Gani Mehmeti: Jahja Fusha Heroi i madh i Kombit
2 posters
Faqja 1 e 1
Gani Mehmeti: Jahja Fusha Heroi i madh i Kombit
JAHJA FUSHA HEROI I MADH I KOMBIT
/27.12.1919-27.12. 1944/
Nga Gani Mehmeti
Jahja Fusha u lind më 27 dhjetor 1919 në Podujevë në një familje të madhe, të pasur, bujare e humaniste. Nderi, arsimi dhe atdhedashuria ishin themele të kësaj familjeje arsimdashëse e heroike, historikisht të dëshmuar atdhetarë të Llapit, e cila u sakrifikua shumë herë për lirinë e popullit shqiptar. Babai i Tij Sahidi solli ABETAREN e parë shqipe në Llap, ai më vonë ishte Kryetari i parë i Komunës së Podujevës. Nëna e Tij Shehidja ishte një grua burrërore, intelegjente e përparimtare e kohës. Kjo familje ishte diçka e veçantë në Llap, ishte shembull për të gjithë dhe për të gjitha.
Jahja Fusha u shkollua në Shkup. Atje kreu Shkollën Normale që për kohën ishte shumë e fortë, për të vazhduar me studim në drejtësi e filozofi e në zotërim të gjuhëve të huaja .Gjatë kësaj kohe zhvilloi aktivitet të madh brenda e jashtë në të mirë të kauzës kombëtare, duke bashëkvepruar me patriotë e intelektualë si Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica, Luan Gashi, Bedri Pejani....Gjatë Luftës së Dytë Botërore u zgjodh Nënprefekt i Rrethit të Llapit. Edhepse udhëheqës më i lartë politik e ekzekutiv vetë organizoi, udhëhoqi e komandoi me forcat luftarake në mbrojtje të brezit kufitar mes Krahinës së Llapit dhe Serbisë nga çetnikët e partizanët barbarë serbë, që nga Kepi i Krypës në Reçicë e deri në Orllan, duke e mbrojtur popullsinë llapjane nga masakrat e spastrimi etnik.
Jahja Fusha ishte delegati më i ri zyrtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit të mbajtur në Shtator të vitit 1943, ku u përpoqën të mbroheshin tokat etnike shqiptare në Ballkan e të mos copëtohen, ashtu siç u copëtuan pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, duke ua bashkangjitur këto toka shteteve si Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë e Greqisë, duke u aneksuar përgjakshëm nga ish Jugosllavia edhe vetë Kosova.
Jahja Fusha, në një fjalim të fuqishëm historik, mahniti delegatët e Lidhjes së Dytë të Prizrenit që në fillim të mbledhjes, të cilët e ndërprenë shumë herë gjatë fjalimit me duartrokitje, brohoritje e ovacione frenetike miratimi. Kërkesa e Tij drejtuar Kuvendit ishte që të ndërmerren të gjitha masat, që sipas vullnetit të konfirmuar të popullit etnik shqiptar të gjitha Tokat shqiptare të okupuara nga ish Jugosllavia t`i bashkohen Mëmës Shqipëri.
“Unë jam delegat i Llapit, të atij vendi që, ndonëse vuejti shekuj nën zgjedhën e Perandorisë Otomane, ndonëse hoq nji mijë e nji të zeza nën shkelmin e klikës ushtarake imperjaliste të Belgradit, nuk flet, as nuk din të flasë, prej njij skaje në tjetrën të gjanësisë së vet, tjetër gjuhë veç gjuhës s’onë amtare; Shqipes së pavdekshme; jam delegat i Llapit, i atij vendi qind për qind shqiptarë, që padrejtësinat e Fuqivet imperjaliste t’Evropës kishin dënue, si shumë vende të tjera thjesht shqiptare, me nji padrejtësi të randë”.
(Pjesë nga Procesverbali zyrtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit nga Fjalimi i Delegatit Jahja FUSHA)
Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, duke ditur për tradhtinë e përgjakshme që komunistët sllavoserbë po ua gatuanin patriotëve, popullit e tokave shqiptare, Xhafer Deva e luti dhe e priti disa javë rresht t`i bashkohet grupit të njohur të patriotëve e udhëheqësve politikoushtarak shqiptarë që të largohet nga vendi e të strehohet në Amerikë, për të vazhduar aktivitetin kombëtar. Martiri Jahja Fusha e refuzoi këtë kategorikisht duke i thënë : “Unë nuk mund ta thej Besën që ia kam dhanë Popullit se do të jemi bashkë në të mirë apo të keqe, unë do të qëndroj me Popullin tim. Nuk kam ba asnjë të keqe, kam luftue për Liri. Lufta për Liri ashtë e drejtë themelore natyrore e njeriut e Popullit... Nëqoftëse bishat çetnikokomuniste e fajsojnë dike le të më fajsojnë mue, nëqoftëse e dojnë jetën time, nuk më dhimbet do ta jap dinjitetshëm por nuk do ta jap Popullin tim e as një nga bashkluftëtarët e mi... “
Nuk u largua as bashkëshortja e Tij Lucia Gio Fusha, me kombësi gjermane por me zemër e ideale shqiptare, duke thënë : “Ti e ke lidhë fatin Tënd me Popullin Shqiptar, unë e kam lidhë fatin tim me Ty. Do të jam pranë Teje e Popullit tonë përgjithmonë...”
Bashkëshortja e Jahja Fushës, Lucia, u likuidua egërsisht edhepse ishte shtatëzënë.
Kapitullimi i Gjermanisë e vërtetoi drojën e patriotëve shqiptarë. Sllavokomunistët e shërbëtorët e tyre të mjerë shqipfolës ushtarakisht aneksuan Tokat shqiptare e likuiduan bijat e bijt më të mirë të kombit.
Jahja Fusha u likuidua pa gjyq sipas të dhënave të besueshme në ditëlindjen e Tij më 27 dhjetor 1944 diku në Taukbahçe në Prishtinë. Xhelatët sllavokomunistë e zagarët e tyre shqipfolës e kishin torturuar barbarisht një kohë të gjatë. Torturave çnjerëzore e mizorive shtazarake të pakufi iu kishte qëndruar heroikisht pa kërkuar mëshirë, pa kërkuar falje, pa e zbuluar asnjë atdhetar, duke i marrë të gjitha veprimtaritë politikoushtarake atdhetare mbi vete.(dëshmuan të burgosurit e asaj kohe: Halil Visoka, Muharrem Hoxha, Adem Beselica e shumë të tjerë)
Jahja Fusha me trimëri mbinjerëzore e mbajti Fjalën e Besën e dhënë.(Që ishte edhe Amaneti i Babait të Tij : ("Biri im qëndroi besnik Popullit e Atdheut edhe në momentet më të vështira...”)
Kjo është njëra nga madhështitë e Tij, madhështia e Tij qëndron në çdo veprim të Tij.
Ai ishte intelektuali më i fortë në Llap e jo vetëm në Llap, ishte Kombëtari më i madh, më i drejti nga të gjithë dhe trimi më i paepur, edhepse e dinte përfundimin, nuk u largua nga populli e nga vendi, për të mos pësuar askush për veprimtarinë e Tij heroike kombëtare e anti sllavokomuniste.
Veprimtaria e Jahja Fushës ka vulë historike në çerdhet e shëndosha atdhetare në tokat shqiptare e botërore. "Djalosh me bukuri magjepëse, qëndrim mbretëror, filozof e diplomat, politikan dhe ushtarak, poet e sportist, muziktar e orator, mbi të gjitha njeri botëror e shqiptar hero faqebardhë..." Janë këto fjalë të bashkëveprimtarëve të tij anembanë botës.
As sot e kësaj dite nuk dihet vendi ku pushojnë eshtrat e Tij (që është brengë e Familjes Fusha e duhet të jetë edhe e Kombit Shqiptar e Institucioneve shtetërore të Kosovës), ndërsa eshtrat e Babait të Tij pa përmendore (!) “pushojnë” në oborrin e godinave shkollore, njëra nga të cilat është edhe shkolla jonë. Ky kompleks shkollor është i ndërtuar në pronën e Familjes Fusha nga e cila u konfiskua prej sllavokomunistve me arsyetim se Familja Fusha është armike numër një i Shtetit Jugosllav. Në këtë pronë ishte dikur shtëpia e madhe e Familjes Fusha në të cilën u lind Heroi i madh i Kombit Shqiptar JAHJA FUSHA.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
JAHJA FUSHA HEROI I MADH I KOMBIT
Duke lexuar kete pjese te historise sone te lavdishme kombetare, m'u kujtua nje rrefim nga, tani i ndjeri Ismail Ajeti - Bushi, nga katundi Sfeçel i Llapit, ndegjuar ne oden e Murat Nishefcit, ne katundin Ballofc, diku nga fundi i viteve te 50-ta.
Bushi tregonte, edhe ai me te degjuar, se si pas perfundimit te nje dasmeje ne lagjen e Blakçoreve, kengetaret i paska marre per te fjetur atdhetari Jahja Fusha, dhe paska kerkuar te kendojne edhe ne oden e tij. Kengetaret (tash nuk me kujtohen emrat) vazhdojne te kendojne po ato keng qe i kishin kenduar edhe ne dasme, por Jahja paska nxjerre flamurin kombetare dhe abetaren, te fshehur nen dysheme te odes, dhe vetem atehere ata (kengetaret) e paskeshin kuptuar deshiren e zotit te shtepise dhe kishin kenduar kenget e deshiruara!
Bushi tregonte, edhe ai me te degjuar, se si pas perfundimit te nje dasmeje ne lagjen e Blakçoreve, kengetaret i paska marre per te fjetur atdhetari Jahja Fusha, dhe paska kerkuar te kendojne edhe ne oden e tij. Kengetaret (tash nuk me kujtohen emrat) vazhdojne te kendojne po ato keng qe i kishin kenduar edhe ne dasme, por Jahja paska nxjerre flamurin kombetare dhe abetaren, te fshehur nen dysheme te odes, dhe vetem atehere ata (kengetaret) e paskeshin kuptuar deshiren e zotit te shtepise dhe kishin kenduar kenget e deshiruara!
Andi Ballshi- Numri i postimeve : 2
Registration date : 03/10/2009
Similar topics
» Foto e fjalë nga viti 1929 në Podujevë
» Gani Mehmeti: Kadri Mani - Zemra e Zemrës Shqiptare dhe Shqipërisë Etnike
» Ludvig Holberg: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
» Gani Mehmeti: Një vit pa Kadri Manin
» Gani Mehmeti: Kur vrasësit vinin natën
» Gani Mehmeti: Kadri Mani - Zemra e Zemrës Shqiptare dhe Shqipërisë Etnike
» Ludvig Holberg: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
» Gani Mehmeti: Një vit pa Kadri Manin
» Gani Mehmeti: Kur vrasësit vinin natën
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi