Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA-të dhe Britania, mbi 110 raketa kundër Libisë

Shko poshtë

SHBA-të dhe Britania, mbi 110 raketa kundër Libisë Empty SHBA-të dhe Britania, mbi 110 raketa kundër Libisë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 20, 2011 1:21 am


SHBA-të dhe Britania, mbi 110 raketa kundër Libisë



SHBA-të dhe Britania, mbi 110 raketa kundër Libisë 20fighter-009SHBA, Britania dhe Franca kanë nisur të sulmojnë Libinë pas dhënies së dritës jeshile nga samiti ndërkombëtar i zhvilluar në Paris.


(I plotësuar) Mbi 110 raketa janë qëlluar nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara, kanë deklaruar burime zyrtare nga Pentagoni.

Ndërkohë, kryeministri britanik David Cameron ka konfirmuar se avionët britanikë kanë hyrë në veprim në Libi.

Më herët, avionët francezë shkatërruan disa automjete ushtarake libike. Sipas agjencisë së lajmeve “AFP”, avionët perëndimorë kanë bombarduar disa objektiva në kryeqytetin Tripoli.

Presidenti amerikan Barack Obama, duke folur nga Brazili, tha se SHBA po ndërmerrnin një “aksion ushtarak të kufizuar” si pjesë e “aleancës ndërkombëtare”.

“Ne nuk mund të rrijmë duarkryq kur një tiran u thot qytetarëve të tij se nuk do të ketë mëshirë”, tha Obama, i cili përsëriti se SHBA nuk do të fusin trupa tokësore.

Ndërkohë, një nëndetëse britanike ka qëlluar një seri raketash ndaj disa objektivave ajrorë mbrojtës të Libisë, ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi