Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Legjenda e Shambhalas

Shko poshtë

Legjenda e Shambhalas Empty Legjenda e Shambhalas

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 17, 2009 6:53 pm

Legjenda e Shambhalas



Për mijëra vjet kanë qarkulluar zëra se diku përtej Tibetit, në mesin e majave të akullta dhe luginave të Azisë Qendrore, ndodhet një parajsë e paarritshme, një vend i dijes dhe paqes universale quajtur Shambhala. James Hilton, ka shkruajtur për të në Lost Horizon, Hollywood e portretizoi atë në filmin e viteve 1960 Shangri-La, dhe filma të kohëve të fundit si Kundun, Buddha i Vogël dhe Shtatë vjet në Tibet, aludojnë për utopinë magjike. Në sanskritisht, emri do të thotë "vendi i paqes e qetësisë" Megjithëse vendndodhja e vërtetë nuk është gjetur asnjëherë, fillimet janë të panjohura dhe ekzistenca e pavërtetuar, Shambhala është njohur dhe respektuar nga të paktën tetë fe të mëdha, dhe është konsideruar nga shumica e traditave ezoterike si qendra e vërtetë e planetit dhe qendra spirituale e botës.
Thuhet të jetë i banuar nga njerëz të çdo race e kulture, që formojnë një rreth të brendshëm, i cili udhëheq në fshehtësi evolucionin njerëzor. Kjo mbretëri ekziston si në sipërfaqe, ashtu edhe në nëntokë, me një rrjet tunelesh qindra milje të gjatë. "Makina me dizenjo të çuditshme fluturojnë në gjatësinë e tyre", shkruan Andreë Tomas, autor i Shambhala, Oazi i Dritës, "dhe ata ndriçohen nga një dritë shumë e madhe artificiale, artificiale, që mundëson rritjen e perimeve dhe drithërave, si dhe një jetëgjatësi pa sëmundje për njerëzit".
Victoria LePage shkruan në librin e saj shumë të hulumtuar, Shambhala: "Shoqëria moderne ka nevojë për një zonë të rendit, një qendër brenda spirales së kaosit." Dhe ajo këmbëngul se kërkimi i kësaj qendre na çon direkt në Shambhala, të cilën e quan "Boshti i Botës." LePage, e cila ka studiuar Shambhalan për gati pesëdhjetë vjet, thotë se supozohet të jenë parë shumë mrekulli në këtë botë të nëndheshme: muzetë, bibliotekat, dyqanet e bizhuteritë, si dhe shpikje teknologjike mijëra vjet përpara se t'u vinte koha. Dhe, sipas dijes kineze, aeroplanët dhe mjetet e të pavdekshmëve të Shambhalas udhëtojnë mes yjeve, duke vëzhguar vendbanimet e racave dhe mbretërive të tjera.
Do të ishte e lehtë të injoroje Shambhalan si fantazi e pastër, po të mos ishte për një eksplorues shumë të besueshëm që kërkoi, gjeti dhe u kthye për të na rrëfyer diçka për përvojën e tij në Shambhala. Nikolas Roerich, artist i lindur në Rusi, poet, shkrimtar dhe anëtar i shquar i Shoqërisë Teozofike, udhëhoqi një ekspeditë nëpër shkretëtirën Gobi deri në malin Atlai nga 1923 deri në 1928, një udhëtim në të cilin përshkoi 15.500 kilometra nëpër 35 shtigjet më të lartë malorë të botës. Si thotë LePage, "Roerich ishte një njeri me kredenciale të pastër: një bashkëpunëtor i famshëm në Ritet e Pranverës së Stravinskyt, një koleg i sipërmarrësit Diaghilev si dhe një anëtar shumë i talentuar dhe i respektuar i Lidhjes së Kombeve".
Ai kishte gjithashtu shumë ndikim në administratën e FDR, dhe ishte një forcë shumë e rëndësishme prapa vendosjes së Vulës së Madhe të Shteteve të Bashkuara mbi kartëmonedhën e dollarit. Roerich mund të ketë qenë në një mision për të gjetur dhe sjellë atë thuhet të ishte një pjesë e të shenjtit "Guri Chintamani", që besohej të ishte pjesë e një meteori magjik nga një sistem diellor në konstelacionin e Orionit.
Sipas legjendës lamaiste, një fragment i këtij Guri Chintamani që i përket ndoshta yllit SIRIUS, është dërguar kudo ku ka nisur një mision spiritual jetik për njerëzimin, dhe është kthyer kur misioni është përfunduar. Pasi ishte në zotërim të Lidhjes së Kombeve, ai iu besua Roerich, pasi organizata kish dështuar. Megjithëse nuk është e ditur, nëse ai qe në gjendje të kthente ose jo Gurin, ekspedita u dha besueshmëri atyre që besonin se Shambhala ishte më shumë se një legjendë. Roerich mbajti një ditar gjatë udhëtimit dhe, kur ndodhej në Mongoli, vuri në dukje se; "besimin për afrimin e epokës së Shambhalas ishte shumë e fortë".
Në librin e tij, Zemra e Azisë, Roerich përshkruan vëzhgimet shkencore si dhe kërkimin e tij shpirtëror personal. Kjo përzierje e shkencores me shpirtëroren është e pranishme edhe në qindra piktura që Roerich bëri gjatë gjithë ekspeditës. "Syri i tij kapi format dhe ngjyrat e maleve, manastireve, shkëmbinjve, stepave, qyteteve dhe popujve të Azisë," shkruan Jaqueline Decter në librin Nikolas Roerich; "shpirti i tij kuptoi shpirtin e tyre; dhe peneli i tij krijoi një sintezë të së bukurës". Gjatë gjithë jetës së tij, Roerich luftoi për të bashkuar të gjitha disiplinat shkencore dhe krijuese për të nxitur kulturën e vërtetë dhe paqen ndërkombëtare, duke përdorur fuqinë e artit dhe bukurisë.
Marrëveshja e Paqes Roerich, e cila detyron kombet të respektojnë muzetë, katedralet, universitetet dhe bibliotekat ashtu si spitalet, u krijua në 1935 dhe u bë pjesë e Aktit themelues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. "Sot", vëren LePage "çdo qytet i madh rus ka një organizatë Roerich që shpreh idetë e tij për një lloj të ri qytetërimi të bazuar në parimet utopike të Shambhalas". Tomas, një admirues i Roerich dhe një besimtar i fortë në realitetin fizik të Shambhalas, pohon se arkivat e Vatikanit raporte nga misionarë jezuitë, të cilët flasin për importime nga perandorët e Kinës tek "shpirtërat e maleve" në Nan Shan dhe Kun Lun, "zakonisht në kohën e krizave kombëtare kur sundimtarët kineze nuk mund të merrnin një vendim".
Tomas nuk ishte i vetmi që e konsideronte Shambhalan një realitet fizik: bindja e tij ishte e përbashkët me një rritje të shkollës metafizike në Evropë, dhe me Rene Guenon, një studiues dhe student i Kabalas së Lashtë hebreje, si dhe një bashkëkohës i Roerich, George Gurdjieff. Libri i tij, "Le Roi du Monde "(Mbreti i Botës), ndonëse i shkruar në një stil kriptik që kërkon deshifrim, përmban disa nga informacionet më specifikë mbi vendin e shenjtë. Ai e konsideronte Shambhalan prototipin e Tokës së Shenjtë, dhe sipas tij Jeruzalemi, Delfi dhe Benares, janë apo ishin thjeshtë refleksione. Neoteozofia Alice Bailey shkruan se, "Shambhala është qendra jetike e vetëdijes planetare." Dhe, besimi në fuqitë e Shambhalas është dokumentuar të ketë qenë forca lëvizëse e mistikës neo-okulte të nazistëve. Shkrimtarë të shumtë kanë deklaruar se, nazistët bënë tentativa për kontakte të fshehta me qendrën, duke dërguar emisarë në Tibet, në kërkim të të fshehtave të një force tokësore "Ahrimaic", e panjohur për shkencën, që ushtron pushtet mbi të gjithë natyrën materiale, e që ata besonin se ndodhej në Shambhala.
Por qendra mendohet të ketë mbrojtje hyjnore të pathyeshme, dhe përpjekjet e forcave dashakeqe për të depërtuar kufijtë e saj gjithmonë kanë shkuar dëm. Në fakt, edhe individë dashamirës që kërkojnë të hyjnë para se të jenë "thirrur" përfundojnë keq. Duhet të jesh "pastruar" mirë, të jesh i gatshëm të heqësh dorë nga egoja dhe komfortet humanë për të bërë "udhëtimin e vështirë drejt malit".
Sipas shumë traditave ezoterike, të fshehtat e "iniciimit" janë tani të hapura për masat, ashtu si në kohërat e shkuara. Libri më i fundit i James Redfield "Sekreti i Shambhalas, në kërkim të njëmbëdhjetit", nënvizon ato që Redfield përshkruan si "iniciime". Autori i librit best-seller "Celestine" thotë se e ka shkruajtur Shambhalan për të "kapur thelbin e asaj që po u ndodh tashmë njerëzve; unë nuk jam duke u përpjekur për të krijuar Idenë e Njëmbëdhjetë, unë jam duke u përpjekur për të përshkruar atë që mendoj se tashmë është duke ndodhur", thekson ai.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Legjenda e Shambhalas Empty Re: Legjenda e Shambhalas

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 17, 2009 6:54 pm

Ashtu si Celestine, Shambhala është një aventurë që shërben si alegori. Personazhi kryesor përsëri është i paidentifikuar, duke pasqyruar identitetin e çdo burri. Eshtë vetë Redfield, ju, unë dhe kushdo që do të vijë. Këtë herë, për të udhëtuar në alla Brad Pitt, ne kemi ecur mbi njohuritë e mëparshme, duke u lidhur me vetëdije me energjinë tonë të epërme, duke e thithur, duke e mbajtur dhe më pas përdorur për të ndikuar në atë që ndodh përreth nesh. Mësojmë për "Katër Zgjerimet", mënyrat për të rritur dhe kanalizuar fushat tona në mënyrë që të përsosim mendimet dhe emocionet dhe të kemi të drejtë për të hyrë në Shambhala.
Zgjerimi i Parë përmirëson cilësinë e energjisë që marrim fizikisht, duke filluar me ushqimin; ruajtja e energjisë është e pamundur nëse ha mish, na thuhet. Në të vërtetë, përgjatë aventurës së mbushur me frikë e në një klimë të ftohtë, mjaftohemi me pak më shumë se supë me perime. Redfield, i cili është vegjetarian, mendon se ka një marrëdhënie themelore mes dietës, lëvizjes fizike e vetëdijes shpirtërore.
Ai është i impresionuar me hulumtimin që po kryen Robert Young (autori i Një Sëmundje, Një ilaç) në lidhje me qasjen acid / alkaline kundrejt të ushqyerit e jetëgjatësisë. "Modeli mjekësor sipas të cilit mikrobi është armiku do të vihet në lojë në shekullin e ardhshëm", pohon Redfield, i cili shton: "Kur ne hamë, ushqimet e metabolizuar lënë mbeturina, ose hi në organet tona. Nëse ky hi është alkalin, mund të nxirret nga organet tona shpejt dhe me pak energji. Nëse është acidik, është e vështirë sistemin e qarkullimit të gjakut për ta eleminuar, dhe mbetjet depozitohen në organet tona dhe lëkurë si forma të ngurta kristalore që krijojnë blloqe ose pengime në nivelet lëkundës të qelizave tona, duke e bërë trupin tonë acidik, gjë që u jep sinjal baktereve, viruseve dhe mikrobeve se është koha për të tretur indet e vdekur.
Nuk është një platformë ideale për t'u lidhur me energjinë hyjnore brenda nesh, i cili është hapi ynë i radhës. Ne mësojmë se ne duhet të kërkojmë të lidhemi me hyjnoren, dhe se përcaktimi i suksesit tonë matet me kuptimin tonë të së bukurës, sipas standardit të Roerich. "Shkalla e bukurisë që ne shohim mat se sa shumë energji hyjnore ne marrim brenda nesh; sa më i lartë niveli i energjisë, aq më shumë bukuri shohim", shkruan Redfield, i cili thotë se ne mund të mësojmë të vizualizojmë këtë nivel më të lartë të energjisë që del prej nesh, duke përdorur gjendjen e dashurisë, si një matës që kjo po ndodh.
Ne udhëzohemi të presim atë nivel energjie, për të besuar se do të jetë aty në të gjitha situatat dhe për ta kujtuar si një "fushë lutjeje" që na udhëheq.
Redfield pranon studimet Dr Larry Dossey në fuqinë e lutjes për të ndikuar pozitivisht gjendjen mjekësore, duke vënë në dukje se: "disa forma të lutjes supozojnë se ne nuk kemi rol tjetër përveçse të kërkojmë, ndërsa të tjera supozojnë që Perëndia ka krijuar ligjet e ekzistencës së njeriut, kështu që plotësohet apo jo kërkesa jonë, kjo varet pjesërisht në besimin tonë se kështu do të ndodhë. Të gjitha lutjet e mëdha në Bibël janë pohime, jo kërkesa. Të gjitha pritshmëritë tona kanë një efekt lutjeje. Ne në fakt jemi duke u lutur gjatë gjithë kohës për një lloj të ardhme për veten dhe të tjerët; thjeshtë nuk jemi tërësisht të vetëdijshëm për këtë".
Zgjerimi i dytë nis kur ne krijojmë këtë fushë të zgjeruar lutjeje, në pritje për intuitën apo koincidencën e radhës që çon përpara jetën tonë. Zgjerimi i tretë përfshin një tjetër pritshmëri: që fusha jonë e lutjes të dalë e të rrisë nivelin e energjisë tek të tjerët. Zgjerimi i katërt ka të bëjë me të mësuarit e rëndësisë së ruajtjes së energjisë, pavarësisht situatave të frikshme apo plot zemërim.
Ne e bëjmë këtë, thotë Redfield, "duke ruajtur gjithmonë një qëndrim të shkëputur nga ngjarjet siç ato ndodhin, duke kërkuar një kuptim pozitiv të situatës dhe gjithmonë në pritje që procesi të na kursejë, pavarësisht se çfarë është duke ndodhur. Nëse kemi një imazh negativ që na vjen në mendje, ne duhet të konsiderojnë nëse është një paralajmërim intuitiv dhe, në qoftë se është kështu, të ndërmarrim veprimet e duhura, por ne gjithmonë duhet të kthehemi tek pritshmëria se një sinkronitet i Epërm do të na udhëzojë për të kaluar këtë problem".
Një hap i dytë në Zgjerimin e Katërt përfshin pritshmërinë që bota njerëzore mund të lëvizë drejt asaj idele të modeluar nga Shambhala. "Mendoni njerëzit kudo që përsosin teknologjinë dhe e përdorin atë në shërbim të zhvillimit tonë shpirtëror", shkruan Redfield. "Shihi tek fokusohen në arsyen e vërtetë përse ne jemi këtu në këtë planet: për të krijuar një kulturë në Tokë, e vetëdijshme për rolin tonë në evolucionin shpirtëror si dhe për t'ua mësuar këtë fëmijëve tanë".
Pasi përshkruan rreziqet e tendencave të sotme në zhvillimin teknologjik, Redfield shkruan; "Unë jam shumë optimist: Përveç librit tim, ka pasur një mori të tjerësh, ku të gjithë flasin për një vetëdije të re. Unë mendoj se ka një rritje të dialogut shpirtëror përreth botës, një interes të madh në rizbulimin e mistereve përreth njeriut dhe origjinës sonë.
Unë mendoj se nga ky dialog po del një model i ri i një bote të re që do të zëvendësojë këndvështrimin e vjetër Kartezian/Njutonian të botës që ende sundon shkencën, qeveritë dhe vetëdijen popullore. Unë mendoj se gjërat janë duke shkuar drejt një kulture më pozitive shpirtërore të planetit, edhe pse ekzistojnë disa situata të tmerrshme".
Sekreti i Shambhalas, pra që engjëjt që presin ftesën dhe udhëzimet tona për të ndikuar mbi situatat e kësaj bote, është shpresa jonë përfundimtare për të sjellë rezultatet pozitive që parashikon Redfeld. Ai bën me dije se, nëse ne përqafojmë plotësisht idenë se jemi qenie shpirtërore në një botë shpirtërore, atëherë ushqimi, shëndeti, teknologjia, media dhe qeveria do të lëvizin në rolet e tyre të duhur në evolucionin dhe përsosjen e planetit. "Libri im i ri është në lidhje me pushtetin e krijimtarisë ndërpersonale, mënyrën si ne krijojmë situata në jetën tonë, mënyrën se si ne ndikojmë të tjerët. Sipas mendimit tim, ne jemi të lidhur ndërpersonalisht, por ne nuk jemi domosdoshmërisht shoqërorë".
Redfield mendon se qytetërimi ka ecur ngadalë drejt një botë ideale, dhe ka shpenzuar kohë në "komunitetet qëllimorë" që përpiqen të ndajnë një vizion të përbashkët. Ai komenton: "Shpesh, këto komunitete nuk e kuptojnë që njerëzit kanë nevojë për të krijuar një vizion individual, personal me të cilin ne krijojmë artistikisht të ardhmen tonë së pari, më pas komunikojmë me të tjerët. Nga kjo buron një evolucion spontan drejt një vizioni kolektiv".
LePage vë në dukje se, "Azia e Lartë ka qenë gjithmonë një kazan që zien". Edhe pse shumë të rinj Tibetianë konsiderojnë Shambhalan të jetë jo më shumë se një legjendë, kultura tradicionale e Tibetit është tërësisht e përkushtuar ndaj jetës shpirtërore. Yin, një tibetian në librin e Redfield, thotë; "Mund të thuhet se ne jemi kultura më fetare se kudo. Dhe ne jemi sulmuar nga qeveria më ateiste mbi Tokë. Eshtë një kontrast i përsosur që e gjithë bota duhet ta shohë. Do të mbizotërojë ose një vizion, ose tjetri".
Tomas sheh vetëm dy lloje njerëzish që njohin të vërtetën të parët dhe ata që e pranojnë atë të fundit, "janë pionierët që kanë çuar gjithmonë përpara kulturën dhe qytetërimin", thotë ai. "Nuk ka vend askund për nderime për ata që kundërshtuan formën e rruzullit të tokës, Teorinë e relativitetit, anijet me avull, apo anijet kozmike, por ka monumente për krijuesit e ideve të guximshme".
Deri tani, teza e një komuniteti të fshehur qeniesh të përsosura që orientojnë evoluimin e njeriut, i takon më shumë fushës së spekullimit. Por për LePage, një tezë e tillë nuk ka nevojë për provë: në mendjen e saj, Shambhala, dhe vetëm Shambhala është forca e fshehtë që ka udhëhequr racën njerëzore drejt fatit të saj shpirtëror. "Ashtu si bima rritet nga heliotropizmi, edhe njerëzimi rritet nga një detyrim i brendshëm drejt dritës që e udhëheq drejt vetvetes".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi