Protestë kundër privatizimit të PTK-së
Protestë kundër privatizimit të PTK-së
Protestë kundër privatizimit të PTK-së
Derisa në Kuvendin e Kosovës po diskutohej për buxhetin e vitit 2011, ku përfshihet edhe privatizimi i PTK-së, Sindikata e Pavarur e Postës dhe Telekomit të Kosovës, ka protestuar para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar nga deputetët që të votojnë kundër privatizimit të PTK-së.
Me parulla në dorë, në të cilat shkruante “Deputet thoni jo Qeverisë për Privatizimin e PTK-së”, “Duam Referendum, duam ligj të veçanet për PTK-në”, protestuesit, të cilëve iu ishin bashkëngjitur edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kërkuan që të mos privatizohet PTK-ja.
Kryetari i Sindikatës, Milazim Alshiqi, ka thënë se privatizimi i PTK-së do të rrisë problemet ekonomike dhe sociale në Kosovë, si dhe do të rrisë shkallën e varfërisë. Ai u bëri thirrje deputetëve që të kundërshtojnë privatizimin e PTK-së.
Sipas tij, PTK-ja vetëm në vitin 2009 ka ndihmuar buxhetin e Kosovës me 335 milionë euro, andaj sipas tij privatizimi i kësaj ndërmarrjeje do të rrisë papunësinë në vend.
“Të nderuar deputetë jeni dëshmitarë se këto figura janë negative, në qoftë se propozimi i juaj është meritor, ndikon në zhvillimin e Kosovës. Ne sindikalistët e PTK-së, ne qytetarët e Republikës së Kosovës do t’ju mbështetnim. Mirëpo, derisa këto figura janë të prekura, ne punëtorët dhe sindikalistët e PTK-së, mendoj që edhe pjesa dërrmuese e popullit të Kosovës do të thotë jo privatizimit të PTK-së”, ka thënë Alishiqi.
Për të përkrahur Sindikatën e Pavarur të PTK-së kishte dalë edhe deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i cili para masës ka thënë se PTK-ja është pasuri e Kosovës e jo barrë e vendit siç po quhet nga qeveritarët.
“Në vend se kjo Qeveri e Kosovës të zhvillojë projekte që e rrisin punësimin në vend, kjo po zhvillon projekte të privatizimit të cilat e rrisin papunësinë në vend. Pra, po synon që të shesë Postën që edhe ju të mbeteni pa punë siç po mbesin pa punë tash punëtorët e Aeroportit, siç rrezikojnë të mbesin pa punë punëtorët e KEK-ut, dhe ne këtë privatizim do të kundërshtojmë”, ka thënë Ymeri.
Ai ka shtuar se deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje” do të votojnë kundër privatizimit të PTK-së.
“Unë nuk e di se si do të veprojnë deputetët e partive tjera edhe sot karshi buxhetit, por edhe nesër kur do të diskutohet privatizimi i postës. Por një gjë e di shumë të sigurt, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të pranojë kurrë privatizimin e Postës dhe ne do të luftojmë këtë privatizim edhe brenda këtyre ndërtesave” ka thënë Ymeri.
Për të përkrahur kundërshtimin e privatizimit të PTK-së, dhe për t’u solidarizuar me protestuesit e PTK, nga Shqipëria kishin ardhur edhe përfaqësues nga Sindikata e Postë-Telekomit të Shqipërisë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Tearcë, protestë kundër prerjes së pyjeve
» Protestë kundër Enciklopedisë në Tetovë
» Protestë kundër vrasjeve në Pejë
» Vetëvendosje bën thirrje për protestë gjithëpopullore kundër dhunës
» Pralajmërohet protestë kundër bisedimeve me Serbinë
» Protestë kundër Enciklopedisë në Tetovë
» Protestë kundër vrasjeve në Pejë
» Vetëvendosje bën thirrje për protestë gjithëpopullore kundër dhunës
» Pralajmërohet protestë kundër bisedimeve me Serbinë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi