Frashër Demaj: Profilizmi i partive politike në Kosovë
Faqja 1 e 1

PROFILIZIMI I PARTIVE POLITIKE NË KOSOVË
Nga Dr. Frashër Demaj
Ideologjia është një kategori botkuptimesh e vlerash të njerëzve dhe marrëdhënieve brenda shoqërisë që përfshijnë besimin mbi autoritetin, legjitimitetin dhe natyrën e orientimeve njerëzore. Ideologjitë e të Majtës dhe të Djathtës të para si sisteme të motivuara dhe aktive mund të na ndihmojnë të kuptojmë se përse grupe të mëdha njerëzish bien dakord mbi çështje që mund të jenë krejt të ndryshme. Si rezultat i dallimeve dhe afërsisë ideologjike e klasore janë krijuar prej kohësh edhe grupet e ndryshme politike prej të cilave kanë dalë edhe “Të Djathtët” dhe “Të Majtët” si grupe të mëdha, pa anashkaluar në politikën moderne edhe partitë e Qendrës në kuadër të grupimeve më të mëdha në spektrin politik.
Mënyra më e mirë për tu kuptuar “E Majta” dhe “E Djathta” nuk nënkupton vetëm termat antagoniste, por nënkupton pozicionet e spektrit politik të përcaktuar nga botkuptimet përkatëse dhe mënyra se si ata i trajtojnë problemet politike të mbeshtetura në vizone dhe programe. Në këtë aspekt mund të kuptohet edhe koncepti i Qendrës por edhe mënyra se si spektri politik lëvizë sipas kohës, rrethanave, interesit dhe kontekstit, ngase është e njohur historikisht se nuk ka miqësi dhe armiqësi të përhershme por ka interesa të përhershme.
Në demokracinë bashkëkohore perëndimore spektri politik ka qenë i ndarë tradicionalisht në këtë mënyrë:Në grupimet e majta politike bëjnë pjesë: Demokracia Sociale, Socializmi, Ambientalizmi, Marksizmi, Komunizmi, etj., kurse në grupimet e djathta: Konservatorizmi, Liberalizmi, Teokracia, Kapitalizmi etj.
Grupimet politike dhe lufta në mes tyre kanë ekzistuar shumë kohë para se të lindin termat “E Djathta” dhe “E Majta”. Fillet e këtyre grupimeve politike i gjejmë edhe në Greqinë dhe Romën e Vjetër. Në Greqinë e lashtë ekzistonin nocione të veçanta terminologjike të cilat identifikonin bartës të grupimeve politike si “aristos” (për të emëruar të “mirët”) dhe “kakos” (për të emërtuar “të këqinjtë”). Në Romë gjithashtu ekzistonin nocione që përcaktonin rivalitet politik. Grupimet politike si “patricët” dhe “plebejtë” përcaktonin divergjenca të përhershme politike. Patricët ishin pakicë që përbënin elitën e popullsisë në Romë, kurse plebejtë përbënin shumicën e cila realisht përfshinte shtresat e varfëra dhe nuk gëzonte të drejta politike.
Filozofia politike dhe termat “E Djathta” dhe “E Majta” kanë një kuptim të gjërë dhe është mjaftë e vështirë për ti përcaktuar qartë. Këto grupime politike nënkuptojnë një ndarje të madhe ideologjike. Në praktikë ato përdorën për të përcaktuar qëndrime të veçanta politike dhe shoqërore me interesa të veçanta.
“E Djathta” dhe “E Majta” janë dy perspektiva dhe qasje thellësisht të ndryshme mbi çështjet konkrete dhe mbi ide të përgjithshme se si duhet të organizohet shoqëria.
Të dy termat e kanë origjinën në Revolucionin Francez (ka edhe mendime tjera në kundershtim me këtë). Përfaqësuesit e aristokracisë në Asamblenë Kombëtare uleshin në vendin e nderit në të djathtë të kryetarit, kurse komunarët në të majtë të tij. Historikisht krahu i Djathtë ka mbrojtur pushtetin tradicional të aristokratëve, mbretërinë, fenë, pasurinë… për dallim nga lëvizjet që nxisin të drejta të barabarta dhe pasuri për të gjithë koncept ky i grupeve të majta politike. Termi “E Djathtë” është përdorur gjithashtu edhe për Lëvizjet nacionaliste dhe raciste të cilat favorizojnë një shumicë të popullsisë në krahasim me grupet minoritare, është përdorur për fashizmin dhe nacizmin si shembujt më domëthënës.
Po të shikohen veprimet politike në praktikë, pa i analizuar nga përvoja e politikës bashkëkohore, elemente të djathtizmit ndër shiptarë gjejmë qysh nga koha e Lidhjes Shqiptare e Prizrenit, sepse shumica prej udhëheqësve të Lëvizjes ishin personalitete që i takonin shtresave të pasura. Në kuptimin praktik “E Djathta” dhe “E Majta” tek shqiptarët si organizim politik janë më të dukshme gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në këtë kohë thellohen dallimet politike në mes të shiptarëve. Në njërën anë komunistët me orientim majtist, kurse në anën tjetër Balli Kombëtar dhe Lëvizja e Legalitetit si organizata me karakter politik djathtist. Këto grupime politike pavarësisht dallimeve ideologjike kishin për qëllim çlirimin e vendit. Qëllimi i përbashkët ndikoi që në fillim “E Djathta” dhe “E Majta” të bashkëpunonin në mes vete.
Djathtizmi si mendim politik te shqiptarët ishte i atakuar në Shqipëri për gati gjysmëshekulli nga mentaliteti monist i Partisë Komuniste shqiptare. Kurse nga ana tjetër edhe në Kosovë dhe viset tjera shqiptare në ish-Jugosllavi vlerat e mendimit politik djathtist ishin të ndaluara nga komunizmi jugosllav dhe nacional komunizmi serb si dhe nga ndikimi që kishte pushteti komunist i Shqipërisë. Prandaj për shkak të rrethanave të përgjithshme në Ballkan dhe aleancave të popujve fqinjë kundër interesave të shqiptarëve, djathtizmi tek shiptarët ishte i ngulfatur dhe në situatë tepër të vështirë për tu zhvilluar lirshëm si në gjithë botën demokratike.
Në Kosovë, sidomos pas shpalljes së pavarësisë flitet shumë për profilizimin e partive politike. Në të vertetë shumica “e politikanëve” nuk e kanë të qartë në esencë se çka do të thotë E Majtë, E Qendrës dhe E Djathtë. Prandaj bëjnë “fiskulturë“ duke u deklaruar për profilin e subjekteve të tyre politike. Pretendimi për të qenë i djathtë në Kosovë ka nxitur reagime dhe “pozicionime” me pretendim për të qenë lideri- “më i madhi i djathtistëve”. Mirëpo kuadrot të cilët udhëheqin partitë politike si në nivel lokal ashtu edhe në atë qëndror janë personalitete me një të kaluar “marksist-leniniste”, “komuniste”, “socialiste” etj., fakte këto që asesi nuk e zbehin të qenit e tyre atdhetar, por nga ana tjetër praktikisht këta politikanë nuk kanë “temel” dhe s’mund të jenë bartës dhe përfaqësues të së djathtës.
Kurse E Majta në Kosovë pa asnjë arsye është “demonizuar” dhe saherë që flitet për të majtën , socialistët, politikat sociale “pa vetëdije” aludohet në SPS (Partia Socialiste e Serbisë) Partinë Socialiste të Shqipërisë (e cila për shkak të ngjajshmerisë së emertimit me SPS e Millosheviçit ka krijuar imazh negative tek njerëzit qe se kuptojnë shumë profilin e partive politike…). Si rezultat i kësaj politikanët në Kosovë hezitojnë të deklarohen si të majtë hiq këtu PSD-në e Agim Çekut, tash së voni Partinë Socialiste të Emrush Xhemajlit e deri dikund edhe ORA e cila realisht nuk e ka shumë të qartë profilin e saj.
Sa i takon profilit politik Qendër dhe Qendër e Djathtë në Kosovë, pavarësisht se nuk është ndonjë parti e madhe, megjithatë është e qartë se orientimi politik i Partisë Liberale të Kosovës i takon këtij profili. Programi politik i PLK-së është i mbeshtetur në filozofinë politike e cila ka në qendër të vëmendjes dhe mbështetet në të drejtën e individit dhe shanseve të barabarta, lirinë e mendimit dhe fjalës, rendin dhe ligjin, respektimin e pronës private, respektimin e profesionizmit, ekonominë e lirë, transparencën e sistemit qeverisës, limitimin e fuqisë absolute të pushtetit etj.
Për PLK-në nuk ka asfar dyshimi apo krize të identitetit ose keqinterpretimit të profilit të saj. Autenticitetin e filozofisë së saj politike e vërteton edhe pranimi i saj në grupimet më të forta politike me orientim liberal në Evropë dhe në botë. PLK është anëtare me të drejta të plota në ELDR- (grupi i partive politike liberale të Evropës) dhe Internacionalen Liberale që në vete perfshinë të gjitha partitë me orientim liberal në botë.
Me një fjalë Partitë Politike në Kosovë kanë krizë identiteti. Këtë krizë përpiqen ta mbulojnë me deklarata individuale që gjasojnë më shumë me një zhurmë se sa me argumente e programe të qarta.
*Autori është doktor i historisë së diplomacisë, Sekretar i Përgjithshëm i PLK-së

Dërgoi: Kadri Mani
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Frashër Demaj: Zgjedhjet lokale, sfida e radhës për institucionet e Kosovës
» Nga aktiviteti i partive politike
» Naile Zhupani: E Djathta politikë në Kosovë
» Nga aktivitetet e partive politike në diasporë
» Selim Hasanaj: Profilizimi i partive politike në Dardani dhe aleancat mes tyne

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi