Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdes legjenda e filmit Elizabeth Taylor

Shko poshtë

Vdes legjenda e filmit Elizabeth Taylor Empty Vdes legjenda e filmit Elizabeth Taylor

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 23, 2011 10:45 pm


Vdes legjenda e filmit Elizabeth Taylor



Vdes legjenda e filmit Elizabeth Taylor Elizabeth-taylor-la-peregrina_4659cf21415909b90f12c494c625eb22Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare, aktorja e madhe Elizabet Taylor.


Hollivudi ka humbur sot një ndër yjet e tij më të ndritshëm, aktoren legjendare Elizabeth Taylor. Aktorja vdiq sot herët nga komplikacionet në zemrës, pas një beteje të gjatë me problemet e shëndetit. Aktorja kujtohet për një krijimtari të pasur në celuloid, si pioniere e fushatës kundër përhapjes së Sidës dhe për aktivitetin e gjerë bamirës:

Për më shumë se 60 vjet, Liz Taylor ka qenë e pranishme në sytë e publikut botëror. Fama, jeta e stuhishme personale, arritjet në karrierë, dhe përfshirja e saj në iniciativat sociale për probleme që shqetësonin shoqërinë botërore, janë pikat nëpër të cilat ka ecuar jeta e aktores Elizabeth Taylor.

Si aktore ajo ka fituar dy çmime Oscar për aktoren më të mirë si dhe një çmim Oscar në vitin 1993 për ndihmesën e saj në çështjet humanitare dhe në kërkimet për SIDA-n. Aktorja e lindur në Londër, ka marrë titullin e Damës nga Mbretëresha Elizabeth në vitin 1999.

Karriera e saj si aktore pëmban qindra pjesëmarrje në filma dhe programe televizive, ku mund të pëmenden filmat “National Velvet”, “Cleopatra”, “Who’s affraid of Virgina Wolf?” etj. Dalja e saj e parë në ekran shënohet në vitin 1942 ndërsa aktiviteti i saj i fundit profesional shënohet në vitin 2001, vit në të cilin ajo u shkëput përfundimisht nga ekrani dhe puna si aktore.

Jeta e saj personale ka qenë e mbushur me momente që kanë lënë gjurmë. 8 martesa, 4 fëmijë dhe një jetë problematike nga përdorimi i alkoolit, kanë qenë shoqëruese të aktores së famshme në vite. Elizabeth Taylor do të mbetet e skalitur në kujtesën filmike të kohërave si një ikonë e kinemasë botërore, si një ndër aktoret më të suksesshme të Epokës së Artë të Hollivudit me talentin, sharmin, forcën e karakterit dhe sytë ngjyrë vjollcë, e cila bëri për vete miliona adhurues anembanë globit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi