Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arben LLALLA:VORIO EPIRI “MOTRA BUKUROSHE E GREQISË”

Shko poshtë

Arben LLALLA:VORIO EPIRI “MOTRA BUKUROSHE E GREQISË” Empty Arben LLALLA:VORIO EPIRI “MOTRA BUKUROSHE E GREQISË”

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 16, 2011 1:57 am




Arben LLALLA:VORIO EPIRI “MOTRA BUKUROSHE E GREQISË” U1_ArbenLlallaVORIO EPIRI “MOTRA BUKUROSHE E GREQISË”




Nga Arben LLALLA



Të dielën më 13 mars 2011, në Larisë shoqata Patriotike Greke organizojë një tubim në përkujtim të Autonomisë së Vorio Epirit. Manifestimi filloj me leximin e letrës së Mitropolitit të Konicës Andeas. Ku ndër të tjera thuhej: ”Regjistrimit i popullsisë në Shqipëri është shumë i rëndësishëm për grekët sepse Shqipëria njeh vetëm 58 mijë grek etnik, ndërsa në të vërtetë numri është mbi 250 mijë. Por po të llogariten edhe vllahët që janë grek numri i minoritetit tonë do të jetë edhe më i madh...”



Më tej fjalën e morën drejtuesit e disa shoqatave që luftojnë për kauzën e Autonomisë. Ata folën rreth arritjes tek shpallja e Autonomisë së Vorio Epirit më 1914 dhe Protokollit të Korfuzit, diktaturës komuniste e deri tek ardhja në krye të Kishës Autoqefale shqiptare të Anastas Janullatosit. Pas fjalimeve të rastit të pranishmëve ju bë thirrje që të mbajnë një minutë heshtje për Aristotel Gumën i cili sipas folësit u vra nga turqitshqiptar sepse fliste greqisht. Pjesëmarrësit mbani në duar Flamurin e Autonomisë(më 26 shkurtë me të njëjtin flamur u fotografua kryetari i bashkisë së Himarës Vasil Bollano në Larisë), pankarta ku shkruhej: Kam një motër bukuroshe që e quajnë Vorio Epiriote, Vorio Epiri tok greke, Do të rikthehemi dhe toka do të tronditet, Jashtë shqiptarët nga toka jonë e shenjtë e Vorio Epirit, Ushtria greke të përqendrohet në Vorio Epir, etj.



Kohëve të fundit në Greqi vërehet shtimi i aktiviteteve të shoqatave të cilat në projektet e tyre kanë destabilizimin e Shqipërisë, për të mbërritur tek shpallja e Autonomisë së Vorio Epirit. Aktiviteti i fundin që u mbajt në Larisë u organizua fill pas vizitës dy ditore në Larisë të kryetarit të bashkisë së Himarës Vasil Bollano. Nga data 26-27 shkurt Vasil Bollano qëndroj në Larisë ku bëri një sërë takimesh me disa krerë të shoqatave të cilat luftojnë për aneksimin e jugut të Shqipërisë.



Vasil Bollano në Larisë



Më 26 shkurt 2011, Vasil Bollano zhvilloi një vizitë në prefekturën e Thesalisë duke bërë disa takime me qëllim për të propaganduar Autonominë e Vorio Epirit. Ai në mbrëmje mori pjesë në prerjen e pites së vitit të ri me anëtarë të shoqatës vorio- epiriote “PIRRO”, ku mbi kryet e Bollanos qëndronte flamuri i autonomisë së Vorio Epirit.

Gjatë aktivitetit Vasil Bollano mbajti edhe një fjalim për çështjen e Vorio Epirit dhe si shpërblim ju dha një buqetë me lule nga organizatorët e aktivitetit. Të nesërmen më 27 shkurt Vasil Bollano zhvilloi një takim me prefektin e Thesalisë, z.Kosta Agorastos, i shoqëruar edhe nga anëtari i këshillit të kësaj prefekture, Jani Dajaka, i cili është një minoritar nga fshati Aliko i Sarandës. Gjatë takimit Bollano kërkoi nga prefekti z.Kosta që të mbështeste organizatën e Omonia-s, e cila mbron interesat e minoritarëve grek në Shqipëri.


Arben LLALLA:VORIO EPIRI “MOTRA BUKUROSHE E GREQISË” U1_1
Foto nga Tubimi më 13 mars në Larisë.



Arben LLALLA:VORIO EPIRI “MOTRA BUKUROSHE E GREQISË” U1_2
Pankarta e Tubimit më 13 mars në Larisë.



Arben LLALLA:VORIO EPIRI “MOTRA BUKUROSHE E GREQISË” U1_3
Foto nga Tubimi më 13 mars nëpër rrugët e qytetit të Larisës



Arben LLALLA:VORIO EPIRI “MOTRA BUKUROSHE E GREQISË” U1_4
Vasil Bollano më 26 shkurt 2011 në Larisë me anëtarët e shoqatës vorio epiriote “PIRRO”, lart qëndron i varur flamuri i Autonomisë së Vorio Epirit cili i priu tubimit më 13 mars.



Arben LLALLA:VORIO EPIRI “MOTRA BUKUROSHE E GREQISË” U1_5
Vasil Bollano më 27 shkurt 2011 me prefektin e Larisës Kosta Agorastos dhe anëtarët e shoqatës vorio epirote të cilët ishin pjesëmarrës në tubimin e 13 marsit 2011.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi