Protestë kundër Enciklopedisë në Tetovë
Protestë kundër Enciklopedisë në Tetovë
Protestë kundër Enciklopedisë në Tetovë
Në Tetovë organizohet marsh kundër enciklopedisë
Protesta kundër enciklopedisë maqedonase
Me parullat ‘Poshtë Enciklopedia’, ‘Poshtë Qeveria’, ‘Duam të Drejtat Tona’ dhe të tjera, sot qindra nxënës të shkollave të mesme të Tetovës mbajtën me orë të tëra të bllokuara, rrugët kryesore të Tetovës.
Protesta filloi nga sheshi i qytetit dhe përshkoi disa arterie kryesore, ndërsa në qendër, u bllokua për afër 30 minuta edhe udhëkryqi kryesor. Kërkesa e nxënësve ishte shumë e qartë, ‘të tërhiqet enciklopedia e cila fyen popullin shqiptar’.
“Thjesht, kërkojmë që të bëhet prishja e enciklopedisë që të mos ekzistojë ajo enciklopedi e cila nuk ka baza e cila na ka ofenduar neve si nacionalitet duke na quajtur shiptari, malësorë”, theksoi një protestues.
“Me këtë protestë duam të tregojmë se nuk mundë të tallen në këtë shtet me kombin i cili përbën 30 % të popullatës dhe kërkojmë që partitë politike tona sa më shpejtë ta lëshojnë qeverinë dhe asnjëra të mos hy në atë qeveri të fëlliqur”, shtoi një protestues tjetër.
Organizatorët e protestës së nxënësve, thanë se këto manifestime do të vazhdojnë deri në tërheqjen e enciklopedisë. Për nesër në mesditë ndërkohë, protesta kanë paralajmëruar edhe unionet studentore të dy universiteteve USHT dhe EUJL në Tetovë, me moton ‘Jo falsifikimit të Historisë Shqiptare’.
Studentët
Studentët e Universitetit të Tetovës dhe Evropës Juglindore protestojnë të mërkurën në Tetovë ndaj “Enciklopedisë Maqedonase”.Përfaqësues të protestuesve thonë se ata duan të shprehin kundërshtimin për 'të pavërtetat' që thuhen për shqiptarët në këtë botim. Protestat e tyre pasojnë takimin e së martës të partnerëve të koalicionit qeverisës: Ali Ahmetit, udhëheqësit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Nikolla Gruevskit.Ky ishte takimi i tyre i parë që nga botimi i Enciklopedisë kontraversiale.Ndërkohë është paralajmëruar se protestat e shqiptarëve do të vazhdojnë të enjten në Shkup.Inisiatore të kësaj proteste janë partitë shqiptare që nuk përfaqësohen në parlamentin e Maqedonisë.
'Keqardhje'
Kryeministri Gruevski kishte refuzuar të komentonte "Enciklopedinë Maqedonase" të botuar që para dy javëve.
Pas takimit të parë me partnerin e tij shqiptar në qeveri, njoftohet se ata i kanë kërkuar Akademisë së Shkencave që të gjejë zgjidhje për çështjet që botimi ka lënë të hapura.
Botimi i "Enciklopedisë" dy javë më parë më parë ngjalli indinjatë në mesin e shqiptarëve jo vetëm në Maqedoni, por dhe në Kosovë e Shqipëri.
Reagime për përmbajtjen e tekstit ka patur dhe nga vendet fqinjë, Bullgari e Greqi, por dhe nga ambasadat e Britanisë së madhe dhe asaj të SHBA-së në Shkup.
Subjektet shqiptare kishin kërkuar që kryeministri të distancohej nga botimi, por në komunikatën e lëshuar pas takimit me kreun e BDI-së flitet vetëm për 'keqardhje' nga fyerjet që ka shkaktuar ai.
Kërkohen dorëheqje
Vëzhguesit thonë se edhe pse kanë shfaqur kuptim në opinion për zemërimin e shkaktuar tek komuniteti shqiptar nga disa pjesë të Enciklopedisë, zyrtarë të lartë të partisë së z. Gruevski nuk duan të lënë përshtypjen se kanë ndikim tek Akademia e Shkencave.
Nga kjo parti thonë se shkencëtarët janë ata që duhet të zgjidhin çështjen.
Ndërkohë ata vetë, ende nuk kanë bërë të ditur se cilat do të jenë hapat që do të ndërmarrin.
Po shtohen zërat nga përfaqësues shqiptarë e maqedonas, që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe të redaktorit të Enciklopedisë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Protestë kundër privatizimit të PTK-së
» Tearcë, protestë kundër prerjes së pyjeve
» Protestë kundër vrasjeve në Pejë
» Deçan: Protestë dhe bllokadë kundër Tadiqit
» Pralajmërohet protestë kundër bisedimeve me Serbinë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi