Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topi: Shqipëria ka qenë, është e do të jetë në krah të Kosovës

Shko poshtë

Topi: Shqipëria ka qenë, është e do të jetë në krah të Kosovës Empty Topi: Shqipëria ka qenë, është e do të jetë në krah të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 23, 2011 8:20 pm

Topi: Shqipëria ka qenë, është e do të jetë në krah të Kosovës

Topi: Shqipëria ka qenë, është e do të jetë në krah të Kosovës Presidenti-topi


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamit Topi ka përshëndetur konstituimin e institucioneve kryesore drejtuese të Republikës së Kosovës.
"Në emër të shtetit shqiptar dhe në emrin tim personal i dërgoj përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta Presidentit, Kryetarit të Parlamentit, Kryeministrit, qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës me rastin e konstituimit të institucioneve kryesore drejtuese.
Inaugurimi i Parlamentit të ri dhe zgjedhja e Presidentit dhe e qeverisë i japin një provë të re demokratike popullit të Kosovës dhe njëherësh hapin një kapitull të ri politik për Kosovën dhe shtetin e saj.
Unë kam besim të palëkundur se institucionet e Kosovës do të dinë të orientojnë të gjitha energjitë e tyre në drejtim të axhendës prioritare për forcimin e shtetit të së drejtës dhe të demokracisë funksionale, për zhvillim ekonomik dhe bashkëjetesë paqësore ndëretnike, për njohje të reja të shtetit të ri të Kosovës, për anëtarësim të pritshëm në OKB, si dhe për hapa të sigurtë drejt integrimit të plotë euroatlantik.
Në të gjithë këtë proces historik ju siguroj se Shqipëria ka qenë, është e do të jetë në krah të Kosovës, institucioneve dhe qytetarëve të saj, në mbështetje të procesit të gjithanshëm demokratik dhe integrues", thuhet përshëndetjen e presidentit Topi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi