Gani Mehmeti: Një vit pa Kadri Manin
Faqja 1 e 1
Gani Mehmeti: Një vit pa Kadri Manin
Gani Mehmeti: Një vit pa Kadri Manin
- Në shenjë përkujtimi e respekti ndaj tij, që shumë na mungon -
Me kalimin e ditëve, kalojnë edhe vitet. Shumë shpejt kaloi një vit pa të Madhin, Kombëtarin, Letrarin, Gjuhëtarin, Enciklopedistin, babin e barcoletave shqipe… Një vit pa familjarin, shokun, mikun. Një vit pa luftëtarin e madh kundër padrejtësisë, pa luftëtarin e lirisë, pa të burgosurin politik për çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbe, pa reaguesin e menjëhershëm kundër pseudoshkencëtarëve, kundër të gjithë atyre që e meritonin. Kadri Mani nuk ia falte as sekondin asnjërit. Ai nuk e shikonte fare se kush ishte në kokë, ia kthente edhe shokut më të ngushtë kur e meritonte, i mbetej në fyt për çështjen kombëtare, për njerëzoren, për të drejtën. Ai mbante mend gjithçka dhe nuk harronte asgjë.
Ia kisha për lakmi se sa shumë barcoletat i mbante mend. Ai vetëm e zgjedhte sipas muhabetit, dhe dukej, sikur i kishte ne grusht apo ne xhep, që sikur vetëm i nxirrte, apo sikur ua zgjidhte grykën e i derdhte, ashtu dukej, sikur pa fije mundi i radhiste e i thoshte. Karakteristikë e tij ishte se për secilën moshë kishte mjaft barcoleta.
Kadriu nuk e di sot për bisedimet, dhe për lëshimet ndaj Serbisë pa asnjë kushtëzim. Krejt çka i ka kërkuar deri sot Serbia – i janë dhënë. Serbia sot është më shumë e pranishme në Kosovë se me Kushtetutën e 1974-ës. Serbia imponoi amnistinë, Sertbia caktoi zgjedhjet në Kosovë, dhe sërish kërkon edhe të hyjnë deri thellë në Kosovë zyrtarët e saj, kryetari, kryeministri, zëvendës kryeministrat e kryetarë partishë të Serbisë. Nuk është dëgjuar deri sot që, në fushata parazgjedhore, të marrin pjesë nga shtete të tjera, ndërsa Serbia kërcënon me ndërprerje bisedimesh, me mospjesëmarrje në zgjedhje, po qe se nuk lejohen të marrin pjesë në fushatë parazgjedhore edhe serbët e Serbisë!!!
Serbia ka zgjedhur pjesëtarët serbë në policinë e Kosovës, jo Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës. Serbia ka emëruar komandantin e policisë në Mitrovicë. Serbia bllokon rrugën për në kufi me Serbinë sa herë të dojë, Serbia financon serbët në Kosovë, pse ata punojnë për Serbinë nëKosovë.
I shkrova këto, se Kadri Mani, të paktën me shkrimet e tij, do ta denonconte këtë të quajturën Qeveri të Republikës së Kosovës. Se, me këto lëshime ndaj Serbisë, në fakt po na del një republikë prej kartoni, siç kishin thënë disa në Serbi menjëherë pas shpalljes së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2008. Aso kohe nuk u kishim besuar, por tani po duket sheshit.
Kadri Mani ishte kundër ekstremizmit fetar islam në Kosovë dhe e luftonte atë.
Më poshtë, për ta përkujtuar Kadriun, sjellim tri foto të Kadri Manit me shokë të tij, që shihet se ai ishte dashamirës i shkencës shqiptare, me të cilën merrej.
13 Gusht 2012, me rastin e hapjes të Seminarit 31 ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë. Nga e djathta: i pari Kadri Mani, në mes Akademik Idriz Ajeti dhe në të majtë, autori i shkrimit, Gani Mehmeti.
Kadri Mani, i dyti nga e djathta, 13 Gusht 2012, me rastin e hapjes të Seminari 31 ndërkombëtr për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë
Kadri Mani nuk përtonte të bënte vizita edhe ndër shokë. Këtu është në shtëpi të Prof. Dr. Shefki Sejdiut, duke biseduar, gusht 2012.
Lexoni: Gani Mehmeti: Kadri Mani - Zemra e Zemrës Shqiptare dhe Shqipërisë Etnike

Nga Gani Mehmeti

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gani Mehmeti: Kadri Mani - Zemra e Zemrës Shqiptare dhe Shqipërisë Etnike
» Zeqir Lushaj: Kadri Manin, ''nuk e len Zoti shendosh''
» Xhafer LECI dhe Asllan DIBRANI:AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR KADRI OSMANIN-MANIN
» Gani Mehmeti: Kur vrasësit vinin natën
» Gani Mehmeti: Jahja Fusha Heroi i madh i Kombit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi