Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA dhe Franca me sulme të reja

Shko poshtë

SHBA dhe Franca me sulme të reja Empty SHBA dhe Franca me sulme të reja

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 21, 2011 12:33 am


SHBA dhe Franca me sulme të reja

SHBA dhe Franca me sulme të reja 21su-nl-18
SHBA dhe Britania e Madhe goditi me raketa më shumë se 20 objektiva të mbrojtjes ajrore të Libisë, thanë zyrtarë të Pentagonit
SHBA dhe Franca me sulme të reja 20-obama-span-
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i cili ndodhet për vizitë në Brazil, tha se udhëheqësi libian Moamer Gadafi e la perëndimin pa alternativë tjetër, veç veprimit ushtarak. Kryeministri britanik Dejvid Kameron tha në Londër se veprimi kundër zotit Gadafi ishte “i nevojshëm, ligjor dhe i drejtë”.
SHBA dhe Franca me sulme të reja Cameron-F
Kryeministri britanik Devid Kameron, deklaroi se Gadafi ka gënjyer dhe se është kohë për të vepruar. "Kolonel Gadafi bëri që e gjitha kjo të ndodhte. Ai gënjeu të gjithë ndërkombëtarët mbi armëpushimin dhe ishte ai e prishi atë" tha Kameron.
SHBA dhe Franca me sulme të reja A-m-20mar
Ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel pas takimit në Paris u shpreh se të shtunën fuqitë botërore ishin të bashkuara në qëndrimin se dhuna në Libi duhet të marrë fund.

(I plotësuar) Avionë luftarakë të Francës dhe SHBA sulmuan sot sërish pozicione të forcave të armatosura të pushtetmbajtësit libian Muammar al Gadafi. Sipas medieve, avionë të SHBA bombarduan ndër të tjera një aeroport të rëndësishëm ushtarak. Veç kësaj, avionët e aleatëve shkatërruan sërish disa tanke të trupave të Gadafit. Sipas shefit të shtabit të ushtrisë së SHBA, Mike Mullen, është arritur ndërkohë të ndalohet ofensiva e Gadafit kundër Bengasit. Aksioni ushtarak ka dy synime: të ndalojë sulmet e trupave të Gadafit kundër kryengritësve dhe të dobësojë aftësinë e forcave të armatosura libiane, për t'u mbrojtur nga sulmet ajrore.

Të shtunën në mbrëmje në sulmin ushtarak kundër Libisë morën pjesë edhe avionë luftarakë britanikë. Këtë e konfirmoi në Londër kryeministri britanik, David Cameron:

"Forcat britanike janë në aksion mbi hapësirën ajrore të Libisë. Ato janë pjesë e një koalicioni ndërkombëtar, që është krijuar në përmbushje të kërkesës së OKB-së dhe për të mbrojtur popullin libian. Ne të gjithë kemi parë brutalitetin e kolonel Gadafit kundër popullit të tij dhe se ai është larg vendosjes së armëpushimit, për të cilin ka folur. Ajo që po bëjmë ne është e nevojshme, legale dhe e drejtë", tha Cameron-i.

* * * * *

SHBA: Faza e parë e sulmeve ishte e suksesshme

SHBA dhe Britania e Madhe filluan të shtunën të hedhin raketa nga luftanije dhe nëndetëse mbi caqet ushtarake të regjimit të sundimtarit Muammar al-Gaddafi. Gjithashtu avionë francezë dhe britanikë qëlluan nga ajri. U qëlluan në rradhë të parë objektivat në afërsi të bregdetit. Por edhe kryeqyteti Tripoli u bombardua. Agjensitë njoftuan për zjarr të fuqishëm të mbrojtjes kundërajrore mbi qytet. Veprimet ushtarake të miratuara nga Kombet e Bashkuara duan të pengojnë, që Gadafi të vazhdojë luftën kundër popullit ttë vet.

SHBA dhe Franca me sulme të reja 21sul1um-18

Sipas ministrisë amerikane të Mbrojtjes janë hedhur më shumë se 110 raketa të tipit Tomahawk. Rreth 20 komplekse ushtarake janë marrë në shënjestër, tha zëvendësadmirali William Gortney. Avionët ushtarakë francezë qëlluan mbi të automjet të ushtrisë libiane. Sipas informacioneve të stacionit televiziv arab al Xhazira avionët qëlluan edhe katër tanke të të trupave të Gaddafit pranë Bengasit, bastion i kryengritësve.

"Ky aksion tashmë ka filluar"

Sulmet filluan paralelisht me një samit të posaçëm të politikanëve ndërkombëtarë në Paris nën drejtimin e presidentit francez, Nikola Sarkozi, i cili ka qenë vazhdimisht për ndërhyrjen ushtarake. Presidenti amerikan Obama dha urdhërin për një "operacion të kufizuar ushtarak në Libi". Ky aksion ka filluar tani“, tha Obama gjatë vizitës së tij në Brazil. “Ne nuk do të dërgojmë, po e përsëris, nuk do të dërgojmë trupa amerikane në tokë." Sipas një informacioni të “New York Times“ ushtarët amerikanë sipas dëshirës së Obamës do të jetë “disa ditë dhe jo javë" të përfshirë në luftë.

Sundimtari libian Gaddafi reagoi me tone luftarake. “Deti Mesdhe do të kthehet në fushë beteje“, tha Gaddafi në një mesazh të shkurtër audio, që u transmetua në mbrëmje nga televizioni libian. Populli libian është i gatshëm për luftë, "ne do të hapim depot e armëve për të gjithë libianët." Më parë një zëdhënës i qeverisë libiane kishte përsëritur kërkesën, që vëzhgues ndërkombëtarë të vijnë në Libi.

Amerikanët dhe francezët me veprimet e tyre ushtarake duan të ndalojnë sulme të tjera kundër civilëve dhe grupeve opozitare në Bengasi. Përveç kësaj regjimi i Gaddafit duhet penguar, që të mbrohet kundër zonës së ndalim fluturimit.

Qeveria gjermane refuzon pjesëmarrjen direkte të ushtarëve të saj në këtë operacion. Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së përfaqësuesi i Gjermanisë abstenoi nga votimi për vendosjen e zonës së ndalimfluturimit. Pas takimit të posaçëm në Paris kancelarja Angela Merkel garantoi sërish mbështetjen indirekte. Bundesveri do ta lehtësojë NATO-n në Afganistan në përdorimin e avionëve zbulues Awacs.

Demantohen sulmet në Bengasi

Qeveria libiane përgenjëstroi njoftimet për sulme të trupave të saj në Bengasi. Ministri i Jashtëm Mussa Kussa tha në Tripoli: “Ne e respektojmë plotësisht armëpushimin e njëanshëm, që kemi shpallur dhe përfundimin e të gjitha operacioneve ushtarake". Trupat e Gadafit sipas dëshmitarëve okularë para fillimit të samitit kishin qëlluar Bengasin me artileri dhe predha antitanke. Sipas mediave arabe njësi të trupave qeveritare hynë në pjesët jugore të qytetit. Edhe avione luftarakë kanë fluturuar mbi qytet. Një avion ushtarak u rrëzua, ishte e paqartë, nëse i përkiste rebelëve, apo forcave qeveritare. Sipas kryetarit të qeverisë provizore të opozitës në Bengasi, Mustafa Abdul Dschalil, ka patu

>> Libi: Gadafi zotohet për mbrojtje nga “agresioni kolonial”

>> SHBA-të dhe Britania, mbi 110 raketa kundër Libisë >> Komente (51)

>> Obama i paraqet ultimatum Gadafit >> Komente (83)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi