Ermira Babaliu në mikrofonin e gazetares së talentuar Nastila Mano- Nikolla
Faqja 1 e 1
Ermira Babaliu në mikrofonin e gazetares së talentuar Nastila Mano- Nikolla
Ermira Babaliu në mikrofonin e gazetares së talentuar Nastila Mano- Nikolla
Ermira Babaliu Nga Nastila Mano- Nikolla Kengetarja Ermira Babaliu, javen e shkuar organizoi nje tjeter koncert, ne vazhdim te karrieres artistike ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Duke pare me vemendje detaje te kesaj dite,ngadale zbulova shume te tjera,te parrefyera me pare. Ne Detroit,ne keto dite te ftohta marsi,u gjend nje paradite me rreze te dobeta dielli per te shoqeruar kafene time me Ermiren. Ne Amerike per grate shqiptare ,dita e 8 Marsit merr te tjera ndjesi,per arsye se jane larg grave te dashura te jetes se tyre,nenes,motres,shoqes se ngushte . Festa e nenes kete vit u organizua ne nje lokal elegant. Miqte e saj thone se Ermira di te punoje e te festoje,duke argetuar veten dhe te tjeret. Nuk eshte natyre qe strapacohet duke ngritur zerin,pse gjerat s’jane gati deri ne minute e fundit, apo pse aktiviteti nuk po shkon sic duhet.Thjesht,eshte ne natyren saj qe te mbuloje vete gjithcka,me shume energji, guxim dhe me buzeqeshje te fresketa . Keto te fundit e karakterizojne Ermiren. Gjithcka ne feste ishte sjelle me shume stil prej saj. (FOTO 1 DEKOR) Tek tryeza e 8 marsit te ketij viti,te ftuarat shijuan gatimet e “zonjes se shtepise”,kryesisht embelsira. Frutat dhe vera e zgjedhur krijuan oazin e vogel te çlodhjes per te gjitha. Para se te dale ne skenen e ideuar po nga ajo,Ermiren ta kap syri duke u kujdesur me elegance per zonjat pjesemarrese. Atyre nuk u mungon asgje ne tryezen e festes;kartolina urimi per nenat, kartolina e falenderimit per pjesmarrjen,(nje zakon fisnik amerikan ky),lule te fresketa pranvere dhe qirinj aromatike.Tryezat kane kaq shume ngjyra,sa nuk di cilen te admirosh me pare. (FOTO 2 DEKOR) Nje zonje,siç duket e panjohur me karakterin e Mires, e pyeti,perse i bente te gjitha vete? Ndoshta nenkuptonte,”pse nuk puneson dike tjeter?” Mira I tha nje nga ato fjalite qe te mbeten ne mendje:”Organizimet e festave i dua sa kenget”! Koncerti I 8 marsit ishte me shume se sa I bukur.Duhet te jesh vete pjesemarrese per ta kuptuar emocionin qe sjell Ermira Babaliu me zerin e saj,te ngrohte e te paperseritshem. Me pelqeu shume fakti qe ky event per festen e nenes,I tille filloi dhe I tille u mbyll. Nuk u “katandis” ashtu si po ndodh rendom ne festat shqiptare,te cilat fillojne si koncerte e mbarojne si dasma. Faleminderit per kete kujdes Ermira! Nderkohe,repertori muzikor I pasur,perfshinte kenge nga te gjitha trevat e vendit.Rreth 200 gra dhe vajza festuan 8 marsin kete vit ne Detroit,ne koncertin e Ermira Babaliut. Ishte bukur te shihje brezat ne gezimin e perbashket. Gjyshja,vajza dhe mbesa,te gjitha ne valle,si per te treguar edhe nje here qe traditat shqiptare nuk humbasin,edhe pse jetojme ne Amerike. Cdo vit ka nga nje risi per 8 mars. Vitin e kaluar,secila prej 150 grave pjesmarrese mori nje dhurate.Kete vit ishte nje tjeter ide : Ermira dhuroi 500 $ per fituesen e nje loje argetuese, e cila ishte nje zonje qe ndodhej ne Michigan per vizite tek vajza e saj. (FOTO 3 FITUESJA E LOJES) (FOTO 3 FITUESJA E LOJES) Duke konsumuar kafen e pyes:-ERMIRA,keni filluar te shperndani dhurata?Jeni e pasur apo si? (Ermira qesh)… -Kocepti im per pasurine nuk eshte I lidhur vetem me parane.Thjesht kam kenaqesi te jap dhurata. Nje zakon I hershem ky qe mbase ka te beje me menyren se si jam rritur..Ne femijerine time te hershme ,flas para kohes se famekeqit shtetezim, mbaj mend qe ne shtepine e gjyshit tim ne Pogradec, shtroheshin shume gosti per miqte e shumte .Une si femije rrija prapa gjyshes qe gatuante , priste e percillte..Mbase kjo gje paska lene gjurme tek une.Nderkohe qe e kam parim timin ,nje keshille te vyer te gjyshes sime”Mesohu te japesh-thoshte ajo-vetem kjo gje e ben njeriun-njeri”. (FOTO 4,GJYSHJA-gjyshja e Ermira Babaliut,me motren,ne shtepine e tyre,Oher,1920) -Meqe jemi tek marrjet dhe dheniet,pra tek marredhenia mes njerezve,me beri pershtypje momenti pas lojes me 500 dollare. Nga salla u ngriten disa zonja,te cilat, ofruan dhuratat e tyre per 8 marsin… -Kjo mbase ishte nje shenje e dukshme e impaktit te dhurates .Por,mendoj se eshte shume e rendesishme per ne shqiptaret qe te kemi lidhje te kesaj natyre me njeri-tjetrin. Zonjat per te cilat juve flisni,kane bizneset e tyre.Te ndihmojme duke dhuruar,eshte nje gjest teper fisnik. Perveç dhuratave,dua te shtoj se ne koncert pati nje tjeter moment, I cili kish te bente me pershedetjet qe tre zonja shqiptare kishin shkruar per nenat e tyre.Me jepet rasti te falenderoj mikeshat e mia,Elida Buçpapaj,poete,gazetare,perkthyese,jeton ne Zvicer.Arlinda Guma,poete,jeton ne Shqiperi.Dhe ty Nastila,gazetare,qe jeton ne Amerike. Ju falenderoj per gadishmerine qe treguat per te me dhene nje impresion per nenat tuaja. Te treja letrat tuaja krijuan shume emocion dhe u duartrokiten gjate. -Vlen te permendim qe, ne, letrat I shkruam ne rrjetin social Facebook,ku ju jeni shume aktive. -Oh,po. Jam prej disa vitesh ne Facebook. E kam shume kenaqesi te vezhgoj kete lloj marredhenie mes shqiptareve,edhe pse gjithçka eshte virtuale. Me duket interesante te shoh se ç’ndodh me mentalitetin tone ne vazhdimesi. E perseris qe,te japim e te marrim mes komunitetit tone,eshte mjaft pozitive,ndihmohemi sebashku te ecim perpara,I bejme biznes njeri-tjetrit. -Ermira,veshja juaj ne kete aktivitet ishte shume interesante. Edhe per look-un kujdeseni vete? A kishte nje mesazh pertej veshjes? -Ishte nje kohe kur une vertet e kisha merak veshjen.Tani kam te tjera prioritete.Gjithsesi ,faleminderit.Ne pergjithesi nuk me duhet shume te mendohem te zgjedh ,ate qe do te vesh ,sipas okazionit.Mesazhi..?—Jam shqipare,jo vetem prej Korce a Pogradeci. -Ketu ne Amerike jetojne shume shqiptare me te cilet ne krenohemi. Mes tyre eshte edhe stilistja e famshme Ema Savahl. Meqe po flisnim per veshjet,ju keni nje histori shume interesante me nje fustan te Emes. Mund te ndani me ne? -Oh e mira,Ema Savahl! Ne studion e saj ne Majami vitin e kaluar,bera nje porosi per nje veshje te dizanjuar prej saj.Ne diten e ditelindjes sime tek dera e shtepise,ne nje pako shume te bukur vjen fustani prej Ema Savahl Desing.Dhe jo vetem kaq…ishte dhurate e saj per ditelindje.Jam prekur shume prej ketij gjesti fisnik.E falenderoj serish dhe e pershendes.Ema Koja,volejbollistja e dikurshme e Dinamos,sot e njohur ne SH.B.A, e famshme edhe ne Hollivud,e bukur,e pasur,humane..te kete kohe te jete aq e kujdeseshme dhe per supriza ?Mendoj se ajo eshte shembull prekes I modestise e njerezillekut(dua ta them me gjuhen e popullit kete te fundit) -Ermira,degjuesit dhe admiruesit e muzikes tuaj nder vite,vazhdimisht ju komplimentojne dhe vleresojne shume per ato ç’ka ju jepni per komunitetin shqiptar ne Amerike. Sipas jush,ndershmeria dhe pasioni ne pune jane çelesi I ketij suksesi? -Ne kete shoë-biz eshte shume e rendesishme qe kushdo qe vjen,te marre ate qe I takon ,per ate ç’paguan.Eshte nje produkt te themi qe ti e shet me nder apo me hile…Per mua eshte shume I rendesishem kualiteti artistik I eventit,per te cilat padyshim duhet kujdes,dhe aftesi profesionale.Nderkohe,duhet pergjegjesi,qe, edhe te serviret me dinjitet.Per mua,ne te gjitha rastet, edhe kur kendoj apo organizoj,eshte shume I rendesishem pozicioni ne te cilin une e vendos vehten ne marredhenie me publikun apo ne kete rast me te ftuarit.Respektoj maksimalisht te gjithe ata, te cileve ju pelqen kenga ime.Si te them I dua…me duhen ! Pa ate kenaqesi qe te sjell publiku,pa ate ndjekje te vazhdueshme prej tij,pa audience, çdo lloj artisti do te ishte I humbur.Si te mos e respektoj atehere ate deshire te vazhdueshme per te me inkurajuar ne ate qe une bej ?Dhe ne rastin e eventeve,po ashtu.Nje falenderim te madh madje ketu,meqe me jepet rasti,publikut tim te dashur kudo qe ndodhet. -Ermira,une deshiroj te zbuloj vetem nje pjese te vogel te aktivitetit tuaj ne Amerike. Jane gati 13 vjet qe ju befasoni me risite artistike,por jo vetem. Pra,dua te ndaj me lexuesit shpirtin tend artistik,luftarak dhe bamires,(Ermira buzeqesh),sepse jane cilesi qe ju realisht I keni. A mundem ta bej kete? Ju nder vite keni treguar fare pak per veten.Dhe nese po,mos jeni ndoshta me e thjeshte sa duhet? Keni nje modesti te pashembullt…. -Faleminderit.Une -sherbej.Bej ate “pune” qe me ka caktuar Zoti .Dhe e bej me shume kenaqesi,pa asnje pike sforcimi.Nuk kam turp as frike ta them kete.Te gjithe ata qe me njohin personalisht e dine qe une vetem naïve nuk mund te jem.Thjesht e perseris,ndjehem e ‘detyruar’ te sherbej!Ne formen time.Si mund te lodhem une se beri kete,kur cdo dite marr letra,urime…prej ngado?Si te mos vleresoj une ate kohe e dashamiresi te dikujt,qe per shembull me shkruan apo me dergon nje dhurate prej Australie ?Ne emer te kujt,te ciles filozofi duhet te jemi mendjemedhenj dhe perse?!Me shqeteson shpesh, sinqerisht,nje kapadaillek qe ve re tek ne shqipatet,si mentalitet.Duhet te hapemi e simplifikohemi ne,mendoj.Te ç’komleksohemi dua te them. -Gradualisht mbase…do jemi me te hapur ne shqiptaret. Mesazhet e artisteve pergjithesisht merren ne konsiderate dhe mesazhi juaj I mesiperm mendoj se do vleje per shume lexues te kesaj interviste. Momente interesante te kengetares Une nderkohe, fare shkurt do te permend momente interesante te kengetares. Ermira Babaliu para 13 vjetesh ka filluar shfaqjet e para ne Amerike.Shpirti artisik e beri qe te hidhte hapat mes komunitetit shqiptar. Ne ate periudhe krijoi nje shoë me titull “Nata shqiptare e Michiganit”,I cili sherbente posaçerisht per shqiptaret e sapoardhur. Te ftuar ne to kane qene Eli Fara,Merita Halili,Aurela Gaçe,dhe te tjere artiste nga Shqiperia. Numri I spektatoreve shkonte 500 deri ne 700 shqiptare,nje pjese e te cileve vinin nga Kleveland-i. Keta te fundit,udhetonin me autobuze te mundesuar nga miqte e saj me qellim bshkimin,socializimin argetimin e tyre. Te tjere miq te Ermires, Edi Xhani dhe Ilir Dangellia mundesonin orkestren. -Me titullin “Mall”,ishte nje tjeter event. Ideja bashkonte mallin per vendlindjen dhe njekohesisht deshiren per integrim.Ka qene nje bashkepunim shqiparo-amerikan,me te ftuar, Redon Makashin,aktorin Pandi Siku,kercimtaren Lili Cingu si dhe nje grup artistesh amerikane. -Piknik shqiptar ne Michigan. Arsyeja e piknikut u mbajt surprize. Ermira Babaliu organizoi krejt aktivitetin,qellimi I te cilit ishte,dhenia e medaljes “Mjeshter i sportit”,(prej Presidentit te Republikes),ish portierit te famshem te Skenderbeut,z.Koço Dinella, cili prej vitesh jeton ne Amerike. Te ftuar te ketij aktiviteti ishin Justina Aliaj dhe Xhevahir Zeneli te ardhur prej Neë York-ut. -“Nata poetike” per nder te poetit pogradecar Dhimiter Pojanaku,eshte nje tjeter moment qe kujtojne miqte e ngushte te Ermires. Ata me rrefyen se ne ate kohe shtepia e Mires dhe Sandrit gemezhinte nga te ftuarit. Nata poetike kishte ne qender promovmin e librit te poetit, I ardhur posacerisht prej Shqiperie.Bujtese ishte Ermira,serish me deshiren e mire,qe,shqiptaret e Amerikes te mundnin te gjenin pak relaks shpirteror e shqiptar njekohesisht. Ajo ka paguar biletat e fluturimeve ajrore,ka kompletuar skenat e gjithe ketyre aktiviteteve me ndriçim e dekore dhe,mesa duket,pasi mbaronte nje aktivitet, e linte mendjen te lire,te eksploronte mundesi te reja per argetimin e shqiptareve emigrante. Gjate kafes,kur e pyeta perse e bente gjithe kete,me rrefeu se arsyeja ishte e thjeshte:donte qe shqiptaret e sapoardhur ne Amerike,te merrnin sadopak ndjesi Shqiperie,te mos ndiheshin vetem.Komuniteti I shqiptareve ne Detroit eshte shume I madh. Ermira ne menyre vullnetare, duket se I ka bere keta njerez te dalin nga dyert e shtepive,te socializohen me shqiptaret e tjere.Perpjekjet esaj kane qene te vazhdueshme per te ndikuar ne te qenit bashke,jo vetem si shqiptare,por edhe si kliente te bizneseve te njeri-tjetrit.Nje kontribut modest sipas saj per komunitetin -Ne vitin 2003,ne bashkepunim me zonjen Susan Komino-doktore e shkencave-,organizuan nje mbremje me muzike shqitare ne “Ann Arbor University” ne Michigan. Repertori muzikor perfshinte kenge qytetare,popullore dhe serenate. Audienca perbehej nga 150 muzikologe te pranishem si edhe studente,te gjithe te entuziazmuar nga tingujt shqiptare,te percjelle nga Ermira Babaliu. -Ne vitin 2007 “Pogradeci ne Kopengagen”,Danimarke ishte nje aktivitet I mbeshtetur nga ambasadori shqiptar I asaj kohe ne Danimarke,z.Qemal Minxhozi dhe nga kryetari I Bashkise se Pogradecit,z.Artan Shkembi. Ishte nje mbremje teresisht pogradecare,qe nga ushqimi e deri tek kenga dhe fotografite e qytetit,me qellim,promovimin e turizmit te qytetit liqenor.Prezenca e nje numri te madh ambasadoresh ishte nderimi qe I behej komunitetit shqiptar ne Danimarke. -Ne shkurt 2010 Ermira Babaliu performoi “Serenate”,ne nje mbremje te paharruar per elegancen dhe kenget e shumta te serenates korçare. - Maj 2010 ne Hollande,Michigan,me rastin e Festivalit te Luleve,apo Ekskursioni I Vjeshtes se shkuar,I ideuar si nje udhetim me autobus ne disa prej vendeve me te bukura te Michigan-it,jane te tjera aktivitete qe mbajne firmen e Ermires.Ideja mbetet e njejte,kryesisht zonjat,te kene mundesi te krijojne lidhje te reja miqesie e me pas te komunikojne sipas interesave te tyre. -Tashme qe 2011-ta ka nisur mbare per kengetaren e famshme,axhenda po kompletohet. Marsi qe po leme pas,sapo percolli eventin per festen e nenes.Nderkohe,Ermira zbulon koncertin me te afert,me 22 maj.”Nata shqiptare e Michiganit-Tirana Fest”,do te kete te ftuar kengetaren Irma Libohova,e cila vjen posaçerisht nga Shqiperia. E pyes per te tjera plane dhe me thote “ohh…shume,kam shume plane per vitin ne vazhdim,kam shume ide,projekte.Deshiroj te kem shendet dhe gjerat te ecin mbare.Pjesen tjeter ja le kohes”. Ndersa mua me la (si perhere),ndjesine e rralle te shijimit te nje kafeje cilesore.Suksese te tjera Ermira Babaliu,jo vetem ne Amerike,ku jeton aktualisht,por,edhe ne Shqiperi,ku patjeter do te kthehesh,shume shpejt. Nastila Mano-Nikolla Michigan,2011 Dergoi:Monda Korça |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ermira Babaliu: Kam realizuar albumin dhe videoklipin e parë shqiptar
» Alma Papamihali: Intervistë me të dashuruarën pas serenatave - këngëtaren Ermira Babaliu
» Interviste e ikones se muzikes se lehte shqiptare e serenatave te mrekullueshmes ERMIRA BABALIU, -dhene-gazetarit Albert Zholi
» Ratifikohet marrëveshja Kosovë-Serbi, Kurti ia rrëmben mikrofonin Krasniqit
» Gazetares i humbë telefoni në Kuvend, e gjen në Presidencë
» Alma Papamihali: Intervistë me të dashuruarën pas serenatave - këngëtaren Ermira Babaliu
» Interviste e ikones se muzikes se lehte shqiptare e serenatave te mrekullueshmes ERMIRA BABALIU, -dhene-gazetarit Albert Zholi
» Ratifikohet marrëveshja Kosovë-Serbi, Kurti ia rrëmben mikrofonin Krasniqit
» Gazetares i humbë telefoni në Kuvend, e gjen në Presidencë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi