MAZLLUM SANEJA:MAGJIA E FJALËS POETIKE E XHEMIL BYTYÇIT
Faqja 1 e 1
MAZLLUM SANEJA:MAGJIA E FJALËS POETIKE E XHEMIL BYTYÇIT
MAGJIA E FJALËS POETIKE E XHEMIL BYTYÇIT
/ Xhemil Bytyçi : „Rreze yjesh”, „Piramida”, Prishtinë, 2010 /
Nga MAZLLUM SANEJA
Emri i Xhemil Bytyçit , urologut të njohur shqiptar në përmasa evropiane, po na imponohet gjithnjë më tepër si një poet i veçantë, duke ngjallur kureshtjen me poezinë e tij interesante.
Vëllimi më i ri poetik i poetit Xhemil Bytyçi „Rreze yjesh”ndryshe nga vëllimet e mëparshme poetike: „Dëgjoj shushurimën”(2007), „Zjarr i lënë në harresë”(2008),”Fijet e fjalëve”(2009) pa mëdyshje shënon një kthesë të madhe në artin e tij poetik, duke lëvruar me sukses llojin e poezisë japoneze çfarë janë Haiku dhe Tanka. Dhe në këtë udhëtim poetik, poeti ynë ka shënuar një arritje të rëndësishme.
Libri hapet me poezinë „Liria shpirtërore” – një himn kushtuar jetës, këngës, lirisë dhe njeriut, që përputhet me poezinë përmbyllëse të librit „Platoja e yllësisë”, që mesazhi poetik i poetit është që në botë të mbretërojë dashuria, harmonia dhe liria, e që fatkeqësisht jetojmë në një epokë marramendëse të frikës dhe të trishtimit.
I lidhur shpirtërisht me fatin e atdheut të vet, ku deri dje „lëviznin gjarpërinjtë”, dhe në shpirtin e paepur të poetit „Nga Ilirida e humbur/Një grusht dhe mbeti/Për shpirt Kosove...”/, se erëra Arbërie fryjnë këtej pari, për ta përjetësuar qeniesinë tonë kombëtare, se „Vdekjen nuk e kisha frikë” thotë poeti, i cili nuk e humb dot shpresën dhe besimin, se në shtegtimin e tij kërkon paqë, që sot është e trazuar në planetën tonë të shqetësuar.
Duke qenë një vëzhgues analitik i realitetit qe e rrethon poetin, na kthen ne nje kohë jo fort të largët në atdheun e vet, ku skuadronet paramilitare serbe mbillnin shkrumb e hi, dhe vrisnin, thernin e masakronin fëmijë, burra e gra të pambrojtura dhe gjithçka shqiptare:
„Nënat flinin të qeta mbi imazhe
Të fëmijëve
Të burrave
Të vëllezërve e motrave
Në një kasaphane
Të quajtur luftë
Flinin në hapësirën që nuk i përkiste askujt
Nënat ecnin me flakën e zjarrit”
(“Në hapësirën që nuk i përkiste askujt”)
Dhe, së këtejmi ajo porosia e poetit që të nderojmë gjakun e derdhur të bijëve më të vetëdishëm të kombit, që të mos nëpërkëmbim lirinë e fituar me gjak. Është ky zëri i poetit që vjen si jehonë, që kërkon shoqëri të pastër e dinjitoze.
Ndërkaq, duke lexuar me kujdes Haiku dhe Tanka të poetit Xhemil Bytyçi kam përshtypjen sikur kam para vetes një imazh të gjallë, sikur plotësojnë një çast, një moment. Leximi i vëmendshëm i Haiku-t dhe Tanka-së të poetit tonë më shpuri deri te leximi i Haiku-t japonez, kur për një moment shoh fluturimin e patave, dëgjoj fëshfërimën e gjetheve, këngën e bulkthit, e sikur shoh djaloshin e ulur diku në një shkëmb duke përsiatur. Duke shkruar këtë shkrim për poetin Xhemil Bytyçi me kujtohet një mendim kontemplativ i nobelistit polak Czeslaw Miłosz, i cili me të drejtë shkroi: “Për mua është kjo një mjeshtëri e botës, e kondensuar në tri vargje, kaq emocione dhe çfarë imazhi të gjallë, tri vargje, aq shumë flasin. Diçka gjeniale...”
Poeti ynë Xhemil Bytyçi, duke qenë i vetëdishëm se iu ka përveshur një lloji kaq të vështirë e të ndërlikuar të vjershërimit çfarë është Haiku dhe Tanka (ku zanafillën e ka në Japoni, me prijatarin e vet të parë Matsuo Basho(1644-1695), vazhdon me sukses të lëvrojë edhe më tej Haiku-n dhe Tanka-në, që me siguri më vonë do të frymëzojë brezin e ri të poetëve shqiptar. Duke lexuar me vëmendjen e lexuesit kureshtar Haiku-n dhe Tanka-në, ku me minimum fjalë ngërthen një porosi të thellë brenda tri vargjeve dhe pesë vargjeve:
“Kur gjinkallat këndojnë
Llafazanët qetësohen
Dëgjojnë këngën në vijim”
(Haiku, fq. 46)
Patkoin e kalit të bardhë
E gozhdova mbi pragun e lartë të derës
Që fati të skalitet në ballë...
(Haiku, fq. 49)
apo:
Mes shtyllave elektrike
Në tela shënojnë zogjtë
Notat e melodisë
Në fërfëllizë dëgjohet
Koncerti i simfonisë së tyre
(Tanka, fq. 76)
Turma e njerëzve
Në çark u zu
Mbi shtratin e varreve
Shpirtrat lundronin
Në ëndrra mbi gjak.
(Tanka, fq.83)
Këtu brenda Haiku –t dhe Tanka-së poeti ka paraqitur dhe dëshmuar një përqëndrim maksimal, në përshkrimin e atij imazhi që e sheh dhe e ndien, duke i lënë vend imagjinatës së lexuesit. Dhe në këtë mënyrë, krijohet dialogu i mirëfilltë: autori-lexuesi.
Si përfundim, mund të theksojmë se poeti Xhemil Bytyçi është një poet i kursyer në fjalë, duke shkruar poezi të shkurtra, lakonike dhe domethënëse përplot metafora, të kondensuara e të sakta, që përbëjnë një tërësi të fuqishme poetike. Dhe, kjo është garancia më e fuqishme e poezisë së Xhemil Bytyçit, i cili me ndjeshmërinë e vet dëshmon magjinë poetike të fjalës.
Varshavë,
fillimi i marsit 2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mazllum Saneja: Ditari im (I)
» Ardi Omeri:MAGJIA E FJALËS
» Poezi të reja nga Mazllum Saneja
» Mazllum Saneja: Poet i epokës
» Mazllum Saneja: Bota e ndjeshme e Arianit Hoxhës
» Ardi Omeri:MAGJIA E FJALËS
» Poezi të reja nga Mazllum Saneja
» Mazllum Saneja: Poet i epokës
» Mazllum Saneja: Bota e ndjeshme e Arianit Hoxhës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi