Kujtim Stojku:I NGJIZUR ME BALTËN(Poemë)
Faqja 1 e 1
Kujtim Stojku:I NGJIZUR ME BALTËN(Poemë)
Kujtim Stojku:I NGJIZUR ME BALTËN.
POEMË.
Jam i ngjizur nga balta e tokës amtare
Dhe bashkë me mua kjo baltë frymë merr
Pastaj kalëroj retë bashkë me shqipen dykrenore
Mos dëgjoni zemrën time, por zemrën e kësaj toke që rreh.
Pra siç e shihni jemi bërë njësh me njëri tjetrin
Duke marrë frymë jam bërë i gjallë, jam quajtur burrë i dheut
Rracë luftëttarësh, mbretërish që n’dorë mbajtën skeptrin
I njëjti gjak na rrjedh në damar prej shekujsh.
Si një lëndinë kaltëroshe na mbulon qielli
Hëna dhe yjet na ndriçojnë në të zezën natë
Pastaj ndriçohesh nga rrezet e përflakura t’ diellit
Dhe më në fund në shtratin tënd përgjithmon’ kam me ra.
Kur të shoh kështu o vend me pamje të magjishme
Me shqiponjën që fluturon lart mbi retë
Qielli m’përshëndet me bubullima të fuqishme
Qelizë e pandarë jemi dhe të gjithë njësh bëhemi, gurë e dhe.
Prandaj para teje përulemi si para altarit
Duke thithur në çdo rrudhë këngën rapsodike
Të dy jemi bërë nga balta, uji dhe zjarri
Do të zbres në gjirin tënd me jehonën e lartësive.
Ne jemi t’pa ndarë me njëri tjetrin, të dy bashk qajmë n’lot
Kur të shoh kështu të ndarë në dysh
E dhëmbjet i ndjej thellë deri në asht
Bashkë me flamurin kuq e zi ja kemi marrë kujës
Vitet një nga një ikën dhe ne prap të ndarë,
I shtrij krahët e mia dua t’përqfoj me mall
Dhe gjokset tona si dikur t’bashkohen vëllazërisht
Por kanë dalë ca që duan t’na kontrollojnë gjakun n’damar
Sepse gjoja nuk paskemi n’deje gjak të kuq
Që na rrjedh të gjithëve shqiptarisht.
Këtë eksperiment naziskin t’fshehur përmes shifrave
Ku ne na rrjedh me shkulma gjaku ndër deje
Ku për ty është derdhur pa kursim ndaj kemi shpëtuar
Ky gjak na thërret me shkrepëtima t’fuqishme rrufeje.
Ndaj jemi krenar se ky gjak i kulluar na rrjedh në damar
Ky na përtërin jetën dhe t’gjithëve na mban gjallë
Brezi pas brezi deri më sot na rrjedh vetëm gjak Shqiptar.
Mirpo ne të dy edhe pse kështu të ndarë
Kanë mprehur hanxharët për t’na bërë transplant klinik
Gjakun e kuq që na rrjedh ndër deje t’ja ndryshojnë ngjyrën
Që ne të jemi t’ndryshëm, e t’thonë se skemi as fis as far.
Por unë e ti bisedojmë bashkë si burri me burrin
Dhe kështu të vazhdojmë pa pushim punën e nisur
Të gjithëve sëbashku na dhëmb, ta vëmë nga një gur
Ndaj atyre që ëndrra prej shekujsh kanë stisur
Për t’na lënë të ndarë, t’mos bashkohemi kurrë.
Por gjaku dhe eshtrat e të rënëve ushtojnë fuqishëm nga varri
Ku janë përzierë me dheun e kësaj toke dhe një janë bërë
Prandaj ne s’duhet t’përkulemi para çdo stuhie dhe shqote
Por të bëhemi grusht të bashkuar si dikur me Skënderbenë.
Sa herë kthjemë vështrimin pas në t’lavdishmen histori
Ku jemi prerë, vrarë e djegur nëpër shekuj
Që të gjithë bashkë në eshtra në mish dhe frymë
Njëzëri t’kemi një veprim, një mendim pa rreshtur.
Të gjitha këto të liga që pa besisht na i kanë bërë
Dufi dhe urrejtja kurrë s’duhet të na zërë sytë
Për t’na helmosur përrreth na sillen gjarpërinj të tërë
Si shikoni si vërshëllejnë, ndaj nesh turren me tërbim.
Prandaj ta duam me shpirt këtë zonjë të qëmotshme
Që e heshtur dhe sertë arriti deri në këtë shekull
Ska se si t’harrohen ndaj saj luftërat shfarosëse
E sot për faqe të zezë ndaj njëri tjetrit janë hedhur.
Vargjet e këngës sime përmes t’ashprave beteja
N’mes erës barotit, plumbave ku gjaku u derdh çurg
E tash po dëgjojmë se po na presin qefina të reja
Dhe thonë se do t’jenë për ne më i bukuri kostum.
Kështu çfryjnë pa pushim për këtë modë të re
Thikat të mprehura n’errësirë për ne i mbajnë gati
Se shihni si sillen me ne sikur i ka zënë gjaku
Dëgjoj nga toka zërin e t’rënëve e m’rrënqethet shtati.
Në çdo pore dhe ind të trupit tim jam një me ty
Kënga të dyve na del prej shpirtit me më t’bukërën melodi
Jehona e saj çan male, dete duke përhskuar si vetëtimë qiellin
Përmes shekujve përmes zhurmave heshtja ka filluar të flasë
Rrezet e magjishme të dritës që ndriçojnë të gjitha misteret
Fjala e bukur me nektar që ndriçon si flakadan
Mbi këtë tokë të përzhitur nga luftrat barbare
Sot vetë koha kufinjtë e kësaj toke peng i mban.
Gjaku ynë i përbashkët ka të njëjtën ngjyrë, kemi një zemër
Sot që i shkruaj këto vargje jam i gjymtuar tërsisht
Invalid i rrjedhave historike pabesisht me neshter therur
Prandaj të dyve na dhëmb pa ndarë njëkohësisht
Se t’gjithë stërgjyshëri tanë i mbn’ nën pluhur
Prej mijra vjetësh vrarë egërsisht.
Sot ata dëshmojnë me heshtjen e tyre nga varrezat
Përmes luleve,bimëve që mbi ta kan’ mbirë ringjallur përsëri
ku lëshojnë aromë të këndshme duke na shoqëruar n’çdo hap
bashkë me bilbilat këngës ja kanë marrë, nën flamurin kuq e zi.
Prandaj kështu siç jemi për t’arritur të madhin qëllim
Sepse fëmijët tanë, stërnipërt e stërnipërve q’kan për t’lindur
Si dikur do të lëshojnë rreze të ndritshme qytetarie
Fisnikë si që moti, vigjilentë, s’do të kërkojnë të marrin hak
Por mua shpirtin ma ka kërrusur barra e idhnisë
Jo kurrsesi s’dua të mbjellë e t’kërkoj hakmarrje
Idhnimin e shpirtit të shprehur përmes fjalëve
Furishëm ti marrë era, ta shpërndaj n’det n’mes dallgëve.
Unë flas kështu se jam një grimcë pluhuri, jam Shqipëri
Dhe këtë ti e di mirë se më ke ushqyer në gjirin tënd
Atëdhe është e hidhur për ty t’rrish i ndarë padrejtësisht
Këto shkruaj pa pushim dhe të dy këndojmë me një zë
Me shpresë drejt bashkimit të shkojmë urtësisht.
Ti komb ynë pavarsisht se ke qenë i ndarë
T’këmi njohur duke kaluar përmes rrugëve të tua
Ku çdo pëllëmb e jotja është vaditur me gjak e djersë
Etjen e shpirtit e shuaj mbi gjurmët e tua.
Me mendimin tim të rashë përmes kryq e tërthor
Dhe këngën për ty se pushova asnjë çast
Si atëherë kur na vranë e therën me shpirt mizor
Se ne paqësisht deshëm, duam të jetojmë me ta.
E trupi im i lodhur,i stërmunduar ka rënë mbi ty
Vaditur me përrenj lotësh, përmbytur me lumenj gjaku
Unë jam mbjellë tek ti e bashkë jemi rritur të dy
Ti je më e vjetra në histori kurse unë më plaku.
Në burimet u gurrave tua kam shuar etjen,jam freskuar
I shtrirë mbi ty kam folur me galaktikën qiellore
Pastaj kur gjumi befas qepallat më ka rënduar
Gurin tënd kam pasur si jastëk o zonjë madheshtore.
Ajri i freskët si nënë e dhëmbshur ballin ma ka mikluar
Në bjeshkët me hije me zanat kam bredhur për dore
Kështu ne të dy bashkë perënditë kemi krijuar.
Prandaj të dua si imarrë e s’ndahem dot prej teje
Edhe pse të ndarë të dua tërsisht
Sepse të dyve i njëjti gjak na rrjedh ndër deje
Ku as fati s’na ndihu kur na ndanë dinakërisht
Dhe me këtë dashuri të çmendur që kam për ty
A thua ndonjërin e lëndoj jo qëllimisht
S’është kërcënim me vëllezërit e tu t’rrish bashkarisht.
Unë flas gjihën që ti më ke mësuar, gjuhën shqipëtare
Sepse në çdo fjalë që flas është e vjetër dhe sertë
Trimëria bashkë me vdekjen këtu kanë hedhur valle
Kreshnikë dhe gjysëmperënditë ke përkundur në djep.
Kështu ndër shekuj tu turrën duke të kafshuar
Dhe ti me dhëmbje në shpirt prej shpirtit nxirrje klithma
Dhe pulsi të rrihte gjithnjë pa pushuar
Në çdo ditë të jetës më e përskuqur të bëhej dita.
Sepse në çdo fushë e mal kemi luftuar pa pushim
Në çdo burimin tënd etjen kemi shuar
Përcëlluar prej flakëve,me shpirt nder dhëmbë duke jetuar
Kemi kalëruar me vdekjen dhe pse e dinim se prej saj
Kurrë nuk kemi për të shpëtuar.
Si një luan i qetë në vetminë e tij
Rri i heshtur duke përmbajtur shqetësimin tim
Për të gjitha këto që ndodhën nuk ju mbaj mëri
Sepse me vullnetin e vetë Zotit si dikur, kombi po rilind.
Dhe ne si pjesë e pa ndarë e jotja
Kur t’shikoj ty drithërohem në shpirt
Dëgjoj si uturin era në grykat e tua
Dhe gjethet e pemëve gjith gëzim fërfëllijn.
Kur t’shikoj kështu më tërheq si me magji
Me respekt përkul gjunjët e mia mbi baltën e butë
Kur zemrohm fërgëlloj me zemrim si dallgët e detit
Dhe pastaj hesht dhe ti më ndriçon me flakadanët e tu.
Me ankthin tim në shpirt dhe me besimin e madh tek ti
Më përvëlon të tërin me dashurinë tënde të zjarrtë
Unë që për ty jam vetëm në eshtër e vogël e jotja
Dhe të dyve sëbashku brengat menjëherë zënë kan’
Kur dielli ne na ngroh me rrezet e tij të zjarrta
Atëherë vargu im nga brengat shpërthen,rrezet e tij përflak.
Sepse ne dhe ti,dhe e gjithë kupa qiellore
Kemi të njëjtët sy dhe njëri tjetrin vështrojmë në shpirt
Se unë prej të përbrendshmëve tua kam dalë,ti më njëh mirë
Zërin ma njeh se e kam karakteristik të ashpër
Se m’është ngjizur nga kujet e shumta,vaj për ty kam derdh’
Dhe nëse ty s’të pëlqejnë vargjet e mia
Dhe mendon se shkaktojnë të madhen brengë
Nëse dashuria për ty është vyshkur si gjethet në vjeshtë
Atëherë mos ngurro,hape gjoksin tënd dhe më merr
Si dikur në gjoksin e nënës gjumi do t’më zërë, i qetë…..
Fund.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kujtim Stojku:ZËRI I ATDHEUT (Poemë)
» Kujtim Stojku:URA.
» Kujtim Stojku:UNI IM
» Kujtim Stojku:Mendohu
» Kujtim Stojku:JUDA
» Kujtim Stojku:URA.
» Kujtim Stojku:UNI IM
» Kujtim Stojku:Mendohu
» Kujtim Stojku:JUDA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi