Xhafer Leci: Shkolla Shqipe ruan identitetin e mërgimtarëve
Faqja 1 e 1
Xhafer Leci: Shkolla Shqipe ruan identitetin e mërgimtarëve
Xhafer Leci: Shkolla Shqipe ruan identitetin e mërgimtarëve
Me fat shkolla e re fëmijë dhe prindër shqiptarë!
Për herë të parë në qytezën Reichenbach/Fils-Baden-Württemberg të Gjermanisië, më datën 16.03.2011, u hap një paralele me mësim plotësues në gjuhën shqipe. Këtë mbledhje me prindër dhe nxënës e thirri dhe kryesoi z.Islam Shahini, i cili në fillim përshëndeti të gjithë të pranishmit, i falënderoi për përkrahje të gjithë ata që ndihmuan për hapjen shkollës, e sidomos falënderoi stafin e shkollës Lützelbachschule në krye me Rektorin z.Gerchard Jung.
Iniciativën për hapjen e kësaj shkolle e kishte marrë z. Stefan Nikëprelaj.
Ndërsa punët tjera i ka kryer z. Islam Shahini, i ndihmuar nga Hamzë Ibrahimi, si për regjistrimin e nxënësave, kontaktet me Rektorin e Shkollës Lützelbachschule z.Gerchard Jung, me konsullatën e Republikës së Kosovës në Stuttgart, zëvendëskonsullin z.Ymer Lladrovci, me veprimtarin e vjetër Xhafer Leci, i cili e kishte njoftuar dhe vënë në kontakt me mësuesen Teuta Morina, Këshillin e Arsimtarëve në Gjermani, mënyrën se si veprohet në rrugë institucionale.
Me këtë rast janë regjistruar 23 nxënës, të moshave të ndryshme, të ndarë në dy grupe mësimi. Z.Islam Shahini, tha se "numri i nxënësve të interesuar për të ndjekë mësimin në gjuhën shqipe, do të shtohet shumë shpejt". Në këtë takim u fol për plan-programin mësimor etj. U diskutua edhe për ta ndihmuar, sado pak, mësuesen materialisht për transportin. Mësuesja Teuta Morina, në mes tjerash, tha se "edhe unë si çdo mësues, arsimtar jam e gatshme falas t`i mësoj fëmijët tanë". Prindërit u zotuan se vullnetarisht do të paguajnë nga 10 euro, në muaj, për sejcilin fëmijë - nxënës. Zonja Teuta, më datën 27.03.2011, do të marrë pjesë në mbledhjen e caktuar të LASH-it “Naim Frashëri” në Mannheim, ku do të bëhet edhe shpërndarja e teksteve mësimore. Për Këshillin e prindërve u zgjodhën 3 gra, zonjat: Nebahate Shahini, Zoja Durmishi dhe Naime Gashi.
Serioziteti i hapjes të shkollës shqipe me qëllim të ruajtjes të identitetit kombëtar të fëmijëve mërgimtarë, dëshmohet me faktin se qysh në ditën e parë të fillimit të mësimit plotësues, më datë 18 mars 2011, të gjithë nxënësit ishin të pranishëm në orët mësimore.
Me fat shkolla e re fëmijë dhe prindër shqiptarë!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Miradije Gashi:SHKOLLA SHQIPE MESAZH I ARDHMËRISË
» U hap shkolla e parë shqipe
» Rihapet shkolla shqipe në Stuttgart
» Shkolla shqipe në Zvicër kremtoi 20-vjetorin
» Behar Gjoka: Shkolla e parë shqipe dhe 7 Marsi
» U hap shkolla e parë shqipe
» Rihapet shkolla shqipe në Stuttgart
» Shkolla shqipe në Zvicër kremtoi 20-vjetorin
» Behar Gjoka: Shkolla e parë shqipe dhe 7 Marsi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi