Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asllan Dibrani:RTK-ja dhe katastrofa në Japoni!

Shko poshtë

Asllan Dibrani:RTK-ja dhe katastrofa në Japoni!  Empty Asllan Dibrani:RTK-ja dhe katastrofa në Japoni!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 18, 2011 10:21 pm



RTK-ja dhe katastrofa në Japoni!

Shkruan: Asllan Dibrani -
Asllan Dibrani:RTK-ja dhe katastrofa në Japoni!  Image4
Mijëra të vdekur nga tërmeti në Japoni
Katastrofa e fundit qe ndodhi në Japoni, tronditi gjithë opinionin botëror, tronditi
Asllan Dibrani:RTK-ja dhe katastrofa në Japoni!  4059_0_0_100x133_images_stories_viti2011_asllani
Asllan Dibrani


shume shtete, për rreth qe i ndien pasojat e tërmetit të fundit ku me shumë njerëz humben jetën si te vdekur apo të zhdukë pa shenjë nga përplasja qe përjetoj Japonia pas tërmetit me intensitet prej 8,9 ballë sipas Rihterit që goditi bregdetin veri-lindor të ishullit Honshu, duke shkaktuar valë të cunamit të larta deri dhjetë metra që merrnin me vete shtëpi, makina, anije dhe objekte lagje, pallate etj, që digjeshin dhe u rrëmbenin nga fuqia e valëve të detit llava dhe era.
Pamje alarmante nga tragjedia e katastrofës në Japoni

Asllan Dibrani:RTK-ja dhe katastrofa në Japoni!  4059_0_0_200x106_images_stories_Artikuj3_image5
Katastrof Natyrore - 11 Mars - Japoni


Ky është termin më i fuqishme gjatë 140 viteve të kaluara në këtë vend dhe i gjashti më i fuqishëm në botë i regjistruar deri më tash. Flitet qe ne këtë termet luajti edhe boshti taksor ku e tërë ujdhesa ku graviton Japonia lëvizi për dy metra nga qe krijoj ndryshime edhe në sipërfaqen e tokës me ujë të detit, por është akoma gjendje alarmi të goditjeve të reja.
Numri i viktimave është i madh, ndërsa vlerësohet se pasojat do të jenë katastrofale ndërsa alarme nga cunami ishin dhënë anekënd Paqësorit… Më i goditur nga vala dhjetë metra e cunamit më të madh në Japoni, është qyteti –port Sendaj dhe pesë komuna të ishullit Honshu.

Alarmohet keqësim i gjendjes edhe në përmasa ma te mëdha të Oqeanit Paqësor

Asllan Dibrani:RTK-ja dhe katastrofa në Japoni!  4059_0_0_190x265_images_stories_Artikuj3_image7Sipas raportit sizmologjik të agjencive, dallgët ishin më të larta se disa ishuj të Paqësorit. thuhej në buletinin e Qendrës Paralajmëruese për cunami të Paqësorit. Ndërkohë, alarmet për cunami u dëgjuan edhe në ishujt amerikan Hawaii, por edhe në brigjet e shteteve federale amerikane Oregon, Washington, në disa pjesë të Alaskës dhe në Amerikën Jugore. "Cunami i krijuar mund të shkaktojë dëme përgjatë gjithë vijës bregdetare të gjithë ishujve të shtetit të Hawaii’t”dhe ma gjerë.

Sinjale shpërthimi në objekte bërthamore qe rrezikon të gjithë rruzullin botëror!

Japonia, e cila ndodhej më pranë epiqendrës së tërmetit, po përpiqet të përllogarisë tani dëmet në njerëz e materiale ku llogaritet me miliarda e miliarda dëme materiale. Ekipet e specializuara po përpiqen të shuajnë zjarret që shpërthyen nga tronditjet sizmike, ndërkohë që ka pasur masa emergjente në Objekte bërthamore të vendit për të parandaluar rrjedhjen radioaktive qe do të jenë rrezik për gjithë rruzullin botëror. Gjendja e jashtëzakonshme ishte shpallur në dy centrale bërthamore… Infrastruktura dhe rrugët thuajse janë të shkatërruara në shumë zona. Popullata vendore është e tronditur nga dridhjet dhe pasojat shkatërruese të tërmetit.

RTK-ja dhe mjetet e buletinit botëror për katastrofën në Japoni

Kjo katastrofë e këtyre ditëve u përcoll me informata ma të freskëta nga minuta në minutë, radiot, shtypi dhe stacionet televizive të shteteve ma të mëdhasiç eshte Gjermani. Britani, Italia, franca etj!... Pati raste që gjithë buletinin informativ ta fillonte dhe ta përfundonte me rastin e katastrofës në Japonisë si katastrofë nder ma te mëdhatë në historinë e njerëzimit. Kishte raste që edhe programet seriale t'i ndërpritnin për informim sa ma te shpeshtë por një gjë e tille sikur nuk i brengosi redaksinë e RTK-së në Kosovë qe dje me datën 16.03.2011 fare pak e publikoj në fund të ditarit të orë 19.30 minuta, ndërsa sot me datën 17.03.2011 fare nuk e përmendi si rast qe mediet botërore janë të shqetësuara dhe raportojnë çdo çast?

A thua vallë ku është ndërgjegjja e atyre njerëzve qe e kanë sjellë atë Televizion në buzë gremine të çoroditur, me korrupsion, me emisione të pa vlera, me programe injoruese për një qytetar edhe të thjesht e mos të flasim për njerëz intelektual apo te ngritur në shkallën e vetëdijes! Politika redaktuese e RTK-së është mjaft e dobët sa qe edhe nen sundimin serb nga një censurë e rreptë nga Serbia mund te themi se ishte ma në nivel me këmbëngulësinë nacionale qe kishin punëtoret e atëhershëm për çështjen kombëtare!

Historia dhe gjeografia e Japonisë

Japonia ndodhet në Oqeanin paqësor, shtrihet në lindje të Deti të Japonisë, Republikës popullore të Kinës, Koresë veriore, Kores jugore dhe Rusisë nga Deti Okhotsk në veri të Kinës Lindore dhe "shteti i origjinës së diellit", që është arsyeja pse Japonisë shpesh identifikohet si "Toka e Lindjes së Diellit". Japonia përbëhet prej më se 3,000 ishujve. Ishujt më të mëdhenj janë Honshu, Hokaido, Hyushu dhe Shikoku që së bashku përbëjnë 97% të sipërfaqes tokësore të Japonisë. Shumica e ishujve janë malorë dhe vullkanik; për shembull, pika më e lartë e Japonisë, Mali Fuxhi, është vullkan. Japonia renditet e 10-ta në botë sipas numrit të popullsisë, me rreth 128 milion banorë. Zona e kryeqytetit të Japonisë përfshinë dhe disa komuna përreth, dhe është zona ma e madhe si qytet i metropoleve botërore, me mbi 30 milion banorë.

Japonia e njohu pavarësinë e Kosovës ndër të parat shtete

Japonia Kosovën e ka njohur si shtet të pavarur ndër te parat shtete, ku lidhi marrëdhënie diplomatike me Kosovën me rastin e vendosjes se ambasadës së vet në Prishtine. Konsiderohet se të kesh marrëdhënie të mira me një shtet me një teknologji ma te zhvilluar në bote është një privilegj dhe interes bilateral, e sidomos për Kosovën qe kishte me përfituar shumë nga pozicioni i ngritjes së ekonomisë së dobët qe posedon. Prandaj mos të harrojmë se RTK-ja e Prishtinës me një politikë redaktuese të tillë dhe jo mirënjohëse ndaj ngjarjeve me rendësi botërore po e len shikuesin shqiptare te mangët me informim!... Fjalët popullore janë me domethënie gjithmonë dhe është mendim i popullit, prandaj ta kujtojmë fjalën e urte popullore "Qeni i keq ta sjell ujkun në oborr" andaj është mirë qe oborri i Kosovës të pastrohet nga te këtillët sa nuk është vonë!?...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi