Me peticion kundër Nënës Tereze
2 posters
Faqja 1 e 1
Me peticion kundër Nënës Tereze
Me peticion kundër Nënës Tereze
Nga Express
Një grup qytetarësh janë duke mbledhur nënshkrime që ta largojnë fotografinë e Nënës Tereze nga Ministria e Kulturës dhe nga institucionet e tjera publike.
Një letër dërguar nga një e-mail, besimtari.com e që nuk dihet kush qëndron prapa tij, bën të ditur se në të gjitha komunat e Kosovës janë duke mbledhur nënshkrime për heqjen e fotografive të Nënës Tereze nëpër institucionet publike.
Në letrën që i dërgohet presidentit të vendit, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit theksohet se nëse kërkesa e tyre nuk merret për bazë, atëherë ata do të organizojnë protesta publike. Kërkesa e tyre për heqjen e fotografisë së Nënës Tereze bazohet siç thonë ata duke u nisur nga Kushtetuta e Kosovës.
“Duke e ditur se Kushtetuta e Kosovës, në Nenin 8, Pika 1, e definon Kosovën si shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare, atëherë nuk shohim arsye të shkeljes së Kushtetutës, nëpërmjet përdorimit publik e institucional të një figure krejtësisht fetare, pa ndërlidhmëni me shtetin e Kosovës, dhe sidomos jemi kundër imponimit publik të një figure që deklarativisht thoshte se “i përkiste Krishtit” si figure kombëtare, pasi që një imponim i tillë, përpos që dhunon laicitetin institucional, përbën po ashtu një imponim religjioz e kulturor nacionalkatolicist, në një shoqëri me shumicë myslimane. Nuk jemi aspak kundër fesë katolike, por kundër përdorimit politik e kulturor dhe imponimit të figurave katolike”, thuhet në letrën e këtij grupi.
Nëpërmes letrës, ata përmendin edhe kontributin e të gjithëve për lirinë e Kosovës, e në veçanti sipas tyre më meritorët janë dëshmorët e kombit. “Kontributi i të gjithë të tjerëve është i matshëm, siç janë të matshme dhe të dukshme sheshazi, tendencat për imponimin e figurave kulturore e religjioze, pa kurrfarë nismash të debatit publik”. Si arsye për këtë nismë, ata përmendin hapin e ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi, i cili me marrjen e detyrës pati hequr fotografinë e Nënës Tereze nga zyrat e Ministrisë.
Sipas këtij grupi, ministri i ktheu ato pas reaksioneve të shumta “katolike e filokatolike”. “Këto ishin dëshmi e sfidimit serioz të laicitetit institucional-shtetëror nga katolicizmi kulturor dhe tendencat e tij dominuese në rritje. Sidomos adresimi i një peticioni nga ana e disa ‘intelektualëve’, ku nga kryeministri kërkohej shkarkimi i ministrit Krasniqi, duke u thirrur ndër të tjera edhe në bindjen e tij fetare si arsye për largim, na bëri që ta thyejmë heshtjen”, thuhet në letrën e grupit, që deri më tani është anonim.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Nënë Tereza.
Kjo mendoj që nuk të ndodhë sepse për çdo qytetarë anekand Globit do të ishte akti më i shëmtuar kundrejt këtij personaliteti Mather Tereza.Nuk e di ku e gjejnë këtë frymzim këta njerëz që drejtojnë peticione të tilla,ku gjejnë forcë mendore ta mendojnë një gjë të tillë.TURP i madh për këta Zagar e jo njerëz sepse s'janë të tillë që as e njohin siç duket se paskan njohur kurrë.TURP edhe për shtetin e ri Kosovë që pranon peticione të tilla .Na thoni me kë do ta zëvendësoni Ikonën e sajë more faqezez,mos valle me Qemal Ataturkun apo me Imamët e Turqisë apo të Arabisë.Pse nuk propozoni ta hiqni edhe Gjegj Kastriotin në Prishtinë?,e gjithashtu të ato figura të tjera kombëtare.Po komb jeni ju?!!!
Wenzo- Numri i postimeve : 1
Registration date : 16/03/2011
Re: Me peticion kundër Nënës Tereze
Këta janë shtazë!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kundër tendencave për grabitje te ikonës sonë, Nënës Terezë
» Viti i Nënës Terezë
» Jeta e Nënës Terezë! (Foto)
» Një shtatore të Nënës Terezë nga ndërkombëtarët
» Përkujtimi i NËNËS TEREZE në Prishtinë!
» Viti i Nënës Terezë
» Jeta e Nënës Terezë! (Foto)
» Një shtatore të Nënës Terezë nga ndërkombëtarët
» Përkujtimi i NËNËS TEREZE në Prishtinë!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi