Ermira Babaliu: Kam realizuar albumin dhe videoklipin e parë shqiptar
Faqja 1 e 1

Ermira Babaliu: “Librat të mësojnë të thuash me vehte, siç ka thënë i madhi filozof "Unë di një gjë,që nuk di asgjë".
Kam realizuar albumin dhe videoklipin e parë shqiptar
"Çfarë t'u them unë shoqeve", ishte këngë e guximshme për kohën
Nga Albert Zholi
Tashmë në Amerikë. Por me nostalgji për atdheun. Por ajo gjithmonë në tërë gjeografinë shqiptare përmendet mes njerëzve të thjeshtë. Jeta e saj endet këndshëm mes skenës dhe shkollës, mes këngës dhe librit. Kjo lidhje magjike ndoshta ka bërë që pamja e saj të jetë si në vitet e rinisë. E qeshur, inteligjente, kërkuese, qëmtuese, patriote, e palodhur, këto janë disa prej cilësive të saj. Në këtë intervistë ajo tregon qartë se ka lindur në Korçë (pasi në shumë intervista citohet si vendlindje Pogradeci), por është rritur në Pogradec. Pikërisht në shkollën e mesme në Pogradec ku ku ra në sy zëri i saj melodioz dhe i veçantë, ai zë që e bëri me emër që në bangat e shkollës. Pikërisht që në këtë moshë të re me një pamje të admirueshme, dhe veshje plot sqimë, ajo pranë Estradës së qytetit, merr pjesë në variete të ndryshme si dhe në turne si brenda ashtu edhe jashtë rrethit duke lënë gjurmë të thella në skenat shqiptare. Merr pjesë në Festivalin e Parë të Këngës në Pogradec dhe nderohet me Çmimin e Parë me këngën "Erdhi pranvera". Këtu fillon jeta e saj skenike e vërtetë. Por jeta e saj mbushur me supriza të këndhsme. Si rrallë këngëtare. Krahas këngës, studimet e larta i kryen në Universitetin e Tiranës në Degën Filozofi. Studim dhe jetë active. As njrë as tjetra nuk ndikuan në rezultte. Në festivalet e këngës në RTV, Ermira Babaliu vlerësohet dy herë rresht me çmime të treta, Festivali i 25-të dhe i 26-të, me këngët "Emri më i bukur njeri" dhe "Mbrëmja që mban dashurinë time", janë festivalet që e bën emrin e saj ndër më të pëlqyerit në të katër anët e atdheut. . Me çmim vlerësohet edhe me këngën tjetër, "Mbrëmja që mban dashurinë time". Më pas është shfaqur në publik sidomos nëpërmjet serenadave korçare, të bëra mjaft popullore dhe që ia shtuan adhurimin dhe famën sidomos gjatë 13 vjetëve emigrante në Amerikë. Ajo mbetet nje kengetare potente, plot fresk ie dinamizem, e sinqerte atdhedashese. Eshtë e kërkuar kudo, por ajo më shumë mbetet me sytë nga atdheu.
Diskografia
Albumet
* Pres...
* Serenata Korçare
* Kur ti më mungon
Këngë/Hite te njohura
* Provimi i fundit
* Çfarë t'u them unë shoqeve
* Këngë arbëreshe
* Urim për ditëlindje
* Emri më i bukur, njeri
* Mbrëmja që mban dashurinë time
Ermira, shumë flitet për origjinën tënde...Ju jeni rritur si pogradecare, por lindur në Korccë dhe tashmë në...?.
(Më ndërpret) Unë kam lind në Korccë,por jam rrit në Pogradec. Tashmë prej shumë vitesh jetoj në SHBA. E kam mësuar vehten të jetoj midis dy realiteteve njëkohësisht, atë aty dhe këtë këtu, pa diskutuar dhimbjen e parreshtur për të prekur të përditëshmen e vendit tim.,Arsye të shumë llojshme më bëjnë të ndihem mirë këtu ku jam,.ndërkohë që atje kam gjuhën, nënoken time, fisin (lidhje të cilat me konservatorizëm unë i respektoj), miqtë e vyer, e gjolin e dashur që më mungon fizikisht. Këtu kam një jetë më të qetë e paksa të vënë në shina, pas shumë përpjekjesh..e që së largu shijoj e shoh më me qetësi dhe e pavarur atë që më intereson më shumë për vendin tim në përgjithësi. Përpiqem të vendos një balancë midis këtyre dy jetëve që së fundi më ka qetësuar disi.
Ju dhe kënga….Një profesion të se ndan kurrë. Cili është mendimi juaj për këngën shqiptare. A është duke u modernizuar ajo dhe i plotëson kërkesat e zhvillimeve ku po futet Shqipëria?
Eh..! Për këngën mund të flitet pambarimisht. Nuk e di nëse mund të jap një mendim të saktë për këtë pasi s'mund të ndjek dot çdo aktivitet muzikor. Por duket që më në fund ka tendenca t’i rikthehemi vehtes në muzikë, pa diskutuar që me patjetër duhet të rikthehet cilësia. Jam e gëzuar që do të jete festivali i Gjirokastrës sivjet. Do të kisha shumë dëshirë të ndodhem atje.
Dhe ju e keni një ditë të ngjitjes në skenë..Si nisi rrugëtimi drejt këngës?
Për herë të parë kam kënduar në shkollën e mesme, Pogradec, në festivalin e qytetit (Pogradecit), Në vitet më pas vazhdoja të këndoja me estradën e Pogradecit. Kënga e Ilir Dangëllisë "Çfarë t'u them unë shoqeve",.në dekadën e majit1983, u pëlqye shumë sepse ishte nga të parat këngë me tekst vetëm lirik, e guximshme për kohën. Kjo këngë më bëri shumë shpejt të njohur.
Festivalet në RTSH kanë qenë dhe mbeten ëndërr e cdo këngëtari. Ju në sa Festivale Kombëtare keni marrë pjesë?
- Sigurisht që mbetet ëndërr, sidomos në monizëm…Personalisht, kam marrë pjesë në 10 festivale rresht. Pra prej vitit 1984 deri në vitin 1994, kam qenë e rregullt. Por vetëm e çmimet..Eh!!! Çmime të dyta apo të treta se isha nga rrethet....Shembulli më i diskutuar në mos gaboj në vitin 1987 (kam qenë shumë e pavëmendëshme me arkivin) ku u bë për herë të parë festivali me juri që jepte pikët në një monitor të madh që ishte në sfond ku ne këndonim (ishte një nga "çuditë' e para të modernizimit të skenës kjo). Nejse, pikët maksimale ishin 100. Unë u paraqita me një këngë të Flamur Shehut "Një jetë nga jeta ime".. mu dhanë 100 pikë..dhe fitova çmim ....të dytë.Të parin e morën motrat Libohova me 98 pikë. Kënga e tyre ishte e kompozitorit Agim Krajka.
Cfarë do të veccoje apo do të përmblidhje në këtë maratonë festivalesh, koncertesh, aktivitetesh..?
Mund të jap ato më të spikaturat. Ose më mirë po bëj ato prezente….Midis viteve 1985-95, ka qenë një periudhë e pandërprerë koncertesh, pothuajse në të gjitha aktivitetet më të mëdha që organizoheshin në rang kombëtar, që nga muzika e lehtë e deri në natën finale në maratonën e këngës popullore "12 në hollivud". Ndërkohë që filloi tregu privat dhe në muzikë..e mbas '90, të PARIN album privat e të PARAT videoklipe kanë qenë të miat. Serenatat i vunë pikën e fundit afirmimit tim, duke ja lënë vendin pas vitit 1996, emigracionit dhe këngës në Amerikë.
Kohë më parë diku jeni shprehur se po punoni për një album të ri…Albumet e tua mbeten ndër më të pëlqyerit në treg.
Po. E drejtë….Kam filluar punën për një album të ri.Më duhet të jetë ndryshe, pasi s’ka rrugë tjetër. Prandaj nuk nxitoj.Nuk më shqetëson numri i albumeve të mia, por cilësia e kontributi. Ndërkohë mërzitem kur këngët që unë sjell, transformohen duke përcjellë mesazhe të gabuara si psh "verashitësi" një këngë shumë e bukur nga muzika e lehtë kosovare, të cilën unë e solla në formën time në një nga koncertet e para të serenatave mbas viteve '90, vargun më të bukur.."në gaz hidhërimin do ta kthej", .kush e këndoi më pas e deformoi në "..se jam korçare e do ta dredh". Vazhdoje ti i dashur mik, komento shijen, efektin që jep mesazhi i transformuar në këtë formë.Do të isha shumë e gëzuar sikur në Shqipëri të egzistonte kritika e shkruar dhe për muzikën. Do ta ndihmonte shumë kulturën muzikore.Nëse ka filluar dhe une s'i di ...tërhiqem. Sa për libër,.s'më duket që jam aq e mençur
Ke preference në muzikë?
Më pëlqen e bukura. Kudo dhe kushdo qoftë. Më pëlqejnë këngëtaret që sjellin profesionalizëm, ndjenjë e mesazhe në të gjitha zhanret e muzikes.si dhe liria që ndjehet tek gypsit...më kujtojnë vehten (mos qesh me lajthitjet e mia...nese do te verten) Nga bota ka shumë gjithashtu.
A do të ketë një kthim tuajin në muzikën shqiptare apo thjesht i jeni përkushtuar projekteve të ndryshme muzikore në Amerikë?
Kam shumë dëshirë të rikthehem. Në vazhdim mund të them se edhe në Amerikë kam projekte shqiptare të realizuara por dhe të ideuara.
Amerika, vendi symbol I demokracosë. Dhe këtu një jetë shumë intersante. A mund ta përshkruajmë pak me detaje jetën tuaj. Periudhën kur ju studiuat për kozmetologji, më pas për mësuesi, periudhën kur e latë profesionin e mësueses dhe u morët me projekte muzikore, spektakle e shumë evenimente te tjera?
- Jetë e vrullshme. Plot kërkesa. Amerika të hap ccdo derë nqs punon. Në fillim ndoqa një shkollë për mësimin e anglishtes dhe më pas vazhdova një kolegj për kozmetollogji. Kjo më ndihmoi për të marrë një liçensë që më hiqte stresin e anës ekonomike edhe nga ana tjetër më ndihmoi shumë për të mësuar mirë anglishten. Më vonë punova si parukiere një vit. E ndjeva veten shumë keq sepse m'u duk sikur mund të bëja më shumë. Mësova pastaj që përkthehej diploma dhe të njiheshin kreditet e universitetit që unë kam mbaruar këtu për filozofi. Bëra ndërkohë dhe dy shkolla me korespodencë për t'u njohur me sistemin mësimdhënës atje. Faktikisht bëra dy intervista dhe fitova për t'u futur si teknike për gjuhën e dytë.. Sa më shumë që i futem anglishtes, aq më pak me duket se di. Mbase kështu u ndodh të gjithëve.
Një nga aktivitetet tuaja më të pëlqyera janë dhe kontributet që jepni për shqiptarët në emigracion. me shënimet tuaja, bashkëpjesmarrjet në debate publike ku zëri juaj spikat. Ju keni studiuar për shkencat e filozofisë? Sa ju ka ndihmuar filozofia të bëheni kjo që jeni sot?
Po e nis me një thënie të A.Linkolnit “Nëse më duhen tetë orë për të prerë, copëtuar një pemë, do të më marrë gjashtë orë të mpreh sëpatën " ....duke mos harruar, se sapo hap sytë kam përpara 24 orë,.kaq minuta,.e miljona sekonda, që më duhet ti shfrytëzoj maksimalisht, dhe e kam shkruar diku,.e marr jetën si më vjen,.ndërkohë që i" krijoj" ditët e mia. Kjo jam unë, megjithë kokëkrisjen time..(.bobo ç'jeni ju gazetaret..lol). Kam dhe paradokse në karakter, thua të jem kjo si efekt i filozofisë???....
Libri I pandarë në jetën tuaj. Çfarë po lexoni aktualisht?
Pa to srri dot. Kurrë. Ah librat...Më del kjo intervistë? Po përiqem të dukem e mençur?? hahaha...Jam e bindur i dashur mik se e kupton shumë më mirë se unë, se pikërisht librat të mësojnë të thuash me vehte, siç ka thënë i madhi filozof "Une di një gjë,që nuk di asgjë". Po lexoj "Esse lirike e kritike" të Kamysë.
Projektet tuaja të ardhshme? Kur do vini në Shqipëri?
Kam shumë plane. Dhe mendoj që shumë shpejt të jem në atdhe.
Ermira dhe pengjet?
Pengjet? Por, kam "pengje" për të ardhmen. E ardhmja është pjesë e fantazisë së një mendimi të ideuar në mënyrë specifike. Brenda këtyre ideve besoj gjenden pengjet.
Ermira dhe politika, mendim juaj për politikën shqiptare. Nëse do ju propozonin a do merreshit ndonjehere me politike?
Nëse do të ndryshojë "SITA" e përzgjedhjes dhe nëse do të gjykohesha si e aftë për të tilla sakrifica, mbase po. Sepse të them të drejtën kam një eksperiencë tepër të hidhur nga vitet e para të tentativës time për t’u përfshirë në të. Atehere në '90 Megjithëse ajo që mua më intereson më shumë në këtë moment është ecuria e shoqërisë civile...CIVILIZIMI I MENTALITETIT, si një nga hapat më të rëndësishme për t’u rritur si komb.
Mos vallë kohët e fundit jeni tërhequr disi nga skena?
Jo. Sbesoj. Jam tërheq aq sa ja lejoj unë vetes. Nuk kam atë intesitet si vitet e para. Por kam angazhime të tjera po aq të mëdha.
Box
Bukuritë e serenatave
Në Korçë kur u zhvilluan për herë të parë serenatat unë mora këndoj “Lulen e Majit”. Aty kënduan dhe shumë korçarë, amatorë, shume bukur ....Por, vinte Lulja Majit, që publiku “theu karriget” nga të çuarit në këmbë dhe nga duartokitjet. Mirëpo dhe këtu pas shumë lavdërimesh, zyrtarisht mora çmim të tretë Sepse...unë s'isha nga Korça. Tani këtu mund të them qe u zhgenjeva, por kemi qeshur për shumë kohë me miqtë e mij me këtë ndodhi, se ishte një shkak pa bazë sepse unë kam lindur në Korçë, gjyshi im ka qenë një nga mjekët e parë pediatër atje, prindërit pas disa vjetësh u transferuan e unë u rrita në Pogradec ..për t’u rikthyar në Korçë kur u martova. U largova nga Shqipëria 1996. Paraqitja ime e fundit në festivalin Kombëtar ishte në vitin 1995, e këngën e Ilir Dangellisë "E njëjta ëndërr", e cila shënoi një nga kulmet e mia.
Ermira dhe fansat
Nuk mund të them se kam patur zhgënjime në skenë pasi kam qenë me këmbë në tokë dhe sidomos fakti që kënga ishte një nga hobet e mia, fakti që unë këndoja vetëm për kënaqësi..nuk më ka lejuar të mërzitem edhe kur nuk kam marrë atë që kam merituar. Në këtë rast më shumë mërziteshin fansat e mijë..Ata më kanë bërë te jem gjithmonë në kërkim dhe entusiaste.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ermira Babaliu në mikrofonin e gazetares së talentuar Nastila Mano- Nikolla
» Alma Papamihali: Intervistë me të dashuruarën pas serenatave - këngëtaren Ermira Babaliu
» Interviste e ikones se muzikes se lehte shqiptare e serenatave te mrekullueshmes ERMIRA BABALIU, -dhene-gazetarit Albert Zholi
» Ermira Babamusta:Fenomeni Shqiptar Deba çmend Gjermaninë me këngën dhe videklipin e ri “Lollipop”
» Intervistë ekskluzive e realizuar me pare, me aktoren tani më të mirënjohur, Fortesa Hoti, e cila nga shtatori i vitit 2007, në serinë televizive "Avenyja tjetër" me plot mishërim, luan rolin kryesor, që shfaqet cdo jave përmes R T V-suedez.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi