Monica Mureşan (Bukuresht):Një zemër në fluturim, me emrin e Adelina Dokjes
Faqja 1 e 1

Një zemër në fluturim, me emrin e Adelina Dokjes
Duke gjurmuar shënime të thjeshta, pa shkrepur asnjë fishekzjarre, autorja anashkalon me një intuicion të mirë, madje edhe poezinë sentimentale dhe atë minimaliste, apo të romancuar, duke preferuar shprehjen e drejtëpërdrejtë e të sinqertë, siç i ka hije shqiptarit të ndershëm dhe besnik, shprehje lirike për të cilën ka vokacionin e lindur: Jam ulur në brigjet e mendimeve/ Me përmallim i shtrij valët/ Vargjet dhembshme të shpirtit. Vargjet e Adelinës impresionojnë dhe dëshmojnë pjekurinë e një mirësie të veçantë.
Shkruan: Monica Mureşan (Bukuresht)
Adelina Dokja është “një zemër fluturuese” ndërmjet Shqipërisë që e lindi dhe Italisë ku e siguron ekzistencën. Kuptimi i domethënies së kësaj bote defilon në librin e saj të dytë, përmes të cilit jo vetëm që ka autoanalizuar akumulimet (përvojat, evenimentet, gjendjet afektive), por edhe i është raportuar vetvetes si person në një kontekst global dhe universal. “Sekreti i dashurisë sime” hap faktikisht një rrugë tjetër, një kapitull të ri, si eksperiencë e asaj që prezantohet me dinjitet dhe identitet. Adelina Dokja është një femër e zgjuar shqiptare e emigruar dhe stabilizuar në Itali. Alkimia e transformimit të një gruaje të thjeshtë e të provokuar nga fati i jetës, shndërrohet në autore të dy vëllimeve vargjesh duke aspiruar në spektrin e engjëjve të zgjedhur (poetë, filozofë dhe njerëz të mençur). Zëri i saj jehon në surdinë si një pasojë e natyrshme e një vokacioni të lindur, e një talenti nativ, i gërshetuar me sensibilitet dhe determinim, pas një procesi të ndërgjegjes, vargjet e saj duke demonstruar hapjen e një dritareje të re të historisë “Ngase jeta është e bukur për ta shijuar/ Dhe përjetuar”, një rekonversim interesant i mohimit që në fillim të poezisë, e deri te porositë konstruktive për të mos u fshehur.
Sigurisht që vargjet e saj të rikënduara me profesionalizëm mjeshtri artistike në gjuhën rumune nga Baki Ymeri, nuk tentojnë të reflektojnë një ushtrim të gjatë të stilit, por impresionojnë, gjë që tashmë dëshmon pjekurinë e një mirësie të veçantë. Ja një poete që din t’i drejtohet lexuesit të saj, duke evoluar ndërmjet tonit konfesional, duke u gëzuar me diellin e përfytyruar “Që me dinakëri në shpirt më ka hyrë”, duke u mbledhur sa një grusht, duke u dridhur nga ethet, kur drita përjashta ia zë frymën, duke kërkuar të fshihet nga sytë e njerëzve që nuk mund ta kuptojnë shpirtin e saj: “I vranët qielli im/ Por brenda bie shiu me furi”. Apo duke gjurmuar shënime të thjeshta, pa shkrepur asnjë fishekzjarre, autorja anashkalon me një intuicion të mirë, madje edhe poezinë sentimentale, edhe atë minimaliste, apo të romancuar, duke preferuar shprehjen e drejtëpërdrejtë e të sinqertë, siç i ka hije shqiptarit të ndershëm dhe besnik, shprehje lirike për të cilën ka vokacionin e lindur: “Jam ulur në brigjet e mendimeve/ Me përmallim i shtrij valët/ Vargjet dhembshme të shpirtit” (Mirupafshim atje!)
Këto vargje të thjeshta shkojnë direkt në zemër ngase ato kanë shpërthyer nga përjetimet e saja autentike, të panjollosura nga lekturimet që mund të të inspirojnë, eventualisht. Në to kjo i këndon dashurisë, lumturisë, shpresës, mallit apo shqetsimit, ndërsa këngët e saja të lënë atë shije të gërshetuar me ëmbëlsi e hidhërim, të trazimeve personale, të shprehura mu për atë se autorja e ndjen dëshirën për t’i shpërndarë gjendjet dhe mendimet, për të praktikuar ndoshta me vetëdije, atë shkrimtari terapeutike: “Asgjë tjetër s’më ka mbetur/ Përveç hirit të dritës/ Që këtë natë/ Më ngushëllon” (Në kujtime). Në këtë mënyrë, Adelin Dokja mund të këndellet duke e marrë veten, dhe, edhepse e cfilitur shpeshherë nga bota përrreth, ajo din t’i rekuperojë forcat për të shikuar përpara, e jo për të humbur shpresën për një botë më të mirë. Frymëzime lirike të gërshetuara me motive biblike: edhepse duket e plagosur rëndë, poetja e krahason vetveten me një trung me shpirt, që ua jep jetën atyre që kanë pësuar si ajo: “Është e vërtetë/ Ndjenjat kanë forcë/ Porsi ky trung i vjetër/ Që tronditet/ Ngase ti më ndihmon/ Në brendinë time/ Një lis duke mugulluar do të lindë” (Trungu i vjetër).
Ja pra se si, pasi që ka asimiluar eksperiencë, ajo gjendet në një farë stadi të procesit të revelacionit të vetvetes, siç del edhe nga fragmenti i fundit i poemit Ku je shpirti im: “Janë vargjet e qëndisura/ Deri në thjeshtësi/ Për ty e mbajnë mallin/ Atë që kam në shpirt dua ta rrëfej/ Për flakën dhe dritën e nostalgjisë// Nëse i lexon një ditë mos u mahnit/ Çfarë zjarresh do më trazojnë/ Në çdo çast vetmia më djeg/ Dhe shkrihem në heshtje porsi akulli”. Tjetërherë, gjë kurioze, Adelina përkujdeset më shumë për atë që komunkon me të tjerët se sa për vetveten. Kështusoj ajo vihet në planin e dytë dhe, ngase bota është shpeshherë e hijshme, ndjehet e detyruar t’i falënderojë për këtë, poetja duke patur kënaqësinë të ëndërrojë, për ta ripërkujtuar edhe nga ky pikëshikim faktin se duhet t’ia inkurajojmë përkuljen ndaj çdo gjëje që pasqyron bukuri, vërtetësi, drejtësi dhe çiltërsi. Në këto tekste, shpeshherë tema e udhëtimit në “kaltërsinë e qiellit” e përcakton nivelin e aspiratave të larta të autores. “Një zemër fluturuese”, apo zemra që flatron, ja kjo është kartëvizita më reprezentative e krijimtarisë së autores.
Adelina Dokja ndjen me një intuitë superiore se gjithçka që vjen, vjen nga brendia. Pa qenë filozofe, ajo e din këtë gjë. E kuptojmë edhe nga e din: nga ai plan subtil informacional në të cilin nganjëherë mund të hyjmë, ajo memorje unversale, në rastin përballë “një fontanë gërmuar deri në zemër të dheut”, përmes së cilës vetëdijëson se njeriu është një qenje superiore. “Një frymë hëne jam” – shprehet ajo (Pa fjalë). Këto gurë të çmuar të mednimit impresionojnë mu për atë se të shpien në dritë, duke e përktyher në fjalë relacion harmonik ndërmjet njeriut dhe natyrës, duke e përqafuar dheun si një qenje të gjallë dhe jo si një shtrirje të thjeshtë prej uji e dheu. Ja një mesazh fisnik i drejtuar humanitetit: “Mos e përbuz për ngjyrën ndryshe nga e jona,/ Mundohu të shohesh bardhësinë në shpirtin e Tij/ Po ta vlerësosh për ndjenjat që ka brenda/ Atëherë ke vlerësuar humanitetin e ndjenjave/ Njeri!/ Mos gjyko se në ç'farë vendi ka jetuar,/ I vogël apo i madh nuk ka rëndësi/ Se kultura e tij, veshjet dhe zakonet/ Ndoshta mund të japin bezdi/ Ç'kuptim do kishte bota po qe se të gjithë/ Një ngjyrë do të kishim?/ Do ishte bajate, monotoni,/ E bukura qëndron në atë/ Se jemi të ndryshëm” (Bijtë e Zotit me emrin njeri). Çfarë mund të thuhet më shumë, më thjeshtë, më bukur dhe më drejtëpërdrejtë? (Adelina Dokja, Secretul iubirii mele/ Sekreti i dashurisë sime, RawexComs, Bucureşti, 2011)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Adelina Dokja: Nje zemer ne fluturim!
» Monica Mureşan: Drita vegimtare e poezisë shqipe
» Baki Ymeri: Poezi rumune - Monica Mureşan
» Monica Mureşan: Stolia e artë e poezisë shqipe
» Skender Korça: Një natë me fluturim

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi