithjshëm i LDK-së, Ramë Manaj

Sekretari i Përgjithshëm Ramën Manaj, në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka falënderuar shtetin e Arabisë Saudite për njohjen e pavarësisë së vendit tonë, dhe ka vlerësuar se kjo njohje ka ardhur në një moment mjaft të rëndësishëm, e cila do të hapë dyert edhe numrit të vendeve të Konferencës Islamike për njohje të pavarësisë së Kosovës. "Shpresoj që numri i shteteve që do të njohin Kosovën të rritet dhe të sjellë rritje të vazhdueshme edhe më tutje", tha Manaj në takimin e sotëm me gazetarë. Gjithashtu Manaj ka përshëndetur fillimin e punës së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shqyrtimin e arsyeshmërisë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe ka përshëndetur institucionet që kanë punuar në grumbullimin e fakteve për ndërtimin e një faktografie të plotë justifikuese dhe mjaft përfshirëse që juridikisht dhe politikisht arsyeton aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Po ashtu ai falënderoi vendet mike dhe vendet me demokraci më të zhvilluara që tashmë kanë depozituar përkrahjen e tyre aktit të shpalljes së pavarësisë. "Ne shpresojmë se procesi shqyrtues do të jetë i drejtë dhe gjithëpërfshirës. Natyrisht nuk mund të jetë mohues dhe kontestues i aktit të shpalljes së pavarësisë së vendit tonë", theksoi Manaj. Sekretari i Përgjithshëm të LDK-së bëri të ditur se dje është marrë vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të rregullta të Forumit Rinor të kësaj partie. Manaj tha se ky është një proces i cili mbahet në periudha të caktuara kohore, sipas statutit dhe akteve normative të Lidhes Demokratike të Kosovës dhe pretendon të përtërijë forcën organizative dhe vepruese të Forumit Rinor të LDK-së. Njëherit ai shpreson se ky proces demokratik, transparent e përfshirës do të realizojë prurje të reja dhe të ngrisë shkallen e organizimit dhe të veprimit në këtë pjesë të LDK së. Ai saktësoi se për FR zgjedhjet do të bëhen në të gjitha nivelet edhe jashtë, ndërsa ky proces duhet të përfundojë deri në fund të muajit qershor, saktësisht më datën 27. Ndërkaq duke folur për zhvillimet aktuale në LDK në kontekstin e punëve rreth reformave, Manaj tha se po punohet në vazhdimësi rreth këtij procesi me kryesitë e degëve dhe kryetarët e nëndegëve. Në të ardhmen po ashtu planifikohet që diku në dhjetëditëshin e muajit të parë që vjen të organizohet një konferencë tematike për rolin e LDK së në zhvillimin e Kosovës, një konferencë debatuese, në të cilën do të debatohen segmente të ndryshme të kontributit të mundshëm dhe ngritjes së këtij kontributi të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zhvillimin e ardhshëm dhe zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës. Përfaqësuesit e LDK-së, tha ai, do të vazhdojnë angazhimet në të gjitha nivelet e organizimit dhe të funksionimit të institucioneve tona, edhe në nivelin qeveritar, edhe në atë lokal, sepse tashmë duhet të nisin përgatitjet për fushatën për zgjedhjet e pushtetit lokal që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti. Në lidhje me kalimin e sotëm të ish ministrit Haki Shatri nga LDK-ja në AAK, Manaj tha se nuk kishte njohuri për këtë fakt, por theksoi se "lëvizja e anëtareve dhe veprimtarëve të ndonjë partie cilës do qoftë është e drejtë liri themelore". "Natyrisht nuk na vjen mirë që të ketë lëvizje të tilla, shkuarje ose ardhje me kontekstin eventualisht të pakënaqësive, por secili manifeston vullnetin e tij, secili shfrytëzon të drejtën e tij", tha ai dhe shtoi se nuk ndihet e shqetësuar. Shatri nuk ka pasur momentalisht funksion përgjegjës në parti përveç se është deputet i Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, tha Manaj. Në pyetjen shtesë nëse AAK me këtë dëmton LDK-në, Manaj e mohoi një gjë të tillë. "Në qoftë se ka shkuarje ka shumë më shumë ardhje dhe ka ardhje të personaliteteve eminente, doktorë shkencash, njerëz të përgatitjes së lartë profesionale intelektuale dhe politike". Manaj tha se nuk ka asnjë indikacion apo parainformacion se edhe ndonjë zyrtar tjetër i LDK-së mund të largohet nga strukturat udhëheqëse. Duke komentuar një spekulim në media rreth një liste për ndarje të degës së Forumit të Gruas në Mitrovicë, Manaj tha se nuk ka informacione të tilla, por shtoi se "Forumi i Gruas është pjesë integrale e Lidhjes Demokratike të Kosovës në të gjitha nivelet e organizimit të punës së tij".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Empty LDD: Njohja nga Arabia, jo sukses yni

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 24, 2009 11:31 pm

LDD: Njohja nga Arabia, jo sukses yni




Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Petrit_rrahmani_-_konferenca_per_shtyp_ldd_-_003-490x320-490x320

Nga Express më 24.04.2009 në ora 14:50

Njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Arabisë Saudite nuk është sukses i Qeverisë së vendit, por rezultat i aktiviteteve të fuqishme të miqve ndërkombëtarë, konsideron Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD).

“Kjo njohje nuk vjen, në mënyrë absolute, si rezultat i punës së Ministrisë së Jashtme, Presidencës apo Qeverisë së Kosovës, por falë ndihmës së fuqishme të miqve ndërkombëtar të cilët po vazhdojnë lobimin e tyre në favor të Republikës së Kosovës”, thuhet në një komunikatë shtypi të lëshuar nga LDD-ja, pas takimit të Kryesisë së kësaj partie me përfaqësuesit e degëve të saj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Empty AKR-ja fton të rinjtë: “Të ecim ndryshe”!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 25, 2009 6:40 pm

AKR-ja fton të rinjtë: “Të ecim ndryshe”!

Blendi Gashi, BOTA SOT

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Sh_b

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike NJOMEZA%20EMINI%20(Small)

Deputetja më e re e parlamentit të Kosovës Njomëza Emini nga radhët e AKR-së ka mbledhur gazetarët për të sensibilizuar çështjet e të rinjve të Kosovës. Ajo pos që ka akuzuar institucionet e Kosovës për moskujdes ndaj rinisë, i ka ftuar ata që të ecin “ndryshe” drejt ardhmërisë së tyre.
“Problemet e të rinjve në Kosovë dhe vizioni i AKR-së për të rinjtë”, ka qenë temë diskutimi në Konferencën e mbajtur të shtunën për media nga Aleanca Kosova e Re. Politika është mundësia që ka çdo qytetar për të ndikuar dhe për të ndryshuar jetën e vet, duke u bashkuar me të tjerët. Këtë mundësi e kemi edhe ne të rinjtë, andaj ftojmë të rinjtë të ecin së bashku me AKR-në, për një jetë “ndryshe”, tha anëtarja e kësaj partie Njomëza Emini. Ajo adresoi kritika në qeveritë e kaluara si dhe qeverinë Thaçi, duke thënë se ato gjatë gjithë kohës kanë proklamuar se rinia janë prioritet i ynë, por asnjëherë nuk është ndihmuar ajo, edhe pse e përbën mbi 60 për qind të popullsisë së Republikës së Kosovës. “Që nga krijimi i institucioneve vendore pas vitit 1999, nuk është miratuar asnjë strategji zhvillimore apo ndonjë Plan Veprimi, nuk është hartuar dhe miratuar asnjë ligj që adreson çështjet e të rinjve, nuk ka pasur rritje të buxhetit. Ministria e Kulturës për rini ka ndarë këtë vit 442 mijë euro, që i bije 0.52 cent për një të ri" pohoi deputetja e AKR-së, Emini. Ajo tha se çështjet që ndërlidhen me avancimin dhe perspektivën e të rinjve duhet të përfshihen në të gjitha strategjitë zhvillimore të Qeverisë,me qëllim të integrimit të tyre përbrenda vendit. Andaj për AKR-në, çështjet që ndërlidhen me të rinjtë janë ndër prioritetet kryesore të agjendës, dhe do të demonstrohen duke informuar të rinjtë për të drejtat e tyre, duke krijuar fondacione për dhënien e bursave për studime jashtë vendit,
duke organizuar aktivitete për ta, duke i inkurajuar të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse në institucione etj. Njomëza Emini theksoi se të rinjtë kujtohen vetëm gjatë fushatave elektorale, por pastaj në asnjë moment nuk punohet për ne.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Empty LDD: Shkelja e Kushtetutës është bërë praktikë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 25, 2009 6:59 pm

LDD: Shkelja e Kushtetutës është bërë praktikë


Nga Express

Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD), në takimin e rregullt të së shtunës me gazetarë, ka adresuar një varg kritikash ndaj koalicionit qeverisës për mosrespektim të Kushtetutës dhe ligjshmërisë.

Zëdhënësi i kësaj partie, Armend Baloku, tha se mosrespektimi i kushtetutës, ligjshmërisë dhe bllokadat e deri në dështim të proceseve për konsolidim të mekanizmave të rëndësishëm shtetërorë janë bërë tashmë praktikë e partive në pushtet.

“Bllokadat e vazhdueshme në KQZ nga partitë në pushtet duke u prolonguar apo zvarritur zgjedhja e kryeshefit të Sekretariatit të KQZ-së, duke rrezikuar procesin edhe ashtu i rrezikuar janë argument i fuqishëm se kemi të bëjmë me manipulim të procesit dhe shtrirje të kontrollit nga partitë në pushtet edhe në ato institucione e që me ligj iu garantohet pavarësia e veprimit”, u shpreh ai.

LDD kritikoi edhe “fushatën dhe propagandën politike dhe tejet agresive të PDK-së” ende pa u caktuar data e mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme. “Dilemat e mëdha për prejardhjen e fondeve të financimit të kësaj fushate konfirmojnë deklarimet tona të mëhershme se partitë në pushtet po instalojnë logjikën e regjimit diktatorial duke mos lënë hapësirë për transparencë, por përkundrazi po ngulfatet çdo ditë e më shumë çdo hapësirë për kritikë”, theksoi Baloku.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Empty Qeveria e ka futur në pozitë të rëndë sociale Kosovën!

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 03, 2009 12:51 am

Qeveria e ka futur në pozitë të rëndë sociale Kosovën!

Fidan Morina, BOTA SOT
Haradinaj kritikon Thaçin
Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Sh_b
Në 9- vjetorin e themelimit të AAK-së, lideri i kësaj partie Ramush Haradinaj nuk i kurseu kritikat ndaj qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Thaçi. Në një aheng të mbajtur të shtunën, Haradinaj ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës dhe u ka shprehur gatishmërinë e Aleancës për ta qeverisur vendin me një vizion krijues të vlerave të reja. “Ne jemi shpresa për ta nxjerrë Kosovën nga pozita e vështirë dhe kriza shumë e rëndë sociale që e ka vendosë Qeveria aktuale Thaçi. Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat, në të cilat ndodhet Kosova, e të cilat sot po i shfaqen njerëzve të vendit”, tha Haradinaj. Ai tha se vizioni i AAK-së, është i qartë, udhëheqja me vlera të reja dhe synim të anëtarësimit në BE dhe në NATO. Ndërsa, nënkryetari i parë i kësaj partie Blerim Shala, tha se synimi i tyre i përbashkët është krijimi i normalitetit, që nënkupton funksionimin e shtetit, në gjithë territorin e Kosovës. Në këtë festë kryetari i AAK-së, kishte ftuar shumë miq duke përfshirë, anëtarë të LDD-së, Ballit Kombëtar, duke i përshëndetur në mënyrë të veçantë ata ndërsa përshëndetjet e tij nuk i ndau për koalicionin qeverisës LDK-PDK, të cilët nuk i kishte ftuar në këtë festë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Empty Re: Aktivitetet dhe aksionet e partive politike

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 05, 2009 7:07 pm

AAK: Qeveria udhëhiqet nga njerëz të krimit


Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Fisnik_dobreci_aak-haradinaj-kuqi-490x320
Drejtuesit e AAK-së gjatë një konference të mëhershme shtypi

Nga Express

Opozita ashpërson gjuhën dhe kritikat në adresë të Qeverisë së vendit. Zyrtarë të lartë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) thanë sot se Qeveria e Kosovës po udhëhiqet nga strukturat kriminale të përbëra nga njerëz që kanë qenë dhe janë pjesëtarë të Shërbimit Inteligjent të Kosovës, të udhëhequr nga Partia Demokratike e Hashim Thaçit.

“Institucionet e Kosovës udhëhiqen nga një grup njerëzish me të cilët ne kemi pasur vlerësime të deritashme se ka struktura kriminale”, tha sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, në një konferencë për media.

Ai tha se “për këtë qeveri kriminale”, ka paralajmëruar shumë më herët kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas sekretarit Ramadani, i cili para pak kohe aderoi në AAK, ekzistenca e këtyre strukturave kriminale, lidhet me prezencën e njerëzve të SHIK-ut, që sipas tij, janë përfshirë në qeveri.

Sikur transmeton KosovaLive, zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi i ka quajtur qesharake këto akuza. “Kjo parti politike mungesën e vizionit politik, mungesën e programeve, mungesën e alternativave, gjithmonë mundohet ta zëvendësojë duke u marrë me akuza të pabaza”, u shpreh ai.

Madje sipas Krasniqit, AAK-ja ka rënë në një nivel qesharak dhe shume joserioz dhe nuk ia vlen të komentohen akuzat e tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Empty Daci: Në LDK nuk ka filozofi, ata kopjojnë Dacin ose Thaçin

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 16, 2009 8:54 pm

Daci: Në LDK nuk ka filozofi, ata kopjojnë Dacin ose Thaçin




Aktivitetet dhe aksionet e partive politike ----daci

Lideri i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, sërish ka hedhur poshtë mundësinë për bashkimin e partisë së tij me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Në një intervistë për të përditshmen “Infopress”, Daci ka thënë se Berim Ramosaj me idenë e tij për bashkimin e këtyre dy partive – të cilën fillimisht e kishte hedhur në media - nuk ka gjetur mbështetje në këtë parti, dhe ka vlerësuar se ajo ishte nisur në mënyrë të gabuar.
Daci, ka përsëritur qëndrimin se, LDD bartë frymën rugoviane – ndërsa është shprehur se LDK-ja nuk filozofi që shkruan diku. “Ata zakonisht fotokopjojnë ose Dacin ose Thaçin, dhe nuk janë origjinalë as në atë”, ka thënë Daci.
I pyetur për mundësinë e afrimit të partisë së tij me LDK-në, nëse i biri i ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Mendimi, vije në krye të LDK-së – siç përflitet në kohën e fundit – Daci ka thënë se, në bazë të informatave që ka nga kolegët e LDK-së, kjo është “krejtësisht hipotetike, plotësisht e parealizueshme”.
Megjithatë, ai ka thënë se, “po të bëhej, unë aq ngrohtësisht do ta uroja, do t’i dëshiroja sukses. Dhe në lëvizjet e tilla të kryetarit hipotetik të ardhshëm të LDK-së, do të reagonim në atë moment sipas ofertës”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Empty Manaj: Serbia nuk ka vend në Evropë, ajo fsheh kriminelët e luftës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 18, 2009 12:40 pm

Manaj: Serbia nuk ka vend në Evropë, ajo fsheh kriminelët e luftës

Besnik Boletini
LDK-ja,vlerëson dhe kërkon që edhe Kosova sa më shpejtë të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave. Ne konsiderojmë se përfshirja e Serbisë në procesin e liberalizimit të vizave është veprim i ngutur” tha Manaj.


Aktivitetet dhe aksionet e partive politike LDK
Ne vlerësojmë se përfshirja e Serbisë në procesin e liberalizimit të vizave na duket veprim i ngutur, veprim i cili ka të bëjë me një vend që nuk ka përmbushur ende standarde.

Prishtinë, 17 korrik
Duke komentuar procesin e liberalizmit të vizave për shtetet e Ballkanit Perëndimor, sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ram Manaj kërkoi që sa më shpejtë edhe Kosova të përfshihet në këtë proces. Ai konsideron se Serbia nuk i ka përmbushur standardet për t’u përfshirë në procesin e liberalizimit të vizave. “LDK-ja,vlerëson dhe kërkon që edhe Kosova sa më shpejtë të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave. Ne vlerësojmë se përfshirja e Serbisë në procesin e liberalizimit të vizave na duket veprim i ngutur, veprim i cili ka të bëjë me një vend që nuk ka përmbushur ende standarde. Në fund të fundit ka të bëjë me një vend i cili edhe sot 10 vite pas luftës fsheh kriminelët e luftës, dhe nuk është e gatshme ti dorëzojë ata në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë.”, tha Manaj të premten në konferencën e rregullt të LDK-së.
Në këtë konferencë ai foli edhe për çështje të ndryshme aktuale. Manaj tha se LDK-ja ka përcaktuar disa kritere për kandidatët e vet që do të garojnë në zgjedhjet lokale, ndërsa sa i përket emrave të kandidatëve ai tha se kjo pritet të bëhet në fund të gushtit. “LDK-ja ka përcaktuar kriteret për kandidatët që do të nominohen konkurrent për kryetarë të komunave dhe për ata që do të konkurrojnë për asambletë komunale , janë kritere që kanë të bëjnë me vlera themelore politike e profesionale. Këto kritere janë besueshmëria, vlera politike e profesionale, të jenë anëtarë dhe veprimtarë të njohur të LDK-së, që të kenë autoritet dhe përkrahje të gjerë të qytetarëve, gjithashtu kanë përparësi kandidatët që kanë përkrahje konsensuale të kryesive të degëve dhe fakti së kandidatet duhet të tregojnë gatishmëri për të realizuar programin e LDK-së”, u shpreh Manaj.
I pyeturu se a ka gjasa që kandidatët që kanë fituar zgjedhjet e kaluara komunale të jenë prapë kandidat, Manaj tha se nuk ka asnjë përjashtim, mund të jenë këta, mund të jenë të tjerë, është çështje e vullnetit dhe e besimit por edhe e vendosjes së strukturave të LDK-së. Gjithashtu në pyetjen se në cilat komuna që kryesia qendrore bashkë me degë do të shtyjë Lidhjen Demokratike të Kosovës të punojë më shumë në përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë, sekretari i përgjithshëm i LDK-së Ramë Manaj tha se në të gjitha komunat po punohet në përzgjedhjen e kandidatëve dhe nuk kemi diferencime disa më shumë, disa më pak diku bëhen përpjekje të zgjedhim kandidatët që do të korrin sukses më të lartë.
Duke folur për protestat e djeshme të ish pjesëtarëve të UÇK-së, ai tha se është e drejtë ligjore dhe kushtetuese e qytetarëve që të protestojnë, por protesta duhet të jetë në përputhje me ligjin në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e qytetarëve e as e institucioneve të Kosovës. I pyetur nga mediat për iniciativat e nënkryetarit të LDD-së Berim Ramosaj për bashkim të LDK-së dhe LDD-së, Manaj ripërsëriti qëndrimin se LDK-ja mbetet e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e LDK-së. “Përveç manifestimeve dhe gatishmërisë së individëve diçka më shumë nuk ka. Ne kemi thënë edhe me herët së LDK-ja mban dyert e hapura për kthim për te gjithë ata që kanë shkuar dhe të tjerëve që janë të gatshme që të fillojnë punën dhe kontributin e tyre politik brenda LDK-së”, përfundoi Manaj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Empty LDD shton 50 anëtarë në Gjilan

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 16, 2009 7:51 pm

LDD shton 50 anëtarë në Gjilan



Gjilan, 15 gusht - Këto ditë është kah bëhet një “garë” se kush po tubon anëtarësi më shumë në subjektet e tyre partiake. Subjekti i LDK-së, po edhe ai i LDD-së e kanë filluar garën se kush po anëtarëson më shumë të rinj në radhët e tyre. Kryetari i degës së LDD-së në Gjilan z. Jakup Bajrami dhe kryetarja e FG LDD-së znj., Valentina Bunjaku - Rexhepi, kanë shpërndarë 50 libreza për anëtarët e rinj, të cilët me vullnetin e tyre i janë bashkangjitur strukturave të LDD-së. Me këtë rast Jakup Bajrami i përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi ata për vullnetin e tyre për tu bërë pjesë aktive e platformës dhe programit të LDD-së të udhëhequr nga akademik Nexhat Daci. Në emër të anëtarëve të rinj, z. Hasan Bunjaku tha se anëtarësimi ynë në LDD, mbështetet në vlerat, programet dhe udhëheqësit e dëshmuar të strukturave të LDD-së. Andaj, ne jemi krenar që sot edhe zyrtarisht jemi anëtar të rregullt të LDD-së, theksoi z. Bunjaku./T. Selimi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Empty Ferid Agani rizgjidhet kryetar i Partisë së Drejtësisë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 16, 2009 7:52 pm

Ferid Agani rizgjidhet kryetar i Partisë së Drejtësisë



Aktivitetet dhe aksionet e partive politike -agani

Delegatët e Kuvendit të VI-të Zgjedhor të Partisë së Drejtësisë, kanë rizgjedhur sot Ferid Aganin për kryetar të kësaj partie. Agani, pa kundërkandidat, është zgjedhur kryetar me 81 vota për, asnjë kundër dhe 9 abstenime. Sipas statutit të ri të partisë që është miratuar sot në punimet e Kuvendit të Gjashtë zgjedhor, Agani është zgjedhur kryetar me mandat dyvjeçar. Po ashtu është zgjedhur edhe Këshilli drejtues prej 68 anëtarësh.
Në punimet e Kuvendit të VI-të Zgjedhor të Partisë së Drejtësisë, i cili u mbajt sot në Prishtinë, delegatët e pranishëm kanë miratuar edhe statutin e ri të partisë, si dhe kanë shqyrtuar edhe raportin e punës dhe aktivitet gjatë periudhës së shkuar njëvjeçare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Empty PSD insiston për kamera

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 16, 2009 8:05 pm

PSD insiston për kamera



Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Ermal.meta.qeku.04-490x320
PSD e Agim Çekut ka konfirmuar se do të dalë e vetme në zgjedhjet e 15 nëntorit. Ajo u ka kërkuar institucioneve të rishikojnë vendimin për instalimin e kamerave dhe gjithashtu të konfirmohet se në sa komuna do të votohet.



Partia Social Demokrate e Kosovës ka kërkuar të dielën nga institucionet relevante që të rishqyrtojnë vendimin për instalimin e kamerave në qendrat e numërimit të votave për zgjedhjet e 15 nëntorit.

“PSD mbështetë kërkesën e partive të tjera për instalimin e kamerave në vendvotime, por vlerëson që kjo kërkesë është rezultat i mos-besimit të subjekteve politike që këto zgjedhje do të jenë transparente dhe mirë të organizuara. Ne socialdemokratët besojmë që ky dyshim është i bazuar dhe që ndikimet politike qeveritare në këtë proces të rëndësishëm janë më se evidente”, është thënë në një deklaratë të kësaj partie.

PSD po ashtu ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen në 38 komunat e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe komunat me shumicë serbe.

“Shqetësimi i parë ka të bëjë me numrin e komunave në të cilat është paraparë të votohet. Në bazë të informacioneve tona ky numër variron nga 38, 33 apo 25 komuna. PSD vlerëson që çdo tendencë për ndikime politike në këtë proces do të ndikonte drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ligjshmërinë e tyre dhe do të ishte shkelje direkte e Kushtetutës së Kosovës”, është thënë në deklaratë.

“Çdo tendencë për të mos-mbajtjen e zgjedhjeve në enklavat serbe, vetëm do të kontribuojë në legalizimin e strukturave paralele dhe do të thellojë ndasitë ndëretnike”, vazhdohet në deklaratë.

PSD ka rekomanduar që në ato komuna ku pjesëmarrja e komunitetit serb është e papërfillshme, dhe ku nuk mund të zgjidhet një përfaqësues legjitim komunal, të caktohet një i besuar i Qeverisë, i cili do të ishte përfaqësues i komunës deri në përfundim të procesit të decentralizmit dhe krijimit të komunave të reja stabile.

Ajo po ashtu ka insistuar në respektimin e afateve ligjore të parapara me Rregulloren e KQZ’së për pjesëmarrje në zgjedhje si dhe kushtëzimin e pjesëmarrjes në zgjedhje me pagesën e dënimeve.

PSD ka kërkuar edhe që të bëhet rregullimi i listave të votuesve “në mënyrë që së paku në këto zgjedhje të votojnë vetëm të gjallët”.

Përndryshe, kjo parti ka konfirmuar se do të merr pjesë në zgjedhjet komunale si subjekt i vetëm politik.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Empty LDD insiston në vënien e kamerave

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 17, 2009 11:15 pm

LDD insiston në vënien e kamerave


Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Ldd_lulzim_zeneli-490x320-490x320-490x320



Lidhja Demokratike e Dardanisë ka kërkuar të hënën nga Komisioni Qendror Zgjedhor që të vendosen kamera në vendvotimet në Skenderaj, Gllogoc, Gjakovë, Deçan, Viti, Kaçanik si dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Në një konferencë për gazetarë, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Lulëzim Zeneli ka thënë se vendosja e kamerave në këto komuna do të ndihmonte transparencën e procesit zgjedhor dhe do të shmangte dyshimet për keqpërdorime.

“Kryesia e LDD’së beson se ky pilot projekt është lehtë i implementueshëm si nga aspekti kohor ashtu edhe nga kostoja financiare, duke qenë njëkohësisht test i rëndësishëm për vendosjen e kamerave në të gjitha vendvotimet në zgjedhjet e ardhshme nacionale”, ka thënë Zeneli.

KQZ ka vendosur javën e kaluar kundër përdorimit të kamerave përkundër kërkesave të partive opozitare. Ndërkohë, Presidenti Fatmir Sejdiu, që është autoriteti që thërret zgjedhjet në vend dhe garanti i Kushtetutës, ka thënë se nuk do të kishte asgjë kundër përdorimit të kamerave pasi KQZ doli me vendimin e vet.

Në zgjedhjet e kaluara është raportuar për një seri incidentesh të keqpërdorimeve në procedurat dhe kutitë e votimit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Empty Dega e IV e LDK-së: Isa Mustafa për kryetar Prishtine

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 20, 2009 10:25 pm

Dega e IV e LDK-së: Isa Mustafa për kryetar Prishtine



Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Isa-490x320

Nga Express

Kryesia e Degë së V-të të LDK-së në Pirshtinë, “Malësia e Gallapit”, propozoi të enjten Isa Mustafën për kandidat të LDK-së për kryetar të Prishtinës. Vendimi për ta propozuar Mustafën për këtë post u mor në mbledhjen e së enjtes të kryesisë së kësaj dege.
“Kryesia e Degës së V-të i propozon kryesisë së LDK-ës që për zgjedhjet e nëntorit të miratojë propozimin e Degës së V-të që dr. Isa Mustafa të kandidohet kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës për mandatin e ardhshëm”, thuhet në vendimin e kryesisë së degës së LDK-së.

Sipas një komunikate të LDK-së, vendimi i degës, përveç tjerash, mbështet në aftësitë menaxheriale të Mustafës, në kulturën e përgjithshme kulturo-politike, në eksperiencën e suksesshme profesionale, në virtytet e larta njerëzore dhe familjare, si dhe në aftësitë e veçanta komunikuese.

“Po ashtu, dega çmon shkathtësitë e tij në ndërtimin e raporteve në mes të përfaqësuesve të subjekteve politike, në përkushtimin për zbatimin e ligjit dhe respektimin e rregullit, mbrojtjes së pasurisë komunale (shtetërore), aftësisë për planifikim të saktë dhe realizues e në veçanti, duke u bazuar në përkushtimin e tij për kultivimin dhe mbrojtjen e vlerave të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Empty Haradinaj dhe Isufi pritën një grup të rinjve Gjilanas

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 22, 2009 9:24 pm

Haradinaj dhe Isufi pritën një grup të rinjve Gjilanas

Z. Haradinaj falënderoi grupin e të rinjve nga Gjilani për vizitën e tyre në selinë e AAK-së dhe njëherit i njoftoi ata për zhvillimet e gjithmbarshme në vend e në veçanti për përgatitjet e AAK-së për zgjedhjet komunale, temë kjo e cila zgjoi edhe interesin kryesor të pranishmëve.

Në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj priti në një takim të veçantë një grup prej mbi 50 të rinjve nga Gjilani. Në këtë takim ishte prezentë edhe Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së dhe njëherit kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit. Të pranishëm ishin edhe znj. Luljeta Dubova anëtare e kryesisë së degës së Gjilanit dhe bashkëpunëtorë të tjerë të kryetarit Haradinaj. Z. Haradinaj falënderoi grupin e të rinjve nga Gjilani për vizitën e tyre në selinë e AAK-së dhe njëherit i njoftoi ata për zhvillimet e gjithmbarshme në vend e në veçanti për përgatitjet e AAK-së për zgjedhjet komunale, temë kjo e cila zgjoi edhe interesin kryesor të pranishmëve. Kryetari Haradinaj, fillimisht u premtoi të pranishmëve se kandidati i AAK-së për Gjilan, z. Ahmet Isufi do të jetë shembull i një qeverisje lokale të përgjegjshme dhe funksionale e cila do të krijoj vlera të reja në qytetin e Gjilanit duke krijuar kushte për rinin e Gjilanit, punësimin e tyre, si dhe shkollim më cilësor. Ai tha se avancimi i rinisë do të jetë një ndër prioritet kryesor i kandidatit të AAK-së z. Ahmet Isufi. Kryetari Haradinaj e vlerësoi si shumë të rëndësishëm dhe vital angazhimin e rinisë gjilanase në ndërtimin e institucioneve të qytetit të tyre me pjesëmarrjen e tyre në planifikimin e politikave zhvillimore komunale. Ai tha se ‘Rinia e Gjilanit edhe në të kaluarën ka qenë nismëtare e shumë proceseve dhe iniciativave për arritjen e pavarësisë dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare në nivel vendi’. Z. Haradinaj u zotua për bashkëpunim dhe përkrahje të ndërsjellët për kthimin e dinjitetit të rinisë gjilanase dhe krijim e kushteve për arsimim dhe punësim më të madh.
Kandidati i AAK-së për Gjilan, z. Ahmet Isufi, u zotua që rinia e Gjilanit do ta ketë vendin e vet të merituar në vendimarrjen komunale dhe poashtu, do të ketë kushte të mirëfillta për të ushtruar veprimtarin e tyre arsimore, kulturore dhe në sfera të tjera. Krijimi i vendeve të punës për rinin e Gjilanit do të jetë prioritet mbi prioritet e tij. Ai tha se ‘ unë do të jem aleat i çdo të riu dhe të reje në Gjilan në mënyrë që rinia e Gjilanit të gjejë perspektiv në vendin e vet’.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Empty AAK prezantoi kandidatin për Lipjan

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 22, 2009 9:25 pm

AAK prezantoi kandidatin për Lipjan




Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj sërish kritikoi liderët institucionalë për mosveprim dhe pasivitet në çështje nacionale. Haradinaj tha se protokoli i EULEX-it për bashkëpunim policor me Serbinë është pasojë e mungesës së një plani konkret për veriun e Kosovës.
Ai këto deklarata i bëri pas prezantimit të Xhevat Ollurit-ish kryetar i Lipjanit si kandidat të AAK-së për zgjedhjet e 15 nëntorit.
Haradinaj mohoi se Blerim Shala do të jetë kandidat i AAK-së për Prishtinën, duke thënë se është afër vendimit për kandidatin që do të garojë për kryeqytetin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Empty Isa Mustafa merr mbështetjen e tri degëve të LDK-së në garën për Prishtinën

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 22, 2009 9:26 pm

Isa Mustafa merr mbështetjen e tri degëve të LDK-së në garën për Prishtinën


Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Isa_mustafa_21


Dega e II-të e LDK-së në Prishtinë, “Qyteti i vjetër”, si dhe Dega e III-të, “Dega e Presidentit Rugova” propozuan kryetarin aktual të Prishtinës, prof.dr. Isa Mustafën kandidat të LDK-së për kryetar të Prishtinës. Vendimi u mor të premten nga kryesia e kësaj dege, me votim unanim.
Dr. Isa Mustafa, sipas propozimit të degëve, përfaqëson vlera të jashtëzakonshme intelektuale dhe politike. Ai është një personalitet i jashtëzakonshëm i dijeve, personalitet me prapavijë të lartë akademike e shkencore. Përveç kësaj, z. Mustafa është njëri ndër ekonomistët më të mirë që i ka Kosova. Gjatë mandatit të tij dyvjeçar në krye të Prishtinës ai ka dëshmuar se projekti i tij për ta shndërruar kryeqendrën e Kosovës në kryeqytet modern europian nuk ka alternativë. Po kështu, ai ka dëshmuar se kontrata të cilën ai e ka nënshkruar me qytetarët e Prishtinës në nëntor të vitit 2007 është përmbushur pothuajse tërësisht dhe mandati i dytë i tij do të jetë një mundësi për ta përmbushur përfundimisht ambicien e prishtinasve për të jetuar në një qytet në të cilin vlerat kulturore, intelektuale e qytetare do të mbisundojnë.
Duke i çmuar këto cilësi të tij Dega e II-të dhe ajo e III-të e LDK-së u kanë propozuar strukturave qendrore të LDK-së që ta përkrahin kandidimin e tij për një mandat të dytë për kryetar të Prishtinës, të bindur se ai do të fitojë bindshëm edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale në vjeshtë të këtij viti.
Dr. Isa Mustafa më herët është përkrahur edhe nga Dega e V-të e LDK-së në Prishtinë, bën të ditur zyra për informim e LDK-së.
Aktualisht ai ka vetëm një kundërkandidat, Rexhep Osmanin, ish ministrin e Arsimit, i cili ka marrë përkrahjen e vetëm një dege të LDK-së në Prishtinë./ I.M.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Empty Isa Mustafa merr mbështetjen e tri degëve të LDK-së në garën për Prishtinën

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 22, 2009 9:27 pm

Isa Mustafa merr mbështetjen e tri degëve të LDK-së në garën për Prishtinën



Dega e II-të e LDK-së në Prishtinë, “Qyteti i vjetër”, si dhe Dega e III-të, “Dega e Presidentit Rugova” propozuan kryetarin aktual të Prishtinës, prof.dr. Isa Mustafën kandidat të LDK-së për kryetar të Prishtinës. Vendimi u mor të premten nga kryesia e kësaj dege, me votim unanim.
Dr. Isa Mustafa, sipas propozimit të degëve, përfaqëson vlera të jashtëzakonshme intelektuale dhe politike. Ai është një personalitet i jashtëzakonshëm i dijeve, personalitet me prapavijë të lartë akademike e shkencore. Përveç kësaj, z. Mustafa është njëri ndër ekonomistët më të mirë që i ka Kosova. Gjatë mandatit të tij dyvjeçar në krye të Prishtinës ai ka dëshmuar se projekti i tij për ta shndërruar kryeqendrën e Kosovës në kryeqytet modern europian nuk ka alternativë. Po kështu, ai ka dëshmuar se kontrata të cilën ai e ka nënshkruar me qytetarët e Prishtinës në nëntor të vitit 2007 është përmbushur pothuajse tërësisht dhe mandati i dytë i tij do të jetë një mundësi për ta përmbushur përfundimisht ambicien e prishtinasve për të jetuar në një qytet në të cilin vlerat kulturore, intelektuale e qytetare do të mbisundojnë.
Duke i çmuar këto cilësi të tij Dega e II-të dhe ajo e III-të e LDK-së u kanë propozuar strukturave qendrore të LDK-së që ta përkrahin kandidimin e tij për një mandat të dytë për kryetar të Prishtinës, të bindur se ai do të fitojë bindshëm edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale në vjeshtë të këtij viti.
Dr. Isa Mustafa më herët është përkrahur edhe nga Dega e V-të e LDK-së në Prishtinë, bën të ditur zyra për informim e LDK-së.
Aktualisht ai ka vetëm një kundërkandidat, Rexhep Osmanin, ish ministrin e Arsimit, i cili ka marrë përkrahjen e vetëm një dege të LDK-së në Prishtinë./ I.M.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Empty AKR ia kthen goditjen LDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 23, 2009 12:46 am

AKR ia kthen goditjen LDK-së




Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Fisnik.dobreci_akr101-490x320
Behgjet Pacolli (Foto: Fisnik Dobreci)


Nga B. Frangu

Ende pa u mbushur një javë, Dega e AKR-së në Ferizaj ia ka kthyer goditjen Degës së LDK. Në radhët e AKR-së, të shtunën ka kaluar anëtari i kryesisë së Degë së LDK-së, profesori i filozofisë Ymer Tifeku. AKR-ja në kryesinë e saj pos Tifekut ka arritur të marrë edhe të riun, magjistrin e arkitekturës Visar Shllaku.

Dega e LDK-së në Ferizaj kishte deklaruar se po e kthente anëtarësinë e saj të ikur edhe në AKR, por rasti i Tifekut e ka demantuar këtë.

Kryetari i Degës së AKR-së, Ramadan Hasani, thotë se nuk është fare e vërtetë që anëtarësia e tyre po kalon në radhët e LDK-së. Ai e pranon se kanë pasur një pakënaqësi të një grupi në Nëndegën e fshatit Pleshinë, por që sipas tij kjo degë vazhdon aktivitetin e saj normal.

“Nuk ka luhatje tek anëtarësia jonë. Jemi të organizuar mirë dhe presim rezultat edhe më të mirë në këto zgjedhje”, tha Hasani.

AKR-ja në Ferizaj ende nuk ka caktuar kandidatin e saj për kryetar komune. Kryetari i Degës thotë se janë në biseda me njerëzit brenda partisë. “Sigurisht që do të vendosim deri më 10 shtator. Nuk po nxitojmë për faktin se duam të gjejmë një kandidat serioz, i cili së paku do të prezantonte si duhet partinë tonë”, tha Hasani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aktivitetet dhe aksionet e partive politike Empty Re: Aktivitetet dhe aksionet e partive politike

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi