Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi: UÇK-ja nuk ka bërë krime lufte

Shko poshtë

Thaçi: UÇK-ja nuk ka bërë krime lufte Empty Thaçi: UÇK-ja nuk ka bërë krime lufte

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 24, 2011 9:57 pm


Thaçi: UÇK-ja nuk ka bërë krime lufte

Thaçi: UÇK-ja nuk ka bërë krime lufte HashimThaqi-0501_


Një javë pas lëshimit të fletëarrestit të EULEX-i ndaj deputetit Fatmir Limaj, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është deklaruar për këtë rast, duke thënë se UÇK-ja nuk ka bërë krime, ndërsa ka porositur që të respektohet Kushtetuta.

“Qëndrimi i Qeverisë ka qenë shumë i qartë, edhe më herët, edhe sot dhe do të jetë përgjithmonë dhe qëndrim i politikës kosovare. UÇK-ja ka zhvilluar luftë të drejtë e të pastër për liri dhe pavarësi, ka zhvilluar luftë duke respektuar të gjitha normat dhe standardet ndërkombëtare, të konventave ndërkombëtare”, ka thënë kryeministri Thaçi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka thënë se akuzat ndaj njerëzve të UÇK-së, kanë qenë edhe më herët, dhe janë edhe sot të padrejta.



“UÇK-ja nuk ka bërë krime në asnjë rrethanë. Edhe në rastin konkret, që ju pyesni, qëndrimi i Qeverisë ka qenë shumë i qartë; të gjithë deputetët, e në këtë rast edhe z Limaj, kanë imunitet. Ky është konstatim i yni dhe i EULEX-it dhe duhet të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës”, ka thënë Thaçi për Radion Evropa e Lirë.



Shumë zyrtarë kosovarë, përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, kanë thënë se EULEX-i ka bërë shkelje ligjore duke lëshuar fletëarrest për krime lufte ndaj Limajt, të cilin e mbron imuniteti i deputetit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi