Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria do t'i japë Kosovës mbështetje

Shko poshtë

Shqipëria do t'i japë Kosovës mbështetje Empty Shqipëria do t'i japë Kosovës mbështetje

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 25, 2011 8:37 pm


Shqipëria do t'i japë Kosovës mbështetje



Shqipëria do t'i japë Kosovës mbështetje Cekuimami1%20(1)


Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Arben Imami, priti sot në një takim të veçantë në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ministrin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, së bashku me delegacionin që e shoqëronte.

I ndodhur për një vizitë zyrtare dy ditore në vendin tonë, Ministri i FSK-së, Çeku dhe Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, kanë diskutuar gjatë takimit dypalësh, në lidhje me mbështetjen që Ministria e Mbrojtjes dhe konkretisht Forcat e Armatosura Shqiptare i kanë dhënë dhe po i japin në vazhdimësi Forcave të Sigurisë së Kosovës, me qëllim integrimin e tyre në strukturat Euro-Atlantike. Po kështu dy përfaqësuesit më të lartë të Mbrojtjes kanë hedhur ide dhe kanë shkëmbyer mendime në lidhje me ecurinë e vazhdueshme dhe kontributin që Shqipëria po i jep Kosovës si një shtet i lirë, sovran dhe i pavarur.

Më pas dy homologët dolën edhe në një konferencë të përbashkët për shtyp duke bërë një përmbledhje të takimit zyrtar.

Gjatë fjalës së tij, Ministri i Mbrojtjes Shqiptare, Imami, pasi i uroi homologut të tij suksese në detyrën e re dhe mirëseardhjen në Tiranë, tha: “Ajo që është për t’u vlerësuar në të gjithë këtë proces është fakti që ato u zgjidhën në rrugë institucionale. Në fakt demokracia nuk është një sistem që prodhon konflikt, demokracia është një sistem që i zgjidh ato në rrugë institucionale dhe kjo është shumë e rëndësishme. Besoj që ky shembull mund të ishte një mësim i mirë edhe për ne. Gjatë takimit me z. Çeku, vlerësuam së bashku se bashkëpunimi midis dy vendeve tona ka qenë i shkëlqyer. Vullneti dhe gatishmëria e të dyja palëve për këtë bashkëpunim ka qenë në nivel mjaft të lartë. Republika e Shqipërisë, sikurse e dini gjatë vitit të kaluar ka dhënë një shumë të konsiderueshme për trasplantin për FSK-në, njëkohësisht mjaft ushtarakë kanë kryer kurse, trajnime dhe shkollime pranë institucioneve tona arsimore, po kështu ka pasur shkëmbime të tjera të vazhdueshme. Së bashku me Ministrin Çeku arritëm në konkluzionin se këto përpjekje do të jenë përpjekje akoma më profesionale, akoma më mirë të planëzuara, dhe për këtë menduam që të ngremë një grup pune së bashku për të identifikuar qoftë nevojat, qoftë edhe kapacitetet që ne ofrojmë. Po kështu mendojmë që duhet të shkëmbejmë përvoja dhe njerëz sidomos në drejtim të hartimit të doktrinave të mbrojtjes, po kështu dhe të procedurave standarde për të dyja palët. Shkëmbimi në këtë fushë do të ishte në interes të dyanshëm i cili do të kishte produktivitet të lartë”, nënvizoi Ministri Imami.

Duke folur për doktrinat dhe studimet universitare ushtarake Ministri Imami hodhi idenë e shkëmbimit të eksperiencave nëpërmjet trajnimeve dypalëshe në dikasteret përkatëse. “Mendojmë që gjatë vitit disa oficer, ushtarakë qoftë edhe specialistë të Ministrisë të vijnë këtu tek ne, ashtu sikurse ne të dërgojmë përfaqësuesit tanë atje. Meqenëse të dyja Ministritë tona janë në procesin e rishikimit të strategjisë së mbrojtjes, një nga çështjet më të rëndësishme që ne së bashku diskutuam është çështja e integrimeve të Kosovës në veçanti, edhe të atyre integrimeve që lidhen me Ministritë që ne mbulojmë”, u shpreh Imami.

Ministri Imami shprehu gjithashtu mbështetjen për afrimin e Kosovës në organizmat rajonale të sigurisë, fillimisht me statusin e vëzhguesit, e më pas me të drejta të plota në këto organizma. Ai ofroi gjithashtu mundësinë e përfshirjes së personelit të FSK-së në stërvitjet e ndryshme që zhvillojnë strukturat e FA, si dhe dhënien e eksperiencës në fushën e trajnimit dhe të stërvitjes së strukturave elitare të FA, si Batalioni Komando, Batalioni Special, etj.

“Prita me kënaqësi propozimin që Ministri Çeku më bëri për të mundësuar takime edhe me disa Ministra të Mbrojtjes së vendeve të rajonit. Kjo është e rëndësishme politikisht, por sigurisht prej kësaj mund të dilet me një produkt për stërvitje të veçanta që mund t’i përcaktojmë së bashku ku do të merrnin pjesë disa nga vendet e rajonit. Kjo i shërben në thelb stabilitetit të rajonit, i shërben në thelb marrëdhënieve të mira të rajonit. Ashtu sikurse është e njohur për publikun shqiptar që Qeveria Shqiptare, Ministria e Jashtme por edhe Ministria e Mbrojtjes, është përpjekur të luaj një rol aktiv në të gjithë organizmat rajonalë lidhur me integrimin e Kosovës në to, përcaktuam se duhet të shkojmë drejt një faze finalizimi mbylljeje të këtyre përpjekjeve tona të përbashkëta, të përcaktojmë në mënyrë të përbashkët objektiva konkrete, organizma konkrete në mënyrë që me të vërtetë Kosova sa më shpejtë të jetë anëtare fillimisht e një ose më shumë iniciativave rajonale dhe më pas hap pas hapi edhe në të tjera. Po kështu do të duhet që të bëjmë të gjitha përpjekjet tona ne si Republika e Shqipërisë, si një vend anëtar i NATO-s që Kosova mos të mbetet jashtë integrimeve Euro-Atlantike. Sigurisht që gjithë mbështetja jonë në këtë drejtim do të jetë e plotë, shpresojmë që në një kohë të arsyeshme këto përpjekje të japin rezultatet e duhura dhe të pritura”, u shpreh në përfundim Ministri Imami.

Ministri Çeku pasi shprehu falënderimet e rastit për mikpritjen dhe zhvillimin e vizitës, vlerësoi punën dhe kontributin e dy oficerëve të FARSH, pjesë e strukturave këshillimore të NATO-s pranë FSK. Gjithashtu ai falënderoi Ministrin Imami për mbështetjen e dhënë në trajnimin e një numri të konsiderueshëm ushtarakësh të FSK në Institucionet Arsimore Ushtarake.

“Gjithmonë u jam gëzuar vizitave dhe takimeve në Shqipëri, sepse ato përveçse kanë qenë vizita zyrtare apo protokollare, më shumë kanë qenë vizita të ngrohta. Dhe në këtë frymë ishte dhe takimi i sotëm me mikun dhe homologun tim z. Imami, të cilin e falënderova për të gjithë mbështetjen e madhe të fuqishme që i ka dhënë dhe janë duke i dhënë ngritjes dhe ndërtimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Tema e bisedimeve ishte që tani Shqipëria të ndihmojë, të asistojë Kosovën që në procese integruese, qoftë në NATO, qoftë në iniciativat dhe projektet rajonale të mbrojtjes dhe të sigurisë. Shqipëria tani është anëtare e plotfuqishme e NATO-s, është anëtare e të gjitha iniciativave rajonale të mbrojtjes së sigurisë dhe ne fillimisht duhet të përfitojmë nga përvoja e tyre në këto procese, në këto integrime.

Nga ana tjetër është për t’u vlerësuar fakti që Ministri Imami më siguroi duke më thënë se Shqipëria do të jetë një zë i fuqishëm për përfshirjen e Kosovës edhe në partneritet për paqe për t’u integruar në NATO, që edhe Kosova të kontribuojë në ndërtimin e paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit në rajon. Ne kemi pasur rast që dy forcat tona të jenë krah për krah edhe në trajnime të shumta që ne i kemi pasur, duke i zhvilluar ato në Kosovë, por edhe gjatë përballimit të emergjencave në zonën e Shkodrës. Ne u zotuam që do të punojmë që në të ardhmen e afërt, përfaqësuesit e dy forcave tona të marrin pjesë së bashku në operacionet paqeruajtëse në ndihmë të ruajtjes së paqes kudo në botë”, përfundoi Çeku.

Në përfundim delegacioni i Forcave të Sigurisë së Kosovës, u takua edhe me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Maksim Malaj, i cili i siguroi z. Çeku se Forcat e Armatosura Shqiptare do të vazhdojnë të mbështesin dhe përkrahur ecurinë e FSK-së drejt integrimit të tyre në NATO.

Vizita e Ministrit të FSK-së Çeku në Tiranë, vijoi me takimet në Presidencë me Presidentin e Republikës, Bamir Topi dhe në Kryeministri me Kryetarin e Qeverisë, Sali Berisha, duke përfunduar gjatë pasdites me një vizitë në Batalionin Special, në Zall Herr.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi