Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkolla shqipe në Zvicër kremtoi 20-vjetorin

Shko poshtë

Shkolla shqipe në Zvicër kremtoi 20-vjetorin Empty Shkolla shqipe në Zvicër kremtoi 20-vjetorin

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 29, 2009 9:20 pm


Shkolla shqipe në Zvicër kremtoi 20-vjetorin

Hamzë Morina

Mësimi plotësues në gjuhën shqipe në diasporë të hyjë nën ombrellën e institucioneve të Kosovës

Në Granichen të Kantonit të Aargaut, LAPSH „N. Frashëri“ shënoi jubileun e 20-të të shkollës së pavarur shqipe në Zvicër. Jubileu filloi me hymnin kombëtar të interpretuar nga Arbëresha e Shpresa Bytyqi me flautë. Jubileun e hapi Riza Demaj, kryetar i Komisionit organizativ të manifestimit, njëkohësisht edhe kordinator i LAPSH për Kantonin e Aargaut si nikoqir. Ai në emër të LAPSH përshëndeti të gjithë të pranishmit, prindërit, nxënësit dhe arsimtarët që kishin ardhur nga shumica e kantoneve ku mbahet mësimi plotsues i gjuhës shqipe në Zvicër, duke mos harruar kontributin e qindra e mijëra të tjerëve të cilët për 20 vjet dhanë kontribut të çmuar në organizimin e këtij mësimi. Ai përshëndeti edhe miqtë zvicëranë të cilët kishin ardhur në këtë takim dhe ata që nuk ishin aty për kontributin dhe ndihmën e pakursyer që dhanë në mbarëvajtjen e shkollës shqipe për këto vite, për të cilën u jemi mirnjohës.
Riza Demaj nuk la pa përshëndetur as donatorët të cilët i dhanë ndihmë të madhe në këtë aktivitet, duke i falenderuar përzemërsisht ata sidomos Arsim Hysenin, që ishte edhe pjesmarrës në këtë manifestim dhe Rexhep Sadrinë. Në mënyrë të posaçme falënderoi mediat informative në Zvicër të cilat ishin gjithmonë pranë për të senzibilizuar opinionin publik me punën e palodhshme të LAPSH në Zvicër si “Bota sot“, „Zëri“,“Tung“, Kosova e re (AMC) e RTK-ja.
Fjalën përshëndetëse në emër të LAPSH e mbajti Nexhat Maloku i cili përmendi të gjithë punën e vlershme që është bërë nga ky organizëm që nga 20 shtatori i vitit 1990 kur në Glarus nga mësuesja Drita Krasniqi filloi shkolla e parë e pavarur në Zvicër dhe ky mësim u lirua nga kthetrat e ambasadës së ish-Jugosllavisë. Ai tha se beson që institucionet e Kosovës së pavarur do ta marrin shpejt në dorë mësimin plotësues dhe për këtë kanë përvojën tonë të begatshme 20 vjeçare jo vetëm në aspektin organizativ por edhe profesional që ky mësim të futet në binarë normalë institucional siç e bën e tërë bota me komunitete e tyre që ka në Zvicër. Do të përpiqemi që së bashku këtë mësim ta shpiejmë drejt përsosmërisë organizative dhe profesionale përkrah standardeve të botës demokratike dhe trendeve të reja në arsim. Jubileun e përshëndeti edhe Miriam Obrist drejtoreshë e Departamentit të arsimit për kantonin e Aargaut e cila u uroj suksese të mëtejmë nxënësve, prindërve dhe arsimtarëve dhe në emën të stafit të saj profesional dhe arsimtarëve pjesëmarrës në këtë tubim nga pala zvicërane.
Në pamunësi për të marrë pjesë në jubile, Njësia për Diasporë në MASHT të Kosovës kishte dërguar një telegram urimi për këtë jubile të madh. Telegram kishte dërguar edhe Shoqata e intelektualëve shqiptarë në Zvicër. Programi artistik filloi me nxënësit e Kantonit të Aargaut, të përgatitur nga mësuesit e tyre Ibish Neziri, Alije Mujaj, Zijavere Sadriu e Mirlinda Buzhala, me recitalet „ Flini të qetë“ e „ Amaneti i gjyshit“ , me skeçin „ Njëshi mbetet vetëm“ dhe me
këngën „Unë jam shqipe nga Kosova“.
Pas kësaj, moderatorët Antoneta Subashi e Vaxhid Sejdiu sollën në skenë freskinë programore nga kantonet tjera. Baselin e përfaqësuan nxënës të përgatitur mirë me këngën „Kënga jonë“ dhe vallet e bukura të grupit „ Shqiponjat“ me veshje tradicionale, të pasuar nga nxënësit e mrekullueshëm të kantonit të Glarusit, nismëtarë të shkollës së pavarur shqipe, këtu e 20 vjet më parë. Edhe nxënësit e ardhur nga Gjeneva e Soloturni të prirë nga udhëheqsit kantonalë Agim Paqarizi e Abas Fejzullahi me mësuesit tjerë e begatuan programin me recitime këngë e valle. Mësuesja Sadije nga Kantoni i Shafhausenit në anën tjetër me poezitë e bukura të nxënësve dhe vallen e bukur „Pavarësia“ mori duartrokitje frenetike nga të pranishmit.
Një freski këtij programi i dhanë edhe nxënësit e pregatitur mirë të St. Gallenit të udhëhequr nga V. Sejdiu dhe ata të Lozanës me mësuesin Musa Pali dhe Burbuqe Ahmetaj.
Nxënësit e shumtë me arsimtarët e tyre Hasan Spahiun, Antoneta Subashin, Elfete
Hasin, Naser Ulaj etj. nga Kantoni i Cyrihut e përmbyllën programin artistik të begatuar me recitalin “Jam shqiptar...” e deri te vallja e mrekullueshme „Vallja e trojeve shqiptare“. Në fund Këshilli organizativ i manifestimit shpërndau për veprimtarët e arsimit shqip, mësuesit më të dalluar dhe për mësimdhënësit post mortum mirënjohje dhe u la që ato t´u dorëzohen nga Këshillat kantonale.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi