Arben Llalla: Për zgjidhjen e mosmarrveshjeve midis Greqisë dhe Maqedonisë...
Faqja 1 e 1

PËR ZGJIDHJEN E MOSMARRVESHJEVE MIDIS GREQISË DHE MAQEDONISË DUHET NJË NDËRMJETËSUES SHQIPTAR
Nga Arben LLALLA*
Përfundimisht kanë dështuar të gjitha përpjekjet e OKB nëpërmjet ndërmjetësuesit të saj z.Metju Nimic për zgjidhjen e çështjes së emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë. U dëshmua që ndërmjetësuesi Nimic nuk tregoj zotësi diplomatike për të gjetur rrugët dhe projektin për të pajtuar dy palët. Republikën e Maqedonisë për të ndryshuar emrin e saj me qëllim që të pranohet nga Republika Greke. Ndërmjetësuesi i OKB për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të emrit të Republikës së Maqedonisë midis Greqisë z.Metju Nimic dështoj në çdo nivel dhe në përfundim të këtij viti ai duhet të japi dorëheqjen me nder si ndërmjetës i kësaj çështje delikate. Besoj se ai ka patur kohë të mjaftueshme për të gjetur formulën e pranueshme nga të dyja vendet.
Pse dështoj OKB dhe Nimic?
Që në hapin e parë OKB gaboj kur njohu në fillim të viteve 1990 Republikën e Maqedonisë me emrin FYROM. Kjo njohje la shteg për keqkuptime dhe kushtëzime politike midis dy vende fqinje. Në qoftë se kur Maqedonia u pranua në OKB të kishte një emër tjetër Kushtetues sot nuk do të të kishte probleme me grekët, nuk do kishte edhe probleme të brendshme politike se kujt do ti mbetet faji i tradhtisë kombëtare.
Njëri shkak për dështimin e OKB dhe ndërmjetësuesve të saj është se përfaqësuesit e OKB nuk njohin në thellësi kulturat, traditat, historinë dhe emocionet e dy popujve. Duke patur një njohje të përgjithshme nëpërmjet librave për dy popujt ishte e kuptueshme se nuk mund të gjinden rrugët e zgjidhjes së problemit të thellë politik dhe historik. Përfaqësuesit Ndërkombëtar duhet të mendohen mirë përpara se të japin propozime që lidhen direkt me emocionet e çdo kombi, me historinë dhe trashëgiminë e figurave kombëtare të tyre.
Ndërmjetësuesit e OKB lanë jashtë loje me dashje ose pa dashje në këtë çështje përfaqësuesit e shqiptarëve të Maqedonisë duke injoruar atë pjesë të madhe të komunitetit që zyrtarisht përbën 25% të popullsisë së Maqedonisë dhe që më 2001 me armët e tyre treguan se luajnë një rol të rëndësishëm në këtë Republikë. Dhe kuptohet lënia anash e shqiptarëve në çështje të rëndësishme që lidhen dhe me ta, nuk do të ketë të ardhme të sigurt.
Vetëm një ndërmjetësues shqiptar e zgjidh problemin e emrit
Për kaq vite shqiptarët u lanë anash, u nënvlerësuan në zgjidhjen e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë. Politika e Republikës së Maqedonisë i nënvlerësoji politikanët dhe partitë shqiptare për kaq vite. Ajo i përdori liderët shqiptar vetëm për deklarata politike kur i duheshin këta politikanë. Duke treguar para ekraneve televizive një unitet politik në lidhje me emrin Kushtetues dhe identitetin maqedonas, por në të vërtetë e gjitha bota e dinte se deklarata të tilla të bëra në momente të caktuara ishin bllofe imponuese që nuk kishin asnjë lidhje me realitetin e bisedimeve midis përfaqësuesve grekë, maqedonas dhe ndërmjetësuesve të OKB. Për sa kohë që asnjë shqiptar nuk do të angazhohet seriozisht për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe identitetit midis Greqisë dhe Maqedonisë nuk do të mund të arrihet ndonjë marrëveshje sepse çështja midis këtyre dy vendeve lidhet direkt me shqiptarët duan apo nuk duan grekët dhe maqedonasit.
Për zgjidhjen e kësaj çështje delikate mendoj se ka ardhur koha që ndërmjetësues të jetë një diplomat apo politikanë nga Republika e Shqipërisë. Vetëm një personalitet i lartë nga Shqipëria mund të afrojë projekte për zgjidhjen e problemit të emrit sepse të dyja vendet janë fqinje me Shqipërisë dhe një numër i madh i qytetarëve të të dyja shteteve janë të kombësisë shqiptare dhe me origjinë shqiptare. Duhet thënë për rikujtesë se shqiptarët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në çlirimin e Greqisë dhe Maqedonisë, në themelimin e shtetit grek dhe maqedonas. Ka dhënë dhe japin një ndihmë të madhe në pasurimin e historisë dhe kulturës së këtyre dy vendeve që kanë një marrëveshje të madhe midis tyre për ta zgjidhur. Dhe mendoj se ky personalitet duhet të jetë Kryetari i Republikës së Shqipërisë z.Bamit Topi i cili ka kapacitet dhe forcë diplomatike që mund të ofrojë projekt konkret për zgjidhjen e emrit për fazë të parë dhe në fazën tjetër zgjidhjen e identitetit dhe të gjuhës së maqedonasve ose fyromasve.
Jo Rep. e Maqedonisë së Veriut, por Rep. Maqedonia e Re
Unë personalisht jam shprehur vite më parë në mediat e shkruara dhe në TV që do të ishte më e pranueshme që Republika e Maqedonisë të quhet Republika e Maqedonisë së Re. Dhe jam kundërshtar i emrit gjeografik si p.sh. Republika e Maqedonisë së Veriut sepse me të tillë emër lihet hapësirë për një luftë në të ardhme midis Greqisë dhe Maqedonisë. Në qoftë se do të quhet Maqedonia e sotme Republika e Maqedonisë së Veriut atëherë nëpër librat shkollorë të Greqisë do të ngrihet një propagandë ku mund të thuhet se sllavët, shqiptarët dhe të tjerët kanë shkëputur vite më parë Maqedoninë e Veriut Greqisë, prandaj duhet të luftojmë për ta rimarrë. Një shembull të tillë të kësaj propagande Greqia prej më shumë se 100 vitesh ua afron grekëve në lidhje me VorioEpirin(Veriu i Epirit) që është Shqipëria e Jugut. Sot nëpër libra, media, tv në Greqi propagandohet se shqiptarët kanë aneksuar vite më parë Veriun e Epirit dhe grekët duhet të luftojnë për ta rimarrë. Një formulë përafërsisht të tillë do të kemi edhe për Maqedoninë e Veriut. Të mos harrojmë se për më shumë se 100 vite në Selanik funksionon Ministria e Maqedonisë së Veriut. Nga ana tjetër nëpër librat në Maqedoni do mund të propagandohet se në Greqi ndodhet Maqedonia e Jugut që grekët e kanë marrë në vitet 1913-1914. Maqedonia e Jugut banohet ende nga vëllezërit tanë maqedonas në qytetet e Follorinës, Edesës, Kilkisit, Kastroias, Selaniku etj. Pra, emri Republika e Maqedonisë së Veriut do të lejë hapësirë grupeve nacionaliste nga të dy palët për nxitje lufte frontale në të ardhmen.
Por çdo njeri mund ti bëj pyetje diplomatëve të huaj që ofrojnë si zgjidhje emrin Republika e Maqedonisë së Veriut: Ku ndodhet Maqedonia e Jugut? Kush janë këta maqedonasit e jugut? Maqedonasit e jugut flasin të njëjtën gjuhë që flasin maqedonasit e veriut? A kanë të njëjtën histori, tradita dhe zakone? Botërisht dihet që koreanët e jugut dhe të veriut janë i njëjti popull, me të njëjtën gjuhë e histori, por janë ndarë politikisht në dy shtete. Dhe bota punon dhe lufton për ti bashkuar në të ardhmen. Po ashtu lufta në Vietnam filloj sepse vietnamët e veriut ishin të majtë që luftonin për bashkimin e Vietnamit të jugut që ishte nën ndikimin amerikan, por janë i njëjti popull me të njëjtë histori dhe gjuhë. Lufta përfundoj me bashkimin e Vietnamit në një shtet. Kemi dhe Irlandën e ndarë pa të drejtë në Irlandë të Veriut. Por është i njëjti popull me të njëjtë gjuhë dhe histori. Irlandezët luftojnë ende në mënyra të ndryshme që të bashkohet Irlanda në një shtet. Pra, në përfundim emri Republika e Maqedonisë së Veriut prodhon luftë në të ardhmen midis Greqisë dhe Maqedonisë për aneksim territoresh. Ky emër është në kundërshtim historik dhe prek interesat e disa popujve si të shqiptarëve, maqedonasve, bullgarëve, grekëve, serbëve etj.
*Autori është Historian dhe publicist

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Arben Llalla: Aleksandri i Madh i Greqisë apo i shqiptarëve
» Arben Llalla: Nxitimi i Gruevski për të marrë tapitë në OKB
» Arben Llalla rishpallet nga MPB person i rrezikshëm për R.Maqedonisë
» Arben Llalla: Dhunimi i gurëve të varreve
» Çështja Arben Llalla në raportin e Helsinkit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi